E kam shkru diku ma perpara se nuk merren armet me fitu te drejten e gjuhes dhe te drejten e flamurit, armet merren me ndryshu kufinjt, ate qe nuk u ba me 2001 te bahet tashti, nuk ka me pyete kend, nuk ka ma bisedime. Zoti i ndihmofte shqiptaret.
Po
Jo
E kam shkru diku ma perpara se nuk merren armet me fitu te drejten e gjuhes dhe te drejten e flamurit, armet merren me ndryshu kufinjt, ate qe nuk u ba me 2001 te bahet tashti, nuk ka me pyete kend, nuk ka ma bisedime. Zoti i ndihmofte shqiptaret.
Sbesoj se do kete lufte ne mk.....nuk ka kush lufton, por duhet marveshje...jemi mesu te vritemi por jo me pse te derdhim gjak me.......
Be Yourself....
i vjen era era lule per hajr kosoven republik se shpejti do ta kena por nese mendon ndryshe naj kush edhe eres barut nuk i tremna per hajr qoft si doqoft.
Kroaci, Televizioni kombetar publikon pamjet e nje grupi te armatosur shqiptar
Anetaret e grupit te armatosur, qe deklarojne se jane ish-pjestarë të UÇK thonë se kanë rrëmbyer armët për t’u mbrojtur nga organet shteterore te Maqedonise, por edhe nga garda e Car Llazarit
Televizioni kroat kombetar ka publikuar pamjet e një grupi të armatosur të shqiptarëve në Malësinë e Kumanovës të cilët deklarohen se janë ish-pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare(UÇK). Në pamjet filmike tregohen njerez te maskuar me kamuflazh te cilet vertiten ne kete zone malore. Ata thonë se kanë rrëmbyer armët për t’u mbrojtur nga organet shteterore te Maqedonise, por edhe nga garda e Car Llazarit, që sipas tyre ka formacionet e veta edhe në rajonin e Kumanovës.
Në pamje shfaqen teksa këto grupime sterviten dhe organizohen në malet kufitare me Kosovën në gatishmeri për të ndërhyrë në rast nevoje. Qeveria e Maqedonisë prej kohësh ka të dhëna për elemente të tillë shqiptarë qe operojnë në zonën kufitare. Megjithate për sulmin e fundit ndaj patrullës kufitare, ku gjeti vdekjen një polic maqëdonas dhe u plagosën dy të tjerë, autoritetet fajësuan grupimet kriminale të kontrabandës.
Gjithsesi këshilli kombëtar i sigurise maqedonase ka bërë thirrje për vigjilence ne kete zone pasi grupet kriminale mund te shfrytëzohen politikisht ne te ardhmen. Aktualisht sitatuata në Maqedoni është e tensionuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes maqedonasve dhe komunitetit shqiptar, por edhe per shkak të statusit së pazgjidhur të Kosovës fqinje.
Sui generis
Cervenkovski paralajmeron: Grupe kriminale veprojne ne rajone te caktuara te Maqedonise
Keshilli per Siguri Kombetare i Maqedonise ka shqyrtuar situaten politike e te sigurise ne vend ne kontekst te incidenteve te paradokohshme, ne te cilat ishin sulmuar pjesetare te policise. Ne takim Presidenti i Maqedonise, Branko Cervenkovski ka vleresuar se koheve te fundit grupe individuale me karakter kriminal kane motive po te ketij lloji qe te veprojne ne rajone te caktuara, te cilat ne vitin 2001 jane njohur si "rajone te krizes". "Sipas informacioneve te MPB se, ne kete moment nuk ekzistojne te dhena dhe deshmi se keto grupe mund te nderlidhen ose te vihet ne perfundim se behet fjale per ndonje platforme te perbashket politike", deklaroi Cervenkovski.
Sui generis
O poppullll lereni fjalet, lufta eshte afer, perseritet 2001 me nje moto tjeter.Mbrem ka pasur tollovi, ne fshati Odri te Tetoves komuna Tearc.Nje i vram dy te plagosur, nder ta dhe Vllavi i Agim Krasniqi
Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?
Mbrem ne fshatin Oder, Tetov, eshte vrar Xhavit Morina (i ikur nga byrgu i Dubraves) , ne luftime me grupen e Agim Krasniqit, poashtu eshte plagos Zija Vejseli (i grupes Krasniqit)
Un thash ne nje vend, Menduh Thaci, ka me formu organizat per intervenim te shpejt (LLAVAT), sepse tash nuk esht Lube Boshkovski qe ti formoje, mirpo ky i fundit ja ka percjell zanatin Refet Elmazit, dhe ja rezultati, ka leshu njerzt e vet per me i qeru hesapet me kto tjert,
Le te behet si te behet flamuri mbreme ne hyrje te rruges Deshmoret e Kombit (lagja Drenovec) ishte vendu,si gjithmon qe ka qen vendum dhe do te vazhdoj te jete aty ku e ka vendin,le te urdheroj Ministri Gruevski apo Kryetari Cervenkovski le ta hekin.
Dhe desha dicka per partit te shtoj dhe per ju te nderuar qe mbani anen e njeres o tash o kur duhet ti mbajm te bashkuar dhe te mundohemi na ti bashkojm aq me shum sa mundemi popullin ton PDSH-BDI etj etj nje duhet me qen jo njeri ashtu tjetri keshtu,se do te kete percarje edhe ndermjet nesh.
Ishalla nje dite e bejme Bashkimin E Shqiperis,hapny syt mire Shqiptar te nderuar.
Nuk dua te merem me dezinformata po era barut eshte duke i ardhur dhe ishalla ashtu del edhe pse nuk e duam,po njeher e pergjithmon ne tokat tona dhe ne shtetin tone.
SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP
Krijoni Kontakt