-
i/e regjistruar
Teknika SEO per tu evituar
Te gjithe ata qe kane nje faqe web deshirojne qe per fjalekyce te caktuara faqja e tyre te pozicionohet ne vendet e para ne motoret e kerkimit. Per te arritur kete qellim ekzistojne qindra teknika, disa prej te cilave do i gjeni edhe ne tutorialeshqip.com ne kateogrine SEO.
Ne kete artikull do rendisim disa teknika te cilat nuk duhen perdorur ne menyre kategorike pasi penalizojne faqen tuaj ne motoret e kerkimit duke e eliminuar ate nga rezultatet, SERP.
1) Teksti i fshehur
Ka qene nje nga teknikat e para SEO. Webmaster perfshinin ne faqet e sitit te tyre nje bllok teksti qe permbante fjalekyce. Ky bllok teksti nuk ishte i dukshem nga userat por lexohej nga spider te motorave te kerkimit. Kjo garantonte nje pozicionim te mire ne SERP. Por tashem kohet kane ndryshuar dhe spider jane bere me inteligjent. Ky bllok teksti zbulohet shume thjesht dhe faqja juaj do penalizohet menjehre nga motoret e kerkimit.
2) Permbajtje e duplikuar
Eshte nje teknike e ngjashme me ate te tekstit te fshehur. Nje artikull duplikohet e ne kete menyre spider e lexon dy here. Fjalet kyce qe permbahen ne te do konsiderohen dy here dhe rrjedhimisht faqe do pozicionohet mire ne SERP. Spider e sotem e dallojne kete teknike. Kjo nuk ben qe faqe juaj te eliminohet ne menyre perfundimtare nga motoret e kerkimit por nuk d keni asnje perfitim. Motoret e kerkimit preferojne faqe qe ndryshojne shpesh dhe qe kane permbajtje origjinale.
3) Keyword Stuffing
Perseritja e vazhdueshme e nje fjalekyce nuk hyn me ne pune, madje do ju penalizoje. Tashme motorat e kerkimit jane ne gjendje te interpretojne permbajtjen e tekstit dhe te analizojne sintaksen e tij.
4) Link Farm
Link Farm eshte nje teknike e cila konsiston ne krijimin e nje bashkesie faqesh qe te drejtojne ne nje faqe te vetme e cila eshte faqe baze, ajo qe duhet te renditet lart ne motoret e kerkimit. Edhe kjo teknike tashme vetem te penalizon pasi eshte shume e thjeshte per spider te kuptojne kur kane te bejne me nje Link Farm.
5) Cloaking
Eshte nje teknike e cila permban 2 permbajtje. Nje e optimizuar per motoret e kerkimit, ndersa tjetra per userat. Nje shembull do ishte nje faqe e cila eshte e optimizuar ne fjalakyce krishtlindjet dhe permban artikuj per bastet online. Ne qofte se zbuloheni eshte nje ban i sigurt.
Keto jane 5 nga teknikat me te thjeshta qe duhen evituar per te ritur pozicionin ne SERP te faqes suaj. Faqja juaj eshte en rregull?
Burimi: Tutoriale shqip
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt