Close
Faqja 8 prej 107 FillimFillim ... 6789101858 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 1068
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Në Tanushë plagosen tre policë të Maqedonisë

    Tre policë të Maqedonisë janë plagosur rëndë, gjatë një sulmi me armë zjarri që ka ndodhur sot rreth orës 13:00 , në fshatin Tanushë, që ndodhet në brezin kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës.
    Sipas informacioneve të para , ndaj patrullës policorë e cila ka qenë duke lëvizur me makinë, ka shtënë me armë automatike një grup i armatosur, deri më tani i panjohur për policinë. Tre policët e plagosur janë dërguar për kurim në Klinikën Universitare të Shkupit .
    Zyrtarë të Qeverisë së Maqedonisë kanë hedhur dyshimin se pas këtij sulmi qëndron ish-komandant "Hoxha", por ai ka mohuar të jetë i përfshirë në këtë incident.
    Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë pritet të jep hollësi të reja për këtë incident të armatosur.

    rtk 24 tetor 2007 - 15:51:34
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Sipas TV A1 , ne sulmin mbi xhipin e policis ka 1 te vdekur dhe 2 te plagosur, inshallah sesht shqiptar

  3. #73
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    perseri ne akcion KODRA FURA vendi me i papershtatshem per patrullim te policise
    hajt per hajr na koft sulmi


    p.s a ka ndonje video nga ky lajm , nese ka dikush le ta nxjerre linkun....flm
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  4. #74
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Adash ma sqaro pak ket Kodren , se se mar vesht
    Sui generis

  5. #75
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Adash ma sqaro pak ket Kodren , se se mar vesht
    vendi ku i kan sulmu e ke emrin kodra fura
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Vdes njëri prej tre policëve të plagosur në Tanushë

    Në Klinikën Universitare të Shkupit ka vdekur njëri prej tre policëve të plagosur sot rreth orës 13:00, në fshatin Tanushë që ndodhet në brezin kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës. Ndërkohë, vazhdojnë të jenë në rrezik për jetë edhe dy policët tjerë , të cilët u plagosën me arrmë zjarri , gjatë një sulmi të kryer nga persona deri më tani të panjohur.
    Rastin e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, sipas të cilës ,pas sulmit është rrokullisur edhe vetura me të cilën kanë qenë duke lëvizur policët kufitar.
    Ish-komandant "Hoxha" i cili operonte më pare në këtë zonë, ka mohuar të jetë i përfshirë në këtë incident.

    rtk 24 tetor 2007 - 17:03:34
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #77
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Komandat Hoxha nuk e pranon se eshte i perzier ne kete sulm,e ndegjova para pak kohe te Tv Alsat foli ai vet.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Oh Karadaku cdo her u kon i rrezikshem , si Tora Bora ne Afganistan asht
    Ne Goshinc(Likov) i paten zon edhe Lube Boshkovskin (ende sishte minister) dhe shokun e tij Refet Elmaz Kodoshin, asht desht mi likvidu cysh ateher , kan gabu
    I vdekuri asht nje shka i Shkupit 24 vjet ,rend i lenduar nje 34 vjec prej Probishtipi, ndersa me leht i lenduar edhe nje shqiptar prej Shkupi

  9. #79
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    16:25/24.10.07 - Vritet nje polic dhe plagosen dy te tjere ne Tanushe


    Një pjesëtar i policisë kufitare humbi jetën ndërsa dy janë plagosur rreth orës 12 e 50 minuta në vendin Kodra Furra në afërsi të fshatit Tanushë kur një grup i panjohur ka hapur zjarr ndaj xhipit me policë, të cilët ishin për kontroll të rregullt në këtë fshat.
    Sulmuesit në vendin e quajtur Drum nga prita kanë hapur zjarr mbi xhipin i cili ka lëvizur Kodra Fura në drejtim të fshatit Brezë dhe Malinë. Pas sulmit xhipi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Një nga policët e plagosur sipas burimeve të spitalit është në rrezik jete.
    Në vendin e ngjarjes ndodhen zëvendësprokurori publik, gjykatësi hetues dhe ekipi i SPB-së. Ekipet speciale të policisë po bëjnë kontroll të përforcuar në pjesën e kufirit midis Maqedonise dhe Kosoves . Tani për tani nuk ka të dhëna për sulmuesit, sa kanë qenë dhe cilat ishin motivet e tyre.
    |||Lajme.Net|||
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Nuk e di pse aq entuziazem per kete lajm.LAJM KRYESOR sot ne Maqedoni eshte vendimi sotem i Gjykates Kushtetuese per rrezimin e disa neneve te ligjit per perdorimin e flamujve.Me pak fjale shqiptaret e Maqedonise pas 15 diteve mbasi ky vendim te hyn ne fuqi mund ta perdorin flamurin vetem neper dasma. Me duket se edhe ky vendim mbeti nen hijen e ndodhive ne Kodra e Furres por jo edhe me qellim.Hallall i qofte Grujevskit po luan me shqiptaret si maca me miun e ne mirremi me vetvehten. Jemi me te vertete shume te papare.Edhe nje fitore e madhe drejt implementimit te shtetit etnocentrik maqedonas.

Faqja 8 prej 107 FillimFillim ... 6789101858 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •