Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-07-2007
    Postime
    6

    Arketipet Nė Artin Pamor Shqiptar

    S t u d i m

    ARKETIPET NĖ ARTIN PAMOR SHQIPTAR


    MUSTAFA FERIZI

    Kur grekėt e vjetėr panė shtatoren madhėshtore tė Zeusit tė gdhendur aq bukur, aq bindshėm nga skulptori Fidia, thanė: ose Fidia ishte ngritur nė qiell pėr ta parė Zeusin ose Zeusi kishte zbritur nė tokė pėr ta takuar Fidian. Edhe skulptorėt tjerė tė kohės antike, pėrkatėsisht tė antikitetit grek, do tė pėrpiqen tė portretizojnė zotin suprem, mirėpo, ai i Fidias, do tė bėhet shembull i vetėm i idealit skulpturor, qė ndryshe quhet prototip, ose arketip. Po nė artin grek hasen edhe skulptura tė tjera qė mund tė cilėsohen si vepra arketipore, siē janė:“Diskobolusi” (Diskhedhėsi) i MIRONIT, “Doriforosi (Shtizėbartėsi) i POLIKLETIT por edhe shtatorja “Venera e Milosit”. Pėrderi sa dy skulpturat e para simbolizojnė arketipin e lėvizės dhe tė harmonisė anatomike, “Venera” sintetizon idealin e harmonisė anatomike dhe tė bukurisė shqisore. Nė kėtė skulpturė, akti i femrės paraqitet me tė gjitha tiparet ideale tė bukurisė fizike. Edhe nė kompleksin figural “Laokoonti mė tė bijtė” gjejmė elemente arketipore, konkterisht, ato tė ngufatjes sė vuajtjeve tė mbrėmshme nė favor tė formės sė bukur, ēėshtje kėto me tė cilat u morėn edhe studiuesit gjerman tė shekullit tė XVIII-tė, Vinkelmani dhe Lesingu.
    Sė kėndejmi, edhe arti i Mesjetės shquhet me vepra arketipore dhe emblematike. Nga gjinia e skulpturės na kujtohen dy veprat e MIKELANXHELOS sė madh “Moisiu”, dhe” Davidi“ Janė vepra arketipore edhe pikturat, “Lindja e Venerės “ sė BOTIĒELLIT qė paraqet idealin poetik tė pikturės, pastaj “Mona Liza” e LEONARDOS qė shpreh prototipin e bukurisė universale, “Venera e fjetur” e XHORGJONĖS qė simbolizon arketipin sensual e erotik tė aktit tė femrės,etj. Vepra paradigmatike, pra arketipore do tė krijojnė nė vazhdimėsi edhe artistėt shqiptarė e kjo, tė tė dy anėve tė trungut kombėtar.
    Motra Tone-Mona Liza shqiptare
    Piktori i shquar i traditės sonė artistike, KOL INDROMENO, la pas vetes vepra tė rėndėsishme. Ai nuk ka opus tė madh piktural, por megjithėkėtė, krijoi pikturėn antologjike “Motra Tone” (l883), qė mė plotė gojėn mund tė quhet vepėr arketipore e zhanrit tė portretit dhe Mona Liza” shqiptare. Vėrehet qartė se K. Indromeno njihte mirė traditėn popullore, psikologjinė dhe mentalitetin e shkodranes, tipare kėto qė aq bindshėm i mishėroi nė portretin arketipor “Motra Tone”, riprodhimi i tė cilit gjendet nė shumė albume e publikacione artistike shqiptare.
    Pason fillmi i shekullit XX, ne ē’ kohė artistėt shqiptarė mbarojnė studimet nėpėr akademitė jashtė atdheut. Pas pėrfundimit tė tyre, sjellin njohuri dhe pėrvoja tė reja nė artet figurative tė vendit. Ndėr tė tillėt pa dyshim shquhet skulptori ODISE PASKALI artisti i popullit, i njohur pėr realizimin e shumė portreteve, busteve e shtatoreve tė tribunėve tė Rilindjes Kombėtare, siē janė: Ēerēiz Topulli, Jeronim de Rada, Fan Noli, Bajram Curri, Idriz Seferi, e pėr modelimin e ansamblazhit figural “Ngadhėnjimtari” qė sot gjendet i ekspozuar nė Mathauzen. Mirėpo, para sė gjithash O. Paaskali ėshtė i njohur pėr portretin , pėrkatėsisht pėr “Bustin e Skėnderbeut” tė realizuar nė vitin l939, tė shumėzuar nė shumė kopje dhe tė distribuuar anekėnd botės shqiptare. Me siguri se do ketė portretizime tė tjera tė Skėnderbeut, me siguri se do tė bėhen orvatje qė shėmbėlltyra e tij tė paraqitet nė frymėn moderne, mirėpo, qė tė gjithat do tė mbesin nėn hijen e Skėnderbeut tė O. Paskalit. Ky portret arketipor ėshtė dhėnė njė herė e pėrgjithmonė si yrnek universal i tė gjitha portreteve tė realizuara nga artistėt para kohės sė autorit, tė kohės sė tij e ndoshta edhe tė atyre qė do tė vinė mė pas.
    Dhe kur ėshtė fjala pėr skulpturėn dhe pėr personalitetin e heroit tonė, tė vėnė nė artin plastik, tė themi se edhe “Monumenti i Skėnderbeut” i skulptorit JANQ PAĒO ėshtė vepėr jo vetėm arketipore, por edhe emblematike. Se ėshtė kėshtu, provojnė Skėnderbetė e shumtė qė, pos nė Shqipėri po gdhinė gjithandej ku jetojnė shqiptarėt, e qė asnjeri syresh nuk i afrohet veprės arketipore tė Janq Paēos, pra Skėnderbeut tė Krujės dhe tė replikės sė tij tė vendosur nė Prishtinė.
    Gjithnjė nė kontekst me skulpturėn, tė pėrmendim edhe shtatoren e vendosur nė Shkodėr. “Isa Boletini” tė realizuar nga SHABAN HADĖRI, qė me plotė gojė mund tė quhet vlerė arketipore. Kjo vepėr impozante e tribunit tonė, (5m. e gjatė, e derdhur nė bronz) shquhet pėr elegancė dhe monumentalitet e njėherėsh dėshmon pėr talentin dhe invencionin e madh kreativ tė autorit. Shtatorja ėshtė realizuar me saktėsi anatomike e me lėvizje fare tė natyrshme. Vetėm njė gjeni prej krijuesi, siē ėshtė Shaban Hadėri ka mundur ta paraqesė kėsisoji Isa Boletinin, pikėrisht sikur “tė shkelte mbi gaca”.
    Ti kthemi prapė pikturės dhe tė themi se vepėr arketipore mund tė quhet edhe “Skėnderbeu” i SPIRO XEGĖS, pastaj kompozicioni “Refugjatėt” i ABDURRAHIM BUZĖS, “Mic Sokoli” i SALI SHIJAKUT, piktura monumentale “Me shpatė nė dorė” e FATMIR HAXHIUT, ku projektohet epopeja luftarake ēerekshekullore e Skėnderbeut, etj.
    Arketipe me pėrmbajtje, politike, sociale,etj.
    Vepra arketipore hasen edhe nė artin pamor kosovar. Kur themi kėshtu, mendojmė para sė gjithash nė veprėn e MUSLIM MULLIQIT “Hamalli” ku ai shpreh shqetėsimin e tij pėr fatin e shqiptarit, nė kushte dhe rrethana tė caktuara historike, politike dhe sociale. Mėnyra e portretizimit tė njeriut tonė nė kėtė mėnyrė, shpreh revoltėn e piktorit ndaj paragjykimeve stigmatizuese tė atyre qė shqiptarin nuk kanė mundur ta mendojnė ndryshe, veēse si shėrbėtor, pastrues rrugėsh, ose si hamall.

    Gjatė krijimtarisė sė tij artistike piktori dhe grafiku ynė GJELOSH GJOKAJ realizoi numėr tė madh veprash, duke i ndarė nėpėr tėrėsi tematike e cikle, nga tė cilat shquhet cikli “i surmė” i plumbtė, i rendė si jeta, e ku dallohet piktura arketipore “Ekzodusi” Me kėtė kompozicion piktori shenjėzon momentin e dhembshėm dhe tė kobshėm tė qenies shqiptare - momentin e deatdheshmit, qė po na ndjek qė nga Moti i Madh e tehu.
    Krahas dy tė parėve, vepėr arketipore dha edhe XHEVDET XHAFA, me ciklin e pikturave kollazhiste “Autobiografia” Projeksioni vizual i kėtij krijuesi qė pėrfaqėson pikturėn e kombinuar, ėshtė mozaik simbolesh etniko-sociciale, ndėr mė tė ndryshmet. Nė arnat, nė kostumet e vjetra popullore, nė groshėt, nė mesazhet e shkruara mė ngjyrė tė kuqe dhe tė zezė, nė “E”-nė pazė, pra nė shenjat dhe ideogramet simbolike, nuk njohim sall autobiografinė e autorit, por edhe autobiografinė kolektive, e cila nuk mund tė konsiderohet e bukur, aq mė pak e lumtur.
    Vepra me elemente arketipore
    Pos veprave arketipore dhe emblematike, arti pamor shqiptar, pra edhe ai kosovar, ka edhe sosh me elemente arketipore, siē ėshtė p.sh. piktura me pėrmbajte antimilitante, “Ėndrra e njė gjenerali” e IBRAHIM KODRĖS, e cila na pėrkujton atė aforizmin e Shpoenhaureti qė thotė: “Shtazėt kafshojnė njėra-tjetrėn, kurse njerėzit vriten ndėr vete”
    Me premisa tė arketipore dallohen edhe pikturat e REXHEP FERRIT, ku projektohet njeriun, midis dy ekstremeve: tė bardhės dhe tė zezės. Duke jetuar nė kėtė kontrast kaq tė vrazhdė, njeriu vertikal i R. Ferrit jeton midis frikės dhe shpresės, midis kėngės dhe lotit. Intonimet arketipore paraqiten nė pikturė sintetike tė TAHIR EMRĖS, nė kullat dukagjinase, pastaj nė “Medalionet e Prizrenit” tė ENGJĖLL BERISHĖS, nė poetikėn e pikturave tė NEBIH MURIQIT, nė “Lojėn” e NYSRET SALIHAMIXHIQIT, nė “Grunajat” e HYSNI KRASNIQIT, nė “Fasadat” e HAMDI BARDHIT, etj.
    Sigurisht se me kaq nuk pėrfundon spektri i veprave arketipore, as i atyre qė shquhen me elemente arketipore, aq mė parė kur dihet se sa ėshtė i madh dhe cilėsor produksioni i arti pamor shqiptar nė pėrgjithėsi, dhe sa tė fuqishme dhe tė veēanta janė kreacionet pikturale e skulpturale tė autorėve shqiptarė, nė veēanti.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga STAFER : 17-10-2007 mė 15:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •