T'i bėjmė disa vėshtrime me rastin e pėrcjelljes sė Ramazanit, lusim
All-llahun qė tė na bėjė dobi me tė.
Vėshtrimi i parė:
C'fituam prej Ramazanit?
Ah, e pėrcollėm Ramazanin e ndershėm, me ditėt e tij tė bukura dhe netėt e
mrekullueshme. Ah, e pėrcollėm muajin e Kur'anit, tė devotshmėrisė,
durimit, xhihadit, mėshirės, faljes, shpėtimit prej zjarri, etj. ( Gjėrat e
lartėpėrmendura nuk janė tė posaēme vetėm pėr Ramazan por nė tė gjitha
ditėt dhe kohėt arrihet mėshira dhe falja e All-llahut nė tė gjitha kohėt
duhet tė kėrkohet takvallėku dhe tė furnizohet muslimani me dukatėn Islame.
Qėllimi pėr atė qė pėrmendėm ėshtė se nė kėtė muaj shumfishohen sevapet,
shtohen tė mirat dhe ibadetet.)
A e fituam takvallėkun (devotshmėrinė), dhe a e mbaruam shkollėn e
Ramazanit me diplomėn e tė devotshmėve?!
A i edukuam vetvetet gjat Ramazanit nė xhihad me tė gjitha llojet e tij?! A
i luftuam vetvetet dhe epshet tona apo na fituan shprehitė e kėqija dhe
pasimet e verbėrta e tė kėqija?! A nxituam nė ato punė tė cilat janė shkaqe
tė rahmetit, tė faljes dhe shpėtimit prej zjarri. A vepruam A vepruam A
vepruam ?!
Pyetje tė shumta dhe tė rėndėsishme. Ia parashton vetvetes ēdo musliman i
sinqertė. E pyet veten e tij dhe pėrgjigjet me sinqeritet:
Cka fitova prej Ramazanit?
Vėrtetė ai ėshtė shkollė e besimit, stacion i shpirtit pėr furnizimin e tij
gjatė tėrė vitit dhe pėr ngritjen e ideve dhe qėllimeve pėr jetėn e
mėtejshme.
Kur do tė pranojė kėshillėn, do tė ketė dobi dhe do tė ndryshohet apo ta
ndryshoje jetėn e tij ai i cili nuk e bėn kėtė nė muajin Ramazan?!
Me tė vėrtėtė ai ėshtė shkollė pėr pėrmisim, pėrmisojmė nė tė veprat tona,
sjelljet, adetet dhe moralet qė janė nė kundėrshtim me ligjin e All-llahut
[ subhanehu ve teala ] Thotė All-llahu [ subhanehu ve teala ]: "Vėrtetė,
All-llahu nuk e ndryshon gjendjen e njė populli pėr derisa ata nuk e
ndryshojnė vetverten" (Err-Rrad, 11)
Vėshtrimi i dytė:
Mos e humbni mundin tuaj
Nėse je prej atyre qė pėrfituan prej Ramazanit i fitove cilėsitė e tė
devotshmėve, e agjėrove si duhet, je falur me sinqeritet dhe i ke luftuar
dėshirat tua epshore, falėnderoje All-llahun dhe lute atė qė tė tė
pėrforcojė nė kėtė rrugė derisa tė tė takojė vdekja. Kujdes qė mos ta
humbish atė qė ke fituar gjatė kėtij muajit. Si ta merr mendja nėse njė
grua do ta tirrte njė shllung lesh e pastaj prej tij tė bėn ndonjė fanellė
apo diēka tjetėr, e pasi tė mbaron i pėlqen shumė ajo fanellė dhe fillon qė
ta prishė atė fije-fije. Cdo tė thonin njerėzit pėr tė?!!
Kjo ėshtė e njėjtė me atė i cili iu kthehet mėkateve dhe punėve tė kėqija e
largohet prej ibadeteve dhe punėve tė mira pas Ramazanit pasi qė tė
begatohet me begatitė e ibadeteve dhe kėnaqėsinė e shpėtimit kthehet nė
gropėn e mėkateve dhe punėve tė kėqija!! Sa njerėz tė keqinj janė ata tė
cilėt All-llahun [ subhanehu ve teala ] e njohin vetėm me Ramazan.
Tė dashur:
Humbja e asaj qė u fitua nė Ramazan mund tė shihet nė disa aspekte e nuk
janė vetėm ato:
1. Atė qė shohim nėpėr xhamia, edhe atė prej ditės sė parė tė Bajramit. Nė
Ramazan xhamiat ishin pėrplot me xhemat, tė mbledhur pėr tė falur namazin e
teravisė, qė ėshtė sunnet, ndėrsa tani nė pes namazet e ditės qė janė farz
nuk shohim xhemat pėrveē se pak.
2. Me kėngė dhe muzikė zbuluarja e gruas dhe pėrzierja e saj me burra tė
huaj, lėnia e leximit tė literaturės islame etj.
3. Vajtja nė vende tė kėqia pėr tė bėrė mėkate.
Kėshtu nuk bėhet falėnderimi i tė mirave kėshtu nuk pėrfundohet ky muaj dhe
nuk falėnderohet All-llahu pėr atė se na ka mundėsuar tė falemi dhe
agjėrojmė kjo nuk ėshtė shenjė se All-llahu t'i ka bėrė kabull veprat tua
(t'i ka pranuar), por kjo ėshtė mohim i begative dhe mosfalėnderim pėr to.
Kjo ėshtė shenjė e mospranimit tė veprave, All-llahu na ruajtė. Agjėruesi
me tė vėrtetė gėzohet ditėn e Bajramit. E falėnderon All-llahun se ia
mundėsoi ta plotėson agjėrimin. Por prapseprap ai qan nga frika se ndoshta
All-llahu nuk ia ka pranuar agjėrimin. Nga gjeneratat e para tona pas
Ramazanit kishte qė qanin gjashtė muaj, duke e lutur All-llahun qė t'ua
pranonė veprat e tyre!
Prej shenjave tė pranimit tė veprave ėshtė ta shohish muslimanin nė gjendje
mė tė mirė se sa ka qenė mė parė, ta shohish duke nxituar drejt veprave tė
mira. Thotė All-llahu [ subhanehu ve teala ]: "Pėrkujtoni, kur Zoti juaj
njoftoi bindshėm: nėse falėnderoni do t'ua shtojė tė mirat " (Ibrahim, 7).
Shtimi nė tė mira ka pėr qėllim shtimin konkret dhe abstraktė d.m.th.
shtimi i imanit dhe punėve tė mira sikur muslimani ta falėnderonte
All-llahun ashtu si meriton, do ta shihje duke shtuar tė mirat dhe ibadetet
dhe duke u larguar prej mėkateve. Falėnderim don tė thotė lėnie e mėkateve,
siē kanė thėnė gjeneratat e para tė muslimanėve.
Vėshtrimi i tretė:
"Dhe adhuroje Zotin tėnd deri sa tė arrijė vdekja"
Kėshtu duhet tė jetė muslimani, tė vazhdojė nė respektin e All-llahut, i
pėrqėndruar me sheriatin e Tij, i udhėzuar me fenė e Tij. Jo, atė nuk mund
ta huton askush, e tė adhuron All-llahun nė njė muaj e nė tjetrin jo, nė
ndonjė vend e nė tjetrin jo, me disa njerėz e me tė tjerė jo jo, jo dhe
njėmijė herė jo!! Por, e dinė se Zoti i Ramazanit ėshtė Zot edhe i muajve
tjerė, e dinė se Ai ėshtė Zot i tė gjitha kohėrave dhe vendeve kėshtuqė
drejtohet dhe pėrforcohet nė ligjin e All-llahut [ subhanehu ve teala ]
derisa tė takojė Zotin e tij tė kėnaqur me te. Thotė All-llahu [ subhanehu
ve teala ]: "E ti pėrqėndrohu ashtu si je i urdhėruar, e bashk me ty (o
Muhammed) edhe ata qė u penduan" (Hud, 112) dhe ka thėnė "Pra drejtohuni
Atij dhe kėrkoni falje prej tij" (Fussilet, 6) Pejgamberi [ sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem ] ka thėnė: "Thuaj besova, e pastaj pėrqėndro"
(Transmeton Muslimi)
Nėse ka mbaruar agjėrimi i Ramazanit kemi edhe agjėrim vullnetar, sikurse:
gjashtė ditėt e muajit Shevval, ēdo e hėnė dhe e enjte, ditėt e bardha,
dita e ashures, e arafatit, etj. Nėse ka mbaruar namazi i teravisė, namaz
nate mund tė falish ēdo natė. Thotė All-llahu [subhanehu ve teala]: "E ata
flenin vetėm njė pjesė tė shkurtėr tė natės" (Dharrijat, 17)
Nėse ka mbaruar sadakatul-fitri, mund tė japish zekatin vjetor qė e ke
obligim, pastaj ke edhe vende tjera ku mund tė inkuadrohesh me dhėnien e
sadakasė (lėmoshės).
Leximi i Kur'anit nuk ėshtė i veēantė vetėm pėr Ramazan, por ai duhet tė
lexohet gjatė tėrė vitit.
Ja kėshtu veprat e mira mund tė kryhen nė ēdo kohė. Mundohu, o vėlla nė
ibadete e ki kujdes prej tė kotės dhe pėrtacėsisė. Nėse nuk i vepron gjėrat
vullnetare, dije mirė se lėnia e farzeve nuk tė lejohet asnjėherė, sikurse
pesė namazet e ditės etj.
Kujdes, mos tė biesh nė harame qoftė ajo fjalė, punė, shikim nė tė apo
ndėgjim i tij. Kujdesuni, kujdesuni qė tė pėrqėndroheni dhe tė pėrfėrcoheni
nė fe gjatė tėrė kohės. Ti nuk e din se kur tė vjen meleku i vdekjes. Kij
kujdes mos tė tė gjejė nė mėkate. O Zot, o Ndryshuesi i zemrave, na i
pėrforco zemrat tona nė fenė tėnde.
Amin.
Krijoni Kontakt