Me iniciativë të Lëvizjes Qytetare ZGJOHU sot në Shkup u mbajt mbledhja e parë konstituive e trupit koordinues me moton "Rreth flamurit të përbashkuar" në mbrojtje të flamurit kombëtar shqiptar në Maqedoni. Përfaqesuesit civilë dhe politikë të shqiptarëve në Maqedoni përkujtojnë që rruga e Maqedonisë drejt Evropës së bashkuar dhe NATO-s kalon nëpërmjet Ohrit, gjegjësisht implementimit të drejtë të Marrëveshjes së Ohrit.Zgjohu dhe subjektet pjesëmarrëse ftuan qytetarët për vetëpërmbajtje dhe të mos bijnë pre e komploteve antishqiptare në vitin më të rëndësishëm për shqiptarët kur pritet të shpallet pavarësia e Kosovës.
Krijoni Kontakt