Close
Faqja 13 prej 107 FillimFillim ... 311121314152363 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 1068
  1. #121
    Everlasting Princess Maska e princcesha
    Anëtarësuar
    16-09-2007
    Vendndodhja
    Ne enderr...!!!
    Postime
    237
    DUKE PLASUAR GENJESHTRA DHE OFENDIME NUK IKET PREJ PERGJEGJESIE




    Në konferencën për shtyp që Menduh Thaçi mbajti me gazetarët tregoj qartë se ka një siklet të madh, duhet që për dështimet e tij të gjejë bashkëfajtor. Ai edhe një herë tregoi edhe një herë sa i panjohur është me situatën dhe sa analfabet është. Ai mendon se duke ofenduar dhe duke plasuar gënjeshtra do të mund ti ikë përgjegjësisë dhe të zhvendos vëmendjen e shqiptarëve nga dëmet që i ka shkaktuar ai dhe PDSH-ja pikërisht shqiptarëve.

    Edhe një herë u pa qartë se ai as që e ka lexuar Marrëveshjen e Ohrit dhe ligjin për përdorimin e flamurit. Në fjalimet e tij mund të gjeni vetëm absurde të llojit të tij.

    Ai ka akuzuar Ali Ahmetin se ka harrura se iniciativa në Gjykatën Kushtetuese është bërë para tre viteve. Për hir të së vërtetës Ligji për përdorimin e flamurit është miratuar më 19 korrik 2005, që d.m.th se ende nuk janë bërë tre vite që kur është miratuar ky ligj dhe teoritikisht nuk mund që iniciativa të jetë e para tre viteve. Pastaj, pa marrë parasysh se kur është bërë iniciativa, ka një të vërtetë se iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji e kanë bërë partnerët e koalicionit të PDSH-së, si VMRO-PP e cila ia fali gjashtë deputetët e saj PDSH-së, pastaj Liljana Popovska, që është në koalicionin aktual, Gjorgji Naumov, që është funksionarë i lartë i VMRO-DPMNE-së, pra partia që është në koalicionin aktual.

    Gënjeshtra tjetër që plasohet është se kinse 70% e shqiptarëve nuk kanë mund ta përdorin flamurin, që aspak nuk është e vërtetë.

    Nëse është ashtu siç pretendon Thaçi se ky ligj ka qenë në disfavor të shqiptarëve, atëherë pse nuk e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në bazë të vendimit të së cilës në të ardhmen pa marë parasysh përqindjen e prezencës së bashkësisë etnike në një komunë do të mund ta përdorë flamurin e saj, por e kundërshton.

    Nëse ky ligj nuk ka qenë në favor të shqiptarëve atëherë pse thoni se do të përgatisni Ligj të ri. Ligj me partnerët e koalicionit të cilët kur miratohej ky ligj e sulmuan në formën më të ashpër, deri në përbuzje dhe ofendime në baza etnike.
    "Deshiro per te tjeret, ate qe deshiron per veten" ---- Muhamedi a.s----

  2. #122
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedoni, BE–Fuere: Incidenti ne Tanushe, negativ per Kosoven

    Fuere ka bere te ditur se Bashkimi Evropian është i brengosur meqë incidenti ndodhi në një rajon të ndieshëm, ku një incident i tillë eshte I perseritur

    Edhe ambasadori europian ne Maqedoni, Ervan Fuere, ka reaguar sot lidhur me aksidentin në Tanushë, ne kufirin Maqedoni-Kosove në të cilin një polic u vra dhe dy te tjere u plagosen gjate sulmit te nje grupi personash te armatosur. Fuere ka bere te ditur se Bashkimi Evropian është i brengosur meqë incidenti ndodhi në një rajon të ndieshëm, ku një incident i tillë eshte I perseritur. Duke kerkuar qe qe autoret të nxirren para drejtësisë, Fuere tha tha se duhet të bëhet çmos që kryrësit të nxirren para drejtësisë. Ambasadori europian ne Maqedoni, theksoi ndonese eshte heret të thuhet nëse ka ndonjë lidhje mes incidentit në Tanushë dhe zgjidhjes së çështjes së Kosovës, sipas tij, incidentet e këtilla nuk kontribuojnë drejt zgjidhjes së qetë të zgjidhjes përfundimtare për Kosovën. " Po ashtu, nuk duhet nënçmuar as problemet ekonomike në këtë rajon që ka infrastrukturë të dobët, duhet të bëhet përpjekje që të përmirësohet gjendja ekonomike e qytetarëve që jetojnë në këtë rajon", tha ambasadori. Evroambasadori

    News24
    Sui generis

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    238
    Po cka dreqin po haheni ndermjet veti o shqiptare ooooo. A nuk e shihni se shkjau na ka bere kete pune me flamurin. Me sa e di une ai shkau i pare me duket ka patur me shume pune aty, pra ata komunistet e pare sipas votave te atyre qe kan votuar per kete. Ska lidhje cili shka e ka bere kete, shkijet jan njilloj.

    Ju lutem mos u hani ketu kjo parti e jona e ka bo e kjo se ka bo, kur cdokush qe vezhgon pak prej ma nga larg dhe nuk eshte i futur me hunde e gjenitale ne ate situate mund t'a vezhgoje shume paster se shkjau eshte kryesori pere kete ndodhi.

    Pra tani eshte rendi per partiat shqiptare perseri te luftojn per kete ligj te behet pjese e kushtetutes me te gjitha forcat. Nese ka pengesa te medhaja mund te perdoren edhe mjete tjera por njiher koha eshte per diplomatet tone te punojn.

    Ju uroj pune te mbare dhe mos u brengosni shume se ska kush qe na i heq flamurat ne kete kohe. Gjyqi suprem eshte per te prure ligje por nuk do te thote se qeveria duhet t'i zbatoj ato ligje, dhe pere kete ne fillim duhet te luftojm e sa me shpejt ta bejm ligj edhe me te forte qe mos te ndryshohet mo kurre, dhe te valvite flamuri shqiptare kudoqofte ne Iliride.

    Pershendetje.

  4. #124
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Besnik , llafe jone ato , se san e preke kush shqipet tone te bukur , rej rahat
    Sui generis

  5. #125
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anëtarësuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Nuk besoj ta kete bere as njera parti e as tjetra, as edhe shkiet me nje fjale, besoj qe jane te zgjuar per te bere nje gabim te tille, jo tani ne kete situate te tensionuar shkaku i Kosoves.

    Kjo thjeshte eshte nje politike nderkombetare, mos akuzoni njeri tjetrin. Te presim si do te vijoje situata!
    • The rest is silence.


  6. #126
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anëtarësuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    Citim Postuar më parë nga Zombi Lexo Postimin
    Nuk besoj ta kete bere as njera parti e as tjetra, as edhe shkiet me nje fjale, besoj qe jane te zgjuar per te bere nje gabim te tille, jo tani ne kete situate te tensionuar shkaku i Kosoves.

    Kjo thjeshte eshte nje politike nderkombetare, mos akuzoni njeri tjetrin. Te presim si do te vijoje situata!
    Zombi,

    Kur thua 'politik nderkombetare' .. a keni mundesi te elaboroni nje arsyetim tuajin qe pak a shum ta ndjem edhe ne te tjeret, se vall cili eshte motivi i tyre ?

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Labi_shkup
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Postime
    93
    e shejti flamurin Gjakpirsi(M TH)
    Ne E mbajm fjalen

  8. #128
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    UCK eshte e zgjuar...

    Citim Postuar më parë nga Labi_shkup Lexo Postimin
    e shejti flamurin Gjakpirsi(M TH)
    Rrahagjoksat le te mendojne mire cka thone dhe cka bejne , kur eshte ne rrezik qenja kombetare.Ne festen e Flamurit partite shqiptare ne Maqedoni me ke do te festojne ? ke do te urojne per feste ? njeritjetrin apo partite e koalicionit te tyre?.........Mendoni pak perpara se te thoni se jeni shqiptare.

    UCK dhe gjithe shqiptaret jane te zgjuar,
    Sot per sot ka vetem nje lufte per shqiptaret dhe ajo eshte FINALIZIMI I SHTETIT TE KOSOVES. Duke llogaritur ne kete stadin perfundimtar dhe te pakthyeshem qe ka mberri Kosova ,shteti serb dhe rryma te ndryshme me vetedije apo pa vetedije jane per njerruge tjeter qe do te thote nje luft tjeter per rirreshtim teritorial te Ballkanit.Realisht shqiptareve nuk ju konvenon per arsye se ende e mbajne flamurin e fukarallekut dhe pamundesise.Me fjale te tjera lufta qe nxitet nga Beogradi dhe rryma qe e kuptojne ose jo do te c'bente ate qe u be ne Kosove, dhe gati permes PDSH e c'beni marrveshjen e vetme historike te garantuar nderkombetare ,pra gati tu e c'bere te gjithe cka beri UCK-BDI...dhe rrugetojne ne nje drejtim , ne nje tavoline tjeter ku do te jene me te forte se ne dhe me nje ringjallje te Rusise per ndikim ne Ballkan...
    Ky eshte zgjimi shqiptar era e barutit le tu vij atyre qe u vjen edhe era qe ka rimen me barut..dhe shqiptaret kane cka te bejne ne vend qe te luftojne me armiqt dhe bile perfundimisht ti ulin armet ndaj njeri tjetrit.Ne kohen qe presim finalizim te nje mundi 100 vjecar te te gjithe shqiptareve ne Ballkan ai qe eshte shqiptar nuk lufton me njeri tjetrin,ai qe eshte shqiptar nuk lufton per egon e vete, per vertetimin se kush dhe sa ka te drejte.Kush eshte shqiptare eshte i mobilizuar per nje muaj te pergjithshem shqiptar ,per nje perfundim te gezuar ne Kosove dhe per nje festim gjitheshqiptare ne dhjetor.....te tjerat do te behen eshte ky proces i pandalshem dhe politikanet e mjere qe mundohen te dominojne mbi elektoratin shqiptare ne Maqedoni le te marrin nje muaj pushim qe mos te c'bejne edhe ate mundin shekullor sic gati e c'bene ate qe u be ne Maqedoni..gati..
    Koha eshte e jona per nje muaj, 6 jave mobilizim ku duhet , leni armet..sa me shume qe te afrohet finalizimi aq me shume do te shtohen provokimet ,bile tash qe vjen edhe Festa e Flamurit...maturi ,qe te festojme edhe ne dhjetor dhe neper lokale dhe jo ne mal ku s'do te kemi as nje gote qe te pergezojme per pavarsine e Kosoves.
    Gezuar per Kosoven..
    sa per flamurin mos u merzitni ata vetem shfrytzojne emocionet tona shpesh deri ne naivitet.Ka gjasa qe perpara te zhduken ata si fare e keqe qe jane se sa flamuri yne i perjetshem..

    Ne Diten e Flamurit

    "Te fala nga mergimtaret,
    djerse e lot margaritaret.
    Larg ne dhe te mergimit,
    shtruam sofren e bashkimit.
    Mu ne diten e vertete,
    Rrofsh moj Shqiperi per jete."

    Gezuar per Kosoven*
    me nderime ,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 30-10-2007 më 11:15
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  9. #129
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedoni, jep doreheqjen kreu i Gjykates Kushtetuese

    Mahmut Jusufi ka argumentuar se largohet per shkak te vendimit te Gjykates Kushtetuese qe ka hequr disa nene te Ligjit për përdorimin e flamujve të bashkësive në Republikën e Maqedonisë

    Jep doreheqje te parevokueshme Kryetari i Gjykatës kushtetuese të Republikës së Maqedonisë
    Mahmut Jusufi. Ai ka argumentuar se largohet per shkak te vendimit te Gjykates Kushtetuese qe ka hequr disa nene te Ligjit për përdorimin e flamujve të bashkësive në Republikën e Maqedonisë. Ky vendim sipas shqiptareve cenon klimën e tolerancës, besimit dhe mirëkuptimit ndëretnik.

    Gjykata kushtetuese vendosi me shumice votash ne daten 24 tetor heqjen e disa neneve te ligjit per perdorimin e flamujve vecaneirsht ne festat te ndryshme ne Maqedoni. Votuesit e ketij vendimi ishin te gjithe me perkatesi etnike maqedonase.

    Jusufi thotë se ai vendim ishte i padrejtë dhe tërësisht politik. Jusufi gjithashtu ka dhënë doreheqje edhe funksioni gjykatës i Gjykatës kushtetuese. Vec tij është larguar edhe anetari tjeter i Gjykatës Kushtetutese, Bajram Pollozhani.
    Sui generis

  10. #130
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Maqedoni, jep doreheqjen kreu i Gjykates Kushtetuese

    Mahmut Jusufi ka argumentuar se largohet per shkak te vendimit te Gjykates Kushtetuese qe ka hequr disa nene te Ligjit për përdorimin e flamujve të bashkësive në Republikën e Maqedonisë

    Jep doreheqje te parevokueshme Kryetari i Gjykatës kushtetuese të Republikës së Maqedonisë
    Mahmut Jusufi. Ai ka argumentuar se largohet per shkak te vendimit te Gjykates Kushtetuese qe ka hequr disa nene te Ligjit për përdorimin e flamujve të bashkësive në Republikën e Maqedonisë. Ky vendim sipas shqiptareve cenon klimën e tolerancës, besimit dhe mirëkuptimit ndëretnik.

    Gjykata kushtetuese vendosi me shumice votash ne daten 24 tetor heqjen e disa neneve te ligjit per perdorimin e flamujve vecaneirsht ne festat te ndryshme ne Maqedoni. Votuesit e ketij vendimi ishin te gjithe me perkatesi etnike maqedonase.

    Jusufi thotë se ai vendim ishte i padrejtë dhe tërësisht politik. Jusufi gjithashtu ka dhënë doreheqje edhe funksioni gjykatës i Gjykatës kushtetuese. Vec tij është larguar edhe anetari tjeter i Gjykatës Kushtetutese, Bajram Pollozhani.
    Doreheqje japin te dy Gjykatesit shqiptare te GJ.K te IRJM, Bajram Pollozhani dhe Mahmut Jusufi - i cili njeherit ishte edhe Kryetar i Gj,K.
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

Faqja 13 prej 107 FillimFillim ... 311121314152363 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •