Close
Faqja 62 prej 107 FillimFillim ... 1252606162636472 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 611 deri 620 prej 1068
  1. #611
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    adash all ije tu ja majt ahhahahahahahaa
    mizi e la sportin e kape taj shtai


    o mizi cite ftajren mos raj mshefet :P
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  2. #612
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Moderatori SKOPJE sa mire ishim tu be muabet me elmedinin ne kete po c'pate qe i fshive postimet ??

  3. #613
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Ndërroi jetë dr. Muarem Nexhipi


    ot ndërroi jetë në moshën 54 vjeçare dr. Muarem Nexhipi. Nga 29.09.2006 Nexhipi ishte drejtori i Qendrës klinike stomatologjike Universitare Shën. Pantelejmon në Shkup.

    Ai ishte zëvendësminister i shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë. Ka dhënë kontribut të madh për zhvillimin e sistemit edukativ dhe shëndetësor në vend, me theks të posaçëm në përparimin e veprimtarisë stomatologjike. Nexhipi ishte kandidat në zgjedhjet presidenciale në vitin 1999. Dr Muarem Nexhipi është fitues i çmimit “Nënë Tereza”, statujës dhe certifikat për vitin 2007 si njohje për kontribut të veçantë në afirmimin e humanizmit, përkushtimit dhe kontributit për të drejta të barabarta të njerëzve. Varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit në Manastir më 04.03. 2008 (martë) me ora 13.

  4. #614
    PDSH Maska e shkendijasi
    Anëtarësuar
    03-04-2006
    Vendndodhja
    dora
    Postime
    50
    MENDUH THAÇI KA TË DREJTË!!
    03/03/2008
    Nga Koço DANAJ

    Para disa ditesh, kryeministri i Kosoves Hashim Thaci duke folur per problemin e njohjes se pavarsise se Kosoves nga Maqedonia, padashur tentoi te percante shqiptaret. Perse? Ai preferoi te thoshte se ne Maqedoni mban lidhje me Ali Ahmetin dhe Bardhyl Mahmutin dhe nuk preferoi te permende kryetarin e PDSH, Menduh Thaci. Eshte nje vije sjellje e kryeministrit Thaci apo nje lapsus, kjo do te duket shume shpejt. Por sidoqofte, kemi te bejme me nje deklarim te pamatur dhe te rrezikshem.Prandaj edhe reagimi i menjehershem i Menduh Thacit ishte i drejte dhe i sakte. Ai u shpreh se njohja e pavarësisë së Kosovës do të ndodh për faktin se PDSH-ja është faktori kryesor shqiptar ne qeverisje në Maqedoni. Gabim është që të imponohet një problem i cili nuk ekziston. Ne politike ka preferenca personale sic ka edhe referenca politike. Eshte e drejte e cdo politikiani te preferoje kete apo ate homolog te tij. Por eshte detyrim i cdo politikani qe te respektoje rregullat e lojes politike. Ali Ahmeti dhe Bardhyl Mahmuti jane dy kryetare partish shqiptare ne opozite ne Maqedoni. Ata sebashku me Hashim Thacin vijne nga organizata ilegale LPRK dhe me vone LPK. Ata jane ish drejtues te dy UCK-ve ne Kosove dhe Maqedoni. Pra ata kane miqesi preferenciale me Hashim Thacin. Nuk ka asgje te keqe…por. Menduh Thaci nuk ka qene ne Zvicer, nuk ka qene ne LPRK, nuk ka qene drejtues I asnje UCK, por eshte kryetar i partise shqiptare ne pushtet ne Maqedoni. Pra e preferon apo jo, je I detyruar te bashkepunosh me ate, neqoftese e ke seriozisht detyren qe te kane ngarkuar. Perndryshe ndjek politike inati, por harron inatin e politikes. Deklarimet e Ahmetit dhe Mahmutit lidhur me Kosoven nuk kane asgje te vecante nga ato te politikaneve te tjere shqiptare ne Maqedoni. Per me teper kane edhe pasaktesi. Per shembull: Ahmeti dhe Mahmuti nuk jane shqetesuar deri me tani perse ne projekt kushtetuten e Kosoves te hartuar nga shoket e tyre ne Kosove, jane eleminuar shqiptaret si komb. Ndersa Menduh Thaci perkundrazi ka mbajtur nje qendrim me nacionalist. Ai foli hapur per shtet shqiptar te Kosoves dhe popull shqiptar te Kosoves. Prandaj ne rastin konkret ai ka te drejte. Menduh Thaci duhet te pyetet dhe te konsultohet i pari. Ndersa Hashim Thaci dhe shoket e tij ne Tetove, Ahmeti dhe Mahmuti ne rastim konkret nuk kane te drejte. Sepse nisur nga politika e preferencave personale ata kane mbjelle faren e percarjes ndershqiptare ne Maqedoni. Prandaj edhe nuk duhen perkrahur.

  5. #615
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    RREFEHEN AFARISTET ZVICERAN: na mashtruan ne Qeverine e Maqedonise

    Dy afaristë zviceran nëpërmjet një letre të hapur bëjnë të ditur skandalin që atyre u ka ndodhur në Maqedoni. Ata të interesuar për të investuar në Maqedoni kanë hasur në realitetin e hidhur, një funksionarë i lartë i qeverisë ata i ka mashtruar dhe u ka kërkuar provizion.

    Qenan Imeri, zëvendës-drejtor i Fondit për rrugë magjistrale dhe rajonale afaristëve nga Zvicra Melichior Baumann dhe Alex Muggli u kërkon provizion për investimin e tyre në Maqedoni. Zviceranët të interesuar për të investuar në sektorin e bujqësisë kanë arritur në Shkup dhe kanë kërkuar që të takohen me njerëz kompetent për të marrë informata burimore se si mund ta realizojnë investimin e tyre. Mirëpo, Qenan Imeri ata i mashtron për disa ditë dhe në fund ua shpreh edhe atë që e ka munduar disa ditë me radhë. “ sa i përket kërkesës sonë për investim në Maqedoni, ai vetë u ofrua si bisedues, por edhe njëkohësisht kërkojë edhe përqindje për investimin eventual në vend. Ai insistonte në atë se do të ishte mirë që ndjekim mënyrën e tij të zgjedhjes së punëve dhe se për çdo çështje, ai do të gjente përgjigje adekuate”, shkruan në letrën e saj Eveline Seiner përgjegjëse për marrëdhënie me opinionin.

    Është ky njëri nga rastet e shumtë ku funksionarë të qeverisë aktuale kërkojnë përqindje dhe provizione prej afaristëve të huaj dhe të vendit. Është ky realiteti i kundërt prej asaj që vazhdimisht proklamohet prej qeverisë se ndihmon investitorët e jashtëm dhe të vendit. Gjithashtu ky është shembulli më i mirë se korrupsioni në qeverinë aktuale po lulëzon. Me këtë bien në ujë të gjitha burgosjet spektakulare para kamerave për kinse luftë kundër korrupsionit.

    Që absurdi të jetë më i madh, Qenan Imeri është funksionar i qeverisë aktuale në Fondin për rrugë magjistrale dhe rajonale, ku para disa muajsh u burgosën rreth 80 të punësuar, gjithashtu në mënyrë spektakulare, në aksionin e koduar “syri i gjarprit”, kurse në kreun e fondit rrinë ulur funksionarë të korruptuar. Habit fakti se si Qenan Imeri i shpëtoj syrit të gjarprit.

    Ky rast fletë edhe më qartë për qasjen dhe luftën selektive kundër korrupsionit ose dështimit të qeverisë në luftën kundër korrupsionit.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  6. #616
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    I nderuar vojvode mbi vojvodave Cimov.Fare nuk hezitoj ti fshij sharjet e tua tipike.Freno pak te lutem nuk je ne seline e partise ku te gjithe te bejne amin.Kjo vlen per te gjithe pavareisht kush cka perfaqeson.

  7. #617
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga Shkupi Lexo Postimin
    I nderuar vojvode mbi vojvodave Cimov.Fare nuk hezitoj ti fshij sharjet e tua tipike.Freno pak te lutem nuk je ne seline e partise ku te gjithe te bejne amin.Kjo vlen per te gjithe pavareisht kush cka perfaqeson.
    Nese ky dialog qe ke fshi eshte sharje dhe ofendim dhe ne kundershtim me rregullat e forumit atehere lirisht na perjashto prej forumit ?

    p.s Sa me shpejt ik prej postit se ke lan nam.

  8. #618
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Nuk ka nevoje per perjashtim sepse edhe ti je pjese e mozaikut te shqipeve ne Maqedoni.Forumistat mbareshqiptar ne FSH kane nevoje te dijne se ne cmenyre perfaqesohet dhe cka promovon nje personazh si ti i afert me nje klike politike (PDSH ne kete rast) per ta pasur me qarte situaten ne kampet politike shqiptare ne MK.

  9. #619
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Protesta per emrin e Maqedonise ne Selanik

    Selanik -Demonstrata lidhur me kontestin per emrin mes Athines dhe Shkupit do te mbahen sot ne Selanik. Ljamin e bejne te ditur mediat greke sipas te cilave organizatore e protestes eshte partia LAOS, e liderit Jorgos Karaxhaferis.

    Demonstrantet do te kerkojne nga Qeveria qe te mos pajtohet me kompromisin per propozimin e fundit te ofruar nga perfaqesuesi i posaçem i Kombeve te Bashkuara, Metju Nimic.

    Me 19 shkurt Nimici prezantoi nje propozim qe do te mbeshtetej ne formulen e dyfishte - nje emer te zgjedhuar per komunikim me Greqine dhe organizatat nderkombetare dhe emrin kushtetues per perdorim te brendshem.

    Pas analizes se propozimit Shkupi dhe Athina shprehen gatishmeri qe t`i vazhdojne negociatat, ndonese te dyja palet kane verejtje te medha.
    Me 29 shkurt, ekipet negociatore u takuan ne Nju-Jork, por edhe atje nuk u arrit asnje marreveshje.
    Greqia kercenoi me veto per pranimin e Maqedonise ne NATO nese deri ne samitin ne Bukuresht ne prill nuk gjendet zgjidhje per emrin.

    bw
    Sui generis

  10. #620
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nimic sot ne Shkup per emrin e Maqedonise

    I derguari i OKB-se, Metju Nimic sot do te takohet me Presidentin e Maqedonise per diskutuar çeshtjen e kontestit per emrin mes Maqedonise dhe Greqise.

    Viziten e sotme ne Shkup te ndermjetesuesit Nimic e ka konfirmuar zedhenesi qeveritar, Ivica Bocevski. Nuk perjashtohet mundesia qe Nimic te realizoje takim edhe me negociatorin grek Vasilakis, takim i cili nuk eshte vertetuar se ku do te mbahet.
    Sipas mediave greke vizita e ndermjetesuesit Metju Nimic eshte pjese e operacionit te gjere, para se gjithash i SHBA-ve, gate se cilit pritet qe kesaj here Nimic te veproje ne koordimin direkt me Departamentin e Shtetit amerikane per zgjidhjen e kontestit mes Maqedonise dhe Greqise per emrin kushtetues

    bw
    Sui generis

Faqja 62 prej 107 FillimFillim ... 1252606162636472 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •