Close
Faqja 14 prej 107 FillimFillim ... 412131415162464 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 1068
  1. #131
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Maqedonia, Drejt Europës Pa Iliridën!

    Pushtetarët sllavomaqedonas gjatë gjithë historisë së tyre ”shtetërore”, që nga viti 1945 e deri më sot, janë treguar antishqiptarë! Kanë punuar e vepruar kundër popullit shqiptar nën këtë ”republikë-shtet”, duke i maltretuar e burgosur, duke ua mohuar të drejtat kombëtare e njerëzore, duke ua cunguar kulturën, arsimin dhe historinë e tyre origjinale.

    Si në kohë të ”komunizmit” (1945-1991), ashtu edhe në kohë të ”demokracisë” (1991-2007), pozita shtypëse e shfrytëzuese e shqiptarëve nën këtë ”republikë-shtet” nuk ka ndryshuar aspak! Ajo vetëm ka njohur disa zbatica të vogla herë pas here, kur forcat e pushtetarëve kanë qenë të dobësuara, por në momentin kur pushtetarët sllavomaqedonas në Shkup kanë forcuar pozitat politiko-ushtarake, atëherë menjëherë ka filluar batica dhe përplasja e tyre me popullin shqiptar të Iliridës!

    Duke qenë gjithmonë një dorë e zgjatur e shovenizmit serbomadh dhe ekspansionizmit bullgaromadh, pushtetarët sllavomaqedonas në Shkup kurrë nuk kanë ngurruar që të nëpërkëmbin Shqiptarët, që t’i shtypin politikisht, që t’i diskriminojnë etnikisht, që t’i shfrytëzojnë ekonomikisht, deri edhe t’i burgosin dhe vrasin fizikisht!

    Kështu flet historia e djeshme e këtij ”shteti”! Kështu flasin edhe ngjarjet e sotme politike në këtë vend! Pushtetarët sllavomaqedonas në Shkup thonë e trumbetojnë çdo ditë se ata kanë ndërtuar një ”shtet” i cili është e vetmja ”oazë e paqes” në Ballkan, duke u përpjekur kështu që të fitojnë poena tek ndërkombëtarët për t’u anëtarësuar në NATO dhe në ”Bashkimin” Europian. Por me politikën e saj antishqiptare që ka ndjekur dhe që po ndjek në vazhdimësi, Maqedonia (IRJM) jo vetëm që nuk do të aderojë kurrë në këto organizma ndërkombëtarë, por ajo rrezikon edhe integritetin e vet territorial!

    Me politikën antidemokratike, shoveniste e antishqiptare që ndjekin, pushtetarët e Shkupit e kanë dëshmuar se ata nuk duan që të anëtarësohen në NATO dhe në ”Bashkimin” Europian, sepse nuk i lejon albanofobia e tyre, sëmundje kjo kronike e të gjitha shovenizmave sllavo-greke të Ballkanit! Ata duan të integrohen në NATO dhe Europë, por pa Shqiptarët dhe pa trojet shqiptare të Iliridës. Kësaj doktrine antishqiptare i shërben edhe akti më i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Shkupit për ndalimin e përdorimit të Flamurit Kombëtar Shqiptar nga populli ynë në Iliridë, si dhe më heret të mohimit të të drejtës së Gjuhës Shqipe që të jetë gjuhë e dytë zyrtare shtetërore! Kush na garanton neve se nesër po kjo Gjykatë Kushtetuese nuk do të marrë një vendim tjetër për anulimin e Ligjit për Decentralizimin Territorial, ose se nuk do të anulojë Ligjin për Zyrtarizimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës?!

    Ky qëndrim antishqiptar i qeveritarëve sllavomaqedonas e ka burimin te mohimi dhe shkelja e vendimeve të ”Marrëveshjes së Ohrit”. Kjo do të thotë se historia po përsëritet. Historia shqiptaro-maqedonase po kthehet me shpejtësi te viti i errët dhe i përgjakur i vitit 1997! Kjo do të thotë se sërish po na troket në derë viti i përleshjeve të gjakosura shqiptaro-maqedonase të pranverë-verës 2001!

    Këtë herë luftën shqiptaro-maqedonase don ta shpallë Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, një organ ”i pavarur” e ”apolitik”, i cili duhej të ishte garant i demokracisë, ligjshmërisë, kushtetutshmërisë dhe paqes ndëretnike në IRJM! Por, jo, ajo tanimë ka marrë rolin e luftënxitësit dhe përndjeksit të një populli të tërë – Shqiptarëve të Iliridës!

    Nuk duhet harruar se vendimet e kësaj Gjykate janë obligative për pushtetin ekzekutiv qendror dhe lokal. Vendimet e kësaj Gjykate nuk janë të diskutueshme, ato vetëm duhet të zbatohen. Kjo do të thotë se, në rast se Kryetarët Shqiptarë të Komunave refuzojnë zbatimin e këtij vendimi, ata do të detyrohen me ligj që ta bëjnë një gjë të tillë! Në rast se ata refuzojnë përsëri, atëherë ata do të ndiqen penalisht! Kjo do të thotë se, Kryetarët Shqiptarë të Komunave do të pushohen nga puna, do t’u merret me dhunë mandati i populli dhe do të arrestohen, burgosen dhe gjykohen për shkelje të ligjit! Refuzimi i Kryetarëve Shqiptarë të Komunave që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të urdhërave të Qeverisë, do të thotë përleshje dhe gjakderdhje e re shqiptaro-maqedonase! Do të thotë fillimi i shpërbërjes definitive të këtij shteti me emrin IRJM/FYROM. Dhe fajtorë për këtë do të jetë Gjykata Kushtetuese antishqiptare e Shkupit dhe nxitësja e saj – Qeveria ultranacionaliste e VMRO-DPMNE-së dhe vazalëve të tyre “shqiptarë”!

    Mohimi dhe shkelja e ”Marrëveshjes së Ohrit” nga pushtetarët e sotëm ultranacionalistë të VMRO-DPMNE-së është në realitet mohim i bashkëjetesës së Shqiptarëve dhe Sllavomaqedonëve në të njëjtin shtet, që sot nga ata quhet Republika e Maqedonisë, kurse nga Ndërkombëtarët dhe OKB quhet Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë – IRJM (apo FYROM në anglisht).

    Mohimi, anashkalimi, shkelja dhe moszbatimi i ”Marrëveshjes së Ohrit”, nga kushdoqoftë, do të thotë mohim i IRJM-së, do të thotë shpërbërje dhe ndarje e Republikës aktuale të Maqedonisë ndërmjet Shqiptarëve dhe Sllavomaqedonasve. Dhe, përderisa këtë ”Marrëveshje të Ohrit” deri tani e kanë mohuar dhe shkelur vetëm qeveritarët sllavomaqedonas, kjo do të thotë se ata janë iniciatorët numër një për ndarjen e Maqedonisë. Ç’është e vërteta, qeveritarët e VMRO-DPMNE-së edhe herën e kaluar kur ishin në pushtet, edhe tani që kanë rimarrë pushtetin, janë deklaruar disa herë hapur se janë për ndarjen e Maqedonisë, gjegjësisht për flakjen e Shqiptarëve nga ky shtet.

    Qeveritarët sllavomaqedonas ”Flakjen” e Shqiptarëve nga ky vend kanë tentuar ta bëjnë edhe gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001, por nuk u ka ecur. Një gjë të tillë ata tentojnë ta bëjnë edhe tani, me anë të mohimit të të drejtave njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve, përmes moszbatimit të ”Marrëveshjes së Ohrit” dhe përmes provokimeve të përditshme, siç është rasti i fundit përmes ndalimit gjyqësor të përdorimit të lirë e publik të Flamurit Kombëtar nga ana e popullit shqiptar të Iliridës.

    Ç’do të thotë ”Flakje” e Shqiptarëve nga Maqedonia, sipas planeve shoveniste antishqiptare të pushtetarëve VMRO-istë? FLAKJE do të thotë që Maqedonia dhe sllavomaqedonët të lirohen nga shqiptarët dhe trojet e tyre, duke u dhënë atyre aq sa duan ata dhe jo aq sa janë trojet shqiptare nën Maqedoni.

    Dhe, sipas tyre, trojet shqiptare të Iliridës janë vetëm dy qytete-komuna të saj: Dibra dhe Gostivari dhe ndonjë pjesë rurale aty-këtu!!! E pra, kaq fodullë e arrogantë, kaq mendjelehtë dhe mendjemëdhenj janë shovenistët sllavomaqedonas, sa që ata luajnë rolin e ”Zotit” të ”plotëfuqishëm” dhe u ”japin” Shqiptarëve aq troje shqiptare sa duan ata! Luajnë rolin e ”Zotit” të ”gjithëdijshëm”, duke pretenduar se janë historian ”të pagabueshëm” dhe ”i dijnë” se ku shtrihen historikisht dhe faktikisht trojet shqiptare të Iliridës!

    Në këtë mënyrë, pushtetarët dhe historianët sllavomaqedonas luajnë edhe rolin e ”naivit”, bëhen sikur ”nuk i njohin” kufinjtë etnikë të Iliridës në IRJM! Ata dridhen e tmerrohen kur u kujtohet se ku janë kufijtë etnikë, natyrorë e realë të trojeve shqiptare të Shqipërisë Etnike dhe në këtë kuadër edhe kufijtë e trojeve etnike të Iliridës. Ata e dinë se heret a vonë trojet etnike shqiptare të Iliridës do të ndahen nga IRJM dhe do t’i bashkohen Shqipërisë Etnike, prandaj ata, me një sjellje prej ”demokratësh” e ”xhentëlmenësh” përpiqen që ”të keqes” t’i dalin përpara, duke propozuar ”vetëvendosje” sllavomaqedonase për trojet shqiptare të Iliridës dhe shkëputjen e tyre nga Maqedonia në mënyrë ”paqësore”.

    Në këtë mënyrë ata duan të marrin pjesën e ”luanit” të trojeve shqiptare, duke ofruar ”vullnetarisht” ndarjen e dy-tre qyteteve shqiptare nga Maqedonia dhe kështu të mbyllet përgjithmonë çështja shqiptare në Maqedoni. Ata duan ta ndajnë Maqedoninë (IRJM) por jo me marrëveshjen e tyre me Shqiptarët, por përmes provokacioneve të këtilla, që faji para ndërkombëtarëve, për ndarjen e Maqedonisë, për ndryshimin e kufijve, për prishjen e ”paqes”, etj., t’u mbesë shqiptarëve! Ky është një plan dinak nga sllavomaqedonasit, por i parealizueshëm, sepse është bërë pa Shqiptarët. Pa të zotët e vendit. Ilirida nuk mund të ndahet, ajo është një trevë kompakte shqiptare. Maqedonia mund të ndahet, kur të dojë nga Ilirida.

    IRJM mund të hyjë në Europë e në NATO, edhe pa popullin shqiptar, pa trojet etnike shqiptare, pa Iliridën. Ilirida, trojet e saj dhe shqiptarët e saj, së pari do të bëjnë integrimin dhe bashkimin territorial të Shqipërisë Etnike dhe pastaj si shtet i bashkuar kombëtar do të integrohen edhe në organizmat euro-atlantike të NATO-s dhe të Bashkimit Europian.

    Shqipëria e Bashkuar në Europën e Bashkuar.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #132
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ceshtja e emrit te Maqedonise, raund i ri bisedimesh ne New Jork

    Nimic, në letrën me të cilën fton Maqedonine dhe Greqine në nje takim të ri në Nju-Jork, theksoi se shpreson që "përmes fillimit të ri të bisedimeve mund të arrihet deri në zgjidhje të përbashkët të pranueshme për emrin

    Do te rifillojne bisedimet mes Greqise dhe Maqedonise rreth mosmarreveshjeve mbi emrin e Maqedonise. Sic ben te ditur agjencia e lajmeve VOA, ambasadori grek dhe ai maqedonas u takuan dje në Kombet e Bashkuara për të rifilluar bisedimet për kete ceshtje.

    I dërguari i posaçëm i OKB-së Matthew Nimic ka bërë thirrje për bisedime të reja duke thënë se shpreson që diskutimet e para do të çojnë në bisedime më intensive dhe në një rezultat të kënaqshëm. Ai shprehet se të dyja vendet kanë dëshirën e sinqertë për të gjetur një zgjidhje nderkohe qe nuk ka pasur bisedime për këtë çështje që nga muaji maj i ketij viti. Nimic, në letrën me të cilën i fton përfaqësuesit e Maqedonisë dhe të Greqisë në takim të ri në Nju-Jork, theksoi se shpreson që "përmes fillimit të ri të bisedimeve mund të vendoset bazë për diskutim më intensiv, që do të vijë deri në zgjidhje të përbashkët të pranueshme për emrin dhe çështjet lidhur me të". Nimici nuk paralajmëroi propozim të ri zyrtar për zgjidhjen e kontestit.

    Nderkaq sic ben te ditur agjencia maqedonase e lajmeve Makfax, kreu i shtetit te Maqedonisë konfirmoi ditet e fundit se Maqedonia do te qendroje për ruajtjen dhe mbrojtjen e emrit kushtetues dhe përdorimin e saj ndërkombëtar. "Maqedonia do të vazhdojë me përkushtimin dhe do t'i intensifikojë përpjekjet për tejkalimin e dallimeve bilaterale rreth emrit me Greqinë", u be e ditur në Shkup javën e kaluar.
    Edhe Ministri i Punëve të Jashtme te Maqedonise, Antonio Milloshoski në intervistën e kësaj jave për gazetën greke "Elefteros Tipos", deklaroi se Maqedonia nuk do të heq dorë nga formula e dyfishtë si zgjidhje për dallimet rreth emrit. Për kërcënimet për veto eventuale greke, ai thotë se problemi dypalësh me emrin nuk numërohet në kriteret për anëtarësim në NATO dhe se Greqia me marrëveshjen e përkohshme është obliguar të mos e pengojë pranimin e Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare.
    Ministrja greke e Punëve të jashtme Dora Bakojani në një intervistë për "Katimerinin", të cilën vetë e vlerësoi si apel për Shkupin, tha se Greqia është e gatshme të pranojë kompromis me atë që IRJM-së do t'i lejojë të përdorë ndonjë formë të emrit "Maqedoni", derisa në emër do të ketë edhe nje element tjetër me të cilin do të bëhej edhe dallim nga rajoni verior grek i nohur me emrin Maqedoni.

    Edhe babai i saj Konstantinos Micotakis, kryetar nderi i Demokracisë së Re dhe kryeministër i Greqisë nga viti 1990 deri në vitin 1993, periudhë në të cilin aktualizohet problemi me emrin, u angazhua për emër të komplikuar si zgjidhje për problemin.

    "Pranimi i emrit të komplikuar është zgjidhje e drejtë e problemit, sepse përkufizimi Maqedoni është koncept gjeografik dhe ish-republika jugosllave është pjesë e Maqedonisë", tha Micotakis për kanalin televiziv privat "Mega".

    Maqedonia e mori këtë emër kur u shkëput nga Jugosllavia në vitin 1991, nderkohe qe hasi ne kundershtimin e shtetit fqinj Greqise, pasi sipas shtetit grek edhe një krahinë në veri të Greqisë njihet me të njëjtin emër.

    Greqia këmbëngul se përdorimi i emrit nga ana e Maqedonisë nënkupton një pretendim ndaj territorit të saj. Lidhur me kete ceshtje Athina ka kërcënuar Maqedonine se do të bllokojë anëtarësimin e mundshëm të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian, ne rast se ajo kembengul qe te njihet me emrin Maqedoni.

    Republika e Maqedonisë deri tani ka vendosur marrëdhënie diplomatike me më shumë se 160 vende të botës, ndërsa me emrin kushtetues është pranuar nga mbi 120 vende, mes të cilave edhe nga tre anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të KB-së - SHBA-ja, Rusia dhe Kina.
    Sui generis

  3. #133
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bari, droge ne nje kamp ciganesh, arrestohet i riu nga Maqedonia

    BARI – Nje 27 vjecar me origjine maqedonase eshte arrestuar pasi i eshte kapur nje sasi e konsiderueshme lendesh narkotike. 27 vjecari eshte arrestuar gjate nje kontrolli ne nje kamp ciganesh ne Altamura te provinces se Barit. Policia gjeti 30 kg marijuane, 3 kg hashash, nje pistolete te kalibrit 8 mm dhe qindra kapsolla lufte te prodhuara ne lindje te Europes te kalibrave te ndryshem si dhe nje karikator kallashnikovi.
    I riu duhet te pergjigjet tashme para ligjit per mbajtje te substancave te palejuara dhe per mbajtje pa leje te armeve. Nderkohe vazhdojne hetimet per te identifikuar bashkepunetore te mundshem qe bashke me 27 vjecarin kane bere te mundur futjen e tyre ne shtetin italian.
    Sui generis

  4. #134
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Emri i Maqedonise, OKB i dorezon propozimet Shkupit dhe Athines

    Delegacioni i Shkupit këmbëngul për emrin “Maqedoni”, ndërsa Athina zyrtare thote se ky emer shpreh pretendime per nje pjese veriore te Greqise qe mban te njejtin emer.

    OKB u ka dorëzuar Greqisë dhe Maqedonisë propozimet për zgjidhjen e cështjes së emrit, një problem që ka futur në konflikt dy shtetet. Delegacionet maqedonase dhe greke janë ulur përballë tyre në Nju Jork për të diskutuar propozimet e të dërguarit ndërkombëtar Methju Nimic, por edhe për të hedhur idetë e tyre. Nimic nuk përmendi asnjë detaj nga projekt propozimi i tij për palët, por tha se shpresonte që të arrihej një kompromis për emrin.

    Nimic tha se u këkoi ambasadorit grek Adamantios Vassilakis dhe ambasadorit maqedonas NikolA Dimitrov që këtë draft tua dorëzojnë qeverive të tyre per ta shqyrtuar para se të dalin me një qëndrim pro apo kundër draftit.

    Ambasadori grek Vasilakis shprehu bindjen se do gjendej nje zgjidhje, duke shtuar se bashkëpunimi ekomik mes dy vendeve është me me vlerë sesa këto pozicione teorike. Ndersa Dimitrov tha se emri i shtetit të tyre është shtylla e identitetit dhe stabiltetit duke kërkuar që emri “Maqedoni” të perdoret nderkombetarisht ndersa ne marredheniet dypaleshe me Greqine te perdoret nje emer tjeter konsensusi.

    Delegacioni i Shkupit këmbëngul për emrin “Maqedoni”, ndërsa Athina zyrtare pranon ekzistencën e kësaj fjale, por te jete e shoqëruar edhe me nje emer tjeter. Greqia thote se emri “Maqedoni” shpreh pretendime per nje pjese veriore te Greqise qe mban te njejtin emer.
    Sui generis

  5. #135
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kanadaja mbeshtet anetaresimin e Maqedonise ne NATO

    Ministri kanadez i Mbrojtjes Kombetare, Piter MekKej, konfirmoi mbeshtetjen e Kanadase per anetaresimin e Maqedonise ne NATO

    Shkup- Ministri MekKej ne takimin me ministrin e Mbrojtjes e Maqedonise, Llazar Elenovski, mbreme ne Otave, ka theksuar se eshte "i impresionuar nga niveli i kontributit te Maqedonise ne misionet paqesore te NATO-s", lajmeroi Ministria e Mbrojtjes (MM) e Maqedonise. Ministri i Mbrojtjes i Maqedonise gjendet per vizite disaditeshe zyrtare ne Kanada dhe SHBA. "Elenovski ka informuar MekKejin per procesin e reformave ne mbrojtje, por edhe per tere ciklin e transformimit ne Maqedoni, pas çka, fitoi bindjen se mbeshtetja e deritanishme e Kanadase per anetaresim te Maqedonise ne NATO tani do te jete edhe me e fuqishme", lajmeroi MM.

    Ministri i Mbrojtjes i Maqedonise sot ne Otave u takua edhe me kryetarin e Dhomes se Ulet te Parlamentit kanadez, Piter Miliken me te cilin bisedoi per reformat ne mbrojtjen, ne jurisprudencen, ekonomine, si dhe per situatat ne rajon dhe çeshtjen e Kosoves. Elenovski paraprakisht u takua me deputetin kanadez me prejardhje maqedonase Lluj Temellkovski. Ne takimin krahas perfaqesuesve te larte te Parlamentit kanadez, ishte i pranishem edhe ministri shqiptar i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Teme kryesore e takimit ishte bashkepunimi i vendeve te Grupit te Adriatikut dhe mbeshtetja kanadeze per hyrjen e ketyre vendeve ne NATO. (Makfaks)
    Sui generis

  6. #136
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Trendafill Ivanovski, kryetari i ri i Gjykates Kushtetuese

    Ivanovski, siç lajmeruan mediat elektronike, eshte zgjedhur me shumice prej dy te tretave te numrit te pergjithshem te gjykatesve.

    Shkup- Kryetar i ri i Gjykates Kushtetuese eshte Trendafill Ivanovski. Ivanovski, siç lajmeruan mediat elektronike, eshte zgjedhur me shumice prej dy te tretave te numrit te pergjithshem te gjykatesve. Ai vjen ne vendin e njeriut te pare te Gjykates Kushtetuese pasi qe kryetari i paradokohshem Mahmut Jusufi dha doreheqje per shkak te vendimit te Gjykates qe te pezullohen disa dispozita te Ligjit per perdorimin e flamujve te bashkesive ne Maqedoni. (Makfaks)
    Sui generis

  7. #137
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tetove, gjendet i vrare nje i arratisur nga burgu Dubraves

    Xhavit Morina, rreth te 30-ave, i arratisur nga burgu i Dubraves, ne Kosove, sipas të dhënave nga burimet tona në Maqedoni, është vrarë nga grupi rival i Agim Krasniqit. Nga ky grup ka mbetur i plagosur

    Nje person është gjetur i vrarë sot në rrugët e Tetovës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat lokale maqedonase. Personi i vrare quhet Xhavit Morina, rreth te 30-ave, i arratisur nga burgu i Dubraves, ne Kosove. Sipas të dhënave nga burimet tona në Maqedoni, personi është vrarë nga grupi rival i Agim Krasniqit. Nga ky grup ka mbetur i plagosur një person.

    Banorët lokalë thanë se para se të gjendej viktima, janë dëgjuar të shtëna armësh. Më pas personi i vdekur nga arme zjarri, u gjet ne anë të rrugës afër fshatit Odri. Duket se viktima është tërhequr në rrugë dhe është sjellë nga ky fshat. Autoritetet maqedonase po hetojnë ngjarjen, nderkohe qe nuk shihet asnje lidhje mes kesaj vrasjeje dhe tensioneve te fundit ne Maqedoni qe kane te bejne me rishfaqjen e grupimeve te armatosura ne fshatrat shqiptare.
    Sui generis

  8. #138
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shkup, Kushtetuesja jo më kryetar shqiptar

    SHKUP - Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë zgjodhi Tërndafil Ivanovskin në postin e kryetarit të saj të ri, që do të zëvendësojë në detyrë shqiptarin Mahmut Jusufin. Kreu shqiptar i Kushtetueses dha dorëheqjen e parevokueshme më 30 tetor, bashkë me anëtarin tjetër shqiptar të kësaj Gjykate, Bajram Pollozhani, për shkak të vendimit të gjykatës për heqjen e disa dispozitave nga Ligji i përdorimit të flamujve të bashkësive në Maqedoni. Më 24 tetor Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë vendosi që në komunat me popullsi shumicë shqiptare ndalohet përdorimi i flamurit shqiptar në objektet e komunave dhe mjediset e tjera publike, përveç rasteve të festave.
    Sui generis

  9. #139
    I ♥ Tetova Maska e Albanian^Boy
    Anëtarësuar
    15-02-2006
    Vendndodhja
    Tetovë/Iliridë
    Postime
    501
    Arsimtarët sot marrin rrogat


    Punëtorët e arsimit sot do të marrin rrogat e tyre, pas vonesës së bërë për shkak të ndryshimeve të disa ligjeve dhe rebalancit të buxhetit të shtetit.


    Ministri i Arsimit Sulejman Rushiti dhe kryetari i Sindikatës së arsimit, Dojçin Cvetanovski kanë njoftuar se rrogat nëpër komunat që kanë hyrë në fazën e dytë të decentralizimit fiskal duhet të paguhen më së voni deri të hënën, ndërsa në komunat e tjera deri më 15 nëntor. Në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Arsimit thuhet se këtë muaj ka filluar faza e dytë e decentralizimit fiskal ku hyjnë 42 komuna, të cilat kanë marrë obligimin për pagesën dhe llogaritjen e rrogave në shkollat e komunave të tyre. Një pjesë e autoriteteve komunale kanë lëshuar me vonesë dokumentacionin, ndërsa një pjesë e komunave nuk kanë arritur ta kryejnë këtë procedurë.
    El Real Madrid, campeón de Liga 2007/08.

  10. #140
    I ♥ Tetova Maska e Albanian^Boy
    Anëtarësuar
    15-02-2006
    Vendndodhja
    Tetovë/Iliridë
    Postime
    501
    Shkupruevski dhe Milloshovski kontradikta për emrin e shtetit


    Kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministri i jashtëm Antonio Milloshovski kanë shprehur qëndrime kontradiktore lidhur me projekt-kornizën më të re për mirëkuptim, që negociuesve të Maqedonisë dhe Greqisë ua dorëzoi ndërmjetësuesi në bisedimet për emrin Metju Nimic.


    Kryeministri Gruevski tha se Republika e Maqedonisë nuk do të pranojë emër tjetër për përdorim ndërkombëtar nga ai kushtetues. Sipas tij, në dokumentin ka më shumë pika prej të cilave disa janë problematike, disa më pak problematike, porse ka edhe pika të mira.
    "Ka një pikë, që ne definitivisht nuk mund ta pranojmë, e ajo është pika në të cilën thuhet se Republika e Maqedonisë do të duhej të pranojë emër për përdorim ndërkombëtar, i cili do të dallojë nga emri kushtetues i Republikës së Maqedonsië", tha Gruevski.Nga ana tjetër , shefi i diplomacisë Milloshovski theksoi dje se propozimi më i ri i ndërmjetësuesit Metju Nimic për zgjidhjen e kontestit të Greqisë me emrin e Maqedonisë, në përgjithësi është i pranueshëm.

    "Mendimi im personal, sipas leximit të parë, drejtimet dhe parimet e dhëna në këtë tekst në tërësi mund të vlerësohen si pozitive dhe të kënaqshme. Për një pjesë të caktuar të drejtimeve të propozuara ka hapësirë të paraqiten vërejtjet e argumentuara, por kjo do të ndodhë në momentin e vizitës zyrtare të Metju Nimicit në Maqedoni", tha Milloshoski. Ai shtoi se në këtë moment të gjitha institucionet kompetente, përfshirë këtu edhe kryeministrin dhe shefin e shtetit, janë duke analizuar dhe shqyrtuar aspektet e këtij teksti. Sipas Milloshoskit, koha për zgjidhjen e kësaj çështje "është sa më shpejtë", gjegjësisht gjatë disa muajve të ardhshëm.
    El Real Madrid, campeón de Liga 2007/08.

Faqja 14 prej 107 FillimFillim ... 412131415162464 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •