Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2007
    Postime
    3

    Pseudonimet e deputeteve (spiunet)

    Pseudonimet e deputeteve


    E Marte, 16 Tetor 2007-korrieri
    Del ne qarkullim lista e plote me emrat e te perfolurve

    Opcioni i hapjes se dosjeve te Sigurimit te Shtetit eshte tema e dites ne Kuvendin e Shqiperise. Deputetet kane rindezur vete me duart e tyre, diskutimet dhe dyshimet e kahershme qe datojne qysh nga epoka e famshme e komisionit te virgjerise me 1996 apo atij Bezhani te vitit 1997, tok me pseudonimet, persiatjet dhe hamendesimet qe lidhen me shume prej atyre qe sot jane ne postin e nderuar te perfaqesuesit te popullit. Diskutimet po perfshijne, ashtu sic edhe pritej, nje vale te vertete akuzash personale qe deputetet hedhin ndaj njeri tjetrit, pretendime shpesh edhe fare te pabazuara por me motivim te forte politik, keqdashje te atij tipi qe eshte bere shpesh sebep per daljen ne drite te shume aneve te panjohura te njerezve qe na qeverisin, e te tjera.

    Nje liste me pseudonime dhe me referencat perkatese qe lidhen me emrat e deputeteve qe korrespondojne me to, po qarkullon prej disa ditesh ne celularet e deputeteve te te dy kraheve politike. Pretendimet ngrihen shpesh edhe thjesht mbi bazen e logjikes qe lidh profesionin apo kualifikimet e deputetit perkates me pseudonimin qe i bashkangjitet atij. Ne disa raste, te behet te mendosh se shefat e Sigurimit qe vendosnin pseudonimet per informatoret e tyre, duhet te kene pasur nje sens te forte humori ose pasion te theksuar per letersine. Ndonjeri prej pseudonimeve qe sipas pretendimeve i mvishet deputetit, korrespondon me karakteristika te tijat fizike. Ne disa raste edhe me pasione apo hobby te njohura boterisht te perfaqesuesit perkates te popullit dikur ish-bashkepunetor me sherbimin sekret.

    Moda e pseudonimeve per deputetet, hyri ne qarkullim rreth nje vit me pare, kur ne kulmin e luftes se nervave per temat e nxehta qe lidheshin me kompromisin per zgjedhjet vendore u hap pa u marre vesh sesi debati: a duhen bere publike dosjet e Sigurimit. Vemendja e opinionit publik u zhvendos teresisht dhe gazetat serviren lista te tera pseudonimesh duke ngjallur hamendesime te shumta per deputetet dhe personat publike te cileve u referoheshin keto terma, shpesh edhe zbavitese. Sporti popullor i deputeteve me pseudonime, rihyri ne vemendjen e publikut perseri ditet e fundit kur u rinxor debati i vjeter i hapjes apo jo, te dosjeve te bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit, nderkohe qe vemendja e publikut ishte e perqendruar ne skandalin e madh financiar te rruges Durres – Kukes, shkarkimin e kryeprokurorit apo krizen e rende energjetike ne vend. Nje teme e nxehte, kjo e bashkepunetoreve te Sigurimit, ndoshta fale faktit se ne Shqiperine ish-komuniste ku sipas deshmive kronike te shtypit nje ne cdo tre shqiptare ka pasur bashkepunime sado te parendesishme me sherbimin famekeq te Sigurimit te Shtetit, ka ndezur nje vemendje te sforcuar nga ana e opinionit publik, i cili, per fat te mire apo te keq, ne keto 20 vitet e fundit kur edhe nami i strukturave sekrete s’eshte me ai i dikurshmi, ka ndryshuar strukturen, sferen e interesave dhe madje edhe ka humbur kujtesen kolektive.

    Temat e pergjimeve, bashkepunetoreve sekrete dhe pseudonimeve te tyre, perpos efektit imediat politik ne sherbim te atyre qe vete i hapin dhe i hedhin ne treg si shashka tymuese per te terhequr vemendjen e publikut nga problemet reale, kane thjesht nje interes te percipte, kurioz dhe gazmor tek pjesa tjeter e opinionit, qe shikon tek keto pseudonime me kumbim soc-realist, thjesht jehonen e nje epoke bardh’e zi qe s’mund te shkaktoje me kurrfare ndikimi ne jeten e perditshme te shqiptarit te mesem, skeptik dhe pragmatist.

    LISTA E DYSHIMEVE

    Jemin Gjana – I vogli

    Shaban Memia – Qukapiku

    Jozefina Topalli – Dizenjatorja

    Spartak Poci – Inxhinieri

    Prec Zogaj – Ciftelia

    Servet Pellumbi – Rraketa

    Astrit Patozi – Alfons Balshaj

    Ekrem Spahia – Drita e kuqe

    Ridvan Bode – Financjeri

    Besnik Mustafai – Shkrimtari

    Nard Ndoka - Kronometri

    Vili Minarolli – Profesori

    Teodor Laco – Dragoi

    Leonard Demo – Murrizi

    Frrok Cupi – Llulla

    Abdi Baleta - Stilografi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Tė dashur spiunė, na lini rehat!

    Ka ditė qė ēėshtja e dosjeve dhe e ish-agjentėve tė Sigurimit tė Shtetit po mbush faqet e gazetave, tė televizioneve dhe ėshtė bėrė kėshtu malli i parė i tregut mediatik. Aq masive ėshtė kjo mbingopje sa tė lė pėrshtypjen se Shqipėria nuk ka problem tjetėr, por duhet tė merret vetėm me tė. Pėr hir tė sė vėrtetės, duhet pranuar se ky ėshtė njė problem jo i vogėl pėr politikėn shqiptare, pėr moralin, besueshmėrinė dhe shėndetin e saj. Duhet pranuar gjithashtu qė ky ėshtė njė problem tepėr i lashtė, i cili ka lindur qysh ditėt e para tė pluralizmit shqiptar, qysh kur ky pluralizėm ishte ende fėmijė nė pelena apo qė kur hidhte hapat e parė qė duhej t’ia mėsonin tė tjerėt. Por paradoksalisht ka mbetur njė problem po aq i ri dhe ēdo ditė qė kalon ndėrlikohet edhe mė shumė, aq sa tė krijohet bindja se mė kollaj ėshtė tė gjesh fillin e Arianės sesa tė zgjidhėsh atė.
    Duke e gjykuar me gjakftohtėsi problemin, tė gjithė janė tė bindur, tė paktėn ata qė kanė arsye tė shėndoshė dhe qė duan vėrtet njė shoqėri shqiptare sa mė tė emancipuar, njė shoqėri shqiptare tė lirė dhe jo njė kope qė ta sundojnė e ta pėrdorin vetė sa herė tė duan dhe si tė duan, njė shoqėri qė vepron sipas vullnetit tė lirė dhe jo sipas urdhrave qė japin mėkatet apo cenet e sė kaluarės, njė shoqėri qė tė jetė peng i sė ardhmes, por jo peng i sė shkuarės, pra tė gjithė janė tė bindur se kjo ēėshtje duhej tė zgjidhej prej kohėsh me ligj dhe me njė konsensus tė gjerė. Vetėm kėshtu ky problem do tė ishte mbyllur prej kohėsh dhe nuk do tė na mbinte gjithmonė para syve sa herė kemi probleme madhore pėr tė zgjidhur, sa herė kėrkohet qė energjitė tė harxhohen atje ku duhet dhe jo nė tym. Ėshtė vėnė re se sa herė qė ka situata emergjente, sa herė lipset pėrqendrim nė njė fushė tė caktuar, papritur del problemi i dosjeve, problemi i spiunėve tė Sigurimit tė Shtetit, i cili eklipson tė gjitha problemet e tjera.
    Aq e vėrtetė ėshtė kjo, sa para dy-tre ditėsh, njė mėngjes, kur ende s’mė kishte dalė gjumi mirė, njė gazetashitės mė priti si triumfator me njė faqe gazete hapur dhe mė tregoi njė listė relativisht tė gjatė emrash, ku mbisundonin emra tė njohur politikė nga radhėt e Partisė Demokratike. I mjeri gazetashitės, nuk e kishte mendjen fare atė ditė as tek puna as tek diēka tjetėr, vetėm mė kishte pritur sa tė mė tregonte atė listė. I hodha njė sy tė shpejtė listės dhe e lashė gazetashitėsin tė gėzonte kėnaqėsinė e tij meskine dhe heshta ose u shtira sikur kisha pranuar humbjen.
    Por mendimi i parė qė mė lindi ishte: sa ėshtė e vėrtetė kjo listė dhe sa mund tė jetė shpifje? Nuk mund tė akuzoj pėr kėtė as shtypin dhe as triumfin mjeran tė njė njeriu qė ėshtė i lidhur nė mėnyrė tė heshtur dhe tė pėrjetshme me dashakeqėsinė ndaj Partisė Demokratike. Unė akuzova mungesėn e ligjit dhe mungesėn e vullnetit pėr tė bėrė njė ligj, i cili do ta kishte mbyllur pėrfundimisht kėtė ēėshtje gangrenė. Njė ligj itillė vėrtetė qė mund tė na kishte shpėtuar nga thashethemnaja nga e cila vuajnė sidomos vendet dhe njerėzit provincialė, mund tė kishte shpėtuar nga pėrgojimi edhe ata emra tė PD apo tė partive tė tjera qė nė listė mund tė jenė futur kot fare.
    Por ligji mund tė kishte shpėtuar diēka tjetėr mė tė madhe: ēoroditjen e opinionit publik shqiptar. Nuk ėshtė rastėsi qė pikėrisht ky problem, i trajtuar e stėrtrajtuar del pikėrisht tani, kur po valon problemi i prokurorit tė pėrgjithshėm. Nuk ėshtė rastėsi qė ajo qė kėrkohet tė njolloset si parti “spiunash” ėshtė pikėrisht Partia Demokratike apo aleatėt e saj. Vetė Partia Demokratike duhet tė tregohet mė kėmbėngulėse dhe e guximshme pėr tė paraqitur sa mė shpejt njė ligj qė do ta mbyllė pėrfundimisht kėtė problem. Kėshtu do tė sqarohen tė gjitha gjėrat, vetėm me ligj dhe jo me sajesa tavolinash nėpėr mejhane, apo edhe me hipoteza shtypi. Ndryshe, gjithė jetėn do tė na rėndojė ky problem dhe do tė na mundojė sa herė bėjmė pėrpjekje pėr tė hedhur qoftė edhe njė hap pėrpara. Plaga nuk mbyllet duke e fshehur atė. Sėmundja nuk shėrohet duke pirė qetėsues, vetėm gjumi ndillet me qetėsues. Por Partia Demokratike duhet tė tregohet e vendosur edhe pėr diēka tjetėr. Nuk e di sa e saktė ėshtė lista e botuar (nuk mund ta fsheh faktin se disa prej emrave tė saj unė i dua dhe i respektoj sė tepėrmi, mė dhimbset pėrgojimi i tyre dhe kurrė nuk e besoj kėtė pėrgojim), por ajo parti qė ēliroi vendin nga sistemi qė prodhonte spiuna apo sigurimsa, nuk ka pse etiketohet si parti “spiunash”. Kushdo le ta mbajė pėrgjegjėsinė morale vetė, sidomos nė raste tė tilla nuk mund tė ketė pėrgjegjėsi kolektive. Mijėra anėtarė tė Partisė Demokratike dhe qindra mijėra simpatizantė tė saj, janė ata tė cilėt pėrmbysėn sistemin qė prodhonte dhe mbahej mė kėmbė me spiuna dhe sigurimsa dhe nuk mund tė durojnė tė fyhen e tė pėrgojohen qoftė edhe fare padrejtėsisht, nė rast se nė radhėt e tyre mund tė ketė depėrtuar ndonjė prej specieve tė pėrmendura mė sipėr.
    Gjithēka zgjidhet vetėm me ligj. Dhe nuk ėshtė fjala se do tė dėnohet apo dėmtohet dikush moralisht (nė rast se e meriton le tė ndodhė edhe kjo). Qėllimi i ligjit ėshtė qė ashtu siē u pėrmbys sistemi i ngritur mbi spiunat, nė tė njėjtėn mėnyrė duhet pėrmbysur dhe varrosur edhe mendėsia e pėrpjekjet pėr ta keqpėrdorur kėtė ēėshtje sa herė qė shoqėria shqiptare ka probleme madhore pėr tė zgjidhur. Ndryshe ky problem do tė na mbetet pėrjetė si zėri i sirenave pėr Odiseun gjatė kthimit tė tij nė Itakė dhe do tė na vonojė kthimin atje.
    Ėshtė koha qė ligji tė flasė me zėrin e shoqėrisė shqiptare: “Tė dashur spiunė, na lini rehat se kemi shumė probleme tė tjera qė duhet t’i zgjidhim dhe nuk mund tė merremi me kėtė problem sa herė qė dikush kėrkon tė tėrheqė vėmendjen nga problemet kryesore qė janė shtruar pėr zgjidhje”.
    Nga Bardhyl Londo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po keta te permendurit si "spiune" a kan reaguar ne media?
    ne se po.. cfar kan thene?
    kush na sjell ndopak informacion?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    po keta te permendurit si "spiune" a kan reaguar ne media?
    ne se po.. cfar kan thene?
    kush na sjell ndopak informacion?
    Brari ke shkrue ēka me te vertete duhet me mendue cdokush.
    Na vjen keq kur merren neper goje njerez qe mendojme se nuk e meritojne e vrap me i dale zot, ndersa te permendunit heshtin e vazhdojne me u marre me punet e veta. Mundohen me i dale zot njerez qe sakrifikojne kohen e tyne tue shkrue neper forume kurse te interesuemit, qe me nji te teshtitun i kane dhjetra mikrofona te goja as qe e prishin gjakun. Ato vazhdojne me u marre me interesat e veta, populli i shkrete harxhon kohe e nerva me i mbrojte.

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pyetje gjuhesore:
    A njihej fjala "dizenjatore" ne Shqiperine komuniste?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar mė parė nga Dita Lexo Postimin
    Pyetje gjuhesore:
    A njihej fjala "dizenjatore" ne Shqiperine komuniste?
    Patjeter qe njihej.
    Cdo byro teknike kishte nje ose me shume dizenjatore.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar mė parė nga Dita Lexo Postimin
    Pyetje gjuhesore:
    A njihej fjala "dizenjatore" ne Shqiperine komuniste?
    Ishte nder fjalet ma te njoftuna, por ma shume se ne kuptimin e vertete te saj, ne versionin e shtremnuem. Kjo per vemendjen e shpenzimet qe i kushtoheshin propagandes dhe ēoroditjes se mendjeve (budallallepjes). Dizenjatore quheshin ato qe shkruenin parulla apo ndyeshin muret me portretin e diktatorit. Ēdo ndermarrje kishte se pakut nji, po keshtu cdo shkolle, repart ushtarak, pa perjashtim cdo aktivitet. Si puna e bunkerave, por ne kete rast ne vend te betonit perdoreshin bojna.

  8. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Bera mire qe pyeta lidhur me djalen "dizenjator".
    2043, me bere te kujtoj qe cdo zyre teknike faktikisht ka patur dhe ate qe quhej dizenjator dhe i cili ish personi qe hidhte ne leter perfundimisht ate qe krijonte arkitekti. Duhej te kishte dore per vizatim e shkrim te bukur.
    E me tej Shkodra, per here te pare po e lexoj kete kuptim te dyte te dizenjator.

    Ne fakt une kur e bera pyetjen isha e habitur vertet, se po e lidhja me dizenjot e modes e po thosha po c'mode zeza eshte bere dikur ne Shqiperi.

    Falemnderit per pergjigjet.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    E ish ministri i brendshem (kreu i sigurimit) mundet me qene deputet...Me siguri nuk ka as dosje per te. Nuk kane as dosje hartuesit e tyne me gjak e tortura.

  10. #10
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Shkodra13, nuk kane pasur arsye shefat e Sigurimit, ministrat, sekretaret e partive e sorollopi i tyre te beheshin spiune. Ata e benin hapur detyren, se i kishte ngarkuar Partia qe e kishin si driten e syrit. Problemi ishte tek pjesa tjeter. Metodat kane qene te ndyra, pa asnje lloj dyshimi dhe falenderoj Zotin qe ne ate kohe te poshter kam qene vec femije e nuk kam qene perpara zgjedhjes qe mund te kene qene njerez te tjere. Megjithate di te pakten nje rast, kur nje tekniku (me origjine familjare: familje dikur shume e pasur tregtare) i kane thene (ofruar, provuar disa here ne forma te ndryshme) te spiunonte kryeinxhinierin e ndermarrjes se vet dhe ai i eshte pergjigjur thjesht dhe gjithmone ne te njejten forme: do ta kryente ate pune, sikur dhe atij t'ia vinin spaletat e oficerit e gjithkush kur ta shihte qe ai po afrohej, ta dinin, oh po afrohet filani, punonjes i Sigurimit. Ai nuk pati pretendime, punoi deri ne dalje ne pension gjithmone si teknik ndertimi. Pati nje jete te qete familjare, nuk paten se me cfare ta kercenonin partiaket.
    Me aq sa njoh une, mundem te them se edhe ne nje kohe te ndyre, rrenuese per moralin e njeriut, mundesia ekziston te jetosh me nder. Duhet te dish te permbahesh, te mos besh jete me eksese, te jesh model me punen dhe moralin tend madje deri dhe per ata qe i lepihen Partise.

    Interesante do te ishte te dihej nese kane dhene ndonje reagim keta politikanet e lartpermendur persa iu eshte ngritur si akuze.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 24-10-2007 mė 08:24

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Privelegjet e deputeteve!
    Nga Alienated nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 02-10-2009, 08:07
  2. Tė drejtat e shqiptarėve nė Maqedoni
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 10:32
  3. Lexo: "Marrėveshja Kornizė" - Ohėr 2001
    Nga StormAngel nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  4. Ekzekutimi i deputetėve tė opozitės sė parė tė '45-ės
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 07:28
  5. Kėrcėnimet Ndaj Deputetėve Ne Parlamentin E Kosoves
    Nga Kresha nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-01-2003, 19:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •