Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 46
  1. #21
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Nje postim interesant mora nga nje forum maqedonas:

    Тoshe dhe numri 26

    • Lindur 25.01 » 25 + 1 = 26

    • (Т) (О) (Sh) (Е) - (23-shkronje) (19-shkronje) (31-shkronje) (7-shkronje) » 2 + 3 + 1 + 9 + 3 + 1 + 7 = 26 ( behet fjale per alfabetin cirilik)

    • Karieren e filloi me 1997 » 1 + 9 + 9 + 7 = 26

    • Humbi jeten 16.10 » 16 + 10 = 26

    • Ne ora 06:20 » 6 + 20 = 26

    • Vdiq ne moshen 26 vjecare

    • Тoshe(26 vjet ), menaxherja Liljana (49), shoferi Gjorgji (32) » 2 + 6 + 4 + 9 + 3 + 2 = 26 ( keta se bashku kane qene ne veture )

    • Sipas numerologjise se lashte hebraike ( Gematria) 26 simbolizon Zotin.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e ani-d
    Anëtarësuar
    18-11-2006
    Postime
    208
    Omg..sa keq po me vjen, cfare tmerri

    Ngushellimet e mia

  3. #23
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga Cimo Lexo Postimin
    Nje postim interesant mora nga nje forum maqedonas:

    Тoshe dhe numri 26

    • Lindur 25.01 » 25 + 1 = 26

    • (Т) (О) (Sh) (Е) - (23-shkronje) (19-shkronje) (31-shkronje) (7-shkronje) » 2 + 3 + 1 + 9 + 3 + 1 + 7 = 26 ( behet fjale per alfabetin cirilik)

    • Karieren e filloi me 1997 » 1 + 9 + 9 + 7 = 26

    • Humbi jeten 16.10 » 16 + 10 = 26

    • Ne ora 06:20 » 6 + 20 = 26

    • Vdiq ne moshen 26 vjecare

    • Тoshe(26 vjet ), menaxherja Liljana (49), shoferi Gjorgji (32) » 2 + 6 + 4 + 9 + 3 + 2 = 26 ( keta se bashku kane qene ne veture )

    • Sipas numerologjise se lashte hebraike ( Gematria) 26 simbolizon Zotin.

    Dmth ky paska qene Zoti?
    Life's too short to remove USB safely.

  4. #24
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anëtarësuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    Citim Postuar më parë nga Cimo Lexo Postimin
    Nje postim interesant mora nga nje forum maqedonas:

    Тoshe dhe numri 26

    • Lindur 25.01 » 25 + 1 = 26

    • (Т) (О) (Sh) (Е) - (23-shkronje) (19-shkronje) (31-shkronje) (7-shkronje) » 2 + 3 + 1 + 9 + 3 + 1 + 7 = 26 ( behet fjale per alfabetin cirilik)

    • Karieren e filloi me 1997 » 1 + 9 + 9 + 7 = 26

    • Humbi jeten 16.10 » 16 + 10 = 26

    • Ne ora 06:20 » 6 + 20 = 26

    • Vdiq ne moshen 26 vjecare

    • Тoshe(26 vjet ), menaxherja Liljana (49), shoferi Gjorgji (32) » 2 + 6 + 4 + 9 + 3 + 2 = 26 ( keta se bashku kane qene ne veture )

    • Sipas numerologjise se lashte hebraike ( Gematria) 26 simbolizon Zotin.
    na ke myt krejt ti e paske mendjen e femijut

  5. #25
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga dodoni Lexo Postimin
    U cudita kur e pashe edhe ne ALSAT kete lajm, bile ja kishin kushtuar te pakten nje minute ketij lajmi.

    Te na thote populli, O Zot jep mend aty ku ska.

    Edhe kur vdiq Faruk Begolli, mediat Serbe ia kushtuan ca minuta. Enver Petrovci ende ftohet nga regjisoret serbe per te luajtur ne filma te ndryshem. Nje vit para se te vdiqte Faruk Begolli dha nje interviste te gjate "Evropes se lire" ne gjuhen serbe.


    Sa patrioti ne kete forum.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  6. #26
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Fjalet tjera perveq lajmerimit per nje aksident te rende trafiku, jane te kota.

    Nuk ma morri mendja se do behet kaq diskutim per nje kengetar sllavo -shkavell, kur dihet se ai asnjehere nuk i perfilli shqiptaret dhe as nuk i permendi dikund si fqinje te tij.

    Ne dreq ju pasha !
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  7. #27
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga bOndi_oo7 Lexo Postimin
    Fjalet tjera perveq lajmerimit per nje aksident te rende trafiku, jane te kota.

    Nuk ma morri mendja se do behet kaq diskutim per nje kengetar sllavo -shkavell, kur dihet se ai asnjehere nuk i perfilli shqiptaret dhe as nuk i permendi dikund si fqinje te tij.

    Ne dreq ju pasha !
    Ne dreq mund te dergosh veten tende dhe te te themi rruga e mbare deri atje.

    Ka qene vllah ( po edhe te ishte sllavo-shkavell e njejta do shkruhej e thuhej per te ), e dyta..
    si u be neve shqiptareve cdohere duhet te na perfille dikush po ne te ja dim per nder...Ai nuk ka qene as politikan, as biznismen as kriminel po ka qene thjeshte nje kengetar qe ne kenget e tije dhe emisionet ku ka mar pjese nuk kane pasur qofte edhe nje shkronje uretje bile bile humaniteti i tije ka prek edhe femije shqiptar sa mora vesh plus nese je taliban ja te tregoj se ka shtruar edhe iftare gjate muajit te Ramazanit.

    Ajo cka dua te them eshte cinizmi dhe naiviteti i pafund i egersires se ashtuquajtur shqiptare qe ju e shperndani e qe shpeshhere me ben te mos e ndjej veten ne kete kombesi.

  8. #28
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Vertete eshte per te ardhur keq kur lexoj disa komente te disa "patriotave" ketu.
    Ca dini ju se s'ka be ai per shqipetaret? Mos harroni se edhe ne Maqedoni ka shqipetar ka be shum koncerte humanitare per femijet jetim dhe per shkollat dmth dhe aty ka pas shqipetar.
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Postime
    90
    Ditë zie për këngëtarin Proevski

    Nazim Rashidi
    BBC, Shkup

    Në Maqedoni të mërkurën është ditë zie pas vdekjes së këngëtarit më të njohur dhe me të dashur të vendit, Toshe Proevski.
    Vdekja e tij e papritur të martën në Kroaci në një aksident automobilistik, ka tronditur vendin.

    Lajmi për vdekjen e këngëtarit, që konsiderohej nga kritika në rajon si Elvis Presley i Ballkanit, bëri që të martën të ndërpritej puna në institucionet e vendit, duke përfshirë dhe parlamentin e qeverinë.

    Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin qendror në Shkup dhe ndezën qirinj.

    Televizionet dhe radiot kanë transmetuar vazhdimisht vetëm këngët e tij.

    Ndjenja e humbjes për këngëtarit që mbizotëron në vend, ngjan me atë që shkaktoi vdekja e ish-presidentit Boris Trajkovski para disa vjetësh.

    Burim frymëzimi

    Proevski vetëm para disa javësh në Shkup zhvilloi një koncert që theu rekordet për numrin e pjesëmarrësve.

    Në koncert këndoi dhe një prej bashkëpunëtorëve të tij, këngëtari shqiptar Adrian Gaxha.

    "Për mua Toshe ka qënë inspirim i madh. Jo vetëm për mua, por edhe për këngëtarët e Ballkanit. Kjo është një tragjedi e madhe," tha ai.

    "Unë nuk do ta harroj kurrë. Shpirti i tij do të jetë afër meje. Këngët e tij do të jetojnë shumë vite. Deri sa janë këngët e tij edhe ai do të jetë çdo herë afër nesh".

    Yll në ngjitje

    Toshe Proevski e filloi karierën që i vogël, para rreth dhjetë vjetësh sundoi skenën muzikore në Maqedoni dhe u bë një Pop star në mbarë Ballkanin.

    Ai ka fituar disa festivale në vendet e ndryshme të rajonit.

    Në vitin 2004 ishte përfaqësuesi i Maqedonisë në Festivalin Evropian të Këngës.

    Në Kroaci udhëtonte për të regjistruar anglisht një nga hitet e tij.

    Kariera e tij ndërkombëtare sapo kishte filluar.

    Mësues i tij ka qënë mësuesi i tenorit të njohur Luciano Pavaroiti, ndërkohë që ka regjistruar dhe një duet me këngëtaren italiana Giana Nannini.

    Ambasador i UNICEF-it

    Porveç vlerësimeve për vokalin e tij, Proevski do të mabahet mend edhe për veprat e bamirësisë.

    Ai solli në Maqedoni praktikën e koncerteve humanitare. Për këtë ishte dhe ambasador rajonal i UNICEF-it.

    Gazetarja Anita Latifi përshkruan këtë dimension të artistit maqedonas:

    "Toshe Proevski ishte padyshim ylli më i madh i këtyre trojeve. Ai ishte dhe një nga personat më humanë në këto vise. Ai nuk bëri ndarje... Ai krijonte për të gjithë, mundohej t'u ndihmonte të gjithëve".

    Funeral shtetëror

    Trupi i pajetë Toshe Proevskit mbërriti të martën në mbrëmje nga Kroacia me helikopter.

    Ai do të varroset të mërkurën me nderimet më të mëdha shtetërore në qytetin e lindjes, në Krusheve.

    Vdekja e tij, në Maqedoni konsiderohet si shuarja e një ylli të madh.

    Për shumë tani, ngushëllim është fakti që Toshe Proevski do të mbesë një legjendë muzikore.

    http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2...proevski.shtml

  10. #30
    .. Maska e km92
    Anëtarësuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovë
    Postime
    4,210
    Edhe pse ka qene maqedonas, vertet ka qene nje kengetar i mire..

    Ngushellime familjes

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sllavomaqedonizimi i historisë shqiptare
    Nga Artti në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-06-2012, 17:46
  2. Tifozët rusë dhe maqedonas: "Dhoma gazi për shqiptarët"!
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:03
  3. “MAVI” grisi flamujt maqedonas
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-11-2005, 18:19
  4. Në Shqipëri ndodhen 300000 Maqedonas !!!
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 08:59
  5. Maqedonasit thonë se Skënderbeu ishte Maqedonas!
    Nga Faik në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 08-10-2003, 06:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •