Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Në pranga kreu i 'Cosa Nostrë-s'.

    Si u arrestua pasardhësi i Provencanos?

    Pas ikjes së pleqve, në krye të mafies vjen bosi Mateo Mesina Denaro, një i ri i pamëshirshëm e pushtetplotë.


    Goditje në kupolën e Koza Nostrës. Policia italiane ka arritur të shtijë në dorë në një vilë të Palermitanos bosët Salvatore e Sandro Lo Pikolo, bashkë me dy eksponentë të tjerë të mafies, Gaspare Pulici e Andrea Adamo. Që të katërt gjendeshin në listën e 30 njerëzve më të kërkuar nga autoritetet ligjore të vendit fqinj. Në mënyrë të veçantë Salvatore Lo Pikolo, i hedhur në fshehtësi që nga viti 1983, i cili mendohet edhe si kreu i "Cosa Nostra"-s palermitane. Sipas autoriteteve italiane, pas arrestimit të bosit Bernardo Provencano, ishte pikërisht Lo Pikolo ai që kishte marrë në dorë frerët e kësaj organizate kriminale, megjithëse i duhej të përballonte edhe presionin e fortë të Mateo Mesina Denaros, një tjetër eksponent i mafies, i cili prej kohësh kërkon të marrë statusin e bosit të padiskutueshëm. Konfirmimi i lajmit vjen nga prokurori kombëtar i antimafies, Piero Graso: "Salvatore Lo Pikolo - deklaroi Graso për mediat - në këtë çast ishte i vetmi që kishte aq pushtet në dorë sa të trashëgonte statusin e Provencanos, duke u vendosur kështu në krye të mafies palermitane, me qëllim shtënien në dorë të kreut të të gjithë organizatës". Edhe dy krerët e tjerë të lartë të Mafies të arrestuar gjatë operacionit, Andrea Adamo e Gaspare Pulici, vlerësohen nga autoritetet si bosë të rangut të parë.


    Operacioni

    Në operacionin për arrestimin e katër bosëve u përfshinë rreth 40 policë të seksionit "Catturandi". Pasi kishin rrethuar vilën, në garazhin e së cilës katër mafiozët po zhvillonin një mbledhje, u detyruan edhe të përdornin armët. Pikasja e vilës u bë e mundur falë ndjekjes së dy njerëzve të besuar të krerëve mafiozë (edhe këta të arrestuar). Në vilë u gjetën sasi të konsiderueshme armësh e municioni, para e dokumente që tashmë po shqyrtohen imtësisht nga autoritetet. Në një çantë të vendosur mbi një divan, policët gjetën tetë pistoleta. Mes tyre, njëra i përkiste modelit që përdorin forcat e rendit, njëra ishte me numër serie të fshirë dhe një tjetër me silenciator. Në shtëpi u gjetën gjithashtu blloqe plot me shënime, para e "picini" (copëza letre të shkruajtura me shkrim shumë të imët, me të cilat komunikonte Provencano me vartësit), të cilat mafiozët po mundoheshin t‘i zhduknin, duke i hedhur në tualetin e vilës. Policët arritën t‘i shtinin në dorë pikërisht në çastin kur Salvatore Lo Pikolo po përpiqej t‘i zhdukte.


    "Të dua shumë, baba"

    Salvatore dhe Sandro Lo Pikolo rezistuan për disa minuta brenda ambienteve të vilës. Ata u dorëzuan vetëm pasi policët qëlluan disa herë në ajër për t‘i paralajmëruar. Në çastin e arrestimit, mes lotëve Sandro iu drejtua të atit me fjalët, "të dua, baba".


    Të tradhtuar nga një njeri i besuar?

    Bosi Salvatore Lo Pikolo duket se është tradhtuar nga një njeri i besuar, i cili u ka ofruar hetuesve informacion të mjaftueshëm për të mësuar vendndodhjet e bosit që konsiderohet trashëgimtari i Bernardo Provencianos. Bëhet fjalë për Françesko Francezen, i arrestuar më 2 gusht të këtij viti. Atë ditë mendonin se do të arrestonin Lo Pikolon, por në fakt gjetën Francezen, edhe ai prej vitesh në fshehtësi. Në banesën e tij, hetuesit gjetën dokumente të mjaftueshme për të krijuar një ide të qartë për vendndodhjet dhe lëvizjet e Lo Pikolos. Më pas, vetë Franceze kishte pranuar të bashkëpunonte me autoritetet, duke u ofruar të dhëna të rëndësishme për arrestimin e Andrea Adamos dhe Sandro Lo Pikolos. E megjithatë, bashkëpunimi i Francezes është përgënjeshtruar menjëherë nga Kryeprokurori i Palermos, Françesko Mesineo. "Bosi Fançesko Franceze - deklaroi Mesineo - nuk është i penduar mafioz, nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë. Është një lajm i rremë". Prokurori ka shtuar se arrestimi i katër bosëve do të vërë gjërat në lëvizje në radhët e "Cosa Nostra"-s.


    "Rolex" në dorë

    Bosët Salvatore e Sandro Lo Pikolo u arrestuan në një zonë shumë të populluar, jo në një shtëpi të humbur mes fushave, siç ndodhi me Bernardo Provencianon. Në çastin e arrestimit që të dy mbanin ora "Rolex" të modelit "Daytona", ndër më të shtrenjtat. Në vilën ku fshiheshin u gjetën edhe disa mijëra euro si edhe disa ora të tjera, mes të cilave binte në sy një "Frank Muller", një tjetër model zviceran shumë i kushtueshëm. Edhe në shtëpinë ku strehohej Franceze, pas arrestimit të ish-krahut të djathtë të Lo Pikolos, u gjetën 15 ora të modelit "Rolex", e cila duket se është marka e parapëlqyer e mafiozëve.


    Gëzimi

    Teksa veturat ku transportoheshin bosët mafiozë i afroheshin Kuesturës së Palermos, qindra njerëz dolën në rrugët e qytetit dhe përshëndetën me duartrokitje suksesin e autoriteteve. "Jemi tepër të kënaqur. Katër të arrestuarit nuk janë thjesht kriminelë që jetonin në fshehtësi, por katër krerë të lartë të mafies që e ushtronin aktivitetin e tyre pikërisht në këtë zonë". Këto qenë fjalët që tha prokurori i Palermos Françesko Mesineo menjëherë pas arrestimit të bujshëm. "Falë këtij operacioni, presim shumë zhvillime pozitive në shpërbërjen e kësaj organizate të krimit - shtoi Kryeprokurori. Njëherësh, dua të përgëzoj edhe policinë për shkallën e lartë të profesionizmit që tregoi në kryerjen e arrestimit".


    Qeveritarët e lartë

    "Bëhet fjalë për një sukses të shtetit, të ligjit dhe të të gjithë qytetarëve të ndershëm", shkruante Kryeministri i vendit fqinj Romano Prodi në një mesazh dërguar kreut të policisë. Po kaq i rëndësishëm ky operacion qe edhe për Xhuliano Amaton, ministrin e Brendshëm të Italisë, i cili menjëherë u shpreh për rëndësinë e arrestimeve. "Është një rezultat shumë i rëndësishëm tha ministri - pasi, me arrestimin e Bernardo Provencanos dhe të bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, treguam se jemi në gjendje të gjunjëzojmë "Cosa Nostra"-n. Asnjë organizatë nuk mund të mbijetojë pa krerët e saj. Dhe të mos e lëmë mafien për asnjë çast të marrë frymë do të thotë ta lëmë pa njerëz të aftë ta mbajnë në këmbë".
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Mateo Mesina Denaro

    I vetëm në krye të "Cosa Nostra", tani që dolën nga skena dy konkurrentët!


    Pas arrestimit të Bernardo Provencanos, Salvatore dhe Sandro Lo Pikolos, u duhej ta ndanin pushtetin me një tjetër eksponent të lartë të qarqeve mafioze të quajtur Mateo Mesina Denaro. Tani prania e tij ndihet si kurrë më parë në "Cosa Nostra", që është kreu i organizatave kriminale italiane ku bëjnë pjesë Kamorra Napolitane, Ndrageta Kalabreze dhe Sakra Korona Unita e Puljas. Madje, më shumë se kaq, ekspertë e njohës të shumtë të mafies shprehen se ai luan prej vitesh rol të dorës së parë në politikën dhe jetën e mafies. Prej kohësh, Provencano e kishte parë pushtetin t‘i lëkundej nën trysninë e këtij bosi të ri, ndërkohë që janë jo pak ata që mendojnë se betejën për dominimin absolut të "Cosa Nostra"-s, Provencano e kishte humbur që përpara se të arrestohej.

    Mateo Mesina Denaro është një mafioz i ri dhe i pamëshirshëm, i aftë të mos ndalet përpara asgjëje për t‘u ulur në fronin e "Bosit të Bosëve" të shekullit XXI. Mesina Denaro është një kopje e përkryer e mësuesit të tij, Toto Riinës. Tmerrësisht i dhunshëm, mizor në ekstreme, ai nuk trembet nga askush dhe mbi të gjitha zotëron zgjuarsinë e nevojshme për të mos rënë në duart e ligjit. Gjithashtu zotëron një nuhatje të pazakontë në zbulimin e bizneseve fitimprurëse. Arriti të krijojë një pasuri të pallogaritshme me trafikun e drogës e me anë të zhvatjes përmes kërcënimit. Në trafikun e drogës, karriera e tij u zhvillua me hapa marramendëse. Në pak vite, nga një trafikant i vogël, u kthye në një shpërndarës me peshë të rëndësishme në qarqet e narkotrafikut botëror. Sipas FBI-së, Denaro është një nga shpërndarësit më të mëdhenj në botë. Duket se mban lidhje të afërta me më shumë se një nga lordët kolumbianë të drogës.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

Tema të Ngjashme

  1. Pranga për shfrytëzim prostitucioni 76-vjeçarit
    Nga Xhuxhumaku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 18:25
  2. “Krushqit”, vënë në pranga tre trafikantë klandestinësh
    Nga new-man në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-01-2009, 10:31
  3. Kërkoi 4 milionë për lirimin, pranga agjentit të krimeve
    Nga shtrigaa në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-04-2006, 03:28
  4. Plagosi babanë e Irena Selit, pranga Agim Mushës
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-03-2006, 02:15
  5. Trafiku i vizave: Një deputet gati për në pranga
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2005, 17:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •