Close
Faqja 4 prej 107 FillimFillim ... 234561454104 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 1068
  1. #31
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    SHBA: Greqia te mos vendos veto per Maqedonine ne NATO

    Shtetet e Bashkuara te Amerikes (SHBA) serisht paralajmeruan Greqine qe te mos bllokoje anetaresimin e Maqedonise ne NATO, per shkak te dallimeve per emrin.

    Gazeta "Elefteros tipos" shkruan sot se kete paralajmerim ne menyre indirekte e theksoi ambasadori amerikan ne Greqi Daniell Spekhard. Ai te merkuren u drejtua para anetareve te Komisionit parlamentar per politike te jashtme te Senatit amerikan. Ambasadori Spekhard shprehu besimin se Qeveria greke nuk do te beje hap, i cili do ta destabilizonte rajonin. Sipas Spekhard, roli i Greqise eshte veçanarisht i rendesishem per shkak te faktit se Maqedonia deshiron te behet anetare e NATO-s thekson gazeta greke "Elefteros tipos". /Makfaks/
    Sui generis

  2. #32
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedoni, Mbi 30 mije protestues ne mbeshtetje te Kosoves

    Eshte mbajtur ne Maqedoni, mitingu me moton "Kosova e pavarur - Maqedonia në NATO”, organizuar nga partite shqiptare PDSH dhe PPD në sheshin kryesor në Tetovë Version multimedial i ketij lajmi

    Ora 17:25 Eshte mbajtur ne Maqedoni mitingu me moton "Kosova e pavarur - Maqedonia në NATO”, organizuar nga partite shqiptare PDSH dhe PPD në sheshin kryesor në Tetovë. Ne proteste moren pjese rreth 30 mije persona. Kreu I PDSH Menduh Thaci ka deklaruar se eshte e nevojshme një ‘PO’ e madhe për Kosovën dhe se protesta e sotme eshte kontribut per intergrimin e Maqedonise ne NATO dhe gjithashtu ne sherbim te pavaresise se Kosoves. Ky tubim eshte perkrahur nga nje sere shoqatash humanitare sic eshte ajo “Nene Tereza” nga Struga, lidhja e arsimtareve shqiptare te Kumanoves, shoqata e mjekeve, levizja Zgjohu dhe unionet e studenteve ne Tetove.

    Ora 09: 15 Do te mbahet sot ne qender të Tetovës, tubimi me moton “Kosova e pavarur, Maqedonia në NATO”. Perfaqesues te Partise Demokratike Shqiptare qe organizon kete tubim u shprehen se kane mbështetjen e organizatave të ndryshme joqeveritare, studentore dhe fetare.

    "Ndodhemi në momentet më kyçe, kur duhet të dëshmohet përkrahja e madhe gjithëpopullore që duhet t’i jepet pavarësisë së Kosovës dhe integrimit të Maqedonisë në NATO. Kjo do të dëshmohet pikërisht me praninë masive në sheshin e Tetovës", thane drejtues te PDSH.

    Kjo parti i ka bere thirrje gjithë opinionit, por edhe anëtarëve e simpatizantëve të partisë shqiptare në opozitë, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), që të përkrahin moton e tubimit përmes pranisë së tyre në sheshin e Tetovës, ndonëse BDI nuk e ka mbështetur zhvillimin e tij.
    Sui generis

  3. #33
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Foto nga tubimi i sotshem ne qender te Tetoves.


    Sui generis

  4. #34
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Sui generis

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    238
    Ishalla behet Kosova e pavarur sa me shpejt ajo eshte kryesorja, dhe ne mendimin tim tubime te tilla jan te mira kushdoqofte qe i organizon.

    Rnoft Kosova!

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anëtarësuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    Nje turm e madhe pa koke, qe udhehiqet per interesa te uleta meskine te politikes ditore te skenaristit Menduhovski dhe klikes se tij bajate.


    Ooo ZOT FALI SE NUK DIJN QKA BAJN.

  7. #37
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga Alienated Lexo Postimin
    Cimo

    Tjeter gje eshte nje koncert dhe tjeter gje eshte nje proteste. Nje koncert eshte shprehje gezimi apo lumturie. Nje proteste paqesore (ose tubim) eshte i gabuar ne kete moment per disa arsye.
    Gjithnje sipas teje..

    Ti ose don te behesh naiv me zor ose ben propagande opozitare. Duhet se pari te bejsh dallimin ne mes fjales tubim dhe proteste. Dje nuk pati as koncert as proteste por ishte nje tubim paqesore qe bota te shoh se Kosova e pavarur ka perkrahje morale dhe se e ardhmja e Maqedonise eshte integrimi ne NATO.
    PDSH eshte ne Qeveri dhe ndaj kujt proteston qe te behet Kosova e Pavarur. Mos valle varet prej Maqedonise? Edhe sikur Pavaresia e Kosoves te varej nga qendrimi i Maqedonise, PDSH eshte pjese e koalicionit qeveritar (qe udheheq kete shtet), dhe si e tille ka mundesi te veproje direkt ne organet me te larta te shtetit per te kerkuar njohjen e Pavaresise se Kosoves nga Maqedonia. (Apo ndoshta nuk ka mundesi te veproje sic e pershkrova me siper???)
    IShte tubim, tubim...
    Ne shtepine time Cimo, babai eshte ai qe mba parate e shtepise (buxhetin) ndersa nena eshte ajo qe merret me kuzhinen.

    "Duhet t'i sjelli babai im miellin nenes time qe ajo te beje buken!"
    Nese babai nuk e ka sjelle miellin ne shtepi - s'ka te drejte te ankohet pse nuk ka buke ne shtepi! Kupton! Sepse ai i ka fajet qe s'e ka sjelle materialin. Dhe nese mielli eshte aty por nenes i eshte merzitur te beje buken, atehere babai ka te drejte te protestoje kunder vendimit te nenes. Me thjeshte se kaq c'do???
    Ti akoma jeton ne nje familje tradicionale ku blehet mielli dhe behet buka, kete metode apo tradite shume familje shqiptare e kane hedhur poshte duke i'u pershtatur kohes . Ketu bej pjese edhe une prandaj me duket absurde per te te replikuar se une se kam shijuar kete se familja ime se ka kultivuar asnjehere sistemin patriakal ..Prandaj zgjohu dhe ec ne hap me kohen , dhe bejeni nje tubim JO PROTESTE ne shtepi qe te ndryshoni ne mentalitet dhe ti jepni perkrahje blerjes se bukes ne shitore dhe atehere kur nuk do gjeni buke ne shitore protestoni tek shitesi ...

    Si proteston pushteti per nje ceshtje qe fare mire mund ta zgjedhe ne menyre institucionale - nese do dhe nese ka fuqi per nje gje te tille???
    Nuk ishte proteste ishte tubim..tubim

    Video: Mbi 30.000 pjesmares ne tubim

  8. #38
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    A ka edhe tjera foto te kesaj proteste?

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anëtarësuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    LETER KREMLINIT - I dashur shoku, Putin.




    I dashur shoku, Putin.


    Po të shkruaj nga sheshi i Tetovës. Jam i detyruar të të shkruaj sepse nuk mund të vi deri në Moskë, kurse ata me të cilët jemi marrë vesh të të njoftojnë kanë humbur.
    E di pse të shkruaj prej qendrës së Tetovës?


    Mos ma zë për të madhe nëse rastësisht harroj diçka.


    Siç të njoftova.


    Mbajta protestën për Pavarësinë e Kosovës dhe integrimin e Maqedonisë në NATO!!!. E di se kjo që bëj unë është në kundërshtim me atë që jemi marrë vesh. E di se planet tona të përbashkëta janë që Kosovën ta ndajmë dhe që Maqedoninë ta fshimë, por, këtë e bëj sa për sy e faqe para shqiptarëve.


    Dua të them shoku Putin, të gjithë më e kanë hetuar se cili është qëllimi i kësaj proteste. Jo vetëm këtë, thuajse krejt skenarin na e kanë zbuluar. Nuk e di çka mund të shpëtojmë. Mirëpo, unë nuk kam faj, edhe Gruevski ia ka nxjerr fundin. I sigurt se Maqedonia nuk pranohet në NATO, ashtu siç u morëm vesh në takimin tonë, nuk do me dëgjuar për premtimet e mia, ndërsa vetëm të tija është duke i realizuar. Bile, ai dëshiron të organizojë edhe zgjedhje të parakohshme, ka filluar të hedhë para nga të gjitha anët, pa karar. Për çdo ditë më befason me veprime të tij që hiq nuk më pyet. Vetëm kur i shoh këto ministrat e mi duke nusëruar dhe qëndrojnë si kukulla pas tij, vetëm dekor.


    Abdylhadia, si zakonisht nën kontroll


    Edhe atë ditë në Parlament ma hodhi. Ne nuk u morëm vesh ashtu, më tepër më nervozoi ky tjetri, Abdilhadia. I thamë ta mat mirë deri ku mund shkojë që të mos këputet litari. Ama ai s`ka masë në fjalime, e din ti kur ishte te Aliu, çka nuk fliste kundër meje e Gruevskit, tani i ka ndryshuar vetëm emrat, të njëjtat fjalime i ka. Në vend të Menduhit, tani thotë Alia. Nuk i mundën prapanica, pastaj vjen te ne kërkon strehim. Tani është qetësuar, mirë është nën kontroll, është duke u përgatitur që ai ta bart dhunën në mes shqiptarëve. Unë patjetër të jem më larg për një moment se më diktojnë ashiqare dhe mund të na dështojë projekti. Për këtë e organizova protestën në Tetovë, jo se mua ma ninë për Kosovë dhe NATO.
    Shiko, unë isha i detyruar që të organizoj protestë për pavarësinë e Kosovës, sepse shqiptarët këtu dhe ato në Kosovë e mbajnë në mend `98-tën, kontrabandën në kampet e refugjatëve dhe varret në kufirin e Bllacës. Bile atëherë e detyroja edhe Bedredinin të jep deklarata të ndryshme që nuk kishin lidhje me realitetin. Me këtë protestë sot, u mundova që t`ua turbulloj pak mendjen. Edhe ky Pavlja. Ja ka nxjerrë fundin. Në emision televiziv, deklaroi se ai e ka themeluar partinë tonë, bile edhe tregoi se jemi bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit. Këto punë nuk thuhen publikisht, njeriu duhet të ketë konsideratë për bashkëpunëtorët. Nuk kënaqet me kaq. Tani ka filluar të na lavdërojë përsëri, kurse neve shqiptarëve kur na lavdërojnë maqedonasit na bie rejtingu.
    Mos harroj të të tregoj se në protestë ishte edhe ai, Misha. E din, ai i që unë ia nxora dosjen dhe reaguat Ju prej Moske, pastaj mezi e mbyllëm këtë muhabet. Tani ai është në krye të detyrës, aty ku duhet. Bile këtë protestë tonën e përkrahën edhe do shoqata që të ta them të drejtën për herë të parë ua kam dëgjuar emrin. S`ka lidhje, mua mu desh përkrahje e sa më shumë subjekteve, ani se ato nuk kanë asnjë anëtar. Nuk kemi lënë shtyllë, kioske, mure, shkolla e hale pa ngjitur njoftime për protestën. Mediumet i angazhova me kapacitet të plotë për të njoftuar për protestën tonë. Kam urdhëruar që të mbyllen të gjitha xhamitë, universitetet, ndërmarrjet. Këtu më doli problemi kryesor, studentët në vend që të vijnë në protestë kishin shkuar te shpija. Bile disa që nuk erdhën në protestë kishin shëtit nëpër Tetovë me të dashurat e tyre, andej ka rruga e Mamkës, dhe pastaj ishin kthyer me autobusët që ne i kemi paguar. Edhe këto janë bërë mangupa. Nejse.


    Na janë ngatërruar punët për Presidentin!


    Edhe ky Andovi më ka lodhur. Ka filluar që tani të bëjë presion që të bëhet President i vendit. Edhe më kërcënohet se do del prej koalicioni nëse nuk e bëjmë President ose Kryetar të Parlamenti. Edhe Tita don të bëhet. Na ka zënë ngushtë me tenderin e TEC-it. Unë i frikohem kësaj se ai nuk është si unë, unë u kërcënova në televizor se do dal, kuptohet në marrëveshje me Gruevskin, kurse këtij nuk i besohet edhe mund të del. Cka bëjm ne pastaj!! Pastaj ti e din se unë dhe Brankoja nuk mund të mbijetonim politikisht pa njëri tjetrin. Sa herë që e ne sulmojmë njëri tjetrin na rritet rejtingu. As këto shqiptarët e mi dhe as ata “gllupat” e atij nuk e marrin vesh se ne për të mbijetuar e bëjmë këtë. Nuk e di si t`ia bëjmë edhe këtij çunit, Zoranit. I është rritur mendja, edhe ai don të bëhet President. Ka qejf pak të del si mëzi para pelës. Kështu na ngatërroi edhe me tenderin e TEC-it. I`a nxori penalti Titos, tani nuk mund të lëvizim.


    Lute Grujon


    Shumë probleme më kanë krijuar ata të 2001-it, assesi të lirohem prej tyre. Ai i pari i tyre shpirtin në fyt ma ka pru. Jam munduar që t`ia burgos, maltretoj, ti frikësoj anëtarët e tij, por nuk ia arrij dot. U detyrova menjëherë të shkoj edhe në Kosovë dhe t`i bind se kjo protestë nuk është kundër tyre. Edhe unë jam në hall të madh. Të gjithë duhet t`i bind se nuk jam kundër Kosovës, ti bind se jam duke e realizuar projektin e përbashkët. E kam shumë vështirë, nuk e di deri ku do të mbërrij. Nëse nuk më ndihmon pak Gruevski e kam vështirë. Të lutem që edhe ti ti paraqitesh, të paktën ti thuash që në rikonstruimin e qeverisë në nëntor të më jep ndonjë ministri më të mirë. Me këto që i kam tani asgjë nuk del. Ato nuk kanë buxhet për vete e lere më për partinë e për mua. Unë nuk di t`i ndihmojë ndryshe. Në zgjedhjet e fundit e votuam kandidatin e tyre dhe e rrëzuam një shqiptar. Pastaj ia hoqa Fadilin dhe Abdiladinë prej BDI-së. Edhe prapë mbas shpine bisedon me këto të BDI-së. Mua më ka thënë se nuk e pranoj gjuhën shqipe dhe ligjin për veteranët e UÇK-së, kurse nga ana tjetër me ta bisedon për këto ligje. Edhe këto Amerikanët e kanë ngushtuar shumë, i thonë ta zbatoje Marrëveshjen që ka arritur me Aliun. Mua më thotë nuk ka Marrëveshje, ata i thonë ta zbatojë. Ec e merri vesh. Unë e kundërshtova, ama nuk mundi më. E din ti, unë jam në listë të zezë. Jam i izoluar. Edhe këto të Shqipërisë dhe të Kosovës kanë filluar të më kthejnë muhabetin. Deri tani i kam mashtruar disi, tani më s`kam çka të bëj. Edhe ti nuk mund të më ndihmosh me këto, nuk të dëgjojnë ata. Në fund të lutem thirre këtë, Grujon, unë jam duke bërë fasadë para shqiptarëve, por, nuk mundi më. Thuaj që të më jep pak më tepër. Ama kujdes çka të më jep, mos të të keqkuptojë. Sepse këtu tek ne lëvizin lloj-lloj muhabetesh për Grujon.


    Dosvidanja.

  10. #40
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Cimo Lexo Postimin
    ***
    Ti akoma jeton ne nje familje tradicionale ku blehet mielli dhe behet buka, kete metode apo tradite shume familje shqiptare e kane hedhur poshte duke i'u pershtatur kohes . Ketu bej pjese edhe une prandaj me duket absurde per te te replikuar se une se kam shijuar kete se familja ime se ka kultivuar asnjehere sistemin patriakal ..Prandaj zgjohu dhe ec ne hap me kohen , dhe bejeni nje tubim JO PROTESTE ne shtepi qe te ndryshoni ne mentalitet dhe ti jepni perkrahje blerjes se bukes ne shitore dhe atehere kur nuk do gjeni buke ne shitore protestoni tek shitesi ...
    ***
    Cimo

    Pjesa qe kam cituar te ciles i je pergjigjur me siper ishte thjeshte nje pershkrim i asaj qe une mendoja mbi TUBIMIN e djeshem. Do te thote - PDSH eshte ne Qeveri dhe ata (perfshire ketu ty e mua e te gjithe neve) e dime qe S'KA SHQIPTAR NE KETE BOTE QE NUK E DO PAVARESINE E KOSOVES.

    Perderisa PDSH eshte ne pushtet - duhet qe te SENSIBILIZOJE partnerin e koalicionit per te njohur PAVARESINE E KOSOVES. Tubimet zakonisht behen per te sensibilizuar masat e gjera popullore te perkrahin nje vendim per te cilin mbase kane rezerva.

    Mos do te thuash qe te gjitha ata (sa ishin) ne tubim kishin qene deri ne ate moment KUNDER PAVARESISE dhe qe ai TUBIM e sensibilizoi ate mase se KOSOVA DUHEJ TE ISHTE E PAVARUR???

    Me sa di - hyrjen e Maqedonise ne NATO e duan me shume se 90% e qytetareve te Maqedonise (sllave e shqiptare). Ne NATO nuk hyhet me tubime por me permiresime dhe ngritje standardesh ushtarake, politike, ekonomike e sociale.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

Faqja 4 prej 107 FillimFillim ... 234561454104 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •