Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2007
    Postime
    14

    Recenzion pėr librin "Prej kalit..." nga Arben Llalla

    Veshi i lexuesit shqiptar nuk duron fjalė tė pista

    Nga Arben LLALLA

    Kėto ditė lexova librin e publicistit dhe shkrimtarit Kim Mehmetit me titull "PREJ KALIT TĖ BARDHĖ DERI TE RRUGAĒĖRIA PARTIAKE". Sipas autorit tė gjithė aktorėt e librit do tė mbeten nė pėrralla qė gjyshėrit do t`u tregojnė brezave tė ardhshėm dhe si rrjedhim libri do tė ketė fatin pėr pasurimin e pėrrallave qė gjyshėrit do tė tregojnė pėr t`i zėnė gjumi fėmijėt. Nė tė vėrtetė gjumi e rrit fėmijėn, por populli qė fle, nė gjumė vdes. Ka thėnė Ismail Qemali.
    Mė kujtohen pėrrallat qė mė tregonte gjyshi im pėr tė mė zėnė gjumi. Mbaj mend mė mirė pėrrallėn e Kėsulėkuqes tė cilės ujku i hėngri gjyshen dhe u vesh si ajo (ka variante tė ndryshme, por mua gjyshi nė kėtė variant ma tregonte). Rojtari i pyllit kur e vrau ujkun e nxori tė gjallė gjyshen nga barku i tij. Sa herė qė e rikujtoj kėtė pėrrallė mė vjen pėr tė qeshur. Gjyshi im gjatė tregimit tė pėrrallave nuk pėrdorte fjalėt e pista apo fjalėt e ndyta siē i quajmė disa fjalė rrugaēėsh qė pėrdorin disa njerėz tė pashkolluar dhe tė paedukuar mirė vend e pavend. Fjalė qė shpeshherė pėrdoren nėpėr ēajtore dhe kafene tė burrave duke luajtur lojėra zbavitėse.
    Nė librin e pėrrallave fėmijėt do tė mėsojnė pėr disa njerėz, parti, grupe mafiozė etj. tė cilėt autori i librit qė u shpėrnda falas me gazetėn LAJM, shpeshherė i etiketon me fjalė jo tė hijshme, qė nuk duhen tė pėrdoren nga publicistėt, shkrimtarė apo njerėzit e ndryshėm qė pretendojnė me shkrimet e tyre tė edukojnė lexuesit. Pra, nė fjalorin e gazetarit, publicistit apo shkrimtarit tė mirė nuk i lejohet tė etiketojė me fjalė ofenduese personazhet e tij si: tė ngjashėm me "kurvat" nė shtėpi publike, fq.10, "makro" i kurvave partiake, fq.13, selitė alternative dhe bordelet partiake, fq.185, "bordelet" partiake, "kurvat" politike, fq.201, "bordelet" e nėntokės politike, "bordelet partiake", fq.202, e me mamanė "kurvė", fq.212, nėpėr "bordelet" politike, fq.227, tė sillesh si "kurvė" e pamoralshme, fq.261. Fjalė tė pista dhe tė ndyta qė i lexojmė nė librin e z.Kim Mehmetit.
    Njerėzit dhe partitė qė sado pak kanė qenė aktor pozitiv apo negativ, tė mėdhenj apo tė vegjėl nė ngjarjet politike dhe kulturore tė kombit shqiptar nė Maqedoni, tek e fundit ata kanė njė personalitet tė tyre dhe nuk ėshtė mirė tė pėrflitet me epitete ofenduese, sepse kėshtu i edukojmė lexuesit me kulturė rrugaēėrie. Autori fare mirė mundej tė pėrdorte fjalėt: dyfytyrėsitė, pafytyrėsitė, njerėz tė pabesė, shpėrdorues tė besimit tė popullit, parti tė interesave ekonomike, parti tė bizneseve private, etj.
    Pėrrallat janė mė shumė sajime popullore, tė zbukuruara dhe vlejnė pėr tė vėnė nė gjumė vogėlushėt. Ndėrsa ngjarjet e ndodhura nėpėr shekuj dhe vite tė regjistruara nė mendjen e popullit dhe tė shkruara nė libra hyjnė nė histori. Nė historinė qė do tė shkruhet pėr ngjarjet e pas viteve 1990 nė lidhje me shqiptarėt nė Maqedoni ndėr tė tjera brezi i ardhshėm do tė mėsojė dhe do tė bėjė krahasime se si Hasan Prishtina ishte shumė i pasur, por qė pasurinė e tij e shkriu pėr ēėshtjen madhore shqiptare. Ai pat mbledhur t? holla pėr t? ēuar nė shkollėn normale tė Elbasanit djemtė shqiptarė nga Kosova.
    Do tė mėsojnė se si disa shqiptarė tė varfėr qė punonin pėr ēėshtjen kombėtare pas viteve 1990, nė emėr tė kombit dhe shqiptarizmės bėnė pasuri tė madhe. Brezi i ardhshėm do tė mėsojė nga historia se Hasan Prishtina nuk pranoi kolltukun e deputetit nė Kuvendin e Turqisė, por mė mirė pranoi tė vdiste rrugėve tė botės, duke punuar pėr ēėshtjen shqiptare. Ndėrsa disa shqiptarė pas viteve 1990 braktisėn ēėshtjen kombėtare pėr kolltukun e deputetit. Fėmijėt tanė kur tė rriten do tė mėsojnė se shqiptarėt e Shqipėrisė i dorėzuan armėt e rrėmbyera nė ēmendurinė e vitit 1997 me shpėrblim. Pėrmendim dorėzimin e armėve nė qytetin e Gramshit, ku pėr ēdo armė tė dorėzuar vullnetarisht u dhurua njė numėr telefoni shtėpiak falas qė pėr atė kohė ishte njė luks nė familjet shqiptare dhe kushtonte rreth 150 dollarė. Atė periudhė erdhi nė qytetin e Gramshit aktori i madh i Hollivudit Majkėll Dagllas i cili pėr ēdo armė tė dorėzuar vullnetarisht dhuroi numrat e telefonit dhe shumėn e tė hollave (mė duket mbi 1.5 milion dollarė) pėr ndėrtimin e centralit telefonik tė ri tė qytetit. Ndėrsa ish- ushtarėt e UĒK-sė nė 2001 i dorėzuan armėt e blera pa shpėrblim.
    Trashėgimtarėt tanė do tė mėsojnė se Hasan bej Prishtina ka qenė njė nga personalitetet dhe figurat mė tė shquara tė Lėvizjes sonė Kombėtare. Ky ideolog i shquar, dhe udhėheqės i palodhur i kryengritjes sė pėrgjithshme pėr pavarėsinė e tokave shqiptare, tėrė pasurinė e dha pėr ēėshtjėn kombėtare shqiptare. Lirisht mund tė thuhet se veprimtaria e tij luftarake gjatė muajve maj-gusht 1912 e pėrgatiten ngritjen e Flamurit nė Vlorė. Ndėrsa sot ne nuk mund tė japim vlerėsime pėrfundimtare pėr personalitetet qė ende janė gjallė. Dhe kanė punuar dhe punojnė pėr ēėshtjen kombėtare, sepse ndoshta deri nė fund tė jetės sė tyre mundet tė devijojnė, tė bėjnė tradhėti kombėtare.

    Ēfarė mėsojmė nga ky libėr
    Nga libri i publicistit dhe shkrimtarit Kim Mehmetit me titull "PREJ KALIT TĖ BARDHĖ DERI TE RRUGAĒĖRIA PARTIAKE", mėsojmė se krisma e parė e luftės sė 2001 nuk ka nisur mė 14 mars 2001, siē e festojnė disa integristė vit pėr vit me daulle, por nė muajin shkurt. Lufta nuk ka nisur nė Tetovė, por nė Tanushė. Luftėn nuk e paska nisur z.Ali Ahmeti me shokė, por disa shqiptarė nga fshati Tanushė. Nė libėr mė shumė lexojmė fjalėt KURVĖ, BORDELO se sa emrat e personaliteteve qė kanė luajtur rol vendimtar nė politikėn shqiptare si z.Ymer Ymeri dhe z.Kastrot Haxhirexha. Mėsojmė se qendra e regjistruar e BDI nuk qenka nė Reēicė tė Vogėl, ku punon dhe vepron kryetari i saj z.Ali Ahmeti, por na qenka nė Shkup.
    Autori e krahason kandidimin me partitė tė PDK, BDI tė prof.dr.Fadil Sulejmanit pėr deputet nė Kuvendin e Maqedonisė me jevgun qė ndėrron kuajt. Autori harron se PDK dhe BDI e lutėn profesorin e nderuar tė kandidohet nė emėr tė partive tė tyre pėr pėrfitimin e sa mė shumė votave me paraqitjen e figurės sė tij madhėshtore. Tė mos harrojmė se prof.dr.Fadil Sulejmani ka librezėn e anėtarėsisė sė partisė mė tė shquar, atė tė ARSMIT SHQIP, qė e udhėheq kryetari i quajtur Universiteti i Tetovės, sot USHT.
    Po kėshtu autori i etiketon njerėzit me ngjyrė me epitetin ofendues raciste JEVG. Kjo nuk ėshtė normale pėr publicistin dhe shkrimtarin Kim Mehmeti tė injorojė qytetarėt me ngjyrė, sepse vėrejmė shfaqen e ndjenjave raciste.
    Libri pas 50 viteve kur zakonisht hapen arkivat pėr studiuesit tė historisė do tė vlerėsohet pėr vlerat dhe antivlerat e tij dhe vendin qė do tė zėrė nė histori.

    Brenga e autorit
    Autori i librit ėshtė i brengosur dhe i shqetėsuar pse Tetova ėshtė qendra e partive politike shqiptare, qytet qė ka dy universitete, qyteti i teatrove dhe kulturės shqiptare nė Maqedoni. Qyteti qė ėshtė bėrė kryeqytet i shqiptarėve nė Maqedoni, qytet i rėndėsishėm pėr rėndėsinė e zhvillimit tė jetės politike, kulturore dhe shoqėrore i krahasuar me Tiranėn dhe Prishtinėn. Vend qė sipas mendimit tė autorit duhet t`i takojė Shkupit. Sipas rėndėsisė historike tė viteve tė mėparshėm shkrimtari ka tė drejtė, sepse deri nė korrik tė 1908, Shkupi ishte kryeqendra e Shqipėrisė etnike, atė kohė rreth 45 mijė shqiptarė tė ardhur nga Ēamėria e deri nga Mitrovica u tradhtuan pėr ta shpallur autonominė e Shqipėrisė etnike me kryeqendėr Shkupin. Me tej ata marshuan pėr nė Selanik dhe ngritėn flamurin e xhonturqve dhe jo tė shqiptarėve. Qė atėherė Shkupi e humbi vendin qė i takonte. Ngjarjet e ndodhura pas atij viti tregojnė se qytetit i Tetovės ka nxjerrė burra qė kanė luajtur rol tė rėndėsishėm nė historinė e kombit shqiptar. Ministri i parė i mbrojtjes sė shtetit shqiptar ishte Mehmet Pash Derralla i cili vinte nga rrethinat e Tetovės. Shqiptarėt e Tetovės janė ata qė organizuan aktivitetet kulturore duke e gjallėruar edhe mė shumė jetėn e shqiptarėve tė Maqedonisė pas viteve 1990. Faji nuk ėshtė i shqiptarėve tė Tetovės sepse ēdo shqiptar e ndjen veten tė sigurt dhe shqiptarė nė mė shumė nė Tetovė se sa nė Shkup. Por faji qė Shkupi nuk ėshtė bėrė deri tash kryeqendra e tretė shqiptare bie mbi njė pjesė tė klasės intelektuale tė shqiptarėve tė Shkupit, tė cilėt mė shumė preferuan tė bėhen anėtarė tė shoqatave dhe klubeve tė etnive tė tjera, tė kontribuojnė pėr zhvillimin e kėtyre etnive se sa pėr zhvillimin e etnisė sė tyre shqiptare. Prandaj shkrimtari Kim Mehmeti sqarimin e kėsaj brenge ta kėrkojė tek vetvetja dhe tek elita intelektuale shqiptare qė jetojnė dhe veprojnė nė Shkup.

    Pėrfundimi
    Pas pėrfundimit tė librit kuptojmė se autori ėshtė i njėanshėm duke ngritur lart dhe tepruar figurėn e mikut tė tij tė njėanshėm z.Ali Ahmetit (shpeshherė z.Kim Mehmeti deklaron se ai e ka mik z.Ali Ahmetin, por nuk e di nėse z.Ali Ahmeti e ka mik atė). Kėshtu nė fq.14, ai shkruan: " kur do rrėfejnė se Ahmeti ishte njeriu i cili nė vitin 2001, shqiptarėve tė Maqedonisė, ua solli vlerėn mė tė madhe historike: shenjėn e kryengritjes sė parė tė tyre autoktone-atė tė UĒK-sė-dhe Marrėveshjen e Ohrit".
    Z.Kim Mehmeti o nuk e njeh historinė e shqiptarėve tė Maqedonisė ose ka marrė pėr detyrė tė shtrembėrojė faktet e vėrteta historike. Kryengritja e 2001 nuk ka qenė as e para e nuk do tė jetė as e fundit kryengritje qė shqiptarėt e Maqedonisė kanė bėrė dhe do tė bėjnė pėr tė fituar tė drejtat e tyre mė elementare, pėr tė mbrojtur gjuhėn, historinė dhe kulturėn shqiptare. Z.Ali Ahmeti kur erdhi nė luftėn e 2001 e gjeti luftėn e filluar, i gjeti djemtė dhe vajzat shqiptare me armė nė dorė, me veshjen e UĒK-sė. Kjo ėshtė e vėrteta i pėlqen apo nuk i pėlqen dikujt.
    Gjithashtu dua tė them se njerėzit qė pretendojnė tė ofrojnė kulturė dhe dije me anė tė shkrimeve tė tyre qė i botojnė nėpėr gazeta dhe libra nuk duhet nė fjalor tė pėrdorin fjalė tė pista dhe tė ndyta. Nuk duhet tė etiketojnė njerėzit qė janė personazhe nė librat e tyre me epitete ofenduese, sepse tek e fundit ēdo njeri ka personalitetin e tij dhe asnjėri prej nesh nuk e ka tė drejtėn morale tė bėjė ofendime me fjalė tė tilla. Fjalori i gjuhės shqipe qė po pasurohet nga dita nė dit ka dhe alternativa tė tjera pėr etiketimin e personalitetet nė fjalė me fjalė mė edukative. Sidoqoftė libri i autorit Kim Mehmetit ka vlerat e veta, ka lexuesit qė e vlerėsojnė dhe e nėnvlerėsojnė dhe si ēdo libėr ėshtė mirė tė jetė nė bibliotekėn e ēdo dashamirėsi tė librave.
    Ndjeva keqardhje si publicist dhe shkrimtar kur lexova fjalėt e pista dhe tė ndyta nė librin e autorit Kim Mehmetit me titull "PREJ KALIT TĖ BARDHĖ DERI TE RRUGAĒĖRIA PARTIAKE", sepse shoqėria jonė shqiptare ende nuk ėshtė e pėrgatitur tė pranojė fjalor tė tillė.

    Mendimet e juaja lidhur me kete shkrim?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anėtarėsuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    Kush po i'a var analazes se ketij far psedointelektuali dhe te vet perlqyeri Arben Lalla..
    Paska ardh me dy rreshta ti mbaj ders lexuesve te libirt e ne vecanti K. mehmetit per gjoja leshimet qe i paska bere ne Librin shum te lexuar dhe kekruar ne Maqedoni rreth ngjarjeve politike dhe kronologjike nga v.1990 e deri ketu.

    Po nuk ia ze per te madhe, se ky Arben Llala duhet ti arsyetoj mjetet te cilet i mer her pas here nga boosat e tij te cilet kryekeput jan autor negativ ne librin e K.Memetit me ndonje shkrim alla-edukativo propagandistik.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2007
    Postime
    14
    Periodi, se pari me vjen mire qe je nder ato qe ke lexuar kete liber, i cili mua si nje i ri me beri te kuptoj shume gjera qe kane ndodhur ne vendin tone.Sepse fatkeqsisht ky popull ende se kuptoj qe cdo lexim i librit ka peshen e vete kush me te madhe e kush me te vogel.Andaj une sjam kunder kesaj qe Arben Llalla ka shprehur mendimin e tij, sepse cdokush e ka ate te drejte, qe sipas perfundimeve te veta te jape vlersimin por nga kendveshtrimi i tij.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anėtarėsuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    Citim Postuar mė parė nga lindi-mk Lexo Postimin
    Periodi, se pari me vjen mire qe je nder ato qe ke lexuar kete liber, i cili mua si nje i ri me beri te kuptoj shume gjera qe kane ndodhur ne vendin tone.Sepse fatkeqsisht ky popull ende se kuptoj qe cdo lexim i librit ka peshen e vete kush me te madhe e kush me te vogel.Andaj une sjam kunder kesaj qe Arben Llalla ka shprehur mendimin e tij, sepse cdokush e ka ate te drejte, qe sipas perfundimeve te veta te jape vlersimin por nga kendveshtrimi i tij.

    Cdo kush paska te drejt te shpreh mendimin e tij ne boten demokratike, egzakt .. po edhe une e bere pikerisht kete gje kundrejt ketij far Arben Llules,

    A , a po kupton ?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2007
    Postime
    14
    Po, po te kutpoj plotesisht.
    Respekte

Tema tė Ngjashme

  1. KUR'ANI nė gjuhėn shqipe
    Nga RaPSouL nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  2. Roli i Akides sė Selefėve nė bashkimin e muslimanėve
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:28
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Libri i Skenderbeut ne Vajmar
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 04:34
  5. Shteti injoron librin
    Nga Fiori nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2002, 01:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •