Nuk ka asnje fitimtar, per derisa Kosova gjendet as ne aijr as ne toke.
Aleanca Kosova e Re
Lidhja Demokratike e Dardanisë
Partia Ekologjike e Kosovës
ORA
Partia e Integrimit Demokratik
Partia e Pavarur Liberale
AAK - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
ADK - Alternativa Demokratike e Kosovës
BK - Balli Kombëtar
DSV - Partia Demokratike Vatan
IRDK - Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës
LDK - Lidhja Demokratike e Kosovës
LKÇK - Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës
LPK - Lëvizja Popullore e Kosovës
PD - Partia e Drejtësisë
PDK - Partia Demokratike e Kosovës
PGJK - Partia e të Gjelbërve të Kosovës
PLK - Partia Liberale e Kosovës
PLSH - Partia Liberale Shqiptare
PNDSH - Partia Nacionale Demokratike Shqiptare
PREK - Partia e Re e Kosovës
PRSH - Partia Republikane Shqiptare
PSDK - Partia Social Demokrate e Kosovës
PSHDK - Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës
SDA - Partia e Aksionit Demokratik
UD - Unioni Demokratik
UNIKOMB - Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar
Parti tjetër
Do ti bojkotoj zgjedhjet
S'e kam vendosur ende
Nuk ka asnje fitimtar, per derisa Kosova gjendet as ne aijr as ne toke.
Unë gjatë fushatës i kam bërë disa nënvizime. Pas zgjedhjeve do të shohim se a kam pasur të drejtë për disa komente që i kam bërë nën këto nënvizime. Veni re edhe ju vizitorë të nderuar.
1.Oh, sikur t`ishte gjithmonë fushatë. U kënaqëm me ëndrrat e
atyre që i shohin me sy çelë.
Na premtojnë si përpara, të gjitha të mirat, bile edhe qumësht zogu.
...
Por këta të fundit vlen për veten e tyre, ama.
2.Në këtë fushatë nuk e hamë bukën thatë.
...
Por me kripë të Pacollit.
3.Rzultati i zgjedhjeve varet nga numruesit e jo nga votuesit.
...
Pazaret janë bërë më herët.
4.Në Lugmir u inaugurua rruga e gjatë 250 metra,
hej 250 metra e ndërtuar me vetëkontributin e qytetarëve dhe
morën pjesë drejtues të shumtë të një partie bukur të madhe.
...
Atyre sikur u thanë, pse bre me harxhu pare, tash ne vijmë
në pushtet e do ta kishim shtru edhe këtë rrugë siq do t`i
shtrojmë të gjitha rrugët e Kosovës.
5.Asnjëri kandidat për kryetar të Fushë Kosovës sipas asaj që
pamë në TV, nuk kishte orë rryme në emër të vetin e as shtëpi.
...
Çka pritet prej tyre.
6.Dilni në votime, sepse nga zgjedhjet në Kosovë të gjithë fitojnë.
...
Të zgjedhurit benefitet, zgjedhësit të trashët e surlës si thonë kah ne.
7.Lulzim Zeneli, deklaroi në TV: Në këtë fushatë po himi....
...
Po hymë, deshi të thotë.
8.Ethem Çeku në radio Kosovë deklaroi: Në Kosovë kemi
minihidrocentrale të vogla...
...
O Çek, mini dhe të vogla, është njësoj.
9.Një lider partie në një tubim u tha të pranishmëve: shiqoni...
...
Ih, edhe ky drejtshkrim, hollë po e tjerr.
10.Përfaqësuesi i LDD-së në një emision në Radio Kosovë:
-LDD, do të thotë do të angazhohet, do të thotë do të ketë
prioritet do të thotë...
...
Po hajde thuaje, ore burrë!
11.Haxhijaha i Rahovecit në debatin televiziv, tha se në këtë komunë nuk ka korrupsion. Ndonjë punëtor ka tentuar të marrë, por ato raste nuk janë korrupsion po vetëm rrëshqitje.
...
Kësaj i thonë: Jo buka, po kulaqi, o Haxhijaja.
12.Jeta Xharra u tha shkurt kandidatëve për kryetar të Fushë Kosovës:
Nëse për 100 ditë nuk i realizoni premtimet, a do të jepni dorëheqje?
...
Mos është pak si shpejt moj Jeta.
13.Ahmet Isufi në tubimin e AAK-së, në Skenderaj,
përshendeti qytetarët e Drenasit.
...
Nga tubimet vijnë-në tubime shkojnë.
14.Pasi gati ranë nga bina, PDK-ecat-thanë se kanw shtuar peshë.
...
Ta merr mendja as opozita nuk heq keq nën hije.
15.Në radio Blue Sky, ata drejtuesit e emisionit “Metropol” thanë se vërtet në tubime të partive po marrin pjesë shumë njerëz ( të njëjtw).
Dhe pyetën:
...
Si po kanë para për benzinë e naftë t`i bartin simpatizantët komunë për komunë.
16.KEK-u këto ditë po na i bën reduktimet 3 orë
me fushatë 3 orë pa fushatë.
...
Durim, sabër, burra deri pas zgjedhjeve se atëherw
do të kemi rrymë 25 orë në ditë.
17.Një degë partie pas tubimit, u dha tupanxhinjve 150 euro,
që bënë zhurmë,kurse mysafirëve që heshtën as nga një kafe.
...
Punë tupanxhinjsh.
18.Një kandidat për kryetar komune, dikush nga të pranishmit
në sallë e pyeti sa shtëpi e banesa i ka. Ai iu përgjigj se nëse
bëhet kryetar, do t`i bëjë edhe dy-tri banesa të tjera.
...
Eh, fjala ndër sy është hallall.
19.Përfaqësuesit e partive të ndryshme këto ditë po shkojnë
derë më derë e duke kërkuar votën dorë me dorë.
...
Një udhë e dy punë. U thonë mirupafshim në zgjedhjet tjera.
20.Nuk po kemi ku të pshurrim nga posterët e vendosur nëpër
vende të ndryshme. Nga do që sillemi po na duket se po na këqyrin.
...
Mesazh i një dëgjuesi ne Radio Blue Sky.
21.Një kandidat për kryetar të Prishtinës, pasi shkoi derë më
derë nëpër lagje të Prishtinës, arriti edhe në varrezat e qytetit.
Po ma merr mendja se edhe atyre u ka premtuar kushte më të mira.
...
Fushatë, më.
22. Sa do të kushtojë ky projekt, a ia keni shti kalemin?- e pyeti
Jeta, njërin nga kandidatët për kryetar të komunës së Istogut.
-Jo, kalemin ende nuk ia kemi shti , veç ia shtimë më vonë-u përgjigj ai.
...
Jeta edhepse është rritur në shehër besoj se e din çka është kalemi.
23.LDD-ecat në tubime gjatë fushatës po i porosisin
qytetarët që të mos i votojnë hajnat e rrencat.
...
Këto fjalë nuk janë për t`u hedhur poshtë. A nuk
ishte Daci kryeparlamantar i tyre.
24. Shefki Gashi ka thënë se nëse i jepet besimi do ta luftojë korrupsionin që është mjaft i shprehur në Prishtinë.
...
Po përse nuk e luftove sa e pate n`dorë korupsionin, o z. Shefki Gashi. Tash zogu do të ikën nga duart.
25. Ata që këto ditë enden nëpër qytet do t`u mbushen përplot xhepat me vizitkarta të kandidatëve të ndryshëm për zgjedhje. Një shokut duke ia dhënë vizitkartën I kishte thënë një kandidate, të votojë për të.
Ai e kishte pyetur se cili është çmimi?
Ajo ia kishte ofruar 10 centë.
...
Ti aq vlen-iu kishte kundërpërgjigjur shoku.
26. Tha një Plakë:
Dikur e kishim një të premte e një Rugovë që fliste për pavarësinë
e për shtetin Sovran të Kosovës. Tash po flasin të tjerët të njëjtat
fjalë jo vetëm të premteve, por çdo ditë të Zotit.
...
Deri kur oj loke?
27. Në një gazetë lexoj:
Që Prishtina të jetë më e bukur…dhe i shtojnë edhe diçka për Shefki Gashin.
...
Unë them: Që Prishtina të jetë më e bukur, mos i hiqni posterët e Shefki Gashit nga qyteti as pas zgjedhjeve.
28. Në një anketë të Radio Kosovës me qytetarët, njëri u shpreh se posterët e kanë shëmtuar qytetin.
...
Po sa do t`i shëmtojnë zyret ata, kur t`i zënë kolltuqet?
29. OSBE ua mëson votuesve mënyrën e votimit.
Titull, në një të përditshme.
...
Mos të bëhen merak ata të OSBE-së, se ka njerëz që edhe ua kapin dorën për t`i mësuar votuesit se si e për kë të votojnë.
30. Eqrem Kryeziu ka premtuar se po qe se LDK nuk i fiton 45 përqind të votave, do të jep dorëheqje.
...
Unë që sot mund t`i them udha e mbarë, ngase sipas meje as bashkë me dacistët nuk mund t`i mbledhin 45 përqind të votave të elektoratit.
31. Fatmir Sejdiu tha në një tubim se nuk ka rini për të humbur në stepat e Rusisë.
...
Dakord, le t`iu sigurojë më shumë cigare dhe karroca dore për punë në Kosovë.
32.Pse kandidatët që dikur votuan për LDK-në tash votojnë për PDK-në.
...
Ata si duket janë vizionarë. E kanë nuhatur se PDK-ja kësaj radhe do të fitojë. Gëzofin sipas motit, kanë thënë të vjetrit.
33. Me Shefki Gashin Prishtina do të ketë ujë 24 orë.
...
Hallall, Shefki Gashi, se qenke për librin e Ginisit për shurrë.
34. Nga të gjitha debatet e kandidatëve për kryetar komunash, vetëm një e kam vërejtur se fliste me sy mbyllur.
...
Skuqej edhe vetë i ngrati me premtimet boshe.
35. Në gazetat e sotme (13.11.2007) për çudi kishte shumë shkrime për grabitje e vjedhje, por edhe shumë fotografi të kandidatëve të partive për zgjedhjet.
...
Ç`koniçidencë?
36.Një propozim RTK-së:
Gjatë fushatës parazgjedhore në vend të “Familjes moderne”
t`i reprizojë debatet me kandidatët për kryetar të komunave.
...
Vërtet disa sish ishin për SHOU.
DY MAHI (Nga zgjedhjet)
A më merrni edhe mua?
Më thanë përfaqësuesit e një partie t`ua bëj ndonjë argat
në fushatë. Ua rrefeva këtë mahi, anipse nuk pretendoj të
hy në politikë:
Një i kozhicas njëherë ishte nisur për në Skenderaj.
Në rrugë takon zyrtarët e komunës që kishin ngelur
në baltë me xhipin e tyre. Ata e lutën që t`u ndihmonte
ta nxjerrin xhipin nga balta.
-Mirë, ore burra, u tha ai, kur ta nxjerrim xhipin a
më merrni edhe mua?
-Jo valla, i thanë, nuk ka vend për ty.
-E atëherë, ditën e mirë e pritne ndonjë budalla tjetër.
Dialog
Kandidati: -A e përcolle debatin në TV?
Unë: -Jo valla se nuk patëm rrymë.
Kandidati: Nuk e përcolle as reprizën?
Unë: Jo, se nuk patëm rrymë as në kohën e reprizës.
Kandidati: E si bën, ti dy djem në Gjermani e nuk ke gjenerator?
Unë: -Të them të drejtën e të vërtetën unë i kam dy gjeneratorë.
Kandidatini…
Unë: -Ani, po i ruaj për ndonjë punë më të dobishme. Për diçka që nuk
është boshe sikur premtimet e juaja.
Kandidatiirë ma punove.
"Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....
votoj per pdk me zemer
une votoj per PDK se Hashim thaqi e mmeriton
![]()
tung , pershendetje per ju gjithve, skam qen nje kohe te gjate ketu ne forumin shqiptar (pasi qe kam pasur dhe kame ende obligime me studimet ktu ne Gjermani) ,por megjithate i morra vetes 2 min kohe per te dhen edhe une mendimin tim ( si politikan i ardhshem :P) rreth zgjedhjeve kosovare.
2 jane ata te cilet duhet votuar:
1.Dr. Fehrid Agani (i partise se drejtesise) ose
2 Bexhet Pacolli ( i partise aleanca e re e Kosoves)
Arsyet jane shume te thjeshta:
i pari eshte njeri i shkolles (perkatesisht psikiater) i cili ka njohuri te thella per fene se ciles i takon edhe ai vet. Vet kjo len tkuptohet se nje njeri i fese siq eshte ne kete rast Agani shume te veshtire e ka te korruptohet (per te mos thene te pamundur) pasi qe ne te mbretron idea se nje dite do te duhet perballet para Drejtsis Absolute, e daljea para ''Gjykatsit Suprem'' dhe llogarija para Tij nuk i lejon apo ma mir te them nuk i jep guximin atij (qofte edhe pa deshiren e tij , apo nendijen siq do ta kishte quajtur ai) qe ta bej nje gje per te cilen eshte shume i vetedijshem se nuk guxon ta beje dhe se ajo gje eshte e ndaluar ,e ne rast shkeljes apo mos permajtjes se ligjeve natyrore te cilat i ka krijuar i Krijuesi i Gjithmeshirshme , dot ndeshkohet shume rende , madje aq rende sa kta te partive tjera (p.sh Thaqi) nuk do ta kishte pas iden apo thjesht nuk dot kishte arritur dot as qe ta imagjinoj nje denim te till kaq te dhembshem dhe trishtues
dhe
i dyte njeri i ''pa shkolle'' por i sukseshem ne karrier dhe me vullnet te madh qe ai sukses i punes se tij personale te relfektohet ne njefare menyre ne suksesin ddhe zhvillimin e ''karrieres'' se Kosoves e ´qe ne kete rast dot kishte me qen zhvillimi ekonomik (mbi te gjitha) si dhe ai politik ne pergjthesi.
Kosova ka njerz te shquar qe me idet dhe kontributin e tyre dot kishin mundur ti ndihmojn Kosoves , mirepo (si gjithemon ne politiken shqiptare) fatkeqesisht kta njerz me apo pa vetedije injorohen nga klasa jone e vetquajtur ''e pjekur politikisht''.
Supozim/parashikim/paragjyikm (siq doni quajeni) : nese Hashim Thaqi fiton dot shihet shume kjarte per nje periudhe te shkurte kohore se kush ka qen '' ky far'' Thaqi qe fatkeqesisht nuk e ka iden se si duhet qeverisur nje shtet e qe eshte '' fund e kry'' kopje e ''t'gjithve ngapak'', ndoshta vet ''aftesia'' qe te arrije qe te kopjoj shume shpejt gjerat te cilat ''do ti hyjn ne pune'' dhe aftesia qe te ''shtiret'' para mases si ''origjinal'' , len te kuptoj se megjithate ky njeri ''me sharmin e tij karizmatik'' qe po arrine ti'manipuloj'popullaten ne Kosove (natyrishte me ndihmen e te tjerve qe e ''i ka nga pas'') ''na qenka i afte ''per marrjen e detyrave dhe pergjithesive kaq te medha . mirpo per mendimin tim njerz te till nuk na duhen dhe se me njerz te tille nuk do te mund te arrihet perparimi i duhur, pasi qe ky far lloj ''artificializmi'' heret a vone ''do te del ne pahe''
Pavarsia -Thaqi-dhe Politikanat tjere kosovare qe momentalisht jane ne pushtet(nder te tjerave edhe ''ekipi i unitetit'') jan dy gjera thelbesisht te kunderta mes vete. Shkurte shqipe pavarsia e Kosoves eshte tashme problem botrore dhe se politikanat e lartpermendur jan vetem shikues te ketij procesi/problemi politik. Nga ta pritet vetem ''miratimi'' (qfardo rrezulltati qoft ai pavarsi apo ajo). Aty ku doja te dilja eshte se keta politikanat qe ne fushatat e tyre (te cilat vetem ne internet kam pas mundesi me i ndjek) , fjalen pavarsi e kane perdore si qels te bisedave te tyre ne fjalimet e tyre elektorale, dhe se vet kjo len tkuptoj se kta njerz kane ''mesuar'' nje ''politik'' te gabuar qe ne fakt nuk ka asgje te beje me ''politiken e mirefillt'' e cila duhej dashur te msohet.
e perserise (madje me gjithe qejf dhe sa here qe te ket nevoje) se edhe PDK edhe LDK edhe partit tjera kane antare te zgjuar ne gjirin e tyre por te cilve fatkeqsisht nuk ua japin mundesin qe te ta deshmojn veten dhe ''ta kapin timonin e drejtimit te Kosoves ne rrugen e drejt''.Egoja e Thaqistave , Surrojave ,Sejdijave dhe Dacave (ky i fundit njeri i afte per mendimin tim por i korruptuar sa te duash si gjithe te tjeret) nuk lejojn qe njerzit e qe e meritojn te vihen ne karrigat e tyre.
shpresoj se kesh i kjart ne artikulimin e mendimit time (mendim ky qe eshte i perzier me mllefin e madhe te paknaqesisen dhe zhgenjimi nga puna e politikanave tone qe e kan ''okupuar'' politiken kosovare dhe Kosoven ne pergjithesi
Ju pershendet nga zemra BESI84
Paqja , mshira dhe udhezimi i Allahut qofte mbi ne
TUNG TUNG![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga besi84 : 15-11-2007 më 22:38
Ditët e fushatës parazgjedhore, për të cilat unë them ishin "Ditët e 1 Prillit" për të gjithë liderët e partive pa dallim, si për katundarët, që thoni ju Dorontina, si për sheherlitë, ishin ditë të premtimeve boshe, apo ditë të rrenave. Shyqyr që kaluan këto ditë e sot jemi më të qetë se gati na çmendën..
Interesante:
"Behxhet Pacolli Me Parat e Tij Private,Po Nderton Objektet shtetrore,Ndersa Te Tjeret me Parat e Shtetit Po Ndertojnë Objektet e Tyre Private"
Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 16-11-2007 më 06:06
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
Krijoni Kontakt