Dje rreth mesditës dy kolegët e maqedonasit e kanë ftuar për kafe atë dhe sapo e kanë hipur në makinë janë nisur drejt Dajtit

Policia e gjen në një shtëpi të braktisur në Allias. Shkaku, 15 mijë dollarë borxh

Maqedonasi pesë orë peng

Dy persona rrëmbejnë tregtarin në panair


--------------------------------------------------------------------------------

TIRANE

Një tregtar Maqedonas ka provuar dje tmerrin e të qënit peng për pesë orë në periferi të Tiranës, ndërsa kishte ardhur për të reklamuar mallin e tij në panairin e sapo nisur. Ai është rrëmbyer para piramidës (Ish muzeu i Enver Hoxhës) në prani të shumë njerëzve të tjerë nga dy kolegët e tij shqiptarë.

Mësohet se i përfshirë në këtë histori pengmarrjeje është edhe një tregtar slloven. Para pak kohësh midis tre tregtarëve, atij maqedonas, shqiptarit dhe sllovenit është lidhur një marrveshje bashkëpunimi për të hapur një ndërmarrje të përbashkët edhe në Shqipëri. Madje burime policore shtojnë se tregtari maqedonas ka qëndruar për afro 3 muaj në Tiranë. Por menjëherë më pas kanë nisur mosmarrveshjet dhe sipas policisë rreth 15 mijë dollarë kanë qenë shkaku i sherrit mes tyre. Dje rreth mesditës dy kolegët e maqedonasit e kanë ftuar për kafe atë dhe sapo e kanë hipur në makinë janë nisur drejt Dajtit. Në zonën e Alliasit e kanë futur pengun në një shtëpi të braktisur dhe i kanë kërkuar borxhin e vjetër. Por punonjëset e firmës së tij kanë lajmëruar policinë e cila është vënë në lëvizje për lirimin e tij. Fillimisht nëpërmjet dëshmive që kanë dhënë personat që kanë parë se me cilët është nisur tregtari dhe më pas alarmi i policisë ka trembur pengmarrësit, të cilët e kanë lënë "viktimën" e tyre në shtëpinë e braktisur dhe janë larguar për t'u fshehur. Vetëm pas pesë orëve policia ka bërë të mundur lirimin e tregtarit. I shokuar nga e gjithë çka kishte ndodhur maqedonasi ka rrëfyer historinë e tij, duke dhënë edhe karakteristikat e rrëmbyesëve. Vetëm pas dëshmisë së tij policia ka mundur të identifikojë rrëmbyesit, por nuk ka asnjë provë që të vërtetojë akuzën e ngritur ndaj tyre atë të "rrëmbimit me qëllim fitimi". Emrat e Sparta Hodllit dhe Sokol Hodaj janë tashmë në listën e të kërkuarve. Megjithatë, njëri prej tyre është vetëdorëzuar në polici për të sqaruar statusin e tij.

Ndërsa për tjetrin është shpallur kërkimi. Historia e pengut është mbajtur tepër sekret nga policia e kryeqytetit, pasi panairi ku marrin pjesë dhjetra tregëtarë e biznesmenë nga vendet fqinje sapo ka nisur dhe rrëmbimi i maqedonasit nuk ka lënë shije të mirë tek kolegët e tij që kanë mbërritur në Tiranë për të parë mundësinë e shtrirjes së aktivitetit edhe në Shqipëri.
-----------------------
-----------------------------
Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?