jozi po per shkodren ca bere apo hoqe intelektualet dhe vure malet
bravo jozi krenaria e katundareve shkodrane
jozi po per shkodren ca bere apo hoqe intelektualet dhe vure malet
bravo jozi krenaria e katundareve shkodrane
JO SEKS PARA MARTESE
Kryeprokurori, lista e kandidatėve
Nė prag tė paraqitjes sė raportit pėr hetimin e Sollakut qarkullojnė emrat e parė si pasardhės tė tij. Mes tyre, edhe dy deputetė
Ende pa u shkarkuar zyrtarisht Prokurori i Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, kanė nisur diskutimet e para pėr zėvendėsimin e emrit tė tij. Nė kampet e partive politike kanė filluar tė artikulohen emrat e parė si pretendentė pėr postin e Kryeprokurorit, por asgjė nuk ėshtė zyrtare deri mė tani, pasi tė gjithė theksojnė se pėrzgjedhja e emrit ėshtė kompetencė e Presidentit tė Republikės. Megjithėse kreu i shtetit ka bėrė publike tri kriteret kryesore qė duhet tė plotėsojė zėvendėsi i Kryeprokurorit aktual, ku pėrjashtohet mundėsia qė kandidatura tė jetė nga fusha e politikės, kjo nuk i ka penguar aspak partitė qė tė fusin nė listėn paraprake emra deputetėsh si kandidatė pėr Kryeprokuror. Nga burime jozyrtare, bėhet e ditur se deri mė tani janė mjaft emra si pretendentė pėr kandidat pėr Prokuror tė Pėrgjithshėm, ku pėrmendet ai i Dashnor Sulės dhe Besnik Dervishit, tė cilėt aktualisht janė deputetė pėrkatėsish tė PD-sė dhe PS-sė nė Kuvend. Diskutohet emri i ish-kryetarit tė KQZ-sė, Ilirjan Celibashi dhe anėtarit tė KKRT-sė, Detar Hysi. Ndėrsa nga radhėt e prokurorisė diskutohet emri i prokurorit tė Krimeve tė Rėnda Adnand Kosova, zėvendėsprokurorit tė Krimeve tė Rėnda Kosta Beluri, si dhe shefit tė Task Forcės kundėr Informalitetit nė Prokurorinė e Tiranės, Altin Dumani. Nė bazė tė Kushtetutės, neni 149, pika 1, prokurori i Pėrgjithshėm emėrohet nga Presidenti i Republikės me pėlqimin e Kuvendit. Vetė kreu i shtetit nuk ka pranuar tė bėjė ndonjė koment nė lidhje me zėvendėsin e Sollakut, duke theksuar para pak ditėsh se ende nuk i ka ardhur nė tryezė materiali pėr shkarkimin e tij. Por ai ka kujtuar edhe njė herė tri kriteret kryesore qė duhet tė plotėsojė kandidati pėr prokurorin e Pėrgjithshėm. Duhet tė ketė integritet tė lartė moral, tė jetė profesionist i fushės, si dhe tė jetė njeri qė njihet pėr etikėn e tij tė komunikimit qytetar. Por pėrzgjedhja e emrit tė ri, qė do tė zėvendėsojė Sollakun, pritet tė shkaktojė njė tjetėr debat tė ashpėr nė radhėt e politikės. Pasi opozita prej kohėsh ka akuzuar mazhorancėn dhe konkretisht Kryeministrin Berisha se do tė ushtrojė kontroll mbi institucionet e pavarura, duke vėnė emrat qė ka nėn komandėn e tij. Pretendim i cili nė diskutimin e para njė viti pėr shkarkimin e Sollakut u kundėrshtua nga Kryeministri Berisha. Ai u kėrkoi partive opozitare qė ta propozonin ata emrin e ri qė do tė zėvendėsojė Sollakun dhe ai ishte i gatshėm ta votonte nė Kuvend. Propozim qė nuk dihet nėse ėshtė ende nė fuqi edhe sot, pasi kreu i qeverisė nuk e ka pėrsėritur mė publikisht kėtė deklaratė. Pavarėsisht deklaratave tė shumta, tashmė topi ėshtė nė fushėn e kreut tė shtetit, i cili, nėse do vėrtet qė tė mos acarohet klima politike, mund tė zgjedhė njė emėr nė krye tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, qė tė ketė konsensusin si tė pozitės, ashtu edhe tė opozitės.
Kandidaturat
Dashnor Sula
Besnik Dervishi
Ilirjan Celibashi
Detar Hysi
Adnand Kosova
Kosta Beluri
Altin Dumani
Shqip
Sui generis
ozzy .. te vem pak lakmusin ty..
cmendim ke per luizen vampire te vlores 97?
cmendim ke per zan caush arapo altinin..?
te njejten pietje kam dhe per CImikun por dhe per majtodjathtushin..
land.. pa na thuaj se ke na sugjeron ti te degjojm..
ja permend ca emra..
po presim..
majto..po e gjete cfar pseudonimi kisha un si spiun..
lol..
Brar, shume pyetje ke ti ....
Per cfare te duhen te gjitha keto informacione ...... lol ?
Une mendimin per Vampiret e vampirat e kam se duhet te denohen nga drejtesia, ... po mesa duket drejtesia e shteti jane ne dore te spiuneve e s'ka per tu denuar njeri per vampirizem e as gje tjeter sa te jete Sala ( spiuni me pseudonimin Fryma ) ne krye te vendit.
Po ti c'mendim ke per ata spiunet e sigurimit qe kane denoncuar e futur ne burg njerez te pafajshem,
A nuk duhet te denohen keta njerez nje dite per krimet qe kane bere ?
A nuk duhet t'ju mohet ketyre mostrave pjesmarja ne politike e shkrimi ne gazeta ?
Si thua ti? Apo ti s'thua gje, ti vetem perserit ca thote padroni.
Sollaku zbret nė Kuvend, sot debati pėr raportin e Xhaferrit
Opozita konfirmon pjesėmarrjen e saj nė seancėn parlamentare
Sot Kuvendi voton raportin e komisionit hetimor pėr shkarkimin e Kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Raporti ėshtė i pėrbėrė nga 43 faqe dhe sipas kryetarit tė komisionit, Ferdinant Xhaferri, nė tė janė tė argumentuara tė gjitha shkeljet dhe abuzimet qė ka kryer Prokurori i Pėrgjithshėm gjatė vitit 2006. Nga Konferenca e Kryetarėve, e cila ėshtė mbledhur ditėn e premte, ėshtė vendosur qė seanca parlamentare tė nisė qė nė orėn 10:00 tė paradites, pasi parashikohet tė jetė njė seancė e gjatė me diskutime dhe debate tė shumta mes palėve. Debati pritet tė zgjasė pėr gati pesė orė, ku pjesėn mė tė madhe tė diskutimit, sipas rregullores, e ka mazhoranca. Opozita ka konfirmuar dje nėpėrmjet nėnkryetarit tė grupit parlamentar, Erjon Braēe, prezencėn e saj nė seancė, ku do tė paraqesė argumentet e saj nėpėrmjet diskutimeve tė deputetėve kundėr shkarkimit tė Kryeprokurorit. Nė bazė tė rregullores nė seancėn e sotme duhet tė jetė prezent edhe prokurori i Pėrgjithshėm Sollaku, i cili ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht pjesėmarrjen e tij, por burime pranė tij bėjnė tė ditur se Sollaku do tė jetė prezent nė seancė. Pas paraqitjes sė raportit nga kryetari i komisionit hetimor, Xhaferri, kreu i akuzės ka tė drejtė tė shprehet pro ose kundėr raportit, duke dhėnė argumentet e tij. Mė pas, nis diskutimi, i cili pasohet nga votimi i raportit pėrfundimtar. Raporti miratohet me tė paktėn 71 vota, numėr i cili nuk ėshtė shumė i vėshtirė pėr t‘u plotėsuar nga mazhoranca, qė duket mjaft e vendosur nė shkarkimin e kreut tė akuzės. Mė pas, raporti i miratuar nė Kuvend i kalon pėr dekretim Presidentit tė Republikės. Nėse ky i fundit vendos tė hedhė firmėn pozitive mbi kėtė raport, atėherė "epoka e Sollakut" si drejtues i akuzės ka marrė fund. Por vlen pėr tė kujtuar se beteja e mazhorancės pėr shkarkimin e Kryeprokurorit sollaku nuk daton para njė jave, kur u ngrit edhe komisioni i dytė hetimor pėr shkarkimin e tij. Beteja e tij me mazhorancėn ka nisur gati dy vjet mė parė. Ku mazhoranca rezultoi e dėshtuar, megjithėse puna e komisionit tė parė hetimor ishte mjaft e ngjeshur, e larmishme dhe intensive. Dėshtimi i nismės sė parė tė mazhorancės dhe suksesi i Sollakut nė atė betejė ishte falė ish-presidentit Moisiu, i cili nuk pranoi tė firmosė dekretin e shkarkimit. Refuzim i cili erdhi si pėrgjigje ndaj mazhorancės pėr shkak tė akuzave dhe nėnvlerėsimit qė mazhoranca i bėri figurės sė ish-presidentit Moisiu kur sapo erdhi nė pushtet, duke e akuzuar si tė njėanshėm, pasi me vendimet e tij, sipas Kryeministrit Berisha dhe drejtuesve tė tjerė tė djathtė, Moisiu favorizonte opozitėn. Kritikat dhe akuzat ndaj Moisiu nė atė kohė erdhėn duke u shtuar aq shumė, sa ēuan nė ngrirjen e marrėdhėnieve institucionale. Pėr gati njė vit e gjysmė, institucioni i Kryeministrit dhe ai i Kuvendit ndėrprenė ēdo marrėdhėnie me institucionin e Presidentit, duke shkuar deri aty sa nė takimet dhe pritjet e pėrbashkėta, Topalli e Berisha nuk shtrėngonin duart as pėr kortezi me Presidentin e asaj kohe, Moisiun.
Shqip
Sui generis
Kuvend, Miratohet Raporti i kom.hetimor per shkarkimin Sollakut
Duke analizuar fjalen e prokurorit te pergjithshem, kryeministri Sali Berisha tha se ne fakt Theodhori Sollaku ka ngritur nje aktakuze per opoziten qe sipas tij u ka dhene mbrotje politike bandave kriminale
Ora 18:55 Kur votimi per shkarkimin e Sollakut kishte percaktuar gjithcka dhe kur kuvendi e kishte mbyllur kete pike te rendit te dites, Kryeministri Berisha i ka kushtuar me pak se 5 minuta kohe kesaj ceshtje duke u shprehur i keqardhur per qendrimin e opozites dhe ku nuk eshte degjuar te perseritet oferta per te qene opozita ajo te emrin e ri te prokurorit. Duke analizuar fjalen e prokurorit te pergjithshem, kryeministri tha se ne fakt Theodhori Sollaku ka ngritur nje aktakuze per opoziten qe sipas tij u ka dhene mbrotje politike bandave kriminale
Ora 17:53 Miratohet me 77 vota Raporti i kom.hetimor per shkarkimin Sollakut
Ne perfundim te nje seance maratone prej 9 oresh shumica ka arritur te miratoje me vetem 77 vota 37 kunder dhe 3 abstenime kerkesen per shkarkimin e prokurorit te pergjithshem Theodhori Sollaku. Ne krahasim me votimin e se njejtes kerkese te nje viti me pare, shumica ka humbur vetem nje vote, ate te demokristianit, Tom Doshi i cili ne seancen e sotme ka abstenuar. Po keshtu gjate votimit nuk ka marre pjese as ministri i Jashtem Lulzim Basha i cili mesohet te jete jashte Shqiperise. Opozita i qendroi pergjate gjithe debatit, idese se saj se komisioni eshte antikushtetues dhe se godet rende demokracine ne vend dhe lirine e institucioneve, ndersa shumica ne idene se me largimin e Sollakut krimi nuk do te kishte me mbrojtes. Ne votim rane ne sy vota kunder e Spiro Pecit, abstenimi I Vangjel Dules dhe Leonard Solis ndersa nje pjese e mire e depuete te PSD, LSI dhe PAD nuk moren pjese ne votim.
Pas debateve pritet votimi per shkarkimin e Sollakut
Ora 14: 45-Pas debateve pozite-opozite prej rreth disa oresh mbi raportin e Komisionit “Sollaku2”, do te kalohet ne votimin e ketij te fundi. Opozita ka deklaruar se do te qendroje deri ne fund te seances dhe se do te votoje kunder nismes se mazhorances per shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem. Mbi 50 deputete kane folur ne podiumin e Parlamentit ku kane dhene mendimin e tyre mbi raportin e miratuar ne Komisionin parlamentar mbi punen e kryeprokurorit Sollaku.
Ceshtja Sollaku, hapet debati ne Kuvend. Opozita: Nisma e te djathteve anti-kushtetuese
Ora 13: 40-Vazhdon debati ne Kuvend per raportin e Komisionit hetimor “Sollaku2”. Para votimit per shkarkimin ose jo te kryeprokurorit Sollaku te kerkuar nepermjet raportit te komisionit hetimor, ligjvenesit kane vazhduar debatet lidhur me kete nisme te mazhorances. Ndersa deputete te djathte si Edi Paloka, Ferdinant Xhaferri, Genc Pollo, Gazmend Oketa kerkuan nga Kuvendi shkarkimin e Sollakut dhe vendosjen e nje prokurori te ri, deputete te majte e kane vleresuar nismen e se majtes anti-kushetuese.
”Ne nuk ngritem asnje akuze personale per personin. Kerkuam nje prokuror per qytetaret. Te zgjedhim nje prokuror te ri, nje prokuror per qytetaret”, ka thene Xhaferri ne debatin per raportin e Komisionit “Sollaku2”.
Kurse kreu i LSI, Ilir Meta theksoi ne fjalen e tij se Komisioni u shnderrua ne nje gjykate speciale. “Ne jemi te hapur per reformimin e prokurorise, te hapur per nje afat per mandatin e kryeprokurorit, por pocedurat per kete shkarkim jane nje blitz, puc ndaj institucioneve te pavarura”, tha Meta duke shtuar se me kete nisme Berisha kerkon te uzurpoje Prokurorine.
Deputeti socialist Ylli Bufi tha ne fjalen e tij se shkarkimi i Sollakut lidhet me interesa te vecanta te shumices.
Nishani: Prokuroria nuk veproi nė arrestimin e kriminelėve
"Prokuroria e Pėrgjithshme ka shkelur rėndė ligjin, duke mos vepruar nė arrestimin e shtetasve shqiptarė, qė kanė kryer krime tė rėnda, brenda apo jashtė vendit". Keshtu deklaroi sot nė Kuvend, Ministri i Brendshėm, Bujar Nishani gjatė debatit parlamentar lidhur pėr shkarkimin e kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Ministri Nishani iu pėrgjigj deklarimeve tė sotme nga ana e kreut tė organit tė akuzės. Ky i fundit reagoi ndaj akuzave tė maxhorancės, tė paraqitura nė raportin e komisionit hetimor, pėr mungesėn e vullnetit nga ana e Prokurorisė nė ekstradimin e shtetasve shqiptarė qė kanė kryer krime nė vende tė tjera dhe qė strehohen nė Shqipėri apo anasjelltas.
Ora 12: 00. “Ngritja e Komisionit 2 per mua dhe procedurat e ndjekura prej tij perbejne dhunim te kushtetutes dhe te parimeve te se drejtes se vendit”. Keshtu ka deklaruar sot para ligjvenesve Kryeprokurori Theodhori Sollaku ku ka mbajtur fjalen e tij lidhur me raportin e Komisionit parlamentar hetimor ndaj tij. “Kam ardhur ketu te cmontoj ato te paverteta qe u lexuan ndaj meje ne raportin e mazhorances. Ne ato qe u lexuan ne ate raport nuk ka asgje te perbashket me te verteten. E kam per detyrim te cmontoj keto te paverteta per te mbrojtur nderin dhe dinjitetin e punes se prokuroreve ne detyre”, tha Sollaku.
Prokurori i Pergjithshem lidhur me komisionin e fundit hetimor shprehet se tashme gjithcka eshte e paravendosur, duke kujtuar keshtu Komisionin e pare ku Kuvendi votoi pro, nderkohe qe gjithcka u hodh poshte nga Presidenti.
Ai kujtoi dhe komisionin e pare ndaj tij, duke theksuar se nuk pati asnje ndryshim nga hetimi i dyte. Madje theksoi sesa i drejte ishte vendimi qe ish-Presidenti Alfred Moisiu mori ndaj raportit te komisionit 1. ”Komisioni numer 2 shqyrtoi ceshtje qe ekskluzivisht merret organi i akuzes duke i veshur vetes keshtu atribute te nje gjykate te paligjshme. Komisioni 2 shqyrtoi te njejta fakte si komisioni 1 duke cenuar parimin kushtetues dhe te se drejtes per mosgjykimin e te njejtes ceshtje. Komisioni shperfillimi vendimin e Kushtetueses se mjetet e kontrollit parlamentar te prokurorise nuk mund te perdoren asnjehere per te shqyrtuar vendimet e prokuroreve. Komisioni dhunoi parimin e pavaresise se institucioneve kushtetuese.
Ne raportin e komisionit te dyte prentendohet se eshte ndryshuar objekti dhe shkaqet, por ne fakt eshte i njejte me ato te komisionit te pare hetimor. Ne raportin e Komisionit numer 2, eshte i njejti thelb dhe i njejti perfundim” cilesoi Kryeprokurori Sollaku.
Procesi per shkarkimin e tij sipas Sollakut “perben devijimim te rrezikshem te parimeve te drejtesise, per pavaresine e gjyqesorit dhe institucioneve te tjera te pavarura qe po shkel kjo farse kushtetuese qe e meriton te quhet grusht shteti”.
Ora 10: 45 Megjithe kundershtimin e opozites, kuvendi miratoi rendin e dites, pika e katert e se ciles eshte “Paraqitja dhe votimi i raportit te Komisionit Hetimor Parlamentar per shqyrtimin e kerkeses se nje grupi deputetesh”. Pas miratimit kreu i komisionit hetimor parlamentar per kryeprokurorin Ferdinand Xhaferri filloi prezantimin e raportit per shkarkimin e kryeprokurorit. Nderkaq vete kreu i akuzes i ka drejtuar nje leter Kuvendit, permes se ciles kerkon te degjohet ne seancen e sotme. Permbajtja e letres u be e ditur nga kryeparlamentarja Topalli, e cila theksoi se Parlamenti do te pranoje te degjoje fjalen e kryeprokurorit, si e drejta e tij kushtetuese per ta komentuar raportin hetimor te e hartuar per te.
Sollaku 2” ne Kuvend. Leskaj: Seanca e sotme nje "farse". Nuk pranojme shkelje te ligjit
Ora 10: 30-Sot kur pritet votimi per raportin e Komisonit Hetimor “Sollaku 2” per Prokurorin e Pergjithshem Theodhori Sollaku ne Parlament, PS ka kerkuar ndryshimin e kalendarit te rendit te dites ne Kuvend. Kryetarja e Grupit Parlamentar te PS, Valentina Leskaj u shpreh ne emer te PS se socialistet nuk do te pranojne shkelje te ligjit e kushtetutes. “Ju keni vendosur te mbaroni brenda nje dite, leximin, shqyrtimin e votimin e nje raporti te ashtuquajtur “Komisioni Sollaku 2”. Ne nuk pajtohemi me kete shkelje te Kushtetutes, nuk pranojme as leximin e ketij raporti”, tha Leskaj. Ajo shtoi se opozita do te jete e pranishme gjate gjithe seances duke e cilesuar ate thjesht nje “farse”. Kunder diskutimit per raportin e komisionit hetimor per shkarkimin e Sollakut jane shprehur edhe kreret e grupeve te tjera parlamentare opozitare. Kreu i deputeteve te LSI, Pellumb Xhufi kerkoi qe kjo ceshtje te hiqet nga rendi i dites ne menyre qe t’i jepet kohe deputeteve te opozites te njihen me raportin per Sollakun.
Nga ana tjeter kreu i social demokrateve Skender Gjinushi e konsideroi shkelje flagrante ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per kryeprokurorin. Ai e quajti kete komision antikushtetues, ndersa kerkoi serish kohe qe deputetet te njihen me raportin.
Ora 10:20 Deputetet socialiste do te votojne kunder raportit te komisionit hetimor parlamentar sipas te cilit kryeprokurori ka kryer shkelje te rende te ligjit dhe si pasoje duhet shkarkuar. Vendimi eshte marre sot ne mbledhjen e grupit parlamentar te PS, te zhvilluar ne ambjentet e Kuvendit. Deputetet socialiste vendosen te mosbojkotojne seancen e sotme te Kuvendit, ku do te diskutohet per shkarkimin e Sollakut, sikunder bene me mbledhjet e komisionit hetimor per punen e tij.
Kryetarja e grupit parlamentar socialist Valentina Leskaj e cilesoi seancen e sotme te kuvendit nje farse, ndersa theksoi se futja ne rendin e dites e diskutimit te raportit per kryeprokurorin eshte antikushtetuese.
Ora 8:10 Parlamenti diskuton sot kerkesen per shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku dhe pritet te perfshihet nga debate te ashpra. Mazhoranca paraqet raportin sipas te cilit kryeprokurori ka kryer shkelje te rende te ligjit dhe duhet shkarkuar. Nga ana tjeter opozita kerkon qe mazhoranca te prese vendimin e Gjykates Kushtetuese per kerkesen e kryeprokurorit qe e cileson antikushtetuese ngritjen e ketij komisioni, por duket se kjo nuk do te ndodhe pasi parlamenti tashme ka perfshire ne axhenden e tij kete ceshtje. Pika e katert e rendit te dites per seancen e neserme eshte pikerisht “Paraqitja dhe votimi i raportit tė Komisionit Hetimor Parlamentar pėr shqyrtimin e kėrkesės sė njė grupi deputetėsh pėr nisjen e procedurės sė shkarkimit nga detyra tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm”. Por ende pa u shkarkuar kryeprokurori Sollaku kane nisur te qarkullojne ne qarqet politike emrat e pare per pasardhesin e tij, gje qe duket se do te hape nje tjeter debat te nxehte ne politiken shqiptare.
BW
Sui generis
hajde shtet totalitar hajde. tgjitha i ka mdor enveri ene parlament ene qeveri ene presidenc ene prokurori.
apo kon me vu i prokunor qi ka me hap ene cold cases anej ka 96 - 97 me tregtin a armve ka bosnja ene ruanda
un flas nparim se nuk me ruhet shum kush o nfuqi nshqipni se hajduta ishin ata te 92-97 hajduta ata te 98-2005 hajduta ene prap kta kaqolat e 2005
no glove no love
Tik tahk ehhh noi her ene ashtu i do mushka drute...
Ky Sollaku te ishte burr tamon le te kishte ik me kohe...se o kart e djegur.
Ndersa nga ana tjeter ska faj kur thote...e heqin juristet e plepave dhe deputet qe jane injorante ligjore qe ka me shumice ne parlamentin tone.
Ja dhe Tema e brarit ca shkruan:
Nga ana e tij, Sollaku me gjuhė tė shfrenuar ka pėrdorur kundėr deputetėve tė Kuvendit sharje tė tilla si “juristėt e plepave”, “injorantė ligjorė”etj. “Zoti Xhaferraj! Injoranca e dijenisė sė ligjit nuk mund tė tė shfajėsojė ! Sot, ke rastin ta mėsosh, njėherė e mirė, se tė kėrkosh tė njihesh me provat apo tė mos iu pėrgjigjesh akuzave qė tė bėhen, nuk do tė thotė se ke pohuar fajėsinė. Nė paēavuren qė ke nėnshkruar dhe qė i ke vėnė emrin “raport”, pretendon se unė paskam tė drejtė qė kėtė tė fundit ta shfrytėzoj, duke u dėgjuar nė seancė plenare ose pėrpara Presidentit tė Republikės”, - u shpreh Sollaku.
bukur fort...Sal kur gjen shesh boj pershesh :P
Tani le te emeroje ndonje bajg qe ka mbaru ne plepa te para 96shtes qe mos te kete b*th ti kerkoj hesap LULIT.
Une nuk e kuptova kete raportin katerqin faqe ki komisioni kur e pergatiti apo e kishin gati nga komisioni 1.
eehhh mjer ne...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga vagabondo_nyc : 06-11-2007 mė 03:50
na kujtoj plepin ki enveristi i njujorkut..
plepi eshte nje dru interesant..
nuk kerkon ndonje yzmet nga njeriu.. vet cel vet rritet e ben hije ne vape e feshferin me lezet ne flladin pranveroro gushtor..e pastaj ne vjeshte i zverdh gjethet i ngrati e ne dimer duron ashtu si durojne druret .. pa bere gjullurdi..
por thone se.. druri i plepit qenka i mire per tu ngulur ne uje e te sherbeje si urez a molo ne breg te liqenit a lumit.. ku lidhen varkat e peshkatareve se nuk do tja dije per kalbje..
nejse po qekur plepi duall ne politike..
duall andej nga vitet 92 e ca.. kur sistemi gjyqesoro-prokuroro juridiko shqiptar pjelle e nje regjimi ultra anti-humanitar.. donte te vegjetonte akoma dhe ne pluralizmin qe solli dhjetori i studenteve..
dhe ne fakt arriti te jetoje e te miliardi-ozohet e villo-gratacielo-benzo-bmw-zohet per mrekulli..
ne ate kohe qeveria e re demokratike mendoj se.. duheshin pergatitur urgjentisht juriste te rinj qe te zevendesonin krokodilet stalinisto-vampiro-enveriste te juris mender me then-prudences shqiptare ..
idea nuk ishte e keqe.. dhe ne plazhin e durresit.... pra ne ate vendin e bukur buze deti me kapanone e menza e pisha qe populli e quante "plepa" ku dikur pushonin pioneret e me vone benin kurse organizatat e rinise se ppsh-se u vendos te kurse-zoheshin urgjentisht juristet per epoken e re demokratike..
natyrisht nuk ishte kjo ndonje zgidhje ideale por momentale..
mirpo i bene hesapet pa hanxhine..
ndersa pergatiteshin te krijonin nje sistem helsinko-jano-europian ne gjyqet prokurorite policite e ministro drejtesite.. andej matane nga gerxhet e labo muzeqeso rajase.. ajo maskaresha 50 e ca vjecare..ppsh-ja me nicka te rinj.. po i pergatiste ti hante guxhumane.. qeverrise se re dhe ja arriti.. ta permjere me zan caushet e saje delikatin dhjetor.. qe vate ne kosh te historise i rrahur fshatce e zabitce nga pjellat kanibale te nomenklatures stalino enveriste..
keshtu puna e plepave..
po me vone do dal tek te shkolluarit..
do flasim pak dhe per vishinskin..
mirupafshim..gjer ahere .kur thone fshataret e korces qe zakonikisht ishin pjesa derrmuese ne ushtrine enveriste te jurisprudences.. pra hetuset gjykatesit kerbacoistet e prokuroro ministrat.. e viteve punisto-vampiroiste..
..
Krijoni Kontakt