Close
Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 133
  1. #31
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Po perdor nje shprehje te vjeter te deklaruar nga Fan S. Noli ne fillimin e viteve 20 te shekullit te kaluar ndaj qeverise se asaj kohe: 0 me xhufke; Perseri ne kohen tone thuhet me plot gojen kjo thenie per Berishen dhe stanin e tij; 0 me xhufke!
    FLANGO MA NON FLECTO

  2. #32
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Sikur ti vije nje titull temes qe le vend per te gjithe anetaret te japin mendimin e tyre mbi punen qe kryeministri dhe qeveria e tij po bejne, nuk do te ishte keq apo jo?

    Po i vure ti vulen qe eshte kryeministri dhe qeveria me e deshtuar, cfare ngeli per ne te tjeret qe te diskutojme?

    Albo
    Paske debatuar shume gjate ne fakt!!

    Ok si Demokrat qe je, sepse edhe un Demokrat jam.. Po te bej nje pyetje, qe vetes ja kam ber shpesh, edhe shpesh i jam pergjigjur po ne te njejten menyre..

    Pyetja: je ndopak i zhgenjyer nga kjo qeveri..?? Mos flit me ide politike po flit realitetin ate qe sheh!!

  3. #33
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    Se cfare njeriu eshte ai,ne as qe na intereson ta dime,sjemi te paedukate te fusim hundet ne jeten e tij.Ne na intereson cfare na ka bere dhe cfare do te na beje akoma.Fatkeqesisht shqipetaret jane vecse 'mburracake trimerie' dhe 'dembela' qe i presin gjeret te gatshme nga qielli dhe me rrushfete.Dhe shihen nen "hijen e politikes sone te mjere".Ku jane te gjithe te kerkojne ate qe u takon...vetem pak drejtesi...Jemi popull me "zhvillim te larte te kujteses afatshkurter" dhe si pasoje harrojme apo bejme sikur harrojme shume gjera.Nuk e kupton askush Babygirl qe eshte ne te keqen e te gjithe kjo heshtje dhe kjo gjumesi/dorezim/lapanjosje ndaj krimeve qe po na bejne...PO NA SHKATERROJNE TE ARDHMEN...DHE NE PO UA LEJOJME.Folu ti tani Baby Se une u lodha...do shume e shume degjenerin e shkaterrim ky popull qe te hapi syte e gojen e te thoje 'Mjaft se na lodhet' por atehere do te jete shume vone dhe lumi do na kete marre te gjithe
    Perla ne fakt nuk e kisha per jeten e tij private thijesht thash "eshte njeri kot" ne anen sesi e qeveris ai nje shtet. Por ne nje an nuk me dhimbet populli Shqipetar fare sepse ata ishin qe e cuan aty me votat e tyre tash ta mbajn dhe 20 vite tjera ne pushtet sepse Shqiperia po hec perpara me te. Kur as gjerat elemantare nuk jan drita, uji, rruga cka mud te flasim me tutje?
    Ehhhh Perla kam fol boll por kot s'me ndegjon njeri mi
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Note pozitive: MSA, futja (e mundshme) ne NATO, marreveshja per lehtesimin e vizave me BE-ne, ulja (sado minimale) e korrupsionit sipas treguesit te Transparency International, matura shteterore, ndertimi i rruges se Kosoves
    Note negative: kriza energjitike (ne lidhje me kete: zvarritja e ndertimit te TEC-it te Vlores + vonesa e ndertimit te nderlidhjes me Malin e Zi), zvarritja e privatizimit te Albtelekomit
    Pergjithesisht: shume pak mbi asnjeanesen (ne kah te pozitives)

    Pershtypje tjeter negative e imja, por qe eshte thjesht ne nivelin e bisedave gojore me shoqerine e te njohurit, eshte qe te pakten ne qytetin tim (Elbasan), shumica e emerimeve ne adminstraten lokale behen mbi baza thellesisht partiake, nepotike dhe korruptive. Arsimi eshte kthyer ne ngaster te PDR-se, mjekesia dhe spitalet ne ngaster te PDK-se e keshtu me rradhe. Nuk ka ndonje ndryshim nga koha e qeverisjes socialliste.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dr Rieux : 25-10-2007 më 12:33
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    dr rieux po shkodren qe e ka bere kasaphane me emerime nga me te felliqurat

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    noten ja ve mafia qeverise se Berishes..
    Ja shihni si ulerijne kanibalet e mafies.. kunder Berishes..
    Kjo tregon se Berisha punon mire..



    --
    Gazeta Shqip


    Majko: Kush bashkohet me kundërshtarin është dezertor

    Kryetari i opozitës, Edi Rama, vijon turin "Dialog me Shqipërinë", takime në Dibër


    Ish-kryeministri Pandeli Majko deklaron se socialistët kanë ndarë mendjen të bëjnë opozitë të fortë karshi Sali Berishës dhe qeverisë së tij. "Unë jam djalë ushtaraku, kam qenë Kryeministër e ministër i Mbrojtjes dhe di një gjë, morali i atyre që bashkohen me kundërshtarin ka vetëm një emër, quhen dezertorë", theksoi Majko në takimin që zhvilloi kryesocialisti Edi Rama në Dibër. Sipas Majkos, është më mirë të jesh ai që je dhe të shfaqesh ai që je, se sa të shkosh e të lyesh flokët dhe të thuash që jam ai që nuk je në të vërtetë. "Sot kjo që po ndodh në vend kërkon një reflektim shumë të madh. Në zgjedhjet për President humbëm një shans të jashtëzakonshëm, e përsëris humbëm një shans të jashtëzakonshëm", vijoi Majko. Ndërsa shtoi se sot problemi më i madh është se jemi në udhëkryq, se na mungon energjia, na mungon uji, na mungon e ardhmja, na është rritur kostoja e jetesës. Ish-sekretari i përgjithshëm, Gramoz Ruçi, u shpreh: "Jam këtu për të shoqëruar njeriun e progresit, njeriun e punës, njeriun e së resë, njeriun e së mirës, njeriun e së vërtetës, administratorin e shkëlqyer të kryeqytetit, mikun dhe shokun tuaj, Edi Rama". Duke bërë apel që të gjithë ta mbështesin atë, që ashtu siç ka administruar në këto vite Tiranën, ashtu të administrojë në vitet e ardhshme në krye të Partisë Socialiste hallet, problemet e Dibrës dhe të gjithë Shqipërisë. Duke folur para socialistëve dibranë, Rama u shpreh se ekziston një parti me shumë debat të brendshëm. "Një parti që ka kaluar momente të vështira, momente konfliktesh, por që sot unë e gjej më të bashkuar se asnjëherë tjetër. Në fund të fundit, çdo parti ka një shtyllë kurrizore, pastaj pjesët e tjera ripërtërihen", tha Rama. Sipas tij, ajo që është e rëndësishme, është "se sot jemi të gjithë bashkë, kudo, në të gjithë Shqipërinë. Jemi të gjithë bashkë në një përpjekje jo të vogël, në një përpjekje të madhe, të vështirë, të mundimshme, për t‘u fokusuar në problemet reale të qytetarëve të këtij vendi", insistoi ai. Në vlerësimin e Ramës varfëria është armiku ynë, i cili forcohet përditë nga paaftësia dhe papërgjegjshmëria dhe jo vetëm kaq, nga mungesa e shpirtit të kësaj qeverie dhe këtij tranzicioni të gjatë, të karakterizuar nga ndryshimet e njëpasnjëshme që kanë errësuar edhe arritje të mëdha. "Papunësia është një armik, që shkon duke u shtrirë mbi kokat e familjeve shqiptare në të gjithë Shqipërinë", argumentoi ai. Kjo vjen, shtoi Rama, për shkak të paaftësisë, papërgjegjshmërisë dhe mungesës së shpirtit të kësaj qeverie dështakësh. "Ajo që na jepet, është përditë tërësisht e ndryshme nga ajo që na premtohet. Ajo që na thuhet se do të bëhet dhe si do të bëhet, është përditë tërësisht më e gënjeshtërt nga sa ç‘është e vërtetë", konstatoi Rama.


    ---


    Ja cthot ai qe i njeh mire ujqerit qe jan mbledhur rreth krye cakallit edvin..

    RD

    Ish-kreu i PS: Disa nga deputetët e PS që qëndrojnë rreth kryetarit nën akuza për korrupsion politik dhe afera të tjera


    Nano: Rama mban peng Sollakun për të mbrojtur veten nga ligji


    Ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano e ka akuzuar kryetarin e PS-së, Edi Rama, për shpërdorim detyre dhe fondesh në Bashkinë e Tiranës. Një deklaratë të tillë Nano e ka bërë gjatë takimit që ka zhvilluar dje në qytetin e Durrësit në kuadër të lëvizjes për politikë institucionale. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Nano ka bërë të ditur se janë pikërisht veprat penale të kryera nga Rama dhe drejtuesit e tjerë të PS-së, arsyeja që këta të fundit mbrojnë Prokurorin e Përgjithshëm. Ai theksoi, se opozita ka dy vjet rresht që mban peng Prokurorin e Përgjithshëm, dhe këtë sipas tij e bën për të mbrojtur politikanët fajtorë nga arrestimet e mundshme. "Opozita e tij, paska ngritur dhe mbajtur ndezur në kupë të qiellit tensionin politik në vend prej dy vjetësh, për të mbajtur peng Prokurorin e Përgjithshëm që të mos arrestohen politikanët e saj fajtorë të veshur me imunitet. Opozita e Ramës paska bllokuar procedurat parlamentare për muaj me radhë, me bilbila e dhunë në Kuvend; paska mbajtur peng zgjedhjet lokale 2007 deri në kufijtë e bllokimit të qeverisjes; paska zvarritur e manipuluar zgjedhjen e Kreut të Shtetit në qershor-korrik deri në kufijtë e bllokimit të shtetit; dhe në tërësi, për dy vjet rresht, paska bërë "përpjekje heroike" për të stopuar zhvillimet normale demokratike në vend…Përse?! Vetëm e vetëm për të ushtruar presion mbi shtetin, politikën dhe shoqërinë shqiptare se "po na arrestuat kryetarin dhe ca miq të tij deputetë, ne shkaktojmë tërmet!" I vetmi motiv i pseudoqëndresës opozitare deri më sot paska qenë ky pazar: "Më jep Prokurorin, të të jap Presidentin", është shprehur Nano. Ndërsa u shpreh i bindur se, drejtuesit e PS-së i njohin veprat e tyre penale dhe nga frika e ndëshkimit të ligjit kërkon mbajtjen e Prokurorit të Përgjithshëm përjetësisht në këtë post.


    Humbjet e Ramës

    Ish-kryetari i Partisë Socialiste ka bërë të ditur, se me ardhjen e Ramës në krye të PS-së kjo e fundit është karakterizuar nga humbje të njëpasnjëshme. Madje, Nano ka bërë të ditur se, mënyra se si Rama po e udhëheq Partinë Socialiste po e shndërron atë në klan të interesave të ngushta dhe përjashtuese. Më tej, ai tha se me Ramën në krye të PS-së opozita nuk mund të vijë asnjëherë në pushtet. Ndërsa theksoi, se lidershipi i PS-së po ndjek metodat staliniste për të bërë politikë. "Humbjet e njëpasnjëshme dhe të rënda që ka pësuar Partia jonë në këta dy vjetët e fundit, kanë shtruar para socialistëve një pyetje të madhe, që përbën në analizë të fundit edhe shkakun kryesor te vullnetarizmit të tyre politik: a mund të kthehemi në pushtet me këtë udhëheqje ndonjëherë? A mund të kthehemi në pushtet me këtë udhëheqje që e ka shndërruar partinë në klan të interesave të ngushta dhe përjashtuese? Me këtë udhëheqje që përjashton mendimin ndryshe sipas stilit stalinist? Me këtë udhëheqje që është rrëmbyer nga pasione të verbëra inati - produkt i paaftësisë për politikë të standardeve europiane", është shprehur më tej Nano. Duke bërë thirrje për bashkim, Nano ka përmendur motivet që çuan në përçarjen e PS-së. Sipas tij, në qytetin bregdetar të Durrësit ka dështuar votimi i fundit me moton "një anëtar, një votë" dhe Partia Socialiste sipas Nanos ndodhet në minorancë, duke humbur të gjitha njësitë bashkiake dhe Këshillin Bashkiak. Në këtë takim, Nano shpalli edhe programin e lëvizjes që ai drejton, me qëllim që forca kryesore opozitare të kthehet në pozitat e liderit. Programi konsistonte në shprehjen e vullnetit të gjërë të popullit si dhe tek projekti i afrimit me Bashkimin Europian. "Vendi ynë vazhdon të lëngojë në mënyrë të pashembullt për dy arsye, e para, si pasojë e një qeverisje të hallakatur, dhe e dyta, si pasojë e një opozite inekzistente, e cila kujdeset për rimelin e syve të vet para kamerave, për gjethen e fikut dhe shtatin lakuriq", përfundoi Nano takimin në qytetin e Durrësit.






    Rama, frikë nga hetimi dhe ndëshkimi i ligjit


    Akuzat e Nanos kanë qenë edhe më të ashpra kur thekson se shumë prej deputetëve të PS-së që mbështesin Ramën ndodhen nën akzua për korrupsion politik dhe sheshesh e leje ndërtimi. Të gjitha këto, theksoi ish-Kryetari i PS, Rama dhe mbështetësit e tij duan t'i fshehin pas krizës së prokurorit. Ai ka bërë të ditur se, Rama kërkon të mbajë me çdo kusht PS-në vetëm për të pasur imunitet dhe për t'u mbrojtur nga ndëshkimi i ligjit për shkak të veprave penale që ka kryer në kohën kur ka qenë ministër Kulture dhe aktualisht që është kryetari i Bashkisë së Tiranës. "Kjo, do të thotë se, vetë opozita i njeh veprat penale që kanë kryer drejtuesit e saj dhe ka frikë nga hetimi e ndëshkimi i ligjit! Vetë kryetari aktual i PS ndodhet nën akuza për shpërdorim detyre dhe fondesh si ish-ministër i Kulturës dhe si kryetar Bashkie në Tiranë, ku janë bllokuar ndërtimet që të rritet egërsisht çmimi i banesave për pallatet e tij dhe të miqve! Disa nga deputetët e PS që qëndrojnë rreth Ramës në shërbim të krizave politike që shkakton opozita, ndodhen nën akuza për korrupsion politik, për përfitime abuzive sheshesh e lejesh ndërtimi, për çështje penale të pjesëtarëve të familjes, që kishin menduar t'i fshihnin pas "krizës së prokurorit"! Kjo do të thotë më në fund, se vetë Edi Rama e kërkoi dhe synon ta mbajë me çdo kusht kreun e PS, me ca "gardistë" me imunitet të shtrënguar rreth tij, vetëm e vetëm për t'u strukur e mbrojtur nën mburojë politike", vijoi më tej Nano. Më tej, ish-lidershipi i Partisë Socialiste, pasi e akuzoi Ramën edhe për humbjen e vlerave të Partisë Socialiste të arritura në 15 vjet, theksoi se nuk mund të vazhdohet më me apatinë bllokuese të opozitës aktuale. Gjithashtu, Nano deklaroi se Rama po përdor pushtetin e tij në Partinë Socialiste për të korruptuar politikisht drejtuesit e opozitës. Por, ish-kreu i PS-së u shpreh i sigurt se, Rama mund të korruptojë ndonjë drejtues të "politikës së re", por nuk mund ta bëjë një gjë të tillë me anëtarësinë e vërtetë. "E njëjta situatë përjetohet aktualisht edhe në qendër: shpërdorimi i pushtetit që ne si socialistë dhe unë si Fatos Nano i kemi dhënë Edi Ramës, i cili po e përdor mandatin sot e gjithë ditën për të korruptuar edhe politikisht drejtuesit e opozitës është evident për sytë e të gjithëve. Por, këtu gabon Edi Rama: ai mund të korruptojë në këtë mënyrë ndonjë nga "drejtuesit" e të ashtuquajturës "politikë e re", pa çka se edhe shqipen e flasin me gabime trashanike, por ai nuk mund të korruptojë dhe manipulojë anëtarësinë e partisë sonë të lavdishme, ai nuk mund t'ju korruptojë dhe manipulojë ju, të dashur vëllezër, sepse ju njoh mirë nga ç'brum shqiptarizmi dhe militantizmi europëist jeni gatuar", vijoi ish-kreu i selisë rozë.

    Elona Zyla


    ---

    Ja kjo eshte NOTA..

  7. #37
    abababa flisni ate qe mendoni ju, jo ato qe thone gazetat o njerez!!!!

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Glamorous
    Anëtarësuar
    31-03-2005
    Vendndodhja
    Pak ne Qiell me Engjejt... Pak ne Toke me Djajt.. Kryesisht ne Zemer me Veten!
    Postime
    354
    Per mendimin tim kjo eshte nje qeveri totalisht e deshtuar, edhe zoti Berisha "doktori i semure", ashtu sic eshte quajtur nga shume njerez.
    Vajza e e Berishes ben blerjet me te shtrenjta nga kushdo tjeter, dhe gjithshtu zbulohet kete vere nga vendalinjte qe kalaja e borshit eshte blere prej saj... shume shpejt ajo kala e vjedhur e plackitur nga njerezit shume shpejt mendohet te kthehet ne diskon me te madhe te ballkanit.
    Himara eshte blere me leje shfrytezimi nga disa ruse, dhe drejt asaj rruge po shkon edhe Kakomeja.
    Nderkohe qe populli vuan ne erresire dhe shijon kohen antike ne modernizem, nen driten e qirinjve; qeveria shet elektricitet ne vendet e tjera fqinje.
    Sollaku, ai i cili ne kohen e socializmit ndihmoi qe qeveria e PD te vije ne krye, tani prej PD-s ai kerkon qe te hiqet pasi po ngroh krahet e PS.
    Kryetari i komunes se Vaqarit paguhet 300'000 euro kesh, per lejen e ndertimit te nje pallati. Zoterues ky edhe i nje prej BMW X5 me te shtrenjta nga te gjitha ne Tirane.
    Publikohet mengjesin e sotem ne News24: taksa e sheshte e vendosur ne te gjithe institucionet shteterore (qe te gjitheve u ul pagen mujore) kryeministrit si per cudi i shton 300'000 leke.
    Cdo biznes qe ka qene i vogel, tani ka hyre ne biznes te madh, e populli po vuan per buken e gojes dhe bizneset po falimentojne. Nderkohe qe zgjidhja eshte vendosja e kases si ne cdo cep te botes.
    s'shte bere as edhe nje investim ne rruge, shume akse rrugore jane aq te amortizuara, saqe jane drejt shkaterrimit.
    Ne drejtimin universitar: vete italia po heq sistemin e bolonjes, pasi u quajt i deshtuar, ndersa ne po mundohemi ta veme akoma me shume ne perdorim.
    Cmimet e ushqimeve po shenojne vlerat me te larta ne gjithe vitet, praktikisht gjithcka blihet si per krishtlindje. Gjithcka sepse njerezit po braktisin fshatrat, e prodhimi vendas eshte ulur ndjeshem, dhe eshte rritur importi, duke bere kshu nje renie te ekonomise se vendit. Kjo pasi Shqiperia eshte vend bujqesoro-industrial...
    Gjithsesi keto jane gjera pa vlere ndoshta per ju, por jua thash per kuriozitet.
    Dr Rieux ne notat negative harrove te permendesh faktin qe populli pervec shume te tjerash vuan edhe per ujin e pijshem, nderkohe qe Shqiperia lakmohet per ujerat e shumta nentokesore, e ne jemi te paafte ti shfrytezojme.
    Pra une i jap qeverise noten 0!
    Mendoj se duhet te rrisim pak besimin ne vetevete e te ngrihemi per te drejtat dhe nevojat tona jetesore, e jote rrijme si popull i pergjumur qe nuk jeton, por mbijeton per te mbushur xhepat e politikane.
    Sui
    Puthja eshte ushqimi i zemres...

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-09-2007
    Postime
    39
    sigurisht qe mund te kishte punuar me mire por nuk eshte me i deshtumi.per 8 vjet nanoistet vodhen gjithçka qa paten mundsi e smund ti korrigjoj tana Berisha.

  10. #40
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    nje pese me te shtyme vetem qe jane fotozhenik te medhenj ne kamera
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berluskoni në 2 dhjetor viziton Shqipërinë
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 04-12-2008, 18:26
  4. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  5. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •