Qerim, me poshte do te parashtroj argumentet pse Korca nuk eshte si Kosova dhe pse nje copetim i Shqiperise aktuale nuk eshte i mire:
1. Korca nuk mund te krahasohet kurre me Kosoven sepse Kosova ka qene gjithmone nje krahine qe iu shkeput Shqiperise dhe pat ne cdo kohe nje shumice shqiptare. Kosova ishte nen pushtim nga i huaji, Korca jo. Kosova po behet e pavarur nga Serbia per shkak te mohimit te te drejtave minimale te njeriut. Kosova u shkeput nga Serbia per shkak te masakrave cnjerezore e 15 000 te vrareve nga Serbet dhe jo ngaqe donte te ishte e pavarur ekonomikisht; me thuaj sa paska vrare shteti shqiptar ne Korce, apo c'te drejta iu paska marre ketyre KORCAREVE?
2. Nese Korca do te shkeputet nga rrjeti kombetar, atehere le ta beje, beni kerkese, ua plotesojme ne vend.
3. Ato fonde qe jep Korca i japin te gjitha qytetet e Shqiperise dhe pastaj nje pjese e mire e tyre shkon per rruget lokale; prandaj e ka pushteti lokal pergjegjesine ne nje pjese te rasteve.
4. Korca e ka humbur rolin strategjik pas pavaresise se Shqiperise iu ndane nga trungu me shume se gjysma e trojeve mbeten jashte. Ne ate kohe Shkodra ka qene qyteti me strategjik ne Shqiperi por qe humbi rolin e saj pasi iu shkeputen te gjitha rruget tregetare qe vinin ne te para pavaresise. Prandaj fajin per humbjen e rolit strategjik kerkoja Fuqive te Medha qe te ndane e te bene cope.
5. Korca shquhet per myslimanizmin qe e karakterizon, "Korēė has been an important religious center for Orthodox Christians and Muslims for centuries. It is the seat of an Orthodox metropolitan bishop and also possesses a large 15th century mosque. There is also a sizeable Bektashi Muslim community in and around Korēė, with its main center being the Turan Tekke" (Wikipedia).
Nuk eshte aspak e vertete qe shqiptaret karakterizohen si islamike e fanatike.
Kudo ne bote shqiptaret njihen se nje vend me shumice myslimane por ku myslimanet jane teper te moderuar apo qe nuk e praktikojne fene fare. Nuk kam degjuar ndonje qe na kritikon per islamike terroriste pervecse Serbise... dhe tani ti Qerim!
6. Kryebashkiaket zgjidhen nga populli i atij qyteti dhe jo nga Tirana, lexo pak kushtetuten e Shqiperise.
PO ajo prefekture e Korces qe doni ta shpallni autonome, an nuk ka krahina tjera branda saj? Po ato nuk pyeten fare? Apo pse do qyteti i Korces e o burra.
Plani per autonomine e Korces eshte i hershem, ai daton ne 1913 kur Greket donin qe ta merrnin me cdo kusht qytetin dhe atehere menduan qe nje autonomi do te ishte me vend pasi pas saj mund ta aneksonin. Kjo ide "Megali Idea" po zbatohet edhe sot e kesaj dite duke kerkuar autonomi per zona jugore qe Greket i kane qejf e pastaj te kerkohet bashkim me Helladhen "meme".
Nese Korca duhet e kete autonomi, atehere ne Shqiperi duhet te lejohen rreth 30 krahina te kene autonomine e tyre. Vete qarku i Korces duhet te ndahet ne Krahine autonome te Korces, Voskopojes, Oparit, Gores, Prespes, Devollit, Kolonjes.
Pra nje logjike e tille ndarje eshte nje cmenduri, nje kthim prapa ne shekullin e 14.
Po sikur Tirana te kerkoje autonomi? Po sikur te 65 bashkite e 309 komunat e Shqiperise te kerkojne autonomi??????
Mendo pak se ku eshte pare nje budallallek i tille?
Krijoni Kontakt