Close

Rezultati i Sondazhit: A do te kete serish lufte ne Maqedoni?

Votues
54. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    31 57.41%
  • Jo

    23 42.59%
Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 132
  1. #101
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Armend Lexo Postimin
    Grupa e Car LLazarit e ka vra
    Grupa e Car Llazarit ne Odri te Tetoves??? Ne mes te nje fshati me shumice dermuese shqiptare, ne shtepine e nje shqiptari qenka futur grupa e Car Llazarit per ta vrare? Po policia ne hyrje te fshatit Odri nuk i ka pare kur jane futur?
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  2. #102
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Garda Kombëtare e Ballit Kombëtar

    Familjes dhe Kombit me rastin e rënies së Dëshmorit Xhavit Morina


    Garda Kombëtare shpreh dhembjen më të thellë për humbjen e Luftëtarit të Shqipërisë etnike.
    Vrasjet e tilla janë të dhimbshme, por jo për t'u qarë, sepse ai është udhërrëfyes për bijtë dhe bijat e atdheut të cilët nuk do të ndalen për ta quar në vend amanetin e tij. Familjes i themi se jemi me ta dhe ndajmë dhembjen me ta.
    Kurthet e përgatitura nga Sahanlëpirësit të cilët punuan për të vrarë, ku Dëshmori në intervistën e dhënë gazetës Express jep edhe emrat e të dyshuarve të cilët kanë qen të implikuar në burgosjen e tij, dhe lënë të dyshohet se të njëjtit kanë të bëjnë edhe me vdekjen e tij.

    Shtabi i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare e nderon Xhavitin me Medaljen “Mithat Frashëri” që u jipet vetëm Dëshmorëve të Kombit

    Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare
    Gjeneral Major - Flamur Kokollari

    Tiranë 5.11.2007
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #103
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139


    Kush o kjo Garda Kombetare?!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  4. #104
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Kush tha që ka mbi 10.000 student shqiptarë në Maqedoni?

    Kush tha që ka mbi 10.000 student shqiptarë në Maqedoni?



    -Po të kishte do protestonin -


    Nuk është detyrë e imja të hyj në atë se kush sa e meriton të quhet studentë, mirëpo është historia dhe realiteti i sotëm që definojnë studentin dhe veprimtarinë e tij. Përveç obligimit parimor që kanë pasur studimin, studentët në tërë botë njihen dhe me një fuqi të paparë për ndryshime dhe revolucion, studentët dhe më të njohur janë për faktin se gjithkund në botë kanë qenë të parët ata që rezistuan dhe nuk pranuan ti nënshtrohen padrejtësive, presionit politik, mashtrimit dhe robërisë.
    Gjithkund në botë ku ka pasur apo ka një armatë me studentë dhe mjafton të ketë provuar qeveria apo ndonjë institucion tjetër shtetëror ose ndonjë grup njerëzish të ketë provuar të bëjë një padrejtësi apo dhunë ndaj atij populli, ka qenë pikërisht kjo armatë studentësh që e para ka ngritur zërin dhe me veprimet e veta ka shkuar deri në atë nivel saqë pasojat për ata që bënë padrejtësi kanë qenë dështimi i tyre, revolucioni politik në atë vend, ndryshimi i qeverisë, bile në disa vende ka të ngjarë dhe më keq, si në Rumasni ku studentët ishin ata që revolucioni i tyre politik u shndërrua në një revolucion mbarëpopullor dhe presidenti i vendit paguajti gabimin me vdekje.

    Kështu ka ndodhur në vendet me 10.000 studentë:

    Së pari të rikujtojmë sipërfaqësisht vetëm disa nga ngjarjet më të njohura për ne, për vendet ku ka pasur më shumë se 10.000 studentë, siç pretendohet se ka dhe në Tetovë e Shkup dhe të shohim se cili ka qenë reagimi i tyre ndaj padrejtësive.
    Në Kinë e Rusi studentët ishin dhe janë sot e kësaj dite të njohur për demonstratat dhe revolucionet e tyre duke mos pranuar padreejtësinë që vjen nga një pushtet tejet i fuqishëm dhe nga diktatorë që ua kanë frikën ndoshta shumica e qeverive dhe popujve në botë, ndërsa studentët janë ata të cilët patën guximin që të trazojnë këto vende dhe mos ti nënshtrohen dhunës së këtyre qeverive. Më 1981, 1989 ishin studentët shqiptarë nga Kosova ata të cilët trazuan për herë të parë Jugosllavinë, një federatë që kishte 'bashkuar' miliona njerëz dhe që paraqiste atëbotë një nga fuqitë më të mëdha evropiane ndoshta dhe botërore, përderisa studentët shqiptarë të parët patën guximin dhe refuzuan ti nënshtrohen asaj diktature de padrejtësie duke mos llogaritur fuqinë e këtij shteti e aq më pak dhunën dhe represionin. Ata pranuan burgosjet, vrasjet, torturat personale në emër të lirisë së dhe të drejtave kombëtare. Dhe jo kaq, për afro 20 vjet nuk ndërprenë rezistencën politike dhe paqësore të manifestuar me demonstrata, protesta, marshe duke bërë që problemi i tyre të afirmohej në qarqet ndërkombëtare dhe pikërisht nga këto grupe studentësh të dilnin dhe udhëheqësit e popullit shqiptarë të Kosovës e që pas një pjekurie dhe pregaditje psiko-fizike, ishin këta studentë që revoltën e tyre në fund ditën ta shndërojnë dhe në një revoltë të armatosur ku as luftën nuk e kursyen për të çliruar dhe fituar atë që gjatë kohë e kërkonin me demonstrata e protesta.
    Po, studentët ishin dhe në Shqipëri ata që rrëzuan diktaturën dhe sistemin monist dhe shndërruan shtetin shqiptarë nga një shtet të izoluar në një shtet të hapur demokratik që sot po udhëhiqet po nga ata studentë dhe poashtu nga gjenerata e re e studentëve po dëgjojmë gjithnjë e mëtepër zëra që edhe padrejtësive të sotme apo gabimeve të qeveritarëve dinë t'ju thonë MJAFT dhe nuk pranojnë tju nënshtrohen.
    Në Maqedoni ishin pikërisht studentët shqiptarë që pasi hapën me ndihmën e profesorëve të tyre Universitetin e Tetovës, ditët që me vite të tëra t'i qëndrrojnë besnim dhe ta mbrojnë këtë institucion duke arritur që suksesin e tyre në fund ta kurorëzojnë me një institucion zyrtarë dhe profesional. Ishin po këto studentë dhe të rinjë që u çuan në këmbë kur pushteti i viteve 1997-98 ndaloi flamurin shqiptarë. Ishin këto studentë që sakrifikuan veten, falën jetën dhe gjithcka tjetër që kishin vetëm e vvetëm për të mos lejuar që dikush tua nëpërkëmbë simbolin e identitetit të tyre, simbol ky që nëpër histori njihet si i shtrenjtë për të gjithë shqiptarët.

    Po sot ku janë 10.000 studentët?

    Edhe pse numri është më i madh por, mjafton të themi se janë 10.000 sa për të treguar turpin që e hanë me bukë këta studentë që pretendohet se po studijojnë në universitetet shtetërore në Tetovë, Shkup dhe universitetet private në Maqedoni. Një vendim nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë për cenzurimin e flamurit shqiptar revoltoi të gjithë popullin bile për çudi 'revoltoi' për herë të parë dhe partitë politike, por nuk revoltoi aspak këta studentë. Përkundër faktit që studentët ishin ata që në mbarë botën dhe në rajon të parët ngritën zërin ndaj çdo padrejtësie që u bëhej, studentët ishin ata që futeshin dhe në zjarr, në rastin e fundit studentët nuk e panë të udhës që të thonë qoftë dhe një fjalë si kundërpërgjigje e këtij veprimi. Asnjë deklaratë publike nga asnjëri Union i Studentëve që do të dënonte këtë akt, asnjë organizmin i ndonjë proteste apo qoftë dhe një marshi të heshtur dhe të pazëshëm sa për të mos lënë pa shënuar dhe treguar të tjerëve se ka këtu studentë dhe çështë më e keqja, asnjë fije shqetësimi nuk vërehet në fytyrat e këtyre studentëve të cilët lirisht mund të themi se më së paku apo aspak nuk i ka shqetësuar ky vendim që në gjeneratat e më hershme paraqiste pretekst dhe për luftë.

    Turp i vërtetë për 10.000 studentë (nëse vërtetë qenkan studentë) të pranojnë këtë padrejtësi duke mos thënë asnjë fjalë të vetme kundër!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Ka logjik ne kete qe e thua.Megjithate jane partite politike qe e vrane shpirtin intelektual dhe studentor duke i partizuar universitetet dhe shoqatat e studenteve.Madje ne diktaturat me te renda shume disident - intelektual kane buruar nga stafi i profesoreve dhe studenteve.Kjo do te thote se dicka shume rende eshte krimbur ne shoqerine tone dhe e kemi si e kemi gjendjen.

  6. #106
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga princcesha Lexo Postimin
    Puetje per Cimon nese ka mundesi?

    1. Sipas teje perse vraponte PDSH-ja pa mandatin e popullit me cdo kusht te hyje ne pushtet,
    2. Dhe per kete kohe qeverisje sa ka kontribuar ne permiresimin e situates se shqiptareve ne gjithe aspektet.

    Por me nje kusht, nese pergjigjesh se BDI-ja ka bere obrtrukcione, pengesa,scenario e te tilla mos u pergjigj!me nje fjale te akuzohet opozita per mos sukseset e qeverise,ok.
    Qeveria me e vlersuar pozitivisht ne 17 vjetet e pavarsise se R.M

  7. #107
    Hakuna Mattatta Maska e AngryAngel
    Anëtarësuar
    19-09-2006
    Vendndodhja
    Askund
    Postime
    263
    Citim Postuar më parë nga halil_gostivari Lexo Postimin
    te ndjerin MORINEN e kane masakru , bile edhe me keq se shkijet ne nje koh ne kosov , kurse keta dy te tjeret vetem te plagosur.
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Cfar bashki, nese kan qen bashk, ska pas nevoj policia me terorizu ket te riun Nexhbiun, por kishte shku edhe e kishte pyt Ali Krasniqin ne lidhje me Xhavit Morinen , se ato bashk paskan qen apo, eheheh qesharake osht kjo te lutem, BASHK a si ashtu met vertet, Xhavit Morinen kan pas koh me masakru, ndersa Ali Krasniqi edhe aj tjetri kan shpetu me lendim,
    Pastaj kjo zon u mbush me polici speciale, athu si nuk reagun policia , ku ishin, nuk ndegjun ato BAM BAM BAM, ??? JO JO kjo asht e realizume ne bashkpunim me policin, i ka then Menduh Vojvoda, Ali merri shokt edhe shko sulmoji , policia i ka mshel syt e vesht , as nuk shofin as nuk ndegjojn
    Strong mos ma merr ftyren, ti bile prej Kumanove
    Gafur Adili , kishte then , se i njef shum mir keta qe dolen ne Likov, dhe se jan njerz qe jan te perndjekur nga policia , dhe se i mirkupton qe kan dal ne mal. Gjith duhet te dalim ne mal se sjemi te sigurt, mund tna vijn tna marrin prej shtrati , na japin ''pak'' dajak edhe Diten e Mir , na fal se gabimisht,

    Zgjidhja e enigmes qendron te plagosja e Aliut... A eshte me te vertet i plagosur???? Morina me Krasniqin kan qen bashk, deri sa nuk lindi deshira e hakmarjes dhe dyshimet se kush kan e tradhtoi....

  8. #108
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Alienated Lexo Postimin
    Grupa e Car Llazarit ne Odri te Tetoves??? Ne mes te nje fshati me shumice dermuese shqiptare, ne shtepine e nje shqiptari qenka futur grupa e Car Llazarit per ta vrare? Po policia ne hyrje te fshatit Odri nuk i ka pare kur jane futur?
    Po bura grash ini ju andi kush don u hin kush don u del sen e mirni vesht nauk car llazari.

    O Haj me kallzni mu ju se a ne fyrom a ne kosove duhet te bohet luft ????!!!!!
    Sui generis

  9. #109
    Hakuna Mattatta Maska e AngryAngel
    Anëtarësuar
    19-09-2006
    Vendndodhja
    Askund
    Postime
    263
    Citim Postuar më parë nga Cimo Lexo Postimin
    Qeveria me e vlersuar pozitivisht ne 17 vjetet e pavarsise se R.M
    Sipas kujt? Teje ? Apo disa anketave ? apo disa zyrave te paqena ? Apo sipas popullit maqedonas?

  10. #110
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga Gëzime* Lexo Postimin
    Sipas kujt? Teje ? Apo disa anketave ? apo disa zyrave te paqena ? Apo sipas popullit maqedonas?
    Anketave nga org. te vendit dhe huaja qe veprojne ne Maqedoni.

Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-08-2010, 09:08
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •