Nga Arben Llalla



Gjysma e gjakut tim është shqiptar dhe jam krenar për këtë, admiral Kundurioti, admiral Seqellariu, gjeneral Kunduli dhe shumë grekë të tjerë të zgjedhur janë të gjithë me origjinë shqiptare”. Këto janë fjalët e gjeneral Teodor Pangallos, president i Greqisë më 1925-1926. Familja Pangallos është njëra nga familjet e mëdha të politikës në Greqi. Kjo familje e madhe është me origjinë shqiptare ose siç thirren shqiptarët e Greqisë Arvanitase. Nga fisi Pangallos kanë dalë dy figura të shquara të jetës politike dhe ushtarake në Greqi, gjenerali Teodor Pangallo që ka qenë Kryetar dhe kryeministër i Greqisë në vitet 1925-1926, dhe nipi i tij me të njëjtin emër Teodor Pangallo i cili ka qenë disa herë në vitet 1990-2000 ministër i jashtëm dhe ministër i kulturës i Greqisë. Por sot do të flasim për gjeneralin e madh ish-Kryetar i Republikës greke Teodor Pangallos i cili lindi në vitin 1878 në ishullin e Salaminës. Ishull ky, ku ende sot banojnë rreth 40.000 mijë arvanitas dhe flasin gjuhën shqipe në rrethin e tyre familjar. Ai mbaroi Akademinë e Luftës në Paris. Në vitin 1918 Teodoros Pangallos u bë kryetar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, dhe në vazhdim u bë ministër i Ushtarakëve në qeverinë e Gonatas. Në vitin 1925 me votëbesimin e Asamblesë së Pestë Kombëtare u zgjodh Kryeministër dhe më vonë më 18-4-1926 deri më 21-8-1926 ishte Kryetar i Republikës Greke. Vdiq në Athinë në vitin 1952.
Në kujtimet e tij Kryetari i Greqisë Teodoros Pangallos do të shënonte: “Gjysma e gjakut tim është shqiptar dhe jam krenar për këtë, Admirali Kundruioti, Admiral Sekellariu, Gjeneral Konduli dhe shumë grekë të tjerë të përzgjedhur janë që të gjithë me origjinë shqiptare”.
Në fillim të vitit 1926 në Gjenevë Kryetari i Greqisë Teodoros Pangallos bëri një deklaratë zyrtare para Lidhjes së Kombeve me të cilën Greqia njihte minoritetin shqiptar në Greqi dhe nuk i quante më shqiptarët muhamedanë që jetonin në territorin e saj si popullsi turke. Ai ndër të tjera deklaroi: “Pavarësia dhe statukuoja e Shqipërisë përbëjnë interes të madh për Greqinë, sepse politika e saj është bazë për ruajtjen e paqes në Ballkan...Teza që është mbajtur nga ne deri sot se ortodoksit shqiptar janë grekë është e gabuar dhe e shkelmuar nga të gjithë. Me që ajo ka marrë të tatëpjetën dhe arriti pikën e rraskapitjes, mora masat e duhura dhe shpërndava të gjitha shoqëritë vorioepiriote që mëshironin skaje më ekstreme të këtij mendimi të sëmurë”.
Këto deklarata të gjeneral Pangallos në Lidhjen e Kombeve vërtetonin edhe njëherë se ai vetë ishte mik i deklaruar i shqiptarëve por, mbi të gjitha, ishte i vendosur për të ecur përpara me çdo mënyrë në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, duke shpresuar se marrëdhëniet politike normale do të sillnin përfitime të rëndësishme ekonomike për Greqinë, me synim rilindjen ekonomike dhe zhvillimin tregtar.
Deklaratat e para të kthimit në qëndrimin zyrtar grek u regjistruan në janar të vitit 1926, kur ambasadori i sapoemëruar grek në Tiranë z.Kondulis iu drejtua me një letër më 13 të atij muaji qeverisë shqiptare, duke pasur besimin, në emër të kryetarit të qeverisë greke Tedoro Pangalos, se marrëdhëniet greko-shqiptare do të kishin një frymë të re bashkëpunimi. Pak ditë më vonë, më 18 janar, ambasadori shqiptar në Athinë, Mid’hat Frashëri mori premtimin nga ministri grek i Jashtëm se do të merrej ai personalisht me çështjen e shkëmbimit të çamëve, ndërkohe që vetë Pangallos i deklaroi se çamët myslimanë do të përjashtoheshin nga procesi i shkëmbimit. Një muaj më vonë, në shkurt të të njëjtit vit, u shpall dhe zyrtarisht vendimi për përjashtimin e të gjithë shqiptarëve të Epirit nga masa e shkëmbimit të detyruar dhe amnistinë e çamëve që akuzoheshin për kryerjen e propagandës politike, duke i dhënë në këtë mënyrë një zgjidhje përfundimtare çështjes, zgjidhje e cila sigurisht kënaqte në mënyrë absolute palën shqiptare. Si shkëmbim, Greqia e mori premtimin e qeverisë shqiptare për funksionimin pa pengesa të shkollave të minoritetit grek në Shqipëri, premtim i cili duhet përmendur asnjëherë nuk u vu në zbatim, por u arrit një marrëveshje për dërgimin e studentëve shqiptare në Shkollën Greke kursantë për oficerë. Deklarimi i Kryetarit të Republikës Greke gjenerali Teodor Pangalos për të përjashtuar shqiptarët çamë të Epirit nga masa e shkëmbimit midis popullsisë turke myslimane me popullsinë kriastiane greke ishte vendimtar për ecurinë e të gjithë çështjeve. Përmbajtja e çështjes u zhvendos nga përcaktimi i prejardhjes dhe identiteti kombëtar të popullsisë myslimane të Epirit dhe nga përfshirja ose jo në masën e shkëmbimit të detyruar, në procesin e përfshirjes së saj në shtetin grek dhe respektin ose jo të të drejtave të saj nga autoritetet greke. Kështu, nga çështja “greko-turke”, tashmë zhvillohet tema që ka të bëjë me marrëdhëniet greko-shqiptare, të cilat do të ndikojnë dhe në periudhën e ardhshme në një shkalle shumë të lartë. Prezenca e myslimanëve çamë në Epir përbënte një rast të veçantë dhe një dokument të fortë bisedimesh që synonte të përdorte qeveria shqiptare me qëllim arritjen e një normalizimi të kënaqshëm të synimeve të saj ekonomike përsa i përkiste çështjes së pronave. Ish-Kryetari i Greqisë Teodor Pangallos do të deklarohet edhe shumë vite më vonë që është një mik i shqiptarëve, një mbrojtës i miqësisë së vërtetë midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Shkrimi i mëposhtëm është shkruajtur nga vetë ai në kohën e provokacioneve të gushtit 1949, siç njihet në historinë e Shqipërisë, dhe botuar në gazetën “Akropolis”. Në këtë shkrim gjenerali grek me origjinë shqiptare Teodor Pangallo na sjell fakte të çmuara historike dhe politike për ngjarjet e rëndësishme që lidhen direkt me Shqipërinë dhe shqiptarët, për ndihmesën e vërtetë të shqiptarëve në jetën politike-ushtarake të Greqisë. Ai shkruan se shqiptarët që ne fillim të shekullit XX përçmoheshin nga grekët dhe politikanët e tyre, se si çamët janë përzënë kohe pas kohe me prapavijë shtetërore nga shtëpitë dhe trojet e tyre mijëravjeçare, jo vetëm mbas luftës së dytë