INTERI KAMPION EDHE KET VIT![]()
Aleanca Kosova e Re
Lidhja Demokratike e Dardanisë
Partia Ekologjike e Kosovës
ORA
Partia e Integrimit Demokratik
Partia e Pavarur Liberale
AAK - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
ADK - Alternativa Demokratike e Kosovës
BK - Balli Kombëtar
DSV - Partia Demokratike Vatan
IRDK - Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës
LDK - Lidhja Demokratike e Kosovës
LKÇK - Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës
LPK - Lëvizja Popullore e Kosovës
PD - Partia e Drejtësisë
PDK - Partia Demokratike e Kosovës
PGJK - Partia e të Gjelbërve të Kosovës
PLK - Partia Liberale e Kosovës
PLSH - Partia Liberale Shqiptare
PNDSH - Partia Nacionale Demokratike Shqiptare
PREK - Partia e Re e Kosovës
PRSH - Partia Republikane Shqiptare
PSDK - Partia Social Demokrate e Kosovës
PSHDK - Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës
SDA - Partia e Aksionit Demokratik
UD - Unioni Demokratik
UNIKOMB - Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar
Parti tjetër
Do ti bojkotoj zgjedhjet
S'e kam vendosur ende
INTERI KAMPION EDHE KET VIT![]()
Vazhdimisht në Ballkan
The New York Times
.........
Shqiptarët e Kosovës janë mjerisht të papërgatitur
për pavarësinë, të cilën e kërkojnë. Së
voni komisioni evropian raportoi se udhëheqja
e Kosovës është e pllakosur nga ryshfetet, hajnia
dhe krimi i organizuar.
e marrur nga gazeta express
Më shumë i dua njerëzit me një gabim se me dy fëtyra.
Mendimi im Qe do te fitoj Pdk megjithse nuk kam drejt vote , po me pelqen PDK EDHE AAK.....
I nderuar Behgjet
Së pari kërkoj nga ti që këtë letër ta botosh edhe në LAJM-in tënd dhe së dyti, mos ta marrësh si qëllim për degradimin tënd si afarist. Jam i detyruar që ta them
publikisht të vërtetën nga se ti tani nuk je vetëm afarist por edhe politikan që pretendon majat e pushtetit. Nesër mund të jesh pushtetar edhe mbi mua, dhe e drejtë e imja është që unë ta shpreh dyshimin dhe frikën time ndaj personit tënd.
Pothuajse të gjithë e dimë se kush çka bëri dhe sa bëri për këtë trohë Kosovë. Vetëm për ty nuk kemi informata. Megjithëse, pavarësisht se çka kemi bërë, puna ende është e pambaruar… Dhe pikërisht tash, pra në kohën e ndjeshmërisë më të lartë politike, paraqitesh si shpëtimtar biblik i kombit!. -“Hosana Baraba”, do të thërriste Noli i harruar.
Behgjet, për lidhjet tua me sllavët, nuk kam se çka them të re sepse të gjithë e dinë miqësinë tënde me vëllain e Millosheviqit. Të gjithë e dinë se miqësia e jote me sllavët ka qenë halë në sy edhe për amerikanët dhe sidomos për zviceranët. Janë hapur edhe hetimet zyrtare në Zvicër kundër teje, por fuqia ruse ka bërë
që të mbyllen dosjet për të gjithë, duke përfshirë edhe Pacollin si pjesë ruse e këtij procesi… Të jesh i qetë se ky proces nuk do të rihapet derisa Rusinë ta sundojë Putini ose pasuesit e tij besnikë. Pakti Jelcin-Putin “për heshtje”, në qarqe të brendshme euro-amerikane është i dekoduar deri në fund… Por, siç thash më herët, sa të jetë Putini në pushtet, ti “flej dathë”.
Ikonat Ruse në zyret e Pacollit
Unë dhe ti u njohëm personalisht që më 1998. Në atë kohë e pata përkthyer një artikull nga një revistë gjermane, e cila e lavdëronte Pacollin si një biznesmen shqiptar të suksesshëm. Si shqiptar u ndjeva mirë dhe pas dy ditësh e botova artikullin të përkthyer në shqip. Aty filloi dhe njohja me ty. Më vonë, kur fillove botimin e revistës EKSKLUZIVE, rreth 6-7 muaj kam qenë menaxher i revistës tënde. Nga kontaktet e njëpasnjëshme me ty, arrita të të njoh gjithnjë e më mirë. Shumë takime i bënim në zyrat e tua në godinën 5-6 katëshe në Lugano. Kur kam hyrë për herë të parë (1999-2000) në ato zyre, e kam pyetur sekretarin tënd se a janë këto zyrat e Behgjetit apo jemi te ndonjë miliarder rus? Këtë pyetje e shtrova
ngase në muret e atyre zyrave nuk kishe vend bosh nga ikonat pravosllave! Kurrë në jetën time nuk kam parë dekorim ikonash më masiv se në zyrat e tua Behgjet,
përveç në kishat serbe ose ruse. Në atë kohë të kam arsyetuar se për çështje interesi do ta kesh bërë gjithë atë mrekulli ikonash. Kështu të arsyetonin të gjithë. Kështu do të arsyetoja edhe tani sikur ti ta vazhdoje vetëm rrugën e biznesit. Por, Behgjet, ti do hise edhe atje ku nuk të takon…
Siç thash, isha menaxher i revistës tënde. Nuk më pagove asnjë cent, madje as shpenzimet personale që i bëja për revistën tënde. Ndërsa gazetarët tjerë në
redaksi ose i paguaje me vonesa dhe mangësi. U tërhoqa. Më vonë (19.08.2002) t’i dërgova dy letra rekomande dhe as atëherë nuk reagove. Nuk të ndoqa me gjyq sepse ishte punë e kotë. Unë isha njeriu që më së paku më mbete borxh. Të tjerëve në redaksi u mbete borxhe shumfishin tim. Ende sot ju ke borxh. Në atë
kohë ata ishin azilkërkues dhe punonin pa leje pune dhe ti për mrekulli e shfrytëzoje këtë gjendje. Të njëjtin fat e përjetuan edhe gazetarët që ta punuan
LAJMIN para dy vitesh në diasporë. Ata nuk janë emra të panjohur. Nëse ti i kërkon, natyrisht se mund t’i bëj publik.
Pra, “bamirësia” jote që e proklamon në reklamat tua, nuk i përgjigjet të vërtetës ekzistuese. Në fushatën e tashme zgjedhore, marketingun tënd politik po e mbështet në afarizmin tënd të suksesshëm në Rusi dhe Kazakistan! Por në Amerikë, Evropë dhe Zvicër suksesi yt ka tjetër emër (për këtë, shih gazetën më prestigjioze në gjithë regjionin gjermanofon “NZZ”). Prapë nuk dua të ngatërrohem në biznesin që e bën në stepat ruse por ama ai është i dyshimtë deri në shkallën më ekstreme dhe si i tillë ai nuk është model i mirë për fukarenjtë e Kosovës. Kjo edhe na frikëson.
Pse hyre në politikë?!
Unë nuk kam besuar se ti vet do të futesh në politikë për 6 arsye:
1. Oratoria e një politikani të mungon (Kur unë isha drejtor i marketingut të RTV21, e iniciova dhe e organizova ardhjen e ekipit të këtij televizioni për ta bërë një reportazh të bukur në Lugano. Sigurisht të kujtohet, kur ti nuk arrije t’i formuloje
dy fjalë. Sa hoqëm me ty!).
2. Shkollimi yt nuk i përgjigjet drejtimit të ri që e ke zgjedhur tani në pleqëri.
3. Lidhja jote me familjen e Millosheviqit mu në kohën kur ai masakronte Kosovën
është tregues i zi për një politikan..
4. Dyert Euro-amerikane për ty janë të mbyllura dhe ti e di këtë shumë mirë.
5. Nuk ke përvojë dhe aftësi politike (të kisha lutur që ta bësh dallimin mes aftësive dhe dredhive). A e pe se si deklarove, vërtetë të shpëtoi goja më 07.11.2007?
6. Aleatë politikë i ke rusët dhe serbët, të cilët mendon t’i bësh “aleatë” edhe të
Kosovës. Prapë edhe ky tregues është i zi për ty.
Unë nuk di se kush të këshilloi kaq keq, zoti e vraftë!
Ti dhe liderët tjerë politikë
Behgjet, shumica e liderëve të tjerë kanë bazë morale, politike dhe kombëtare për të garuar në proceset politike sepse në kohën kur Pacolli pinte Vodkë ruse në Kremlin me vëllain e Millosheviqit, shumë liderë tanë të tashëm politikë kishin vendosur për të dhënë jetën për çlirimin e Kosovës. Dhe këta liderë, që sot kanë mbetur rastësisht gjallë, përbënin murin e rezistencës kundrejt një armiku që nuk njihte asnjë rregull lufte dhe paqeje. Miqtë tanë amerikanë dhe evropianë kanë respekt dhe besim në liderët tjerë por jo në ty. Prandaj, paraqitja jote politike moralisht është e paqëndrueshme dhe politikisht e dëmshme.
Unë ta them në mënyrën më të sinqertë se premtimet boshe të cilat i servon ti në këtë fushatë zgjedhjesh, janë mirë të përgatitura dhe u servohen pikërisht shtresave të varfëra. Por KU është e përgatitur kjo fushatë dhe nga KUSH është e financuar, këtë do ta thonë shumë shpejtë shërbimet euroamerikane.
Megjithatë, edhe ne shqiptarët po e ndjejmë këtë erë pansllavizmi sepse kjo fushatë po na ngjason në diçka të njohur...
Për fund
Nëse do ti Behgjet ta dëshmosh dashurinë ndaj Kosovës, duhet t’i kthehesh biznesit tënd dhe ta bësh atë ashtu si t’a lejojnë “vrimat” e ligjit. Aty e ke vendin. Aty edhe unë të përkrah si dikur moti (e di se nuk ke nevojë!). Përndryshe, po shihet shumë qartë se ku e ka burimin dhe rrjedhën “lumi” yt politik. Mos manipulo
me fukarenjtë e Kosovës duke u bërë premtime pa asnjë mbulesë. Ti edhe nëse ke qëllim të mirë, askush me mendje të shëndoshë nuk mundet të të besojë mu për shkak të 6 të pikave të lartshënuara. Ndoshta pas dy vitesh nuk do të na fikësonte “lumi” yt politik. Sot po.
Me respekt
Pal Shtufi
----------------------------------------------------------
Shënim mbi autorin: Pal Shtufi, ish i dënuar politik në Kosovë gjatë viteve 80-ta. Ka
qenë njëri ndër themeluesit e Partisë Parlamentare në Prishtinë më 1990 dhe anëtar kryesie. Botues i revistës shkencore "Dardania Sacra". Aktualisht është president i një shoqate të profilizuar "BAMIZ" (Balkan Migrationszentrum) në Cyrih të Zvicrës.
Se si do të vejnë zgjedhjet, konkretisht votimi, do të shihet më 17 nëntor, por është për tu përshëndetur fushata zgjedhore e cila është tejet demokratike, gjë që na bën të besojmë se zgjedhjet do të jenë të lira dhe demokratike. Për dallim nga praktikat e deritanishme të partive politike shqiptare, në Shqipëri e në Maqedoni, kjo fushatë zgjedhore përngjet me ato të shteteve perëndimore me nivel më të lartë të demokracisë, pa abuzim me simbolet kombëtare, pa abuzim me fëmijët dhe më e rëndësishmja, pa etiketime dhe denigrime të oponentëve. Është kënaqësi të shikosh se shqiptarët dijnë, munden dhe do të mësojnë t'i eliminojnë të gjitha dukuritë negative që kanë lënë mbrapa shoqërinë shqiptare.
Ndërsa me kënaqësi shikoj mitingjet partiake të kësaj fushate zgjedhore, më ze turpi kur kujtoj horrorin nëpër të cilin u detyrua të kalojë popullata shqiptare e maqedonisë gjatë fushatave zgjedhore dhe procesit të votimit në maqedoni.
I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps
Njerez me 17 nentor ju ftoj te votoni per njeriun e ndershem, human, biznismen me renome.
Aleanca Kosova e Re do ta ndryshoj Kosoven per te mire, do ta bej nje Kosove Evropjane, ku cdo qytetar i saj te ndjehet krenar per identitetin e ti, siq ndjehen krenar amerikanet per Ameriken ashtu do djehen krenar kosovaret( shqiptaret), per Kosoven.
Voto akr 61
Mos harro bashkohu edhe ti per Kosoven Europjane.
Voto akr 61
Per nje Kosove me ekonomi te zhvilluar.
Voto akr 61
Qe neser te krenohemi qe jemi Kosovar.
akr 61
bojkotim.....
Ndryshuar për herë të fundit nga biligoa : 15-11-2007 më 10:26
une nuk votoi per buxhetin e kosoves se votoi per me shume rusi ne kosove e bashke me ket edhe me shume serbi.Do votoi per jete te dinjitetshme e te ndershme .PDK
Krijoni Kontakt