Close
Faqja 58 prej 107 FillimFillim ... 848565758596068 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 571 deri 580 prej 1068
  1. #571
    Everlasting Princess Maska e princcesha
    Anëtarësuar
    16-09-2007
    Vendndodhja
    Ne enderr...!!!
    Postime
    237
    Nese e analizon mire cdo njeri normal deklaraten e thacit se do ta njohe pavarsine e Kosoves ateher kur te thote PDSHja del se PDSH ende nuk e ka njoh pavarsine e Kosoves.

    O zot turpi i qe po bejne keta jonormala nuk ka fund.
    "Deshiro per te tjeret, ate qe deshiron per veten" ---- Muhamedi a.s----

  2. #572
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Citim Postuar më parë nga bOndi_oo7 Lexo Postimin
    Deputetet e BDI-se , dje me rastin e shpalljes se Pavarsise se Kosoves degruan nje leter deri te institucionet relevante udheheqese te shtetit me te cilen kerkojne qe IRJM te njohe sa me shpejt Pavarsine e Republikes se Kosoves.

    Letra si vijon:

    Tetovë, 17 shkurt 2008

    Drejtuar:
    • Kryetarit të Republikës së Maqedonisë, z. Branko Crvenkovski
    • Kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, z. Lubisha Georgievski
    • Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Nikolla Gruevski

    Lënda: Kërkesë për njohjen e Kosovës, shtet sovran dhe të pavarur

    Të nderuar zotërinj,

    Parlamenti i Kosovës, sot, më 17 shkurt 2008, në seancë të jashtëzakonshme shpalli Kosovën shtet sovran, të pavarur e demokratik.

    Ky vendim historik konfirmoi realitetet e reja në rajonin tonë, në Evropë dhe në botë.
    Respektimi i vullnetit të shumicës dërrmuese të popullit të Kosovës, neve si shtet, na obligon të ndërtojmë qëndrim parimor dhe të ndërmarrim hapa konkret.

    Në bazë të këtyre realiteteve të reja, në frymën e fqinjësisë së mirë, në emër të perspektivës evro – atlantike të vendeve tona, në emër të paqes, stabilitetit dhe të ardhmes së rajonit, ne, deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim Ju propozojmë dhe ju ftojmë të ndërmerrni të gjitha veprimet e duhura që shteti ynë, Republika e Maqedonisë, të njohë Kosovën shtet sovran dhe të pavarur.

    Urojmë që në këto momente vendimtare për vendin tonë dhe shansin historik për marrjen e ftesës në Samitin e Bukureshtit dhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, njohja e Kosovës do ta rreshtonte vendin tonë krah për krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë, Turqisë, Shqipërisë dhe shumë shteteve tjera që kanë paralajmëruar njohjen e menjëhershme të Kosovës.

    Vlerësojmë se në këto momente historike do të dimë të marrim vendime të guximshme e të drejta, sepse Maqedonia fiton një shtet fqinj me orientime të njëjta sikurse edhe ne, fiton një fqinj mik, aleat dhe partner strategjik në përcaktimet tona të përbashkëta evro-atlantike.

    Me respekt,

    Deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Parlamentin e Maqedonisë:

    1. Ali Ahmeti
    2. Rafis Aliti
    3. Teuta Arifi
    4. Fazli Veliu
    5. Xhevat Ademi
    6. Safet Nezir
    7. Sadulla Duraku
    8. Tahir Hani
    9. Ajshe Selmani
    10. Blerim Bexheti
    11. Azis Pollozhani
    12. Selvie Saliu
    13. Agron Buxhaku
    14. Zymrete Jakupi
    15. Adnan Jashari

    Këta argatë të makosllavisë, me letrën dërguar tre karakanxhollëve të udhëheqjes makosllave ku shqiptarët janë të kolonizuar, kot trumbetojnë !

    Vlerat e luftës , ( gjoja se e bënë ! ), edhe njëherë i nëpërkëmbin, duke i dhënë relevancë një pushtuesi që me anën e rusëve dhe të sërbëve, dhe me projektet e Versajës dhe Berlinit, vendosën administrimin e dhunshëm, për të mbetur me dorën e argatëve të tillë si këta lart, të njohin Pavarësinë e Kosovës, që sa e sa bijë ia vranë nëpër burgje e në Kufi.

    Mjerakë të dështuar!

    Duhet ta keni të qartë se Maqedonia e tillë unitare, ku përditë realizon skenarët për shtypjen dhe vrasjen e shqiptarëve , nuk është asnjë faktor për njohjen e Pavarësisë së Kosovës ! Ajo i ka hak asaj edhe me territor edhe me shumëçka !

    Ata që ia deshën të mirën Kosovës, pra , ata shqiptarë që jetojnë në okupimin makosllav , më 17 shkurt dolën nëpër Kosovë dhe ia uruan të parët Pavarësinë! Listat, se kush iashin ata i kanë në pikat kufitare ! Nuk ishin vetëm ai numër, ka edhe shumë si ata !, duke u veçuar juve mjeranëve që prisni me Brankon , Lubishën dhe me Grujeskin të cakërroni gotat e të hani thi në Parlamentin e makosllavisë, që të shkoni pastaj të bëni kungim me gospodingospodin Stefanin tek kryqi i Vodnos ku kungohen në pravosllavë!

    Maqedonia që ka okupuar shqiptarët dhe viset e saj në Pollog Pellagoni, duhet t'ua njohë pavarësinë po atyre shqiptarëve të robëruar që ju bylyku i mjerakëve, keni filluar ta thërrisni nënë. Në dreq të mallkuar shkofshi me atë nënë të shkërdhyer !

  3. #573
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Citim Postuar më parë nga gjakushi Lexo Postimin

    O daj,
    me sa kuptoj une ti duhet te jesh ndonji msues gjeografi-historie, por duket qe ke ambicje per pozite me te larte shoqerore.
    Makosllavia-sic me te drejte e quan ti, eshte nje vend te cilit i nevoiten njerez te kalibrit tend, por ceshtjes shqiptare? Thjeshte dyshoj.

    Meqenese sipas nofkes tende nuhas deshiren dhe nevojen tende per tu shfaqur e prezentuar si tip i martirizuar dhe paksa lazderuar, po ta bej nje pyetje konkrete: C'ke kontribuar ti personalisht per te shfuqizuar ose permiresuar projektet e Versajes dhe Berlinit, pervec udhetimit me 17 fror ne Kosove dhe ketyre 3 shkrimeve ketu ne forum?
    Po ne kohen e luftes se 2001 (*gjoja se e beme), ku ishe ti i nderuar, apo gjoja se luaje playstation para televizorit dhe palloje biscuita me tembel?!?

    hajt daj, vazhdo te flasesh fjale te medha tuj hanger plazma keksa me tambel.
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  4. #574

    Nipo ! Bondi-007 ! Nuk prish punë se i kam tre shkrime forumi ! Besoj se i kam drejt ! Për kontekstin historik të kohës, e ndjeva të reagoj ashtu. Bile t'i shaj që nga shën Stefani e deti tek Shën Nikolla i sotëm !

    Sa për bylykbashët që t'u dhimbsën aspak nuk më vjen keq ! Sepse nga ky shkrim asnjë fije floku nuk u ra ! Mos hy në kornizat e karikatinës makosllavi aq lehtë duke zgjuar djajt e kërleshjes ironike! Sepse, shikon pastaj ëndërra të këqia pas kësaj mesnate që më dhe sinjal se më sfidon me ironi!

    E kam edhe unë një hije dhe një shqetësim, qyshkur, dhe, pas këtyre tre shkrimeve në forum do ta kem.
    Besoj se nuk janë hija e mëngjesit këto, e të daln shumë të lartë , që t'ua zënë surratin këtyre agallarëve ! Megjithatë është një hije. Por, jo ashtu siç e thua ti, për atë të ambicjes për pozita të larta! Le t'i mbajnë ata që trumbetojnë për Majkata Makedonija dhe integrimin në të pas 2001!

    Për të tjerat, bisedojmë,

    Me respekt
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  5. #575
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Virgjeria dhe sinqeriteti juaj nuk arsyetojne romantizmin e tepruar.

    Shendet!
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  6. #576
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Citim Postuar më parë nga bOndi_oo7 Lexo Postimin
    Virgjeria dhe sinqeriteti juaj nuk arsyetojne romantizmin e tepruar.

    Shendet!

    Nëse jo virgjëria dhe sinqeriteti, atëherë kurrë s'duhet arsyetuar prostitucioni dhe gënjeshtra reale e tyre !

    Paç fat
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  7. #577
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Dajo prostitucioni tanime eshte ngritur ne profesion e genjeshtra fenomen historik.

    kurse, Realiteti historik kerkon strategji, vigjilence, burreri dhe pune te palodhshme, segmente te cilat i permban letra ne postimit tim berthame te ketij debati.

    rrofsh!
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  8. #578
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Citim Postuar më parë nga bOndi_oo7 Lexo Postimin
    Dajo prostitucioni tanime eshte ngritur ne profesion e genjeshtra fenomen historik.

    kurse, Realiteti historik kerkon strategji, vigjilence, burreri dhe pune te palodhshme, segmente te cilat i permban letra ne postimit tim berthame te ketij debati.

    rrofsh!
    E lexova atë program letër dhe dëshiroj t'i shkojnë rrotull të gjithë ata që u bëjnë qejfin dhe përkrahin larashët !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  9. #579

  10. #580
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Nuk ka fjale per ta pershkruar tradhetine e Menduh Thacit ndaj Kosoves.Kjo i tejkalon te gjitha dhe eshte moment reflektimi i mijera PDSH-istave te pyeten ku jane dhe a ja vlene ta mbajn nje kollutuk me ndihmen e ketij tradhetari.Turp.

Faqja 58 prej 107 FillimFillim ... 848565758596068 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •