Close
Faqja 29 prej 51 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 505
  1. #281
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Sidoqe te jete, cilesimi i te qenit ortodoks si shpirterisht helen, ka pasoja te menjehershme etnike ne Ballkan, aq me shume ne relate me shqiptaret.
    Nje greko-amerikan i lindur ne Amerike, po diskutonte me nje mikun e tij shqiptar ne lidhje me problemet mes te dyja vendeve. Greko-amerikani qe nuk kish ndonje njohje apo interes te madh mbi historine midis dy vendeve, e pyet mikun e vete shqiptar:

    - Perse ka probleme mes shqiptareve dhe grekerve?
    - Sepse ju greket doni te na shisni ne shqiptaret si greke, - ia ktheu shqiptari.

    Greko-amerikani filloi te qeshte me te madhe e nuk pushonte dot se qeshuri aqsa i dolen lot nga syte.

    - Cfare ka ketu per te qeshur kaq shume? - ia kthen shqiptari.
    - Mos ma ver re, por ajo qe sapo me the eshte shume per te qeshur. Sa here qe vete me pushime ne Greqi, edhe pse jam grek e lindur nga prinder greke, edhe pse flas greqisht, edhe pse kam familjare te aferm ne Greqi, kur vjen puna, ata me thone se une jam amerikan dhe jo grek i vertete! Kurse ju jeni shqiptare dhe kini frike se mos iu bejne greke!

    Albo

  2. #282
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin
    Perkundrazi,

    mendimi im eshte se, megjithese une i qendroj kredos ortodokse, e pare jashte ketij qendrimi individual, thjesht nga aspekti asnjanes politik, identiteti fetar i Skenderbeut eshte KYCI i zgjidhjes se problemit entik-fetar shqiptar!
    Me trego rrugen llogjike qe ndjek per te nxjerre kete perfundim.

    Nuk bie dakort me ty te elementi i zgjidhjes, por me duket teme interesante per diskutim.

  3. #283
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga Piripiri Lexo Postimin
    Me trego rrugen llogjike qe ndjek per te nxjerre kete perfundim.

    Nuk bie dakort me ty te elementi i zgjidhjes, por me duket teme interesante per diskutim.

    Perderisa ti thua se nuk bie dakord me mua tek elementi i zgjidhjes, ti patjeter qe duhet te kesh kuptuar rrugen llogjike qe ndjek per te nxjerre kete perfundim.

    Keshtu qe duke ditur se te gjitha keto tema ne jemi duke diskutuar pikerisht per kete logjike, une nuk e shoh te arsyeshme tia rifilloj prape pas kaq faqesh te tera debat.

    Une mendoj qe pikerisht kjo teme eshte e konsumuar, keshtu qe do te kisha deshire te terhiqesha, aq me shume qe tema paralele te reja jane hapur.

  4. #284
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin
    ...

    Une mendoj qe pikerisht kjo teme eshte e konsumuar, keshtu qe do te kisha deshire te terhiqesha, aq me shume qe tema paralele te reja jane hapur.
    Mund te terhiqesh kur te duash!
    Mos valle mendon se do te ndjekin pas ne temat "paralele" ty?
    Rastesisht lexova nje postim tendin, ku jasht kontekstit mundoheshe te shiteshe per profesor..., mjaft me se i doli boja ideve te tua te kulluara.
    Udha e mbare.......

  5. #285
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Seminarist, e lexove librin e Schmitt mbi Skenderbeun? Une e lexova para disa muajsh dhe ai konfirmon ato qe une kam shprehur ne kete teme. Sipas Schmitt, Gjergj Kastrioti ishte i krishtere orthodhoks e jo romano-katolik.

    Albo

  6. #286
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    E ke gabim, Albo!

    Shmitt thote pikerisht ato qe kam thene une (jo per mburrje):

    Kastriotet jane te nje tradite fetare ortodokse bizantine, por qe me Gjonin/Ivanin dhe aq me shume me Gjergjin, pas kthimit ne 1443, ishin katolike.

    E le te hapur keshtu hipotezen e Fan Nolit, te cilen besoj edhe vete, se duke qene katolike dhe te tradits bizantine, kane qene Uniate. KY ka qene qendrimi im ne lidhje me identitetin fetar te Kastrioteve. Askund nuk kam thene qe Kastriotet jane romano-katolik. Mos gaboj se jam i vetmi qe kam sjelle fakte te vazhdueshme qe Kastriotet ishin te ritit bizantin e jo latin.

    Qe Skenderbeu luftoi si katolik (pra jo si romano-katolik) kundra turqve dhe qe vdiq si i tille, Shmitt se mohon askund.

    Ket ta garantoj jo vetem nga libri, por edhe nga kontakte me te (jo domosdoshmerisht personale).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 03-01-2010 mė 10:35

  7. #287
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Seminarist, nuk do te kemi lexuar te njejtin liber atehere. Le te biem dakord qe nuk mund te biem dakord mbi kete ceshtje. Diskutimi i metejshem eshte i kote.

    Albo

    P.S Kam siguruar nje kopje origjinale te librit te Theofan Nolit mbi Skenderbeun ne vitet 60, e kam ne biblioteken time personale.

  8. #288
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Une po te them qe e kam pyetur vete Shmitin, pas botimit te librit te tij.

    E kam thene edhe tjeterkund, Shmit nuk shpik asgje te re ne lidhje me Skenderbeun (ne lidhje me identitetin fetar-kulturor), se sa ka dhene prej kohesh Shuflai.

    Nqs e ke parasysh ate citimin tim te Shuflait ku ai flet per Skenderbeun KATOLIK identiteti fetar i te cilit leviz nga ortodoksia greke e deri tek katolicizmi shqiptar pati kaluar me pare ne nje destilim sllav ortodoks.
    Kaq ka dhene edhe Shmit.

    Edhe Ismail Kadare, ne intervisten e fundit me B.Fevziun ne Opinion e pranoi qe Skenderbeu u lind ne ambient ortodoks, dmth bizantin, u rrit si musliman e vdiq si katolik.


    Mos me moho qe Fan Noli e konsideron skenderbeun si Unit. E kam sjelle referencen ne forum, po deshe e bej serish.

    Fan S. Noli, Ligjerime, shtepia botuese Dudaj, fq 383-4.

    Katolik apo Ortodoks?

    As qe mund te dyshohet qe Skenderbeu ishte katolik. Papet, duk folur per Skenderbeun me fjalet me te zjarrta, e quajten ate "mbrojtes te krishterimit" (Athleta Christi).......Ceshtja shtrohet nese ishte i ritit latin apo i ritit bizantin. Ka shume te ngjare te kete qene i ketij te fundit.

  9. #289
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    P.S Kam siguruar nje kopje origjinale te librit te Theofan Nolit mbi Skenderbeun ne vitet 60, e kam ne biblioteken time personale.
    edhe unė kam siguruar njė kopje njė libri tė vitit 1968 me artikullin origjinal tė nolit (atė qė seminaristi e pėrmend nė pėrkthim) dhe qė ai e thotė qartė se Skėnderbeu ka qenė unit (gjė qė e besoj dhe vetė, nė fakt jo krejtėsisht me kuptimin qė ka sot unia, por nė njė nivel mė lartė nga ajo qė pėrshkruanin bizantinėt si ''enotikos'').

    referenca nga noli thotė:

    there is no doubt whatever that scanderbeg was a catholic. [...] the question is whether he was of the latin rite or the byzantine rite. he seems to have been of the latter.

    ėshtė nxjerrė nga njė referat i fan nolit mbajtur nė njė seminar tė vatrės (10/08/60) dhe botuar mė pas tek dielli (16/12/60). ribotuar nė librin qė kam unė (1968).
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

  10. #290
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    edhe unė kam siguruar njė kopje njė libri tė vitit 1968 me artikullin origjinal tė nolit (atė qė seminaristi e pėrmend nė pėrkthim) dhe qė ai e thotė qartė se Skėnderbeu ka qenė unit (gjė qė e besoj dhe vetė, nė fakt jo krejtėsisht me kuptimin qė ka sot unia, por nė njė nivel mė lartė nga ajo qė pėrshkruanin bizantinėt si ''enotikos'').
    Une kam origjinalin, vellimin e pare, publikuar ne 1947. Mund ta lexosh te plote edhe ne Internet:

    http://books.google.com/books?id=Idh...QStgIm9DA&cd=3

    Ajo qe ti dhe Seminaristi citoni nuk eshte nje "fakt historik" por nje interpretim personal i Nolit i shtyre nga motivet politike shqiptare te kohes ne te cilen ai jetoi e punoi. I gjithe disertacioni nuk eshte gje tjeter vecse nje rirenditje e te gjitha burimeve historike te zbuluara nga studiues te tjere. Sic e pranon edhe vete ne liber, Noli u mbeshtet shume tek disertacioni ne frengjisht i klerikut romano-katolik Athanas Gegaj, i cili e publikoi disertacionin e tij ne frengjisht ne France 10 vjet perpara Nolit. Lexoni se si shprehet ai per Gegaj ne faqen 103:



    Noli akuzon Athanas Gegaj, nje prift katolik, se ai nuk i ka kushtuar rendesine e duhur maredhenieve dhe ndihmen e Papatit per Gjergj Kastriotin. Kjo nxjerr ne plan te pare deshiren e Nolit per ta instrumentalizuar figuren e Gjergj Kastriotit si nje karte politike pro-perendimore per ceshtjen shqiptare.

    Une jam 100% i bindur qe Gjergj Kastrioti ka qene i besimit orthodhoks jo vetem ne femijeri por deri ne vdekje. Vetem gjate kohes qe jetoi ne Oborrin e Sulltanit, Gjergj Kastrioti kreu konvertimin politik ne mysliman bektashi. Mund te rendis shume fakte historike e gjurme qe deshmojne orthodhoksine e besimit te tij, por ato me bindeset dhe me te dukshmet, jane deklarimet e vete klerit romano-katolik shqiptar, duke filluar qe nga Barleti, Frang Bardhi, Pjeter Budi, e deri tek Gjergj Fishta e Athanas Gegaj: asnjeri prej tyre nuk pretendon se Gjergj Kastrioti i perket besimit romano-katolik.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 04-01-2010 mė 02:47

Faqja 29 prej 51 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Roli i familjes gjatė socializimit politik
    Nga Davius nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 17-01-2006, 12:22
  3. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •