Reagim i OVL-UÇK-sëShkruar nga OVL-UÇK-së
Thursday, 06 December 2007
Reagim i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (OVL-UÇK-së)
I nderuari z. Gjenerallejtnant Agim Çeku!
I nderuari ish shefi i Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së!
I nderuari ish Komandant i përgjithshëm i TMK-së!
I nderuari Kryeministër i Kosovës!
Me indinjatë të thellë dëgjuam polemikën tuaj të para dy ditëve me zëvendës kryeministrin Sërb në Bruksel, ku i njëjti deklaroi se Serbia e ka ndihmuar aksionin e policisë sllavo-maqedonase në fshatin Brodec të Tetovës, argumente të cilat janë edhe të dëshmuara në incizimet filmike amatore të incizuara nga pjestarët e këtyre njësiteve, ku qartë dëgjohen fjalë dhe këngë triumfuese në gjuhën sërbe (që mund t’i shihni në web faqen www.jakujam.com) si dhe thirjet Serbia… Serbia… nga mjetet e blinduara, të po këtyre njësiteve në momentin e kthimit nga aksioni i kryer “me sukses”, në bazë të deklaratave të qarqeve qeveritare.
Edhe pse e kemi parasysh momentin historik nëpër të cilën po kalon populli Shqiptar në përgjithsi dhe populli i Kosovës në veçanti, ne, OVL e UÇK-së në IRJM si përfaqësues të shtresës më meritore dhe më të dëmtuar , ndjejmë si obligim moral dhe kombëtar t`ju drejtohemi me këtë reagim të hapur për t`ju informuar saktësisht për qëllimet e këtij aksioni monstruoz që të vetmin qëllim ka pasur TË NDËSHKOJË POPULLATËN SHQIPTARE QË E KA MBËSHTETUR LUFTËN E LAVDISHME TË VITIT 2001 DHE T;I ETIKETOJË DHE KRIMINALIZOJË ISH PJESTARËT E UÇK-së, gjë që sistematikisht e ka bërë që pas luftës së vitit 2001, në mënyra dhe metoda më perverse, duke shfrtytëzuar edhe paaftësinë dhe përçarjen e subjekteve politike Shqiptare për t’i mbrojtur këta vlera.
Për të dëshmuar brutalitetin dhe ligështin e tyre u zgjodh momenti më delikat, pra skadimi i afatit përfundimtar për mbylljen e bisedimeve Prishtinë-Beograd me çka do të mbyllen të gjitha shtigjet pansllaviste për t`i mohuar popullit liridashës të Kosovës të drejtën për pavarsi, e drejtë kjo e mohuar me shekuj të tërë.
Jemi të bindur thellë në sakrificën dhe meritat tuaja personale gjatë luftës së UÇK-së në vitin 1999 dhe punës tuaj të vazhdueshme të palodhur për të ardhur deri në këtë momënt historik. Po ashtu jemi të bindur thellë në dezinformatat dhe “faktet” që ju kanë dhënë për këta ngjarje tronditëse dhe makabre, të montuar nga qarqe destruktive dhe antishqiptare me pasoja shumë të rënda për popullatën shqiptare, me ç`rast në mënyrë më çnjerzore u ekzekutuan dhe më pas u masakruan kufomat e 4 ish pjestarëve të UÇK-së dhe 2 civilëve të rinjë të fshatit Brodec si dhe u rrahën dhe u torturuan 13 fshatarë po të këtij fshati, plagët e të cilëve ende rrjedhin gjak, duke u lënë edhe të pamjekuar nëpër burgje (sot bëhet një muaj) dhe për dy ditë me rradhë u mbajt peng e gjithë Malësia e Tetovës, duke shfrytëzuar edhe si mburojë e gjallë burra, gra e fëmijë të këtij fshati.
Duke u nisur nga gjithë kjo që dhe nga faktet reale që posedojmë dhe mund t`ua ofrojmë ju ftojmë me plot përgjegjsi që të distancoheni nga ai prononcim i juaj, i dhënë në Bruksel para dy ditëve, (në bazë të dezinformatave). Dhe me autoritetin dhe postin tuaj që mbani të kërkoni përgjegjësi para egzekutorëve të këtij krimi (qeverisë dhe partive politike shqiptare në IRJM), ndërsa nga autoritetet ndërkombëtare ndriçimin e këtij rasti me pasoja shumë të rënda.
Tetovë, 06.12.2007.
Krijoni Kontakt