E S E

NUDO, SI IDEAL ESTETIK


MUSTAFA FERIZI


Bukuria e femrės, dhe harmonia anatomike e trupi tė saj, pėrherė kanė qenė joshėse dhe frymėzues, pėr piktorėt, poetėt, muziktarėt. Frymėzimi mė bukurinė e femrės nė vazhdimėsi ka rrėmbyer artistėt e tė gjitha epokave, stileve dhe drejtimeve artistike tė artit pamor. Mu pėr kėtė, mund tė thuhet se nuk ka piktor apo skulptor i madh, qė nuk ėshtė sprovuar nė trajtimin e nudos, zhanėr ky artistik i cili konsiderohet nder zhanret mė tė lashta tė artit pamor.
Nudo, midis antikės dhe renesansės
Tė parėt ishin skulptorėt grekė ata qė nė aktin e femrės e trajtuan si vepėr arti, krejt me qellim qė tė krijojnė njė ideal tė sė bukurės fizike. Dhe nė kėtė drejtim mund tė thuhet se ia arrtėn qėllimit, nėse dimė se aktet mė tė bukura, mė sensuale e mė anatomi mė tė pėrsosur i krijuan pikėrisht artistėt grekė. Tė pėrkujtojmė vetėm “Venerėn” e Milosit, e cila me siguri ėshtė njėra nder veprat mė tė bukura tė Luvrit ku gjendet sot, dhe pa dyshim arketip i bukurisė ideale dhe universale tė tė gjitha kohėrave.
Renesanca ėshtė kohė kur piktura, por edhe skulptura shėnojnė zhvillim tė hovshėm, Historia e arteve njeh mjaft artistė qė kanė trajtuar nudon, madje me pėrkushtim. Por ai qė kėtė zhanėr artistik e ngriti nė suaza poetike ishte Sandro Botiēelli, i njohur me pikturat e tij “Pranvera” (Primavera), dhe “Lindja e Venerės” Nė pikturėn e fundit paraqet njė akt femre, (dashnorja e Xhuliano Mediēit), qė konsiderohet si nudo mė subtile nė renesancėn italiane.
Sakaq, Leonardo, ndonėse artis i madh, ēuditėrisht nuk u muar me nudon, nė kuptimin e plotė tė fjalės, natyrisht pos disa bocetave e vizatimeve. Mirėpo, bashkėkohaniku dhe bashkėvendėsi i tij piktori dhe skulptori i njohur Mikalenxhelo Buonaroti, krijon tė thuash njė armatė figurash lakuriqe tė femrave dhe tė meshkujve, tė gdhendura nė mermer por edhe tė pikturuara nė kubenė e Kishės sė Sikstinės, nė Romė. Madje njėra nga veprat mė tė rėndėsishme tė opusit plastik tė Mikelanxhelos, konsiderohet Davidi” pra pikėrisht figura nudo e kėtij personazhi legjendar.
Vjen pastaj Xhorxhone me nudon brilante “Venera e fjetur” e cila pėr kohėn kur u pikturua, paraqiste kulminacionin e sensualitetit. Edhe Ticiani, la akte tė bukura femrash. Dhe nė atė masė sa njihet si artist i portretit, njihet edhe si poet i nudos. Ėshtė e njohur piktura e tij “Venera nga Urbina”, akt ky qė paraqet. bukurinė ideale tė femrės italiane.
Nga “Artemida” deri te “Maja”
Nudon si interesim kreativ e gjejmė edhe nė artin e barokut, rokokosė, realizmit e tehu. Nė kohėn e barokut, pėrkatėsisht tė “lartpurlartizmit” veprojnė disa mjeshtėr tė nudos, mirėpo me siguri prinė Fransua Bushe, duke krijuar aktin mė tė bukur nė terė barokun “Diana duke u larė” Ėshtė kjo pikturė e cila trajton hyjneshėn ilire tė gjuetisė dhe plleshmėrisė, tė quajtur Artemida, tė cilėt romakėt e pagėzuan me emrin Diana.
Nė veri tė Evropės, konkretisht nė Flandri, vepron piktori i famshėm Rubensi, i njohur pėr shumė kompozicione me tematikė historike dhe mitologjike, tė cilat tė thuash nuk mund tė mendohen pa nudo. Tė pėrkujtojmė pikturat ” Rrėmbimi i sabianeve” “Tri graciat” nė tė cilat piktori derdhė krejt talentin e tij, prej piktori tė prirur pėr pikturimin e nudove. Nudot e Rubensit nuk janė elegante e poetike si ato tė S. Botiēelit, e madje nuk janė as sensuale si Venerat e Xhorgjonės dhe Ticinat, por janė tė shėndosha, topolake, mė tokėsore.
Kishte kaluar mė sė njė shekull ē’prej se El Greko kishte krijua akte burrash, kur Goja pikturon nudon antologjike “Maja e zhveshur” Kėtė vepėr e pikturon nė kohėn kur pėr “mėkate” tė tilla, Inkuizicuioni ndėshkonte me masa mė tė rrepta, deri nė varje. Mirėpo i mėsuar tė jetojė me rreziqe e me aventura, Goja nuk frikėsohej dot dorės sė zezė tė Ikuizicionit, e as intrigave tė pa reshtura tė mbretėreshės Maria Luiza, e cila e pėrgjonte vazhdimisht piktorin gjashtėdhjetveēar dhe aristokraten e bukur, Dona Maria Tereza Kajetana, e cila nė historinė e artit pamor hyri me emrin “Maja e zhveshur”
Edhe Kurbeu pikturoi femra trashamane. Pėr ē’gjė Zola madje gjeti se ky piktor ishte “ fabrikues i mishit”
Nudo nė veprat e romantiokėve dhe impresionistėve
Pason koha e romantizmit dhe e romantikėve letrarė, muziktarė e figurativė. Piktorėt romantikė, konkretisht Ezhen Delakroa dhe Teodor Zheriko krijojnė tablo tė mrekullueshme, por ja se nudon si motiv tė veēantė nuk e trajtojnė. Ē’ėshtė e vėrteta, nė kompozicionet e tyre “Vdekja e Sarandapalit” dhe “Trapi i Meduzės” hasim nė gjysmė-akte tė femrave edhe tė meshkujve tė pikturuar Sė kėndejmi, duhet tė vijnė nė skenėn artistike evropiane impresionistet nė mėnyrė qė ta afirmojnė nudon, tė ia kthejnė bukurinė ideale qė e kishte nė antikėn e hershme. Eduard Mane pikturon kompozicionin “Kaftjalli nė bar”, qė shkaktoi rrėmujė tė madhe midis puritanėve. Sakaq, ende pa u harrua rrėmuja, pėrkatėsisht skandali qė u krijua rreth pikturės sė parė, piktori Mane, pikturon tė dytėn "Olimpia" qė edhe mė tepėr tronditė eshtabilishmentin estetik tė Parisit, qė hiqej si elitė me shije tė kultivuar estetike.
Nudo krijojnė edhe impresiostėt tjerė, konktretisht Sezani, Lotreku, Dega, Sisliu, Gogeni, Modiliani, etj, por Renoari ėshtė ai piktor i cili nga nudoja e femrės krijoi muzikė, poezi. Ėshtė ky po ai piktor i cili pa u hamendur fare tha:” Po tė mos kishte qenė femra, unė kurrė nuk do tė behėsha piktor”
Nudo nė artin pamor shqiptar
Nė emėr tė moralit shoqėror estetik dhe ideologjik, sistemi socialist nė Shqipėri, nė heshtje e ndaloi nudon. Ėshtė i njohur rasti kur skulptori i madh Janaq Paēo, shtrėngohet t’i asgjėsojė nėntė skulptura e tij, vetėm se ishin nudo. Pėrkundėr kėsaj, pra pėrkundėr faktit se nudot nuk u prezantuan publikisht, zhanri i nudos nė Shqipėri nuk reshti sė kultivuari madje me pasion, gjė qė u vėrejt nė ekspozitėn “Eva 2000” tė hapur nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, nė Tiranė, ku u prezantuan nudotė e krijuesėve eminent, siē janė: Vangjush Mio, Zef Kolombi, Jakup Keraj, Sadik Kaceli, Guri Madhi, Zef Shoshi, Sali Shijkaku, Danish Juniku, Lumturi Blloshmi, etj. Nudon e kultivuan edhe skulptorėt, nė radhė tė parė, Andrea Mano, Kristaq Rama, Thoma Thomai Dhramo, e pastaj edhe shumė piktorė e skulptorė tė rinj.
Sakaq, nė artin pamor kosovar, ndonėse u trajtua nga rasti nė rast, zhanri i nudos ėshtė i suksesshėm. Kur themi kėshtu, atėherė mendojmė nė nudotė pikturale dhe vizatimore tė Nebih Muriqi, i cili nudon e femrės e trajton me pietet tė shquar kreativ e estetik. Njė si pėrkushtim pėr nudon, tregoi edhe Shemsedin Kasapolli, Aziz Nimani, qė kėsaj gjinie artistike tė artit pamor, ia kushtoi krejt njė cikėl. Nudo e trajtoi edhe skulptori Agim Ēavdarbasha, Sakaq, kohėve tė fundit nudon po e kultivojnė me sukses edhe Agron Bytyqi e veēmas Zake Prelvukaj, qėllimi i sė cilės ėshtė t’i thyejė paragjykimet dhe tabutė qė ende ekzistojnė nė vetėdijen e njeriut tonė, kur ėshtė fjala pėr lakuriqėsinė artistike.
Pa dyshim se edhe nė krijimtaritė pikturale apo plastike tė autorėve tė tjerė, mud tė gjendet ndonjė nudo, punė kjo qė mbetet tė hulumtohet nga studiuesit e artit.