Pjesa qe kam theksuar me te zeza, eshte zakonisht nje tip argumenti qe ortodokset e shekullit 20 e kane huazuar nga anti-katoliket perendimore ateiste a protestante te shek.17, te cilet, bazuar ne parimin se, po nuk pashe dokument me sy te mi qe ta veretoje se Pjetri ka qene ne Rome, nuk e besoj.
Mirepo, kur nje argument i tille adoptohet nga nje ortodoks, bashke me te duhet te dije se:
- deri ne shek afersisht 17, asnjehere bota ortodokse nuk ka dyshuar se Pjetri ka qene ne Rome edhe se ka qene Peshkopi i saj, mbrojtesi i saj dhe se peshkopet ne e Romes trashegonin fronin e Pjetrit.
- si rrjedhoje e ketij realiteti, duhet thene se TRADITA e Kishes se Lindjes nuk e pranon argumentimin qe doli pas shek.17.
Ti thua qe info-t se Pjetri vajti ne Rome jane trillime. Kush trilloi, Shen Irineu dhe Kisha Ekumenike qe ka pranuar ate Tradite?
Une ti them keto, duke u nisur nga presupozimi se,meqe ke nikun 'bizantin' ti je ortodoks, keshtu qe i thjeshtojme shume gjerat.
Krijoni Kontakt