Close
Faqja 6 prej 107 FillimFillim ... 456781656106 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 1068
  1. #51
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anëtarësuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Keto foto i bera vet ate dite , ne internet ende skam gjetur te jen publikuar te tjera , po pat do ti postoj tek kjo teme
    Dmth paske qene ne proteste, po cili je ti ?
    • The rest is silence.


  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Ali Pasha
    Anëtarësuar
    05-10-2006
    Postime
    93
    Athua me te vertet qellimi i tubimit ishte pavaresia e Kosoves???
    Shpresoj te jete ashtu, por me pengon kur ne faqen zyrtare te organizatorit, pernjehere shkrim thumbites kunder "kundershtareve", ku ne mes rreshtash kupton se nje nder qellimet e protestes eshte tregimi i "forces se madhe" te kesaj partie, dhe frikesimi i partise tjeter nga ky tubim me i madh se ai i Gazimestanit te 89-tes (pa keqkuptime , per thelbin e tubimeve, nuk e bej ate krahasim, por vetem ne aspekt te pompozitetit ne kuantitet).
    Ndersa INFOte nga terreni tregojne edhe dicka tjeter.
    Perseri mbjellja e frikes te popullata e shkrete,... kush nuk eshte me ne eshte kunder nesh!!!
    USHT-te 5min ne 14.00, urdheron te gjithe te lene vendet e punes, e ne 14.00 bile as rryme ne hapesirat e saj. Ne qytet(perfshire ketu edhe "Kompleksin e ri") vjen urdheri per mbylljen e dyqaneve, e kush nuk i bindet urdherit, paramendoni, i fotografohet "dyqani", ndersa nuk vonojne shume as inspektoret per te bere presion!
    E pikerisht per kete presion qe ua ben qytetareve te thjeshte, nuk kam per ta permbajtur kurre nje parti te tille, derisa nuk i ndryshon metodologjite e veprimit. A sinqerisht besoja se gjate rimarrjes se pushtetit ne kete vit, do te ndryshoje dicka nga funksionimi dhe strukturat, sepse jane pikerisht keto defekte, qe e cojne gjithnje ne humbje kete parti, gjate cdo zgjedhjeje vendore apo parlamentare, e jo "forca" dhe "kapaciteti" i partise rivale.
    Ne vazhdim teksti frymezues i tubimit, dhe gjykoni vet "mastrubimin mental" te autorit...


    RELAX”
    “KUSH NDAHET NGA VERTIKTI I POPULLIT E HA UJKU”


    Tubimi i ditës së premte, i organizuar nga PDSH-ja, shpartalloj përfundimisht planet djallzore të “integristëve” dhe tutorrëve të tyre. Nga ana tjetër shqiptarët treguan se nuk ka forcë që i ndalon në mbështetje të pavarësisë së Kosovës dhe Maqedonisë në Nato. Po cfarë ndodhi në selinë e BDI-së, në momentin kur Tetova u mbi populluan me qytetare nga të gjitha hapësirat ku frymojnë shqiptaret?Si e pritën drejtuesit kryesore të BDI-së tubimin? Cfarë i ngjau udhëheqjes dhe si dolën më konkluzionin se duhet vazhduar propaganda kundër motos së tubimit. Pavarësisht se gjumëcka që vijon mund të përceptohet në vija imagjinare, megjithatë thelbi është goditës.

    E premte; Ora 15.40- Shefi i propagandes së BDI-së: Allo, allo, alloooooooooooooo, toni i larte hyn nga vrima e çelsit dhe shpërthen ne daullen e veshit te udhëheqësit (Ahmeti). Ky i fundit rrëmbimthi e hap derën. Pse bërtet? Cka asht puna!


    Shefi i propagandes. Eh, bre udhëheqës i kam leshue vezhguesit ne terren, por zani i tyne asht tret ne lumin e madh te shqiptarëve që janë tubuar për pavarësinë e Kosovës.




    Udhëheqësi i BDI-së: Si, sa, ç’ka, veshgues, lum, pavaresi, tubuar, shume, sa shume, allo, ku janë, nga janë, njërëz, shqiptare…. Shef, o shef a je mirë, cka po flet….ejjjjjjjjjjjjjjjjjjj, oborratar, ujë, shpejt ujë, , udhëheqësi po luan nga mend e kresë… Rrëmujë nëpër shkallë, vrapojnë lart e poshtë e majtas djathtas. Hidhni ujë,….thirrni psikologen


    Psikologia: Shef a je ma mirë, hapi sytë, sa gishta kam në dorën e majtë….

    Udhëheqësi: E dalloj dostin tim Cervenkovskin, asht gishti tregues i ngjarjeve të Gostivarit


    Psikologia: Po në pëllëmbën e dorës së djathtë, cfarë shikon dhe sa gishta kam?

    Udhëheqësi: Shoh sheshin qëndror të Tetovës, nuk i numëroj gishtat, janë më mijëra shqiptarë. Oh, ku po shkojnë ata, folni, follllllllliiiiiiii, ku po shkojnë, sa fohtë bën, kam ftohtë, sa ftohtë sot…


    Psikologia: Shef, qetësou, nuk kanë punë me ne. Ata janë tubuar në qendër të Tetovës. “Kosova e pavarur, Maqedonia në Nato”.




    Udhëheqësi: Pushoni se më cmendet krejt, nuk dua me degjue asnjë fjalë…heshtje e plotë. Sahati ku asht sahati sa ka shkrue ora

    Mëkëmbësi: Shef, sahati asht tu u afrue 3.45 minuta, a të vikas fort alloooo se vëzhguesit në shesh nuk munden me ndëgjue…

    Udhëheqësi: Më jepni pambuk se due me i mbyll veshet, e pastaj ulurini deri të kupë të qiellit


    Shefi i propagandës: Allo, alllo, a më dëgjoni, marrje, allooooooooooo…

    Vëzhguesi: Allo, po dëgjohem më vështërsi, asht mbledh gjithë shqiptaria, i dalloj nga të gjitha hyrjet e qytetit, me mijëra qytetarë që janë drejtuar kah qendra….

    Shefi i Propagandës: Fshin djersët dhe urdheron që sa më shpejt të vijë njëri vëzhgues dhe të raportojnë para udhëheqësit në selinë e partisë.

    Ora 16.00- Heshtje para selisë së BDI-së : Hapen portat, po vjen “maratonomaku”, ka habere për udhëheqësin….

    “Maratonomaku”: Ujë, dua ujë…

    Shefi i propagandës: Pse u vonove bre, duam informacione të freskët. Fol, se ujë ska, a nuk e din se kemi vendos orar për gjithë qytetin

    “Maratonomaku”: Jam lodh bre, dilni dhe shiqoni sa qytetarë janë mledh ne qëndër të Tetovës…ndërhyn shefi I propagandës, ule zërin, se mos na dëgjon udhëheqësi dhe bie të fikët..

    Udhëheqësi: Kush asht, a erdhi “maratonomaku”. Psikologia e cila qëndron tek koka e udhëheqësit, përgjigjet me zë të vakët..po, po shef, ka ardh, po raporton. E cka po thotë, ia prêt Udhëheqësi….. nuk, nuk po e di bre shef dhe ul kokën duke u fiksuar në një pikë amorfe në dysheme.

    Udhëheqësi: Plasa, kam vapë, largohuni se ma zytë frymarrjen, e drejton dorën kah maratonomaku, eja bre gjale dhe më kallzo si asht puna…Maratonomaku duke marrë fymë thellë bëlbëzon, sheshi është përplot me qytetare, me thanë të drejtën o shef, kurrë nuk kam pa aq shumë shqiptare ne shesh...


    Udhëheqësi: Po Thaçi a foli, cfarë tha për mue? As ty, or shef, as ne që vijmë pas teje nuk na bëri hesap. Nuk na kishte shti në listë fare. Kishte cështje me të rëndësishme, kryetari i PDSH-së.




    Bie telefoni. Allo jam kasketa, si asht puna atje në Tetovë, po me thonë se jam mbledh 30 a 40 mijë veta. Psikologia, mos e ço zanin se e kam shefin afër…. Ndërhyn shefi i porpagandës: Shef, cfarë të bajmë…

    Udhëheqësi i drejtohet zëdhënëses : Thirrni kryesinë e partisë, duhet me e pa këtë punë dhe me vendos cfarë më ba, dhe si më hedh baltë ndaj tubimit. Zëdhënesja: Alo, x, y, z……. urgjent në parti, shefi ka dhanë urdhën për me mbajt mbledhje…

    Bie muzgu: Para selisë së BDI-së parkohen makinat, drejt portes kryesore turren anëtarët e kryesisë, mbedhja duhet te vazhdojë urgjent… të gjithë në sallë. Hyn udhëheqësi; I skuqur nga sytë, ndihet i lodhur dhe i dërmuar, pa ua hedhur vështrimin bashkëpunëtorëve të tij, u drejton pyetjen; hë, pse me mashtruet, a më thatë së tubimi ka me dështue. Ej, ti atje, ta dhashë mundësinë për të bërë punën e përgjegjësit të propagandës, anti pavarësi, dështove. Je i shkarkuar nga detyra. Ti tjetri a e more përsipër të pengosh me të gjitha mënyrat mospjesmarrjen e nxënësve, studentëve, anëtarëve partiake, dështove. Edhe ti shkarkohesh nga detyra. Ti atje nga fundi, a me premtove se do të zhdukësh nga faqja e dheut të gjitha pankartat që ishin vendosur ne lagjet dhe në hapësirat e qytetit. Dështove. Nuk të japin asnjë shpërblim. Ju këshilltarët po ju jap paralajmërimin e fundit për përjashtim. Me keni poshtërue me këshillat. Këshilltari kryesor: Shef, ne vetëm kemi miratue dhe nuk kemi këshillue, ke harruen. Ju shef vetë na the se duhet me dale me thanë se mitingu është për interesa partie të PDSH-së. A the se ne nuk jemi OJQ. A the se kujt do i drejtohet PDSH-ja në tubim……


    Udhëheqëheqësi. Pusho, se nuk dua me ta dëgjue zanin. Sërish fjalën e ka udhëheqësi: Pa me thoni ju mue, cka me ba tash e. Folni. Ku të shkojmë tash, cfarë tu themi njerëzve. Folni. Si mundet tash ta zhvillojmë propagandën, si mundet tash për me u justifikue, si mundet tash për me I sha ata të PDSH-së, si mundet për me e mbulue turpin tonë. Folniiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii….

    Nga salla dëgjohet një zë i ngjashëm më papagallin. Shef, e kam një ide. Fol po du me e dëgjue, ani se nuk kam fort besim.“Papagalli”; Mendoj se duhet me i kopjue ata të PDSH-së, kam menduar gjithë këto ditë si me imitue ata rubrikën “Relax”. Por, kam një tjetër hall. E para të imitosh del qesharak para lexuesve. E dyta të kopjosh, do të thotë se jemi nxënës të këqinj dhe injorante. Dhe më kryesorja nuk dimë se ku të kapemi….

    Stafi i ngrushte i udhëheqësit, mblidhet rreth tij dhe pëshpërisin skemën…

    Udhëheqësi: Atëhere vendosëm që të ngrihet një grup pune, të merret si model I gjithë historiati I BSSS-së, e gjithë literature e Josiv Bros Titos qe e kemi në biblotekën tonë dhe o burra, dilni me propagandë.

    Nga mezi i sallës ndihet një zë. Me falni shef, por me duket se po përsërisim gabimet. E cfarë lidhje ka Tito, Rusia, Putini në këtë histori. Unë kisha shumë dëshirë të dështonte tubimi. Por ama duhet me e pranue realitetin. Tubimi ishte I shkëlqyer, më mijëra e mijëra qytetare shqiptare u mblodhen në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, vetëm ne u futëm shtatë pash në tokë.

    “Papagallët”. Kryetar nuk na ka ngel rrugë tjetr, do imitojmë dhe do kopjojmë modelet e Rubrikës “Relaks” që është ekskluzivitet I PDSH-së. Ta provojmë, nuk e kemi për hërë të parë, për të vjedh jemi rekordmene.

    Shqetësimi: Disa anëtarë prezentë, ndihen të shqetësuar dhe e ngrenë zanin. Po behemi qesharake, po e turpërojmë vetën tonë edhe ma shumë, po ku asht lidhja bre burra. Si mundet me u tregue kaq budallej. Po e pranojmë idene e vjedhjes se vizionvet dhe projekteve të PDSH-së. Po e pranojmë edhe kopjimin e rubrikave të tyre, por në rastin e tubimit duhet me e mbyll gojën se nuk I kemi lanë vetes as sy e as faqe për të dalë në opinionin.

    Reformatori: O shef a e din atë meselenë se kush ndahet nga” tufa e ha ujku”. Ne BDI-ja u ndamë me turp nga vertikti I popullit për Pavarësinë e Kosovës dhe Maqedoninë ne Nato. E, tash të hamë njani tjetrit para që të na mallokjnë 40 mijë shqiptarët e tubimit.


    Sekretaria: Shef, telefoni. Kush është ia kthen udhëheqësi. Presidenti ashtu o shef. Allo, po unë jam dost. Si, eeeeeee, po e mbaj një takim urgjent në parti.

    Presidenti: Dështove prap, mos u mburr herët e tjera, shqiptarët nuk i ke në kontroll…., ata na sfiduan edhe mua edhe ty… Thaçi na e bëri 8 me 2, na e futi sa krahu…


    Udhëheqësi: O bre, dost, a mundet me u takue sonte e ta kallim nga një cigare, se tym nga koka po me del…

    Presidenti: OK, por duhet me e dit se janë zëmerue shumë miqtë dhe aleatët tanë, lajmi ka marrë dhënë se shqiptarët e Maqedonisë janë mbledh tok në qendër të Tetovës dhe kanë rikonfirmuar fuqishëm pavarësinë e Kosovës, dua shpjegime, qartë.



    Udhëheqësi: Ani, ani e bisedojme kur ta kallin nga një cigare…

  3. #53
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Zombi Lexo Postimin
    Dmth paske qene ne proteste, po cili je ti ?
    LoL , Njeri prej 30 mijeve
    Sui generis

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Ali Pasha
    Anëtarësuar
    05-10-2006
    Postime
    93
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    or trejma..

    ceshtjet politike ne shqiperi e trojet shqiptare..trajtohen tek nen-forumi politikes e jo ketu..

    ne se doni te mbilleni ne guacken tuaj ketu rrini..
    E ti o trim, a nuk te mjafton rivaliteti me Llapin atje, e kerkon "rival" tjere edhe ketu. Po pikerisht sepse Ti dhe Llapi e "keni marre vijen e ujit" atje, jemi mbyll ne kete guacke ketu. Edhe sado kudo mundohemi te kemi respekt per mendimet dhe qendrimet e ndryshme nga ato tonat, edhe pse shpesh nuk na pelqejne.
    p.s. po te pergjigjem pak me shaka, dhe mos ma merr per te keq, po do ishte mire qe me te vertet te filloni te merrni parasysh dhe t'i aplikoni shembujt pozitiv te respektimit te qendrimeve qe jane kunderthenese me ato tuajat, qofte edhe nese behet fjale per Llapin (as ate e as ty nuk ju njoh, por me dukeni si kundershtare te rrepte, dhe shpesh e kaloni kufirin)
    Dhe kerkoj falje qe ky postim nuk ka te beje direkt me ndodhite ne Maqedoni, por thjesht nje sygjerim qellimmire per postuesin e lartpermendur

  5. #55
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shkupi dhe Athina, bisedime ne 1 nentor per emrin “Maqedoni”

    Maqedonia e mori emrin e saj kur shpalli pavarësinë nga Jugosllavia në vitin 1991. Ajo mban të njëjtin emër si edhe krahina në Greqinë veriore

    Greqia dhe Maqedoni do te zhvillojne javene ardhshme bisedime te reja lidhur me mosmarrveshjen e vjeter qe ka te beje me emrin Maqedoni. Sipas te derguarit te posacem te Kombeve te Bashkuara Metju Nimic shpreson qe bisedimet e reja te nje nentorit te cojne ne diskutime më intensive të cilat do të gjenin një zgjidhje të kënaqëshme për të dyja palët.

    Nimic tha se ai do të takohet me përfaqësuesit grekë dhe maqedonas në Nju Jork më 1 nëntor. Sipas tij, dy vendet kanë shfaqur një dëshirë të sinqertë për zgjidhjen e problemit. Që nga muaji maj nuk ka patur bisedime për këtë çështje.

    Maqedonia e mori emrin e saj kur shpalli pavarësinë nga Jugosllavia në vitin 1991. Ajo mban të njëjtin emër si edhe krahina në Greqinë veriore që është vendlindja e heroit të lashtësisë Aleksandri i Madh. Greqia thotë se përdorimi i këtij emri përbën një pretendim ndaj territorit të saj dhe ka kërcënuar se do të bllokojë anëtarësimin e mundshëm të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Europian.
    Sui generis

  6. #56
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kryetari i Struges dyshohet per shperdorime

    Sipas policise, kryetari i Struges ka lejuar qe bleres te objekteve shoqerore komunale te zgjedhur me ankand publik, shumen e pergjithshme ta paguajne pas skadimit te afatit ligjor

    Shkup- Kallezim penal per keqperdorim te detyres dhe autorizimeve zyrtare parashtroi sot policia kunder kryetarit te Struges, Ramiz Merko. Ai ngarkohet se gjate vitit 2006 dhe 2007 i ka keqperdorur autorizimet ne rastet e shitjes se pasurise shoqerore dhe furnizimeve publike. Sipas policise, kryetari i Struges ka lejuar qe bleres te objekteve shoqerore komunale te zgjedhur me ankand publik, shumen e pergjithshme ta paguajne pas skadimit te afatit ligjor.

    Kryetari i Struges dyshohet edhe per vendosjen e marreveshjes per furnizim te karburantit te lehte me nje ndermarrje qe ka dorezuar oferte me te pavolitshme ne tender. Kallezimet penale jane parashtruar edhe kunder dy te punesuarve ne Komunen e Struges dhe kunder pronarit te ndermarrjes Geopromer nga Struga, lajmeroi Ministria e Puneve te Brendshme. (Makfaks)
    Sui generis

  7. #57
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Moska dhe Shkupi, Takim per perforcimin e bashkepunimit ekonomik

    Marredheniet politike ndermjet Maqedonise dhe Rusise jane ne nivel te larte, por ende ekziston hapesire per intensifikimin e bashkepunimit ekonomik.

    Shkup- Ky eshte konstatimi nga takimi mes shefit te diplomacise se Maqedonise Antonio Milloshoski dhe zevendes-ministri i Puneve te Jashtme i Federates se Rusise Vlladimir Titov, sot ne Shkup. "Nje delegacion i larte i Maqedonise ne fillim te nentorit do te qendroje ne Moske ku do te nenshkruhet dokumenti final per borxhin e Kliringut. Kemi informata se ky borxh do te shfrytezohet maksimalisht, gjegjesisht ne investime ekonomike para se gjithash ne sektorin energjetik", tha Milloshoski.

    Sipas tij, kjo do ta perforcoje bashkepunimin e ndersjelle dhe do te kontribuoje qe te rriten potencialet e Maqedonise si nje vend ne te cilin kushtet per te investuar jane gjithnje e me te mira. Milloshoski dhe Titov biseduan edhe per çeshtjen kosovare, me ç'rast Moska zyrtare u angazhua "per nje zgjidhje te pranueshme nnga te dyja anet".

    "Veten zgjidhja e arritur me ane te negociatave me perqimin e te dyja paleve eshte e pranueshme per rajonin dhe mbare bashkesine e negociatave", deklaroi perfaqesuesi rus, duke shtuar se njohja unilaterale e Kosoves do te jete "solucioni me i keq". Sipas Milloshoskit, ende ekzistojne gjasa qe deri me 10 dhjetor te arrihet njefare kompromisi dhe afrim qendrimesh. "Maqedonia konsideron qe sa me shpejte arrihet zgjidhje perfundimtare, aq me mire do te jete per te dyja palet, ndersa kjo pozitivisht do te ndikoje edhe ne rajonin", theksoi Milloshoski. (Makfaks)
    Sui generis

  8. #58
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gruevski i propozon Cervenkovskit takime te vazhdueshme

    Kryeministri Nikolla Gruevski i ka propozuar kryetari Branko Cervenkovski qe te fillojne takime te vazhdueshme per çeshtje per te cilat duhet te vendosin ne menyre te ndersjelle.

    Shkup- "Jam i bindur se fillimi i realizimit te praktikes se ketille do te jape sinjal pozitiv ne funksionimin e sistemit politik, si dhe ne promovimin dhe mbrojtjen e interesave shteterore", behet e ditur ne letren qe kryeministri ia ka drejtuar kryetarit. Gruevski, siç lajmeroi sot Kabineti i tij, propozon qe takimet me Cervenkovskin te realizohen çdo te hene te pare ne muaj, duke filluar prej te henes se pare te muajit nentor. (Makfaks)
    Sui generis

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Vet e provokojn Greqijen, e pastaj qahen se po i bojn probleme, jan ka lypin...

  10. #60
    Perjashtuar Maska e >Lari<
    Anëtarësuar
    07-08-2007
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    21

Faqja 6 prej 107 FillimFillim ... 456781656106 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •