Close
Faqja 29 prej 107 FillimFillim ... 1927282930313979 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 1068
  1. #281
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kryeminsitri shqiptar Berisha: Do të lidhemi me hekurudhë me Maqedoninë

    Sistemi hekurudhor rajonal ka një rëndësi të madhe për shkak të rritjes së vëllimit të shkëmbimeve tregtare. Ky sistem mezi funksionon për shkak se lidhja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë mungon, sikurse mungon edhe lidhja mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Ka thënë kështu dje në takimin e SEETO-s kryeministri shqiptar Berisha. Ai shprehu vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të ndërtuar deri në kufirin me Maqedoninë, segmentin hekurudhor, ndërsa uroi që edhe Maqedonia dhe Bullgaria do të bëjnë pjesën e tyre, në mënyrë që të krijohet një lidhje e gjerë hekurudhore.
    Një rëndësi të veçantë Berisha i kushtoi Korridorit 8-të, të cilin e konsideroi si një korridor jashtëzakonisht të rëndësishëm për rajonin. “Korridori 8 bashkon disa vende dhe është një nga rrugët më të fuqishme të transportit nga Lindja drejt Perëndimit”, u shpreh ai, duke e vënë theksin në përparimin e Korridorit, qoftë edhe me bashkëfinancim nga vendet që përshkohen nga ai. “Shpresoj që Korridori 8 të rikthehet me përparësi në axhendën e korridoreve të mëdha europiane, sikurse Shqipëria është e gatshme të luajë rolin e saj me bashkëfinancim në ndërtimin e segmenteve të këtij korridori që kalojnë nëpër Shqipëri”, tha kryeministri.

    Balkan
    Sui generis

  2. #282
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Problemi i emrit: Greqia dhe maqedonia do te bisedojne ne janar
    15:25/05.12.07 -

    Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara thotë se Greqia dhe Maqedonia kanë rënë dakord të zhvillojnë një raund të ri bisedimesh në janar për të zgjidhur mosmarrëveshjen mbi emrin Maqedoni.
    I dërguari i OKB-së Methju Nimez e njoftoi takimin pas bisedimeve me Ministren e Jashtme greke Dora Bakojanis sot në Athinë. Zoti Nimez tha se të dyja palët do të takohen në Shkup, dhe më pas mund të zhvillojnë një takim të dytë në Athinë. Ai tha se mendon që mosmarrëveshja mund të zgjidhet.
    |||Lajme.Net|||
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #283
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Kryeministrit të Kosovës, Z. Agim Çeku

    Z. Kryeministër,


    Përmes TV A1 (http://www.a1.com.mk/vesti/default.asp?VestID=86909) dhe News 24 (http://www.balkanweb.com/sitev4/news...1.php?id=12626) ju atribuohet të keni thënë gjatë Konferencës europiane "Udhekryqet e Ballkanit", që po zhvillohet në Bruksel, se shërbimi sekret serb është i implikuar në rastin e tragjedisë së Brodecit.



    Meqenëse fshehja e të vërtetës lidhur me këtë tragjedi është bërë karakteristikë dominante e autoriteteve shtetërore të Maqedonisë dhe manipulimi me deklarata të personaliteteve të ndryshme është në funksion të legjitimimit të dhunës së ushtruar ndaj popullsisë civile në Brodec kërkojmë të bëni publike informatat që posedoni rreth këtyre implikimeve:



    - Nëse në polemikën e juaj me zëvendëskryeministrin serb Bozhidar Gjelic kishit për bazë marrëdhëniet e privilegjuara mes Kryeministrit të Maqedonisë , z. Nikola Gruevski dhe zëvendëskryeministrit serb Bozhidar Gjelic, kjo është e njohur. Këto marrëdhënie datojnë shumë më herët por marrin formën e shkallës më të lartë kur Nikola Gruevski ishte këshilltar i Bozhidar Gjelic, që ushtronte funksionin e Ministrit të Financave të Serbisë.



    Nëse fjalën e keni për këtë linjë bashkëpunimi dhe implikimi i shërbimeve sekrete serbe në destabilizimin e Maqedonisë, në kohën kur vendoset fati i statusit politik të Kosovës, atëherë precizo qëndrimet dhe jemi plotësisht dakord.



    - Nëse në polemikën e juaj me zëvendëskryeministrin serb Bozhidar Gjelic kishit për bazë faktin se gjatë tërë ditës së bombardimeve të Brodecit mediat vendore dhe ato ndërkombëtare përsëritën disa herë deklaratat e Zëdhënsit të KFOR-it se është rrezuar një helikopter për të cilin Ministrja e Punëve të Mbrendshme të Maqedonisë, G. Jankullovska konfirmoi se nuk është i tyre, atëherë jep faktet dhe sqaro ! Nësë keni informata lidhur me përkatësinë e helikopterit është mirë t’i publikoni. Në kohën aktuale nuk mund të fshehen as gëzhojat e lere më helikopteri.



    - Nëse në polemikën e juaj me zëvendëskryeministrin serb Bozhidar Gjelic kishit për bazë faktin se ditën e tragjedisë së Brodecit në Malësinë e Tetovës, trupat që sulmuan fshatrat shqiptare janë dëgjuar njerëz të flasin serbisht atëherë bëni mirë të precizoni.



    - Nëse në polemikën e juaj me zëvendëskryeministrin serb Bozhidar Gjelic kishit për bazë analogjinë e krimeve të Brodecit me ato që Serbia shkaktoi në Kosovë po ju dërgoj në aneks pamjet rrënqethëse të fotove dhe dëshmive të dëshmitarëve të Brodecit. Shpresoj të mos ju rikujtoj tragjedinë e Qyshkut dhe fshatrave tjerë të Kosovës. Këto krime duhet të dënohen dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë !



    - Sidoqoftë, ajo që mund të nxirret si konkluzion në bazë të sjelljeve të qeverisë së Maqedonisë në raport me shqiptarët ka të bëjë me ndryshimin e roleve në mes të Bozhidar Gjelic dhe Nikola Gruevskit : Bozhidar Gjelic është shndërruar në këshilltar të Nikola Gruevskit. Rezultatet shihen !



    E ju z. Kryeministër i Kosovës, sqarohu se lojën e kujt jeni duke luajtur në këtë tragjedi ! Nëse ka manipulim të deklaratave, demanti është forma demokratike dhe adekuate përballë dezinformatave.



    Nëse nuk pajtoheni me krimet e shkaktuara në Brodec distancohuni dhe denonconi para institucioneve ndërkombëtare ! Nëse pas mandatit të kryeministrit mendoni të bëheheni këshilltar i dikujt( !) mos merrni lakmi nga marrëdhëniet Bozhidar Gjelic / Nikola Gruevski ! Nuk dihet se ku mund të ju çojnë funksionet e tilla !



    Tetovë, 05.12.2007 Kryetari i BDSH - Bardhyl Mahmuti
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #284
    Everlasting Princess Maska e princcesha
    Anëtarësuar
    16-09-2007
    Vendndodhja
    Ne enderr...!!!
    Postime
    237
    D E K L A R A T E - te zbardhet enigma “Brodec”




    Tetovë, 6 dhjetor 2007



    Bashkimi Demokratik për Integrim që në ditën e aksionit policor në fshatin Brodec shprehu shqetësimin dhe dyshimet e saj se në atë aksion ka elemente të dyshimta që gjithë atë veprim të policisë e bëjnë enigmatik. Këto dyshime tani më na i përforcon deklarata e fundit e zëvendëskryeministrit serb Bozhidar Gjiliq se Serbia në mënyrë të drejtpërdrejtë e ka ndihmuar aksioni e policisë në Brodec.

    Bashkimi Demokratik për Integrim me këtë rast kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë që të jep sqarime para opinionit se në cilat forma shteti serb e ka ndihmuar aksionin policor në Brodec, kurse nga Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku të ndihmojë me informacionet e tij për zbardhjen e këtij rasti.

    Për ne shqetësuese janë këto deklarata të funksionarëve të shteteve fqinje, veçanërisht kur këto jepen në momente të rëndësishme për rajonin, prandaj sqarimet që duhet të jepen nga organet kompetente duhet të jenë në drejtim të sqarimit të opinionit.

    Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon që të formohet Komision hetimor që do të zbardhte të vërtetën në fshatin Brodec dhe do të sqaronte edhe formën e ndihmës së shërbimeve policore të serbisë në këtë aksion.

    Bashkimi Demokratik për Integrim
    "Deshiro per te tjeret, ate qe deshiron per veten" ---- Muhamedi a.s----

  5. #285
    I ♥ Tetova Maska e Albanian^Boy
    Anëtarësuar
    15-02-2006
    Vendndodhja
    Tetovë/Iliridë
    Postime
    501
    Aksion nënshkrimesh për lirimin e të arrestuarve në Brodec

    Shtuar më: 06/12/2007


    • Nëpërmjet iniciativës të grumbullimit të nënshkrimeve do të kërkohet lirimi i të arrestuarve në ngjarjen e Brodecit.


    Iniciativa qytetare “Semi Hebibi”, këshilli i emergjencës i fshatit Brodec dhe organizatat joqeveritare në Tetovë do të organizojnë aksion për grumbullimin e nënshkrimeve të qytetarëve për lirimin e të brugosurve në fshatin Brodec të Malësisë së Tetovës. Trembëdhjetë veta u arrestuan gjatë operacionit policor më 7 nëntor në Brodec dhe shumica prej tyre gjenden në paraburgim në Burgun e Shutkës. Drejtuesi i këtij aktiviteti, Semi Hebibi thekson se pret mbështetjen e të gjithë qytetarëve që me nënshkrimin e tyre të kontribojnë në lirimin e të arrestuarve. Sipas tij, të dhënat bëjnë të ditur se të arrestuarit janë banorë civil të fshatit dhe janë të pafajshëm.”Ata janë arrestuar në shtëpitë e tyre dhe se të njejtit kanë qenë të paarmatosur dhe me rroba civile”, tha Hebibi, i cili përfaqëson Iniciativën Qytetare Semi Hebibi, e cila ka një mandat këshilltari në komunën e Tetovës. Aksioni i grumbullimit të nënshkrimeve do të organizohet nga Struga e deri në Likovë si dhe në diasporë.”Besojmë se kjo iniciatvë e jona e bazuar në normat dhe veprimet bashkëkohore demokratike do të ndikojë në funskionimin e drejtë të shtetit juridik ku nuk dënohet asnjë qytetar pa fakte të duhura dhe pa anjë faj”, theksoi Hebibi.(INA)
    El Real Madrid, campeón de Liga 2007/08.

  6. #286
    I ♥ Tetova Maska e Albanian^Boy
    Anëtarësuar
    15-02-2006
    Vendndodhja
    Tetovë/Iliridë
    Postime
    501
    BDSH: Kryeministri Agim Çeku në shërbim të Menduh Thaçit


    Shtuar më: 06/12/2007


    • BDSH nëpërmjet një letre të publikuar bën të ditur sot se zbulimi i frontit të përbashkët të Qeverisë së Maqedonisë me atë të Serbisë në luftë kundër shqiptarëve vuri në pozitë të palakmueshme PDSH-së, si pjesë e koalicionit qeveritar.


    Sipas kësaj partie, ky fakt mobilizoi Agim Çekun “i cili edhe pse shumë mirë e din se ajo që ai thotë nuk është e vërtetë, për motive të ulta, tenton, para përfundimit të mandatit si Kryeministër i Kosovës, t’i vihet në shërbim kryetarit të PDSH-së z. Menduh Thaçi edhe atë në mënyrën më të ulët të mundshme, duke shpifur kundër viktimave të Brodecit në të njëjtën mëyrë siç kanë shpifur shpesh herë qarqet antishqiptare, sa here që kanë dashur të arsyetojnë krimin”.




    “Zoti Kryeministër i Kosovës, në pritje të dorëzimit të mandatit! Ju, Gjeneral Lejtënant, Agim Çeku! E dini fare mire se nuk keni mandatin e popullit të Kosovës të hyni në aventura të tilla për të arsyetuar veprime kriminale dhe për të kriminalizuar padrejtësisht viktimat e bashkëpunimit antishqiptar të Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Serbisë. Pse gënjen kundër viktimave z. Kryeministër i Kosovës!? Për t’i shërbyer Menduh Thaçit para dorzimit të mandatit apo nga … ? », thuhet në letren e BDSH-së.




    Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga anëtarët tjerë të Qeverisë aktuale të Kosovës, që nuk janë të implikuar në arsyetimin e krimit të Brodecit, që të distancohen dhe të dënojnë ashpër implikimet e z. Agim Çeku.




    Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga forcat politike të Kosovës të distancohen dhe të dënojnë implikimet e z. Agim Çeku në përpjekjet e tij për të arsyetuar tragjedinë e Brodecit duke akuzuar padrejtësisht viktimat e bashkëpunimit antishqiptar të Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Serbisë.




    Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga opinioni publik i Kosovës të distancohen dhe të dënojnë implikimet e z. Agim Çeku në përpjekjet e tij për të arsyetuar tragjedinë e Brodecit duke akuzuar padrejtësisht viktimat e bashkëpunimit antishqiptar të Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Serbisë




    Bashkimi Demokratik Shqiptar fton që të gjithë së bashku të kërkojmë lirimin e civilëve të paraburgosur dhe dënimin e përgjegjësve të krimit.
    El Real Madrid, campeón de Liga 2007/08.

  7. #287
    I ♥ Tetova Maska e Albanian^Boy
    Anëtarësuar
    15-02-2006
    Vendndodhja
    Tetovë/Iliridë
    Postime
    501
    Biznisuka më shtrenjtë për 60, qumështi për 40 për qind


    Shtuar më: 06/12/2007


    • Siç shkruan gazeta e sotme "Biznis", korrigjim më të madh kanë buka speciale dhe buka e zezë, ndërsa prodhimi nga e ashtuquajtura asortimani obil është më i shtrenjtë për 30 deri më 40 për qind varësisht nga lloji.


    Buka e misrit prej 300 gramëve, prej 19 denarëve u rrit në 30 denarë. Buka "elit" prej 350 gramëve së pari u shtrenjtësua prej 25 në 28, ndërsa prej para tre ditëve në 30 denarë. Llojet e bukës "me ngjyrë" , u ngritën prej 19 denarëve në 25 respektivisht prej 23 në 25 denarë, varësisht me çfarë brendi shitet, integrale, dietale, biologjike,etj.Qumështi gjysmë i qëndrueshëm prej 27 në 39 denarë, ndërsa kosi prej 500 gramëve, prej 23 në 30 denarë. Me gjashtë deri më 10 denarë për paketim është më i shtrenjtë edhe qumështi i qëndrueshëm. Sa do të kushtojnë këto prodhime pas festave, nuk mundet me saktësi të dihet por jozyrtarisht lansohet numri për korrigjim prej rreth 30 për qindëve.Konsumuesit reagojnë pasi këto janë artikuj themelore të ushqimit, por për përpunuesit argumenti më i fuqishëm janë shpenzimet e larta të prodhimtarisë. Prej Vitit të Ri ka paralajmërime për shtrenjtësim të ri me hesap të ri të shpenzimeve të larta, para se gjithash, të bukës, për shkak të rritjes së çmimit të grurit në tregun botëror.
    El Real Madrid, campeón de Liga 2007/08.

  8. #288
    I ♥ Tetova Maska e Albanian^Boy
    Anëtarësuar
    15-02-2006
    Vendndodhja
    Tetovë/Iliridë
    Postime
    501
    Qeveria ndan 436 milionë denarë shtesë për projekte


    Shtuar më: 06/12/2007


    • Qeveria vendosi të ndajë 200 milionë denarë për rindërtimin e sallës së sportit "Boris Trajkovski", 61 milionë denarë për ndërtimin e kanalizimit fekal në Inxhikovë në komunën Gazi Babë, 45 milionë denarë për unazën e Shkupit, 30 milionë denarë për rindërtimin e ndërtesës së komunës në Dibër, si dhe 100 milionë denarë shtesë për ndërtimin e rrjetit kompjuterik në shkolla në kuadër të projektit "Kompjuter për çdo fëmijë".


    Siç deklaroi ministri i Financave Trajko Sllaveski në konferencë shtypi në Qeveri, bëhet fjalë për rishpërndarjen e një pjese të mjeteve tepricë në Buxhetin për vitin 2007.Me 200 milionë denarë, sipas tij, sigurohen edhe mjetet e fundit të domosdoshme për rindërtimin e sallës së sportit që është objekt kapital në qytetin e Shkupit. Mjetet që do të ndahen për kanalizimin fekal në Inxhikov, paraqesin një të tretën nga vlera e përgjithshme e projektit ku merr pjesë edhe qyteti i Shkupit dhe komuna e Gazi Babës, siç tha Sllaveski, me këtë do të zgjidhet problemi i vjetër i mbi 30 mijë banorëve të këtij rajoni. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Sllaveski tha se nuk mund ta kumtojë shumën e përgjithshme të të ardhurave të larta në Buxhet, pasi viti ende nuk ka përfunduar, ndërsa muaji dhjetor është periudha kur të ardhurat tradicionale nga TVSH janë të larta(INA)
    El Real Madrid, campeón de Liga 2007/08.

  9. #289
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    KUSH IA PËRZINË PUNËT MAQEDONISË


    Shkruan: Bashkim Aliu

    Maqedonia është shtet i vogël me halle të mëdha, ngase jo vetëm që vetë politikanët e saj nuk mund të merren vesh, herë si rezultat i papjekurisë politike dhe deficitit të madh të kulturës demokratike, e herë si rezultat i mendësisë së pa formatuar maqedonase, e cila e mori me vete nëpër periudhën e tranzicionit trashigiminë kriminele sllave të shekullit të kaluar për domosdoshmërinë e shtypjes së qenies shqiptare dhe mosnjohjes së saj për faktor në vend dhe më gjërë në rajon, por edhe fqinjët ushtrojnë propagandë dhe luftë mediale ndaj saj.
    Në kohën e fundit, Maqedonia ka qenë cak i sulmeve të orkestruara të fqinjve të saj me të cilët ka elemente të përbashkëta. Kështu, Maqedonia ka problem me Greqinë për shkak të emrit, dhe Greqia është mjaft aktive në propagandën kundërmaqedonase, ndërkaq edhe grekët edhe sllavomaqedonasit janë ortodoks. Po ashtu, Maqedonia ka qenë cak sulmi edhe i Serbisë me pretekst se është shndërruar në gjenerator të krizës dhe destabilitetit në rajon sepse në territorin e saj operojnë grupe të armatosura paramilitare shqiptare. Sllavomaqedonët takohen me serbët në fe dhe gjenezë, gjegjësisht të dy palët janë me prejardhje sllave dhe të dy palët janë ortodoks.

    Me këtë rast, duhet theksuar se vetëm nga fqinjët shqiptar, Maqedonia është e qetë, gjegjësisht nuk rrezikohet dhe nuk zhvillohet kundër saj propagandë as nga Kosova e as nga Shqipëria. Bile, Shqipëria është prej vendeve të para që e kanë njohur Maqedoninë. Me këtë, shqiptarët treguan se nuk janë burim i destabilizimit të rajonit, sikur që pretendonte t’i paraqesë politika serbe para botës, po ashtu, shqiptarët me politikën e tyre pragmatike arritën t’ua kalojnë edhe dhelprakëve serbë.
    Në kohën e fundit, Maqedonia në veçanti ka qenë çështje që ka preokupuar qarqet diplomatike serbe, të cilët vazhdimisht janë munduar që jo për humbjen e madhe në Kosovë ta implikojnë edhe dikë tjetër dhe në këtë mënyrë të shkaktojnë trazira të përmasave rajonale, e njëherit edhe ta frikësojnë botën se ja nëse humb Serbia, ndodh kështu, destabilizohet i gjithë rajoni. Ata, këtë janë munduar ta ambalazhojnë me fajet e tjerëve dhe propagandën për gjenin konfliktuoz të popujve tjerë oponentë të tyre.
    Strukturat udhëheqëse serbe, duke e përfshirë edhe kreun e shtetit Tadiq, vazhdimisht kanë lansuar teza se në Maqedoni veprojnë aktivisht grupe të armatosura shqiptare të cilat përgatiten për të shkaktuar trazira me rastin e epilogut të statusit të Kosovës. Ata deklaronin se në Maqedoni ka kampe stërvitore të grupeve të armatosura. Me nji fjalë, Maqedoninë e paraqitën si vend ku vlojnë konfliktet klanore dhe veprojnë aktivisht grupe të armatosura.
    Si duket, një farë vule, edhe pse mund mos jetë ashtu, ngase mund të përgatiten edhe befasi tjera të këqija nga pala serbe, iu vu më së fundi në Bruksel, kur vicepremieri serb Gjeliç, në panelin e miqve të Evropës, deklaroi se në aksionin policor në Brodec të Tetovës, kanë marrë pjesë edhe policë dhe pjestarë të shërbimit sekret serb. Kjo deklaratë e trandi opinionin në Maqedoni. Ministria e punëve të brendëshme me shpejtësi reagoi ndaj kësaj deklarate duke kërkuar nga vicepremieri serb të kërkojë falje publike për lansimin e këtyre “të pa vërtetave” sepse e rrezikojnë seriozisht stabilitetin e Maqedonisë. MPB i hudhi poshtë këto deklarata si të pa baza dhe tendencioze nga ana e vicepremierit serb.
    Edhe përskaj demantimit publik të MPB, mbetet obligim serioz i faktorit politik shqiptar në Maqedoni që të ngren komision të pa varur ndërkombëtar për ta verifikuar pjesmarrjen e elementeve serbe në aksionin e Brodecit, nëse vërtetohet, kjo do të ishte me pasoja tragjike. Kjo nuk është edhe habi, ngase zëra të këtillë janë dëgjuar edhe me rastin e intervenimit në Gostivar në vitin 1997 kur pati edhe viktima.
    Derisa makineria zyrtare serbe është duke zhvilluar fushatë të këtillë kundër Maqedonisë, nga ana tjetër, politikanët e Kosovës janë duke manifestuar pjekuri të lartë politike dhe një diplomaci pozitive. Këtë e pranuan vetë edhe qarqet intelektuale dhe politike sllavomaqedonase, të cilët janë koshientë për politikën konstruktive kosovare ndaj Maqedonisë, për dallim prej asaj konfliknxitëse serbe.
    Derisa politikanët serbë flasin për një vend që prodhon konflikte dhe destabilizim, politikanët kosovarë thirrin që me çdo kusht të ruhet qetësia dhe stabiliteti i Maqedonisë, i dënojnë tentimet për ta destabilizuar këtë vend dhe janë për të vënë ura bashkëpunimi më të ngushtë me Maqedoninë. Kjo do të thotë shumë për Maqedoninë dhe opinionin evropian, ngase sigurohen nga një fqi se nuk rrezikohen, ndërsa opinioni evropian e sheh qartë se kush është më i pjekur dhe i interesuar për stabilitet të rajonit dhe politikë konstruktive.
    Kjo duhet të përceptohet drejtë nga opinioni sllavomaqedonas, sepse deri më tash e kanë mbajtur anën e Serbisë, e cila ua bën dardhë kur të don. Po ashtu, edhe në problemin me emrin, Serbia do t’ia mban anën Greqisë, me të cilën ka marrëdhënie shumë të ngushta dhe të thella historikisht. Ndërkaq shqiptarët nuk e mbështesin Greqinë në problemin me emrin.
    Me rastin e vizitës së fundit të presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu në Maqedoni, presidenti maqedonas Cërvenkovski deklaroi se Maqedonia nuk do ta njohë e para Kosovën si shtet. Në rast se nuk miratohet rezolute në Këshillin e Sigurimit për këtë çështje. Është e vërtetë se ai nuk tha se Maqedonia aspak nuk do ta njohë Kosovën, sepse nëse jo e para, mund të kuptohet se do ta njeh e dyta, e treta apo e kushedi sa, por marrë parasyshë qëndrimin jashtëzakonisht miqësor dhe konstruktiv të politikës kosovare ndaj Maqedonisë, nuk ka qenë potez i mençur dhe me vend deklarata e këtillë.
    Së këndejmi, klasa politike sllavomaqedonase duhet të vetëdijësohet dhe ta ndrron qëndrimin e saj ndaj shqiptarëve, mos merret me veprime meskine provokative ndaj tyre, kur dihet se shqiptarët janë të vetmit që nuk e rrezikojnë Maqedoninë., por duhet të krijojë klimë konstruktive që do të jetë shenjë e mirë për ngritjen e një shteti vërtet multietnik, e jo injorues ndaj jo sllavëve, sepse me këtë do ta dëmtojnë më së tepërmi vetveten.

    Maqedonisë ia përziejnë punët prej jashtë, krahas paaftësisë dhe politikës jo të nivelizuar të klasës politike maqedonase, por shqiptarët nuk kanë hise në këtë. Hiseja më e madhe u takon vëllezërve sllav të maqedonasve, serbëve.

    6.12.2007
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #290
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Konflikti, Ekipi grek pengohet te kaloje kufirin maqedon

    Sipas trajnerit te ekipit, mesohet se organet maqedonase i kane mbajtur per 5 ore ne dogane sportistet greke dhe me pas nuk i kane lejuar te kalonin kufirin

    Problemet mes Greqise dhe Maqedonise qe lidhen me se shumti me emrin trasferohen edhe ne sport. Ekipi grek i handball pengohet nga Maqedonia per te kaluar si tranzit drejt Serbise. Sipas korrespondentit ne Greqi Aleksander Marku, ngjarja ka ndodhur pikerisht ne doganen qe lidh Maqedonine me Greqine, ku ekipi kombetar grek nuk u lejua te kalonte kufirin per te shkuar ne Serbi.

    Sipas trajnerit te ekipit, mesohet se organet maqedonase i kane mbajtur per 5 ore ne dogane sportistet greke dhe me pas nuk i kane lejuar te kalonin, me preteksin se edhe nje jave me pare, organet greke nuk kishin lejuar nje ekip maqedonas te kalonte kufirin per ne Greqi. Sipas trajnerit te ekipit grek, pas ketij arsyetimi absurd, ai eshte konfliktuar me shefin e doganes maqedonase. Mesohet se ekipi grek eshte detyruar te kthehej ne Bullgari nepermjet te ciles te shkoje me pas ne Beograd , ku do te marre pjese ne disa lojra qe zhvillohen atje.

    Balkan
    Sui generis

Faqja 29 prej 107 FillimFillim ... 1927282930313979 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •