Mbi agjerimin
Ava Joani i shkuteri tha: " Nqs nje mbret kerkon qe te marre nje qytet, banoret e te cilit jane armiq, ai, se pari, zapton ushqimin edhe ujin e banoreve te qytetit, edhe kur ata rrezikojne te vdesin urie, i nenshtron ata. Keshtu eshte edhe me Grykesine. Nqs dikush eshte i zellshem ne agjerim edhe uri, armiqte e tij qe i turbullojne shpirtin dobesohen."
Mbi pastertine e zemres
Ava Poimen tha: "Mesoje zemren tende qe ta mbaje ate qe goja u meson te tjereve".
Mbi gjykimin
Nje vella i kerkon Ava Poimen-it, "Jam i turbulluar ne shpirt, edhe dua ta le kete vend"
i vjetri i thote,"Perse?"
edhe ai pergjigjet: "kam degjuar gjera te jo te hijshme per nje nga vellezerit".
Edhe i vjetri i thote: "A jane te verteta ato histori?". Ndersa ai pergjigjet: " Po, At. Vellai qe mi tregoi eshte njeri i beses."
I vjetri i pergjigjet, "Vellai qe ti tha, nuk eshte i beses, pasi po te kish qene keshtu, nuk do ti thosh ato histori. Kur Perendia degjoi te qarat e njerezve ne Sodome, Ai nuk i besoi, perderisa vajti edhe i pa me syte e vet."
edhe vellai i thote: "Po edhe une e kam pare me syte e mi."
Ateher, kur i vjetri e degjoi kete, ai hodhi veshtrimin perdhe edhe morri qe andej nje fije kashte, edhe i thote: "Cfare eshte kjo?"
vellai i pergjigjet: "kashte".
Atehere i vjetri u zgjat edhe arriti tavanin e dhomes edhe i thote: "Po kjo cfare eshte?"
edhe ai i pergjigjet: "eshte trari qe mban catine."
Ateher i vjetri i thote: "Vere ne zemren tende sikur te jete se mekatat e tua jane si ky tra, ndersa ato mekata e vellait te jene sikur kjo fije kashte."
Mbi drejtesine e vertete
Ava Poimen-i tha: "Nje njeri duket te jete i heshtur ne fjale, por eshte duke akuzuar te tjeret ne zemren e tij - ne te vertete ai eshte duke fole me nxitim. Nje tjeter duket se flet gjithe diten, megjithate eshte duke qendruar i heshtur, pasi ai gjithnje thote ate qe eshte e dobishme per degjuesit."
Mbi zemerimin
Ava Agathoi tha: "Nqs nje njeri zemerak ngre (ngjall) nje te vdekur, prape se prape Perendia do jete i pakenaqur me zemerimin e tij."
Mbi tundimet
Ava Avrahami, i cili ishte nje dishepull i Ava Agatho-it, pyeti nje here Ava Poimen-in: "Perse me sulmojne demonet?"
Atehere Ava Poimen-i i thote: "Te sulmojne demonet? Demonet nuk na sulmojne kur ne jemi duke ndjekur deshirat tona egoiste, pasi atehere deshirat tona do te beheshin vete demoniake edhe nuk do tu bindshin me atyre. Nqs don te dish se c'lloj njerezish sulmojne demonet, keta jane Moisiu edhe te tjere si ai."
Mbi deshirimet
Nje here, nje dishepull i nje te vjetri te degjuar, u tundua nga deshira te keqija. Kur i vjetri e pa te mundohej, i thote: "A don qe ti lutem Zotit qe te te liroje prej turbullimit?"
Por ai iu pergjegj: "Ava, shoh se edhe pse e dhimbeshme beteja, jam duke perfituar prej se mbajturit te kesaj barre. Por lutju Perendise ne lutjet e tua, qe te me jape kurajo qe te mundem te duroje."
Atehere Ati i tij i thote: " Tashti e di se ke perparuar shume, biri im, madje me ke kaluar."
==============================
E pyeten Ava Amonas: "Cfare eshte udha e ngushte?" (Math 7:14) Ai iu pergjigj: "Udha e ngushte edhe e veshtire eshte ajo qe te mbash nen kontroll mendimet e tua, edhe qe tia mohosh vetes vullnetin tend, per hir te Zotit. Ky eshte edhe kuptimi i vargut; 'ja tek i kemi lene te gjitha edhe te ndoqem ty' (Mt 19:27)
==============================
Per ate thuhej se kish nje te thelle ne kraharor qe i ish krijuar nga lotet (e pendeses) qe i rrodhen gjate gjithe jetes, nderkohe qe ai ulej te bente punen e dores se tij. Kur Ava Poimen-i degjoi se ai kish vdekur, ai tha duke lotuar: 'ne te vertete
je i bekuar, Ava Arseni, pasi derdhe lote pendese per vete ne kete bote! Ai qe nuk vajton per vete ketej poshte (ne kete bote), do te vajtoje pergjithnje ne te pastajmen (boten tjeter); keshtu qe vajtimi eshte i pashmangshem, ose vullnetarisht ose i detyruar (ne vuajtjet e ferrit te ardhshem).
Per Ava Arsenin thuhej po ashtu se ne te Shtunat, ne mbremje, duke u pergatitur per te Dielen e lavdishme (Meshen), ai i kthente shpinen (perendimit) Diellit, edhe rrinte (ne lutje) me duar te drejtuara per nga qielli, perderisa Dielli ti ndriconte serish fytyren. Atehere vetem do ulej.
vazhdon...
Krijoni Kontakt