Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 108
  1. #21
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    Citim Postuar më parë nga Blue_sky
    Kerkon dashuri apo meshire ti?

    Ajo qe sapo pershkrove eshte meshire!E nese kerkon dashuri atehere dashuria s'ndizet me buton,mund ta ndjesh ti por s'mund ta ndjeje ajo tjetja,kjo do thote qe u tall me ty?Jo!
    ncncncn jooooooo o njeri jo nuk o tallje ti prap spo arrin tme kuptosh cfare une dua te them o njeri, nuk eshte tallje por eshte mos vleresimi i dashuris se partnerit ose partneres. kjo eshte ajo qe dua te them dhe dua te theksoj qe ju ktu asnjeri spo arrini ta kuptoni kete gje.

  2. #22
    ga ga Maska e bunny
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    personi qe perfundojme asnjehere nuk do jete 100% perfect, kshq mendoj se do ket raste ku si individa perplasemi me situata, qe mendojme qe na terheq dikush thjeter meshum pasi ka ate qe se ka ai qe ke edhe keshtu me radhe....

    Thjeshte normale, pasi gjithmone si qenje njerezore kerkojme sa me shum se mundeme, edhe ne shum pak raste vleresojme ato qe kemi
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  3. #23
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar më parë nga Bledari
    ncncncn jooooooo o njeri jo nuk o tallje ti prap spo arrin tme kuptosh cfare une dua te them o njeri, nuk eshte tallje por eshte mos vleresimi i dashuris se partnerit ose partneres. kjo eshte ajo qe dua te them dhe dua te theksoj qe ju ktu asnjeri spo arrini ta kuptoni kete gje.
    Epo ndoshta dhe s'arrita ta kuptoj rrusho se une besoj ne nje shprehje tjeter: te marr ate qe dua,kur ta dua,si te dua,sa ta dua Eshte me praktike!Nuk do e te dhimbseshin energjite e shpenzuara duke dashuruar nje njeri qe s'te do?

    Bledo,tani e mora vesh se ku u ngaterruam ne kuptimin e kesaj teme ne: ti po flet per maredheniet mbasi dy njerez jane lidhur etj. kurse une po flas per periudhen para lidhjes.


    Bunny,ato "defektet" kur do nje njeri s'te duket si te tilla,perkundrazi,te bejne ta duash dhe me teper.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Blue_sky : 30-01-2007 më 10:06
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Te tjera duam,te tjera na duan,me te tjera perfundojme!

    Eshte e vertete qe kjo shprehje i trondit shpirtin disa njerezve te pa pergatitur me jeten dhe pa qellime te qarta ne jete....

    Por njerezit qe kane qellime te qarta dhe eksperiencen e duhur,ne shumicen e rasteve perfundojne me ate qe duan.....(kjo vlen per ata qe e kerkojne ate qe duan)...
    Shumica e njerezve nuk jane te afte per te kerkuar ate qe duan,sepse rruga per ta gjetur njeriun e duhur ka shume sakrifica,lodhje,deshtime e zhgenjime dhe ne fund mund te mos e gjesh ate qe kerkon...dhe ata kane frike nga kjo gje....por nje kategori tjeter njerezish, te vendosurit dhe guximtaret nuk i tremben rruges se veshtire,sepse e dine qe shperblimi do jete i madh,pavaresisht riskut qe marrin.....
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e G....
    Anëtarësuar
    05-12-2006
    Vendndodhja
    Torino IT
    Postime
    68
    hmmmmmmmmmmmmm

    Ca ti besh o byrazer, keshtu e paska jeta

    Shpresoj qe te perfundoj me nje person qe nuk ka ndoje person tjeter ne mendje (te perfundoje me mua dhe te doje tjeter) sepse dashuria tashme eshte e lidhur shume me menyrat e jeteses dhe ndodh shpesh qe nje femer (apo mashkull) te lidhet me interes me nje person edhe pse ka dashur nje tjeter

    PASIONI ZGJAT 1 VIT
    DASHURIA 10 VJET MAKSIMUMI
    ESHTE RESPEKTI DHE SINQERITETI QE ZGJASIN PERGJITHMONE

    Nuk ka rendesi me ke perfundon, ke do dhe kush te ka dashur
    sepse mund te mesosh ta duash njeriun qe ke afer dhe te gjitha te tjerat ngelen e kaluara jote
    rendesi ka te ecesh perpara
    ME MIRE NJE VEZE SOT
    SE NJE PULE NESER

  6. #26
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Shoku po te pergjigjem me nje pyetje : Mos valle ate meritojme?Si thua ti? E ka fajin kjo bote (me kete nuk jam dakort) ne e kemi vehten ne dore, ne mos jo ,duhet t'a kemi ,mendoj.
    Gezuar!
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  7. #27
    Wilma Maska e xhuliana
    Anëtarësuar
    15-12-2006
    Vendndodhja
    Emilia-Romagna
    Postime
    824
    Te tjere duam, te tjere na duan, me te tjere perfundojme!
    Lexova pergjigjet dhe me disa prej tyre jam dakord, por mendoj se ka edhe 1 pergjigje tjeter me reale dmth me objektive.
    Njerezit qe sna duan jane me shume se njerzit qe na duan, si pasoje ka me shume probabilitet qe ne te dashurohemi me 1 njeri qe nuk na do.
    Nese marrim 1 kampion njerzish (psh: 100njerez)dhe llogarisim probabilitetin qe 2 njerez ne 100 duan njeri tjetrin ne menyre reciproke rezultati eshte se mund te ndodhe shume ralle...Mendoj se 1 ne 1milion lidhje ndodh qe jane te dashuruar me njeri tjetrin. Ne shumicen e rasteve njerzit lidhen se u perputhen karakteret dhe mendojne se mund te jetojne bashke edhe pse ska dashuri ne mes...se fundja edhe dashuria nuk zgjat perjete se shuhet 1 dite...

  8. #28
    ThjeShtENjeMysAfiR Maska e fatijonuk
    Anëtarësuar
    16-03-2006
    Vendndodhja
    In the land of the unkown man
    Postime
    137
    Per mendimin tim, pergjigja e kesaj pyetje eshte vete pyetja, sepse ne krijojme "imazhe" te personave qe kemi deshire te perfundojme dhe kjo eshte fale fantazimeve tona dhe provojat qe perjetojme ne jete. Akoma me teper kur keto fantazi shuhem dhe ti si person je i pjekur ne jete atehere fillon ta shikosh jeten me nje tjeter sy. Personalisht, vetem atehere mund te gjykosh me drejte dhe me sakte se kush eshte personi ideal per jeten tende, dhe arrin te shikosh personin e vertete brenda teje.

  9. #29
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Ju falenderoj te gjitheve,te nderuar anetare per pergjigjet tuaja,personalisht do te vecoja pergjigjen e Fatijonuk-ut,mu duk teper e spikatur....

    Akil!..njerezit asnjehere nuk kane qellime te qarta dhe eksperiencen e duhur...po
    te ndodhte nje gje e tille,atehere do te jetonim ne nje bote ideale dhe nuk do te diskutonim per asgje,madje edhe keto temat ne te cilat diskutojme,nuk do te egzistonin...ne nuk jemi te persosur per pasoje edhe bota jone nuk eshte e tille!

    G...!me fal qe po ta them keshtu cope,por harroje se mund te perfundosh me nje person i cili nuk ka ne mendje nje person tjeter...eshte e pamundur pasi edhe ti,sado qe te perpiqesh ta mohosh,ke ne mendje nje person tjeter...por te pakten lutu qe si ti edhe ajo te mos ndikoheni deri ne ate pike, sa shkaterroni lidhjen tuaj
    por te hidhni mbas kraheve te kaluaren dhe te beni ate qe the edhe vete...te ecni perpara.

    Arben vllai!...eshte e vertete se ne e kemi veten ne dore ose nese s'e kemi, duhet ta kemi,(pasiguri per kete fakt)por te tjeret ama,nuk eshte se i kemi ne dore...ky eshte problemi yne
    kerkojme te kemi te tjeret ne dore duke mos qene te sigurt as per kontrollin e vetvetes...

    Xhuliana!..me keto probabilitete na zhyte akoma me teper ne pensimizem
    shpresoj qe shifrat,te mos jene vertet kaq dramatike))

    Blue sky!...me pelqeu edhe pergjigja juaj,sa per ate shprehjen"do marr ate qe dua,kur te dua,si ta dua dhe sa ta dua,me duket nje shprehje teper e guximshmepergezime...

    Bebushe!...teper e ndjeshme si gjithmone!..shpresoj qe te perfundosh me nje njeri qe te dije ta trajtoje me kujdesin me te madh ndjeshmerine tende...

    Alnosa!..e ashper por per fat te keq e vertete!

    Di Ana!...te falenderoj per komplimentet....do te ishte mire qe kete fenomen te mos ta shikonim detyrimisht si nje mallkim....le ta quajme me mire divergjence te shkaktuar nga mungesa e pervojes jetesore..))

    Ju pershendes te gjitheve me rrespekt!..jeni te gjithe te mirepritur per te dhene mendimet tuaja...e kam shume per zemer te diskutojme per kete teme...kushedi,
    ndoshta mund te dalim ne nje perfundim rracional qe mund te na binde te gjitheve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shoku_tanku : 30-01-2007 më 19:09

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Per mendimin tim, pergjigja e kesaj pyetje eshte vete pyetja, sepse ne krijojme "imazhe" te personave qe kemi deshire te perfundojme dhe kjo eshte fale fantazimeve tona dhe provojat qe perjetojme ne jete. Akoma me teper kur keto fantazi shuhem dhe ti si person je i pjekur ne jete atehere fillon ta shikosh jeten me nje tjeter sy. Personalisht, vetem atehere mund te gjykosh me drejte dhe me sakte se kush eshte personi ideal per jeten tende, dhe arrin te shikosh personin e vertete brenda teje.

    Me pelqen shume kjo pergjigje.

    Personi me te cilin jemi nuk eshte sa i mire eshte personi me te cilin do mundeshim te ishim po mos te ishim me kte qe jemi! (ne mendjet tona gjithmon).

    Kur "A-ja" (me te cilin jemi tani) ben dicka gabim themi ne "B-ja" sdo ta bente as nje here kte!!!

    Ceshtja eshte qe te mesojm te duam dike me te mirat dhe me te keqiat qe ka dhe mos ta krahasojm me njerez te tjere. Njeriu nuk kenaqet as nje here. Ne mendjet tona gjithmon ka dicka me te mire se ajo qe kemi.

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Te tjera duam,te tjera na duan,me te tjera perfundojme!
    Kjo fraze nuk shkon hiç fare

    ça qysh tek ane po kne gjith ane hy ane dil po ane !!!

    Me ate Qe dua shkoj dhe pik. pik çudice ! pik pyetje ?

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    lol ballakum me ate qe do shkon? po flasim per lidhje serioze jo per 1 nate yllo

    Pastaj dhe per lidhje serioze po ta kesh patur ti, nqs ti e do ate SHUME, thuaj se ti vdes fare per te dhe ja tregon dite per dite...supozojm qe ti je dhe shume simpatik (nese je)...nqs ajo nuk ka ndjenja per ty ti beja "BAM" dhe ndjenjat e saj nuk do ndryshojn. Fakti qe ti mund te kemngulesh shume, mund ta bej ate qe te dali me ty per te njofur se do ti vi gjyna ose nga qe ne te vertet mendon se je djal fantastik. Por zemra nuk kontrollohet dot.

    Ti mund te shkosh me ate qe do, por ajo deri diten tjeter te ka haruar nese nuk ka ndjenja per ty.



    gjith te mirat.

  13. #33
    *Antar i Rrespektuar* Maska e Albi
    Anëtarësuar
    18-05-2005
    Vendndodhja
    MiLaNo
    Postime
    591
    Per mendimin tim jo gjithmon mund te kesh ate qe do mjafton te besh cmos per ta mare nese eshte e pamundur atehere mos u dorzo provoje perseri
    Duaje ate qe ke dhe jo ate qe do kesh


    Albi

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Postime
    112
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku
    Cudi e madhe me keto ndjenjat tona"...Jemi nje lemsh i vertete!Ashtu si ne c'do fushe te jetes, edhe ne dashuri,sidomos ne dashuri",idealja eshte thjesht dhe vetem nje enderr! Duam me gjithe zemer dike, por ai nuk di se c'fare te beje me dashurine tone....Na do me gjithe zemer dikush por ne nuk dime se c'fare te bejme me dashurine e tij!E duam, por nuk na do....Na do, por nuk e duam!
    Ne pamundesi per tu lidhur me ate qe duam dhe teper krenare per tu lidhur me
    ate qe na do,perfundojme me nje te trete qe as e duam dhe as na do!
    Perse ndodh nje gje e tille?!Mos valle eshte ironi e fatit?!...Ironi e fatit, apo ironi e mendesise sone?Nuk e di,por ne na pelqen ta quajme "ironi fati"!A ka nje zgjidhje per kete fenomen?!Ne kerkojme gjithmone idealen per veten tone duke harruar qe edhe ne vete, nuk jemi te tille...!Ne kete menyre, i shperdorojme ndjenjat tona duke kerkuar te arrijme te paarritshmen,por a egziston nje njeri qe di te administroje ndjenjat e tij ne menyre praktike",pra te marre nga jeta ate qe ajo i ofron, pra qe mund te marre,dhe te jete plotesisht i kenaqur nga kjo?! Kete dua ta diskutoj me ju.

    Mirepres mendimin e gjitheseicilit prej jush,te nderuar forumiste...
    Kjo eshte nje thenie e vjeter por shume e vertet sepse njerzit nga natyra nuk dine ti vleresojne ndjenjat kur i kane por kur i humbin atehere i vleresojne se kane patur dicka me vlere por sdinin ti mbanin. Jeta deri tani ska treguar ndonje aq te afte, qe heren e pare qe e gjen dashurine e vertet ta mbaj, vleresoj e shijoj kete ndjenje dhe partnerin qe ka ne krah.

  15. #35
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    ......Si shprehje eshte shume prane jetes.Ju mund te kerkoni idealen,dmth te dashurosh ca kohe ,ta njohesh dhe te te doje e ta duash.Nuk ndodh gjithmon keshtu.My point eshte qe shprehja ne fjale ka me teper gjeresi ndodhjeje.Nuk i thone keq qe vete jeta eshte lufte...........
    Wild and crazy can't be lazy

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Nuk qaj koken kush me don, por kend e dua une, sepse ato kam synim dhe nuk mund te rri te pres kush me thot te dua por jetoj jeten me synimet e mia.
    E me ke perfundoj asnjeher nuk i dihet.
    Barca

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2007
    Postime
    57
    me detektor duhet me hulumtu sa jan ne qytet qe me duan tani duhet me u martu me krejt pernjiher per hater haahha
    me rendsi esht un ke e DUA tani baj cmos me ja kthy ndjenjat e dashuris per mua e baj me u alivanos nga dashuria per mua dhe ne fund detyr e imja eshte :
    me Ruajt Zogun qe kam n Dor jo me leshua ate me vrapu pas Bylbylit n pyll dhe me perfundu si shoku tanku me tjera ! ahaha
    plot 19 ..

    Fortes Fortuna Adiuvat !

  18. #38
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    nuk jemi pak te rinj per te menduar kompromise te tilla? larg larg larg ... kemi kohe akoma hahaahh
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  19. #39
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku



    Di Ana!...te falenderoj per komplimentet....do te ishte mire qe kete fenomen te mos ta shikonim detyrimisht si nje mallkim....le ta quajme me mire divergjence te shkaktuar nga mungesa e pervojes jetesore..))
    .


    Flm prej teje,

    Cfare eshte per ty kjo divergjence e shkaktuar ne mungese pervoje?
    Cfare eshte pervoja valle??
    Cfare duhet te bejme dhe si duhet te sillemi?
    Si mund te perfundojme me dike qe duam kur kjo gje eshte plotesisht e pamundur?

    Po te tjere duam ,te tjere na duan dhe me te tjere perfundojme!!!



    respekte
    "Carpe Diem"

  20. #40
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Per Di Anen!...c'fare eshte per ty kjo divergjence e shkaktuar ne mungese pervoje?...nuk di te them c'fare eshte,di te them si eshte(e dhimbshme),por nuk e di perse...nuk e di a ja vlen te vuajme kaq shume...nuk e di perse asnjehere nuk jemi te kenaqur me ate qe kemi...nuk e di perse e torturojme veten kaq shume duke kerkuar te jemi dikush qe s'jemi dhe duke kerkuar te kemi dike qe s'mund ta kemi!...ndoshta,kur te kemi arritur ne finishin e kesaj maratone te mundimshme te quajtur jete dhe te kemi akumuluar te gjithe pervojen tone jetesore,ndoshta atehere mund te marrim nje pergjigje"jo te plote"por pak a shume te dukshme
    vetem se atehere do te jete teper vone!

    C'fare eshte pervoja valle??
    Pervoja eshte ai bonus te cilin po ta kishim te bartur qe ne lindje,do te ishim dhe do te jetonim si perendi!(a do te ishte gje e mire)?!kete nuk e di!

    Si mund te perfundojme me ate qe duam kur kjo gje eshte plotesisht e pamundur?
    Thone qe duhet te luftosh per te marre ate qe do.....keshtu thone!por c'fare duam,
    a e dime?!duam nje enderr?!...atehere lufta jone nuk do te ishte gje tjeter vecse perqasje me ate te Don Kishotit!....perfundimi?!rikthehemi edhe nje here ne zanafillen e kesaj teme...rikthehemi edhe nje here ne zanafillen tone...ne kemi ardhur ne kete bote nga pluhuri...gjithshka qe eshte krijuar nga dheu, do kthehet
    prape ne dhe....a ka ndonje vlere egzistenca jone ne nje kohe kur gjithshka nis aty ku mbyllet?!...nuk mund te genjej veten!...nuk e di dhe nuk besoj se do ta marr vesh ndonjehere!Pergjigjet e pyetjeve tona jane po aq konfuze sa jemi edhe ne vete!

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •