Kristoforidhin nuk e kane ckisheruar, por Kristoforidhi Kisha e ka nderuar ne Elbasan duke i ngritur edhe nje bust ne nder te tij dhe te kontributit te tij te jashtezakonshem per Kishen dhe besimtaret orthodhokse ne vend. Kristoforidhi e kreu me sukses misionin e tij te perkthimit te ungjillit si ne toskerisht edhe ne gegnisht, me ndihmen financiare te ungjilloreve te Londres. Ajo qe ngjau me pas, pas perkthimit te ungjillit dhe pas nxjerrjes se tij ne qarkullim ne Shqiperi, ishte se ungjilloret e Londres e perkthyen ungjillin jo per tu ardhur ne ndihme shqiptareve por per ta perdorur ate si vegel asimilimi ne mase te shqiptareve ne protestante ungjillore, duke qene se shqiptaret ishin mbase i vetmi popull ne Evrope qe fundi i shekullit te XIX po i gjente pa nje gjuhe te shkruar.
Dhe sigurisht qe Kisha Orthodhokse do te nderhynte fuqishem me plot te drejte qe te prishte planet e ungjilloreve protestante, pasi shqiptaret nuk ishin bageti qe po mesonin per Ungjillin per here te pare ne shekullin e XIX, por jane nje popull me nje trashegimi apostolike nga me te hershmet ne bote. Ungjilloret e Londres ne injorancen e tyre historike as nuk e kishin idene qe nje trashegimi e tij apostolike ekzistonte mes popullit shqiptar, por edhe sikur ta dinin nuk u behej shume vone per te. Dhe detyrimisht qe propaganda e tyre kishte ne shenjester jo vetem "myslimanet" shqiptare por edhe vete komunitetin orthodhoks, qe ishte fidanishtja me pjellore e inteligjences se vendit.
Dhe qe te kuptosh se c'hyn Kristoforidhi ne kete mes: kur ai u njoh me planet e ungjilloreve te Londres pas daljes ne qarkullim te ungjillit, ai nuk pranoi qe te behej propagandisti kryesor i ungjilloreve protestante ne vend. Ai nuk pranoi qe te hiqte dore nga besimi i tij orthodhoks. Qe nga ky moment, ungjilloret e Londres prene cdo fare komunikimi dhe ndihme me Kristoforidhin dhe planet e tyre per fushaten e perhapjes se protestantizmit mes shqiptareve deshtoi.
Konstandin Kristoforidhi vdiq si nje mesues i thjeshte dhe ne varferi ne Elbasan. Nese do te kish zgjedhur te behej vegel propagandistike e ungjilloreve perendimore, nuk do te ishte i varfer materialisht, por do te ishte i varfer shpirterisht. Pra mesimi nga jeta e Kristoforidhit eshte aktual edhe per ditet e sotme, ku nje lukuni shqiptaresh te paditur perqafojne protestantizmin ungjillor te te huajve, pasi nuk dine te vleresojne pasurine e jashtezakonshme shpirterore qe Kisha Orthodhokse ka ruajtur, trasheguar e sjelle deri ne ditet tona.
Ju nuk mund te gjykoni dot Kishen Orthodhokse, ju vetem mund te mesoni prej saj.
Albo
Krijoni Kontakt