Close
Faqja 30 prej 107 FillimFillim ... 2028293031324080 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 1068
  1. #291
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Reagim i OVL-UÇK-së
    Shkruar nga OVL-UÇK-së
    Thursday, 06 December 2007

    Reagim i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (OVL-UÇK-së)

    I nderuari z. Gjenerallejtnant Agim Çeku!
    I nderuari ish shefi i Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së!
    I nderuari ish Komandant i përgjithshëm i TMK-së!
    I nderuari Kryeministër i Kosovës!

    Me indinjatë të thellë dëgjuam polemikën tuaj të para dy ditëve me zëvendës kryeministrin Sërb në Bruksel, ku i njëjti deklaroi se Serbia e ka ndihmuar aksionin e policisë sllavo-maqedonase në fshatin Brodec të Tetovës, argumente të cilat janë edhe të dëshmuara në incizimet filmike amatore të incizuara nga pjestarët e këtyre njësiteve, ku qartë dëgjohen fjalë dhe këngë triumfuese në gjuhën sërbe (që mund t’i shihni në web faqen www.jakujam.com) si dhe thirjet Serbia… Serbia… nga mjetet e blinduara, të po këtyre njësiteve në momentin e kthimit nga aksioni i kryer “me sukses”, në bazë të deklaratave të qarqeve qeveritare.

    Edhe pse e kemi parasysh momentin historik nëpër të cilën po kalon populli Shqiptar në përgjithsi dhe populli i Kosovës në veçanti, ne, OVL e UÇK-së në IRJM si përfaqësues të shtresës më meritore dhe më të dëmtuar , ndjejmë si obligim moral dhe kombëtar t`ju drejtohemi me këtë reagim të hapur për t`ju informuar saktësisht për qëllimet e këtij aksioni monstruoz që të vetmin qëllim ka pasur TË NDËSHKOJË POPULLATËN SHQIPTARE QË E KA MBËSHTETUR LUFTËN E LAVDISHME TË VITIT 2001 DHE T;I ETIKETOJË DHE KRIMINALIZOJË ISH PJESTARËT E UÇK-së, gjë që sistematikisht e ka bërë që pas luftës së vitit 2001, në mënyra dhe metoda më perverse, duke shfrtytëzuar edhe paaftësinë dhe përçarjen e subjekteve politike Shqiptare për t’i mbrojtur këta vlera.
    Për të dëshmuar brutalitetin dhe ligështin e tyre u zgjodh momenti më delikat, pra skadimi i afatit përfundimtar për mbylljen e bisedimeve Prishtinë-Beograd me çka do të mbyllen të gjitha shtigjet pansllaviste për t`i mohuar popullit liridashës të Kosovës të drejtën për pavarsi, e drejtë kjo e mohuar me shekuj të tërë.
    Jemi të bindur thellë në sakrificën dhe meritat tuaja personale gjatë luftës së UÇK-së në vitin 1999 dhe punës tuaj të vazhdueshme të palodhur për të ardhur deri në këtë momënt historik. Po ashtu jemi të bindur thellë në dezinformatat dhe “faktet” që ju kanë dhënë për këta ngjarje tronditëse dhe makabre, të montuar nga qarqe destruktive dhe antishqiptare me pasoja shumë të rënda për popullatën shqiptare, me ç`rast në mënyrë më çnjerzore u ekzekutuan dhe më pas u masakruan kufomat e 4 ish pjestarëve të UÇK-së dhe 2 civilëve të rinjë të fshatit Brodec si dhe u rrahën dhe u torturuan 13 fshatarë po të këtij fshati, plagët e të cilëve ende rrjedhin gjak, duke u lënë edhe të pamjekuar nëpër burgje (sot bëhet një muaj) dhe për dy ditë me rradhë u mbajt peng e gjithë Malësia e Tetovës, duke shfrytëzuar edhe si mburojë e gjallë burra, gra e fëmijë të këtij fshati.
    Duke u nisur nga gjithë kjo që dhe nga faktet reale që posedojmë dhe mund t`ua ofrojmë ju ftojmë me plot përgjegjsi që të distancoheni nga ai prononcim i juaj, i dhënë në Bruksel para dy ditëve, (në bazë të dezinformatave). Dhe me autoritetin dhe postin tuaj që mbani të kërkoni përgjegjësi para egzekutorëve të këtij krimi (qeverisë dhe partive politike shqiptare në IRJM), ndërsa nga autoritetet ndërkombëtare ndriçimin e këtij rasti me pasoja shumë të rënda.
    Tetovë, 06.12.2007.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #292
    Hakuna Mattatta Maska e AngryAngel
    Anëtarësuar
    19-09-2006
    Vendndodhja
    Askund
    Postime
    263
    Ne afersi te tregut "Bit Pazar",ne Shkup, diku para kompleksit 26 Korriku, rreth ora 19 vritet qytetari Etem Selmani (48).
    Gjithashtu jane te plagosur edhe dy kalimtare rasti, njeri i lindur ne 1990 tjetri i lindur ne v 1992. Te plagosurit jane te derguar ne spitalin e Qytetit.
    Shkaqet per vrasjen nuk jane te njohura per policin.

  3. #293
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    O duhet me sjell denimin me vdekje , se vec aj na mban neve , idiota, i vran 3 femij ne Shkup, tash prap vrasin njerz te pafajshem, kush jan kto qe po vrasin, dhe pse shteti spo i zbulonl.

  4. #294
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    APEL - Ndihmoni familjen Ahmeti nga f.Brodec

    Apelojmë deri te të gjithë ata të cilët kanë mundësi të ndihmojnë materialisht familjen Ahmeti nga Brodeci, të cilës në akcionin policor në Brodec iu vra një djalë dhe iu arrestuan tre anëtar të familjes edhe atë: Izmit Ahmeti, Hebib Ahmeti dhe Florim Ahmeti.
    Ndihmat tuaja mund ti dërgoni në xhirollogarinë e hapur në emër të kësaj familje.

    Gjylsime Ahmeti
    f.Brodec
    1200 Tetovë Maqedoni

    Stopanska Banka SHA Shkup
    Filiala Tetovë

    Numri i xhirollogarisë
    MK 07200001648579885

    Zoti ju shpërbleft për kontributin tuaj!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #295
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga Shkupi Lexo Postimin
    Cimo Abdilnaser Sinani eshte nje "gazetar" shume i dobet dhe pa kurriz fare.I takon gjenerates sime dhe te vetmen dhunti qe e ka eshte mjeshtria per tu mikluar me partite politike.Fillimisht ishte zedhenesi i zjarrte i Dures se PPD-se e pastaj cuditerisht ktheu ne PDSH.Nuk ja vlen fare me beso se pena e tij eshte tradhtare e koordinuar me interesat e tij personal.
    Shkrimi ishte i goditur fare se nuk e kam idene kush eshte ky gazetari.

  6. #296
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    19:45/11.12.07
    - Ahmeti kunder Shqiperise natyrale: Bashkim vetem ne Europen e Bashkuar


    Kryetari i BDI, Ahmeti ripohoi edhe njehere qendrimin e partise se tij
    kunder Shqiperise natyrale. Sipas eshte
    çështje kohe kur Kosova do të jetë e pavarur, kthim mbrapa nuk ka, këtu të implementohet i Marrëveshja paqësore e Ohrit, Shqipëria dhe Maqedoni do të bëhen anëtare në NATO. Është fakt se jemi të ndarë, por do të bashkohemi në Evropën e bashkuar do ti heqim edhe kufijtë. Këtë e kemi pasur ideal që ti heqim kufijtë dhe të jemi ne të bashkuar|||Lajme.Net|||
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #297
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    4:55/11.12.07 - Ish-ministri Mehazi akuzohet per shperdorim detyre


    Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Xhemail Mehazi dyshohet t'i ketë shitur në mënyrë ilegale kompanisë serbe Delta - M Shkup truall ndërtimor për 4.7 milionë denarë.

    Mehazi në qershor të vitit 2006 ka nënshkruajtur kontratën me Delta-M për shitjen e truallit në komunën Karposh me sipërfaqe prej 4.699 metrave katror për 1.000 denarë për një metër katror, me çka sipas policisë ka shkelur ligjin, meqë para kontratës në ministrinë nuk është dorëzuar as që është miratuar program investues nga blerësi.

    Nga kotrollet e kryera në ndërmarrjen e cila ka hartuar Programin investues të "Delta-M" policia vërtetoi se dokumenti ka qenë i dorëzuar në ministrinë pas thuajse dy javësh.
    Policia kundër Mehazit edhe katër personave tjerë përgjegjës nga ministria e Transportit dhe Lidhjeve (MTL) ngriti kallëzim penal për shkak të ekzistimit të dyshimit themelor se kanë bërë vepër penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit.|||Lajme.Net|||
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #298
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    PDSH: BDI vazhdon te tallet me shqiptaret

    Ne nje deklarate, PDSH ne Maqedoni kritikon qendrimin e BDI lidhur me qendrimin ndaj te vrareve te vitit 2001. Ne deklarate thuhet se: «Partia Demokratike Shqiptare shpreh indinjatën e saj për mënyrën manipulative të oponencën në raport me opinionin publik. Përmes deklaratave të publikuara në organin e tyre zyrtar, politika e BDI-së vazhdon ritualin tragji-komik, amatoresk dhe shantazhues. Për rrjedhojë, PDSH-ja gjykon se BDI-ja ndodhet nën presionin e madh të krizës së brendëshme dhe për këtë arsye deklaratat e saj nuk meritojnë shumë vemendje. Gjithsesi, ne e kuptojmë pozicionin e vështire dhe tepër delikat që ndodhen “integristët” qoftë në raport me vetveten, po ashtu edhe me opinionin publik.
    Tashmë i gjithë opinioni është në dijeni se BDI-ja përmes deklaratës së nëkryetarit të kësaj partie ofron një paketë sociale-lëmoshe për viktimat e 2001-it. Nënkryetari i BDI-së, Rafiz Haliti, ka konfirmuar se kjo parti pranon kompromisin që statusi i dëshmorëve dhe invalidëve të zgjidhet me pako sociale e jo siç insistohej paraprakisht, përmes një ligji të veçantë.

    Së këndejmi ne si PDSH, vazhdojmë të afirmojmë qëndrimin tonë se nuk pajtohemi kadegorikisht me ofertën absurde të BDI-së, por jemi për një zgjidhje konform të një ligji të posacëm.

    Së dyti, Partia Demokratike Shqiptare, jo vetëm që ka ofertë reale dhe agjentë konkretë, por njëkohësisht ka edhe vullnet politik për të arritur objektivat në kuadër të premtimeve. Është pikërisht BDI-ja që bëhet pengesë e zgjidhjes së këtij problemi madhor. Fakti që integritët ofrojnë një pako-lëmoshe për viktimat e 2001-it është dëshmi reale për papërgjegjshmëri dhe mosseriozitet dhe paraqet pengesë serioze për sjelljen e një ligji të vecantë.

    Së treti, PDSH-ja demaskon edhe njëherë retorikën tepër të rrezikshme të BDI-së lidhur me pseudomarrëveshjen e tyre. Përmes këtij instrumenti meskin, BDI-ja po ofron variante lëmoshe për viktimat e 2001-it.

    Së katërti, tashmë gjithcka dihet, BDI-ja po humbet toruan dhe kërkon që përmes shantazhit dhe akuzave bajate të fshehë turpin e saj.

    Së pesti, BDI-ja po bën të gafa madhore. Të parën e bënë kur ishin në pushtet duke anashkaluar ligjet madhore për shqiptarët dhe tani në opozitë ofrojnë variante diskriminuese dhe tallesë.

    Së gjashti reagimet e BDI-së, në esencë na dëftojnë nervozizmin e tyre, na tregojnë krizën e brendëshme, na ndriçojnë paaftësinë e tyre. Gjithashtu, doza e mllefit të BDI-së në rastin konkret flet qartë për mungesën e seriozitetit të tyre ne planin e veprimit politik. Ne nuk kemi ndërmend të merremi me akuzat sa qesharake dhe groteske të oponentit tonë. Po ashtu, nuk e shohim të udhës të harxhojmë kohë duke analizuar retorikën boshe të “integristëve”. Tani gjithcka është e qartë për opinionin publik. BDI-ja duhet të zgjidhe problemet e saj të brendëshme dhe me pastaj të bëj oponencë. Fajtorin ta kërkojë brenda vetes së saj. Nëse vazhdon edhe me tutje të fshehë absurditet e saj, është jo serioze. Por, që të qetësojë gjakrat, BDI-ja duhet të zgjidhe ose të zgjedhë. Pra, ose të dalë publikisht dhe të kundërshtojë deklaratën e nënkryetarit të saj, ose të heshtë dhe ta gëlltisë turpin e vet- pakëta lëmoshe. Ne për një gjë jemi kadegorikisht të prerë, variantit e BDI-së nuk e pranojmë kurrsesi.

    Së shtati, meqë BDI-ja kërkon përmes demagogjisë, shpifjeve dhe akuzave të largojë vëmendjen e opinionit publik nga gabimet fataliste, ndërkaq ne i themi , iku koha e manipulimit me jetë njerëzish. Së shtati, autoritetet e BDI-së duhet të jenë racionale, të kujdeshëm dhe seriozë në deklartat e tyre. I gjithë opinioni i brendëshëm dhe i jashtëm është dëshmitar, se PDSH-ja , jo vetëm kanalizoj ndërkombtarisht konfliktin e 2001, por ishte bartesë kryesore për të artikuluar kërkesat e shqiptarëve në tavolinën e bisedimeve. Marrëveshja e Ohrit, formimi i BDI-së dhe ardhja e këtyre në pushtet është rrjedhojë e suportit të fuqishëm në planin politik dhe diplomatik që dha PDSH-ja. Gjithsesi, ne mendojë se shumcka do ta zbardhë historia dhe jo demagogjia e BDI-së e cila katër vite në pushtet përdhosi Marrëveshjen e Ohrit, nëpërkëmbi kërkesat legjitime të shqiptarëve dhe më kryesorja përdori retorikë tallëse për të gjitha ata shtresa në nevojë. Së fundi, kur një forcë politike përplaset me deklaratat e saj, kur një subjekt politik ka dështuar në të gjitha aspektet e qeverisjes 4 vjeçare, kur i mungon identiteti politik, kur vazhdon të bëjë gabimeve të pafalshme, gjen ngushëllim duke akuzuar dhe shantazhuar. Ju “integrsitë” vazhdoni me demagogji, por populli nuk ju beson për asgjë. PDSH-ja do të vazhdojë me ritme te shpejta të ndërtoje institucione autoktonë per shqiptarët, të përmisojë jetën dhe standardet e tyre, të prodhojë qetësi dhe stabilitet dhe të sjellë ligje që rregullojnë statusin e të gjithë shqiptarëve në institucionet e sistemit. Koha punon për shtetin e së drejtës, për barazinë institucionale. Ne jemi në hap me kohën, ndërkaq BDI-ja duhet të japë llogari se pse vazhdon t’i hedhë hi syve popullit shqiptar. Shantazhet e BDI-së nuk i besojnë as foshnjat e djepit.


    |||Lajme.Net|||
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #299
    HIJA E ZEZË Maska e Elmo
    Anëtarësuar
    26-09-2006
    Vendndodhja
    Italy
    Postime
    101

    Sloganet Antishqiptare

    Në mungesë të ofertës, fjalime nacionaliste

    Që nga viti `90-të, kur fillojë edhe pluralizmi në vendet ishkomuniste në një farë mënyre filluan që edhe publikisht të shprehen ndjenjat e urrejtjes së popujve të këtyre vendeve. Fjalët që nga popuj të ndryshëm shprehinin urrejtjen ndaj popujve fqinjë, prezantoheshin në forma të ndryshme, në tubime, fjalime në takime me qytetarët, në institucionet shtetërore dhe në çdo moment kur u jepej mundësia. Fjalimet e këtyre nacionalistëve shpesh kanë ndikuar që edhe të përfitohet politikisht dhe të arrihet deri edhe në pushtet dhe ajo politikë të shfrytëzohet për program të qeverisjes së mëvonshme. Në periudha të ndryshme kishte edhe tendenca që këto fjalime dhe veprime nacionaliste të rrezikshme të eliminohen. Mirëpo, në mungesë të ofertës për progres dhe zhvillim të mirëfilltë ekonomik, rritje të numrit të punësuarve, uljes së varfërisë, disa parti politike dhe liderët e tyre përsëri e kthyen retorikën dhe fjalimet nacionaliste. Kësaj në një masë të madhe u ndihmojnë edhe vetë popujt që jetojnë në këto troje.

    Nuk zgjidhen as vendi as forma e shprehjes së urrejtjes

    Edhe Maqedonia aspak nuk ka qenë imune në këtë fushë. Që në fillim të demokracisë u paraqit slogani “Maqedonia pa shqiptarët”, ky ishte edhe slogan jo vetëm i disa partive nacionaliste me prefiks VMRO, por edhe i maqedonasve që këtë e përdornin edhe në jetën e përditshme. Në të njëjtën periudhë në modë ishte edhe një slogan tjetër, hiq më pak i keq se i pari “dhoma gazi për shqiptarët”. Përveç përdorimit të këtyre sloganeve, kishte edhe veprime të subjekteve politike dhe “organizatave jo qeveritare” kundër realizimit të të drejtave të shqiptarëve. Këto slogane u përdorën në veprime që organizoheshin kundër hapjes së hapjes së paraleleve në gjuhën shqipe, fakultetit pedagogjik në Shkup, Universitetit të Tetovës etj. Tragjedia e gjithë kësaj është se këto veprime të nacionalistëve përkrahen nga mediumet që në fakt financohen edhe nga buxheti ynë. Nëse dëshironi të dëgjoni sloganet nacionaliste dhe të vlerësoni se në çfarë niveli janë marrëdhëniet ndëretnike, atëherë shkoni ndiqni një ndeshje futbolli në mes një ekipi maqedonas dhe shqiptarë. Aty do të dëgjoni slogane të ndryshme, që manifestojnë urrejtjen në mes etnive të ndryshme dhe të krijohet bindja se aty shprazet i gjithë mllefi dhe energjia negative e grumbulluar gjatë gjithë javës. Edhe aty nga shoqatat e tifozëve do të dëgjoni refrenet antishqiptare, që sigurisht nuk kanë asgjë të përbashkët me misionin dhe qëllimin e sportit. Për çdo sezon të garimit në Maqedoni, shoqatat e tifozëve shpikin nga një slogan të ri antishqiptar.

    Shkallët e stadiumeve arenë për slogane antishqiptare

    Sloganet më të përdorura në shkallët e stadiumeve janë “shqiptarët jashtë Maqedonisë”, “Maqedonia pa shqiptarë”, “dhoma gazi për shqiptarët”, “shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur” ka edhe slogane që provokojë dhe përkujtojnë tragjedi të shqiptarëve të shkaktuara nga struktura të ndryshme sllave. Slogane siç janë: “Luboten” që rikujtojnë tragjedinë dhe masakrën ndaj shqiptarëve në fshatin Luboten, “Stuhia malore” që rikujtojnë tragjedinë dhe masakrën ndaj shqiptarëve në fshatin Brodec, “Luanët” që simbolizojnë forcë paramilitare që ka shkaktuar dhunë ndaj shqiptarëve.
    Kohën e fundit repertuarit të sloganeve antishqiptare i është shtuar një slogan që i brohorisin tifozët e skuadrave maqedonase, ky slogan është “Taçi vojvoda”. Kjo më ka shty të lodh mendjen pse tifozët antishqiptarë fjalorin e tyre e pasuruan pikërisht me sloganin “Taçi vojvoda”. Nëse bëjmë paralele në mes sloganeve që përkujtojnë tragjedi shqiptare, atëherë sigurisht që tifozët këtë slogan e përdorin për të simbolizuar tragjedi ndaj shqiptarëve. Duhet pranuar se gjithmonë të tjerët na kanë ndihmuar që edhe ti dallojmë të mirët dhe të këqijtë në radhët tona. Kështu ka ndodhur që nga kohërat e vjetra, pastaj me Esad Pashë Toptanin, që zinë ia mbanin të huajt, Rahman Morinën që vrasjes së tij iu gëzuan vetë shqiptarët dhe e vajtonin serbët. Kështu edhe slogani i tifozëve antishqiptarë në shkallët e stadiumeve, megjithatë bën një sqarim të madh, që sa më shpejt të kuptohet aq më mirë do të jetë për ne shqiptarët.

    Nga Abdylaqim ADEMI

    Botuar ne gazeten "Fakti" dhe Albkafe , 13 dhjetor 2007
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elmo : 13-12-2007 më 20:11
    HIJA E ZEZË

  10. #300
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Nuk zgjidhen as vendi as forma e shprehjes së urrejtjes

    Ne kete urejtje kane dhe mbeshtetjen e partive politike shqiptar


    “Maqedonia pa shqiptarët”, “dhoma gazi për shqiptarët”. “shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur”

    Bota Hesht ! Mema Hesht! dhe populli Hesht!


    “Taçi vojvoda”.-Esad Pashë Toptanin,

    Zdo botoeshte artikulli po mos qe kjo mburje.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 30 prej 107 FillimFillim ... 2028293031324080 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •