Ke shume te drejte ne kete pike.Para ca vitesh kur punoja part time ne nje pizzeri per te paguar taksat e universitetit, me rastisi te bisedoja me pronarin qe nuk kishte ndonje opinion kushedi se ca per shqiptaret.E pyta ca opinioni kishin amerikanet ne vitet 1900 per italianet qe shkonin ne Usa dhe formonin grupet kriminale apo per mafien italiane.Ai me tha :
-Ne vend tone ja bejme vete te keqen vetes, s'kemi nevoje te vijne te huajt e te na prishin qetesine.
I thashe qe shqiptaret gjenden ne te njejtin pozicion qe u gjenden italianet kur emigruan ne Usa.
Besoj se jeton ne Usa.Duhet ta dish me mire se mu qe shoqeria amerikane eshte shoqeri heterogjene e formuar nga emigrante.Ne Itali jemi ne te ardhurit dhe italianet autoktonet.Ne Usa jane me tolerante ndaj krimeve qe behen nga persona me ngjyre, aziatike, latinos etj etj.Ne Itali nqs nje emigrant kryen nje krim e ke ne faqe te pare te gazetave dhe te edicionit te lajmeve.Nuk lodhet as Napolitano(pres.Italise) e as Prodi(kryeministri) te dale ne tv te flase per tolerance ndaj emigranteve.Ne Italine e Veriut ku nje pjese e mire qeveriset nga Lega Nord( parti e ekstremit te djathte) , shqiptaret dhe emigrantet e tjere shihen me perbuzje.Thone qe emigrantet po na marrin vendet e punes.Mendo tani te shkosh te vrasesh ne gjykate dhe te plagosesh nje polic italian.
Ka shume gjera qe duhet ti dish dhe mund ti msosh vetem nqs jeton ne Itali.
Sa per temen, sapo lexova qe Vjosa Demcolli ishte ne vdekje klinike dhe te afermit e saj s'kishin pranuar per dhurimin e organeve te saj.
Ne raste vdekje klinike ,zakonisht familjaret pranojne dhurimin e organeve, por ne kete rast ndodhi ndryshe.Neser, ky besoj do jete lajmi dites.
Divide Et Impera
" Yo soy cubano, latinoamericano
y pa todos mis hermanos yo les quiero cantar"
Masakra, nga SHBA nė Itali pėr kafen e pajtimit.
Pas tragjedisė sė Rexho Emilias, takohen familjarėt e viktimave
Nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė Itali, pėr tė pirė kafen e pajtimit. Lulzimi, vėllai i Ēlirim Fejzos, njeriut qė tronditi opinionin nė Itali dhe Shqipėri me vrasjen e dyfishtė brenda mureve tė njė gjykate evropiane, ka mbėrritur nė Itali me t‘u njoftuar pėr tragjedinė qė shkaktoi i vėllai dhe vrasjen e tij nga policia. Sė bashku me tė ėmėn, Fatimen, dhe tė
motrėn, Mahmude, ata janė drejtuar, njė ditė mė parė, nė derėn e Fejzove nė Rexhio Emilia tė Italisė. Kanė pirė kafen e ngushėllimit dhe derėn e kanė gjetur tė hapur. Klithma e dalė nga zemra e nėnės sė tyre nė Sukth tė Ri pėr tė ruajtur gjakftohtėsinė ka mbėrritur pėrtej Adriatikut. Dy vėllezėrit e viktimave, Valmiri, ose Mikja, siē e thėrrasin tė gjithė, dhe Nertili i kanė pritur nė shtėpi krushkėn dhe kunatin e kunatėn e motrės sė vrarė nga dhėndri, duke diskutuar mbi vakinė qė u ngjau. Derėn e kanė gjetur tė hapur, pavarėsisht se autori qė mbolli vdekjen e rėndė nė familjen e Demēellėve ishte
pikėrisht gjaku i tyre. Kafja e pajtimit ėshtė pirė nė Rexhio Emilia, po jo nė Sukth, ku Ēlirim Fejzo ka vetėm njė motėr, Gjyle Bibėn. Nė traditėn shqiptare, njė motėr qė ka shkuar nė derėn e burrit nuk mund tė ndėrmarrė hapa nė drejtim tė krushqisė sė tė vėllait. Tė paktėn kėshtu e argumenton Gjylja, qė banon vetėm disa dhjetėra metra larg shtėpisė sė Dituri Demēellit, gruas qė iu vranė dy fėmijė nė ditėn qė festonte 55-vjetorin e lindjes. Ngushėllimi pėr tė ėshtė bėrė nga vėllai, Luli, i ardhur nga Amerika e largėt. "Ne e kemi bėrė hapin e pajtimit. Vėllai bashkė me nėnėn dhe motrėn qė kemi nė Itali kanė shkuar pėr ngushėllim te Mikja, vėllai i nuses", thotė ajo, duke e quajtur tė mbyllur historinė e pirjes sė kafes. Ndėrsa nė fshat tė gjithė hedhin dyshime mbi rrjedhėn qė do tė marrė reagimi i vėllezėrve Demēelli pėr humbjen e madhe, kafja e pirė nė Itali, si dhe apeli i Diturisė dy ditė mė parė, tė paktėn publikisht ka shuar ēdo hamendje pėr njė hakmarrje qė ngelet e hapur. Demēellėt kanė ruajtur gjakftohtėsinė edhe nė njė ngjarje qė i kapėrcen kufijtė e tė pranueshmes. Janė mbyllur nė fatkeqėsinė e tyre dhe shohin drejt njė realiteti qė nuk e kapėrcen pragun e jetėve tė tyre. "Askush nuk do tė cenohet prej tyre. Ata gjithnjė kanė parė hallet e tyre, jetėn e tyre", thotė njė nga fqinjėt e Diturisė, duke theksuar se ndoshta nuk do tė ketė pajtim me zemėr, po pėr hir tė dy mbesave, Tisės dhe Vjolės, marrėdhėnia mes dy krushqive tė ndara nga plumbat do tė vazhdojė. "Mund tė falin, por askush nuk mund ta harrojė njė tragjedi tė madhe", ndėrhyn njė banor i Sukthit, qė ka ardhur pėr ngushėllim. Ditėt nė Sukth tė Ri e kanė humbur nocionin e kohės, nėna dhe tė afėrmit presin mbėrritjen e trupave tė Vjosės dhe Arit, pėr t‘u dhėnė lamtumirėn e fundit, ndėrsa Gjylja thotė se ndoshta njė tjetėr kafe te Demēellėt do tė pihet kur e ėma tė vijė nė Shqipėri nga Italia bashkė me trupin e djalit tė saj. Do tė jetė kafja e dytė e pajtimit, ndoshta dhe mė e rėndė se e para, por gjithsesi dera pėr Fejzot thuhet se do tė jetė e hapur edhe nė kėtė rast.
Vėllezėrit e Vjosės nuk pranojnė marrjen e organeve
Shkėputja e aparaturave qė e mbanin nė jetė Vjosa Demēellin ėshtė bėrė me miratimin e vėllait tė madh. Mikja dhe Nertili, dy vėllezėrit e 37-vjeēares sė vrarė tri ditė mė parė, janė vėnė nė dijeni nga autoritetet e spitalit "Santa Maria Nuovo" tė Rexho Emilias dhe kanė shkuar aty pėr tė asistuar nė kėtė ndėrhyrje qė e shkėpuste nga kjo jetė. Menjėherė pas vrasjes, nėna e dy fėmijėve i ėshtė nėnshtruar njė operacioni tejet tė vėshtirė, ndėrsa mjekėt kishin pranuar qė nė fillim vdekjen klinike tė saj, duke pasur shpresa tė vakėta se ajo mund tė mbijetonte.
Vdekja e saj ėshtė pritur si njė vullnet i Zotit, ndonėse rezistenca e saj pėr mė shumė se 24 orė i kishte dhėnė shpresė nėnės. Vėllezėrit kanė rėnė dakord me kėtė vendim tė mjekėve dhe nuk e kanė kundėrshtuar atė, duke njohur situatėn e motrės. Ndėrkaq, sipas familjarėve, autoritetet e spitalit italian iu kanė kėrkuar vėllezėrve Demēelli nėse donin tė shpėtonin jetė njerėzore nė nevojė pėr tė dhuruar organet e paprekura tė Vjosės, njė kėrkesė normale kjo nė shtetin fqinj nė rastet kur ndodh ndonjė aksident, apo kur pacienti mund tė ketė organe tė paprekura. Ndėrsa 37-vjeēarja shqiptare, pėr shkak tė dėmtimit tė kafkės ėshtė mbajtur nė jetė nga pajisjet. Nė kėtė moment mund tė merren edhe organet qė mund tė pėrdoreshin pėr transplant pėr personat nė nevojė. Megjithėse e ka kuptuar rėndėsinė, Mikja ka marrė vendimin e tij dhe ka kėrkuar qė trupi i tė motrės tė mos prekej, pėr t‘u mbyllur i paprekur. Mbi ndjenjėn humane pėr tė ndihmuar dikė, ka fituar dhembshuria pėr motrėn e vrarė dhe nėnėn qė pret tė shohė pėr herė tė fundit trupin e saj. "Motra jonė ėshtė e vuajtur, prandaj na kuptoni", kėshtu mėsohet tė ketė argumentuar Mikja, ndėrsa ka refuzuar tė dhurojė organet e Vjosa Demēellit pėr transplant. Autoritetet italiane janė pajtuar me vendimin e tij, ndonėse dhurimi konsiderohet si njė vepėr dashurie, hezitimi dhe refuzimi i vėllait tė Vjosės ėshtė mirėkuptuar.
Flet Gjyle Biba, e motra e Ēlirim Fejzos.
"Im vėlla vrau, pasi u mėrzit nga sjellja e tė shoqes"
Nė shtėpinė e Diturisė ėshtė ēelur morti prej dy ditėsh dhe hyrje-daljet e njerėzve janė tė shumta, ndėrsa nė shtėpinė e
motrės sė Ēlirimit, e vetmja familjare e tij nė Sukth, ka rėnė qetėsia. Nė derė shfaqet vetėm Gjylja, sė bashku me dy vajzat e
saj. Tė treja janė nė zi, gjė qė transmetohet nėpėrmjet rrobave tė veshura. Pėr to, vrasjet qė bėri Ēlirimi 40-vjeēar ishin pasojė e sjelljes sė tė shoqes, Vjosės, me tė cilėn ai donte tė bashkohej, sipas tyre, po pa rezultat. Ndėrsa akuzojnė Vjosėn, sjellin fragmente nga jeta e tė vėllait dhe dajės qė dėshmojnė pėrkujdesjen dhe dashurinė e tij ndaj vajzave, kujdestarinė e sė cilave Vjosa donte tė merrte. Ndėrkaq, nė shtėpinė e Demēellėve, vdekja e Vjosės e ka tronditur fort tė ėmėn, qė ende
shpresonte te mrekullia. Lajmin ia ka dhėnė nė telefon i biri, Mikja: "Sa ta marrėsh vesh nga tė tjerėt, po ta them unė. Vjosa na la. Bėhu e fortė". Tė pranishmit kanė parė sesi nėnės i ka rėnė tė fikėt nga mandata e dhėnė nga i biri, ndonėse ishte pėrgatitur pėr tė. I vetmi merak i Diturisė ėshtė pjesėmarrja e mbesave tė saj nė varrimin e nėnės sė tyre. Vajza e madhe ėshtė me gjyshen nė Itali dhe njė natė mė parė ka folur nė telefon me hallėn e saj, Gjylen, po jo me gjyshen nga e ėma. Kėto ditė pritet qė trupat e viktimave tė mbėrrijnė nė vendlindje, ku dhe do tė prehen.
Gazeta Shqip
Jeta ime, mban emrin e saj..
Krijoni Kontakt