Close
Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 108
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    basha duhet te veje ne prokurori.. sepse po nuku vajti perserit edvin ramen.. i cili nuk ka qejf te hyje neper prokurorira se eshte i dhj.ere deri ne fyt..

    deri sa nuku po e leshon imunitetin do te thote se ka frike.. pra diku ka bere ndonje veprim jo ligjor qe po trembet..

    po kur nuku e njeh mire situaten politike mo u krruaj te behesh minister..

    ka menduar luli se nga qe hajdutet socialiste vodhen e vodhen sa plasen e nuku vajten kurre ne prokurori.. nuku vete as luli..
    jo mo lul jo..

    prokuroret prandaj jan prodhuar nga ppsh-ja.. qe tu a vene k o.qet ne bige.. atyre qe jan kondra ppsh-se.. pra ps-se e ta mbrojne ppsh-ne ose ps-ne deri ne fund ose pafundesi..
    prandaj o lul behen hajdutet me ps-ne se aty kane.. bunkerin e pathyshem..

    tarallak..





    ec e degjo tani mafien..

  2. #62
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Ēudit Topalli: Do tė inspektojmė Durrės-Kukės

    Anėtarėt e Kėshillit parlamentar tė Mandateve do tė inspektojnė nė terren punimet nė rrugėn Durrės-Kukės, para se t’i rekomandojnė Kuvendit rrėzimin ose jo tė kėrkesės sė kryeprokurorit Sollaku, pėr heqjen e imunitetit tė deputetit Lulzim Basha. Vendimi ėshtė bėrė dje i ditur nga kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli sipas sė cilės, deputetėt duhet tė shohin njėherė kėtė vepėr gjigande, para se tė vendosin nėse duhet t’i hapin apo jo rrugėn Drejtėsisė pėr tė hetuar kolegun e tyre. Qėndrimin nė fjalė ajo e bėri publik nė mbledhjen e djeshme tė kėtij kėshilli, gjatė sė cilės, ministri i Jashtėm, Basha dha shpjegime pėr akuzat e ngritura ndaj tij nga organi i akuzės. “Nė mbledhjen e radhės do vendosim ditėn kur do tė shkojmė tė shohim nė ēfarė faze janė punimet e kėsaj vepre gjigande. Vetėm nė kėtė mėnyrė do tė arrijmė nė njė gjykim sa mė objektiv”, - tėrhoqi vėmendjen Topalli. Ndėrkohė, nė bazė tė Rregullores sė Kuvendit, Kėshilli pėr Mandatet ėshtė njė organ qė ka pėr kompetencė vetėm tė japė mendim pėr ligjshmėrinė ose jo tė kėrkesės sė Prokurorit tė Pėrgjithshėm pėr heqjen e mandatit tė deputetėve. Verifikimet nė terren, mbledhja e provave apo hetimi i akuzave, nuk janė kompetencė e tij.
    Pretendimet
    Ish-ministri i Transporteve Basha, i thirrur dje nė kėtė kėshill, deklaroi se ėshtė i gatshėm tė pėrballet me prokurorinė pėr tė vėrtetuar akuzat nė ngarkim tė tij. Duke iu pėrgjigjur kėrkesės drejtuar Kuvendit pėr heqjen e imunitetit nga ana e organit tė akuzės, Basha me njė ton tė ashpėr ka argumentuar se tė gjitha dyshimet e parashtruara janė shpifje dhe gėnjeshtra tė turpshme tė kryeprokurorit Sollaku. Ai ka preferuar dhe ta sfidojė atė duke i kėrkuar qė pėrveē hetimit, tė pėrballet publikisht pėr tė treguar pafajėsinė. Por edhe pse u shpreh i gatshėm pėr t’u hetuar, ministri i Jashtėm vuri nė dukje se Kuvendi nuk mund t’i heqė atij imunitetin, mbėshtetur mbi njė kėrkesė, qė e cilėsoi “pa asnjė vlerė juridike, tendencioze dhe tė motivuar politikisht”. Nė kėtė kuadėr, ai shtoi se “ėshtė fyese qė kryeprokurori i drejtohet me kėtė mungesė profesionale Parlamentit. Ai po mundohet tė manipulojė nė mėnyrėn mė tė turpshme me fakte qė nuk kanė ekzistuar kurrė”, duke mos harruar tė theksojė se akuzat e prokurorisė janė “diletantizma profesionale dhe deformime tė qėllimshme”. Basha pohoi se nuk ka njė projekt tė plotė pėr ndėrtimin e rrugės Durrės-Kukės. Ndėrkohė, anėtari socialist nė kėtė kėshill, Petro Koēi kėrkoi mė pak propagandė politike nga ministri Basha, dhe i kėrkoi atij tė lėrė imunitetin pėr tė qenė transparent pėrballė hetimit.
    Liberté, égalité, fraternité

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Prisni ju te gjithe sa ta zhdukim dhe vemjen e fundit te mafjes shqiptare dhe pastaj flasim bashke ketu. Ju qe mbroni njeriun me te korruptum te kohrave. Boll na sollet gazeta ketu se ato i lexojme por shkruni mendimet tuaja se mesa po shoh ketu qeka bo si baza e P.S.
    Mos harroni do tju shkrijme fare nga identiteti mafioz Edvinist, blushist.

    Ta harroni pushtetin edhe nja 10 vjet edhe une ju dua shume!!!

  4. #64
    ssdwcdcee Maska e SENSUALI_TR
    Anėtarėsuar
    01-02-2007
    Vendndodhja
    Ne vendin ku Extremet i kalojne kufijte e imagjinates
    Postime
    277
    Citim Postuar mė parė nga Barlet23 Lexo Postimin
    Prisni ju te gjithe sa ta zhdukim dhe vemjen e fundit te mafjes shqiptare dhe pastaj flasim bashke ketu. Ju qe mbroni njeriun me te korruptum te kohrave. Boll na sollet gazeta ketu se ato i lexojme por shkruni mendimet tuaja se mesa po shoh ketu qeka bo si baza e P.S.
    Mos harroni do tju shkrijme fare nga identiteti mafioz Edvinist, blushist.

    Ta harroni pushtetin edhe nja 10 vjet edhe une ju dua shume!!!
    Thjesht jane fakte reale dhe jo pjese nga gazeta ose hipoteza te pa kundershtueshme por ne baze te ligjeve perkatese Sollaku nuk duhet te shkarokohet dhe deri me sot nuk jane gjetur prova reale qe lidhen me impikimin e tij me krmimin e organizuar ,shpifje kjo nga DOKTOR BERISHA.
    * Jeta ėshtė Mundėsi, Pėrfito nga Ajo*

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Po ato 200 e sa veta ne ndekje penale apo i lashe une ata te lire ?????!!!!
    Do ti shohim te gjithe ato qe kane dosje aty se cfare do ti bejme !!! Ka fillu Rama me bo marrveshje me qeverine keto dite se po i vjen era e burgut !! Aty te kalbet maskarai.

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-10-2007
    Postime
    8
    po pse ju mendoni se politikanet tane ndihen te kercenuar per veprimet qe kane bere?!

  7. #67
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Kukes, Ndertimi i rruges, plasarit muret e shtepive

    Shkak per shembjen e shtepive eshte bere shperthimi i minave nga firmat zbatuese, per carjet e masive shkembore ne rruge

    Banoreve te fshatit Bardhok ne rrethin e Kukesit u rrezikohen t’u shemben shtepite. Rreziku vjen nga shperthimi i minave per carjet e masiveve shkembore per ndertimin e rruges Durres-Kukes. Banoret tregojne se muret dhe catite e banesave kane nis te ndjejne plasaritjet e para. Numerohen 6 shtepi ne lagjen “Drinas” te qytetit te Kukesit, dhe 2 shtepi ne fshatin Perbrek i siperm te cilet jane te demtuara nga shperthimi i minave vetem 20 metra larg banesave.

    Rreziku per shembjen e shtepive vjen pas nje tjeter problemi atij te shpronesimeve, qe lindi per banoret e ketushem qe kur nisen punimet e e rruges Durres- Kukes. Sipas banoreve kane derguar te gjithe dokumnetacionin e duhur per shpronesimet e banesave dhe te trojeve ne te cilat i bie te ndertohet rruga, por ende ky proces nga shteti nuk ka nisur duke mos planifikuar as fonde shtese per demshperblimin e te gjithe banoreve qe demtohen nga firmat zbatuese qe po kryejne punimet e rruges Durres- Kukes. (News24)
    Liberté, égalité, fraternité

  8. #68
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Prokuroria kerkese Kushtetueses: Te pezullohet vendimi per "Sollaku 2"

    Permes nje kerkese derguar Gjykates Kushtetuese, kryeprokurori Sollaku kerkon zgjidhjen e mosmarreveshjes se kompetencave ndermjet Prokurorise se Pergjithshme dhe Kuvendit. Sipas Sollakut kerkesa e deputeteve te mazhorances per shkarkimin e kreut te akuzes shkel Kushtetuten

    Prokurori i Pergjithshem Theodhori Sollaku kerkon nga Gjykata Kushtetuese pezullimin e vendimit per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per veprimtarine e kryeprokurorit. Permes nje kerkese derguar kesaj gjykate Sollaku kerkon zgjidhjen e mosmarreveshjees se kompetencave ndermjet Prokurorise se Pergjithshme dhe Kuvendit. Sipas kreut te oranit te akuzes kerkesa e deputeteve te mazhorances per shkarkimin e tij shkel Kushtetuten ne permbajtje dhe forme. “Konkluzionet e kerkeses, qe jane edhe objekti i punes se Komisionit Hetimor, nuk bejne asgje tjeter por vleresojne veprimtarine e punes se prokurorise ne lidhje me ceshtjet, dhe, jashte cdo kompetence ligjore e kushtetuese e ne menyre totalisht te papergjegjshme e gjejne kete veprimtari te pavullnetshme, jo profesionale e madje edhe korruptive” shkruan ne kerkesen e tij Sollaku.

    Ne vijim ai e cileson nismen e re edhe ne kundershtim me parimin baze te se drejtes per mosgjykim dy here per te njejten ēeshtje. “Parimet shekullore te se drejtes ndalojne kategorikisht rigjykimin e ēeshtjeve me te njejtin objekt, per shkakun e vetem se ka ndryshuar gjyqtari. Kjo eshte nje ēeshtje e zgjidhur dhe Gjykata Kushtetuese ka sanksionuar vullnetin e Presidentit te Republikes duke konstatuar paligjshmerine kushtetuese te objektit te marre ne shqyrtim nga Komisioni i meparshem. Ringritja e kesaj ēeshtje per here te dyte sjell si pasoje cenimin e perseritur te dokumentit themeltar te shtetit dhe kjo eshte e palejueshme dhe e pamoralshme ne nje shtet te se drejtes. Per me teper kjo vjen ndesh edhe me rregulloren e Kuvendit, neni 114/2 ku percaktohet se ne rast se raporti dhe propozimi i paraqitur nga komisioni hetimor rrezohet, Kuvendi per te njejtin motiv nuk mund te vendose perseri edhe nese kerkesa paraqitet nga nje grup tjeter deputetesh” shkruhet ne kerkesen qe kryeprokurori i ka derguar Gjykates Kushtetuese.

    Me tej kryeprokurori e quan komisionin te njeanshme dhe te varur, “qe padrejtesisht i lejon vetes te marre kompetenca kontrolli e vleresimi mbi ceshtjet konkrete te prokurorise”. “...kontrolli parlamentar duhet zhvilluar ne menyre te atille, qe te mos nderhyje pa kufizim ne veprimtarine e pushteteve te tjera. Nje hetim i inicuar qe nuk lidhet me qellimet dhe qe nuk i perket veprimtarise se legjislativit, nuk konsiderohet ne perputhje me parimet kushtetuese.
    Ky instrument i rendesishem nuk mund te perdoret ne menyre abuzive dhe tej hapesires kontrolluese qe Kushtetuta i njeh Kuvendit" shkruhet ne letren drejtuar Kushtetueses.
    Sui generis

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne tyten e kobures se altin arapit kercejne si pleshtat ne pleh.. institucionet e nje shteti tahme 100 e ca vjecar.. hop parlamenti hop presidenti hophop gjykatat hup hop kryeminstri.. hup hip hop prokuroria.. dhe bejne nje vėrrė ne uje..

    atje nga brukseli me nje celular nokia a erikson.. tund e shkund shtetin e shqiponjave.. te leshit.. vlonjati serial killer..i plotfuqishem..

    te lumte o altin..

    rrup sup ja ke bere te tereve..

  10. #70
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anėtarėsuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Prokuroria kerkese Kushtetueses: Te pezullohet vendimi per "Sollaku 2"

    Data e Publikimit: 01/11/2007

    Autori i Lajmit:
    24-ore.com
    Permes nje kerkese derguar Gjykates Kushtetuese, kryeprokurori Sollaku kerkon zgjidhjen e mosmarreveshjes se kompetencave ndermjet Prokurorise se Pergjithshme dhe Kuvendit. Sipas Sollakut kerkesa e deputeteve te mazhorances per shkarkimin e kreut te akuzes shkel Kushtetuten

    Prokurori i Pergjithshem Theodhori Sollaku kerkon nga Gjykata Kushtetuese pezullimin e vendimit per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per veprimtarine e kryeprokurorit. Permes nje kerkese derguar kesaj gjykate Sollaku kerkon zgjidhjen e mosmarreveshjees se kompetencave ndermjet Prokurorise se Pergjithshme dhe Kuvendit. Sipas kreut te oranit te akuzes kerkesa e deputeteve te mazhorances per shkarkimin e tij shkel Kushtetuten ne permbajtje dhe forme. “Konkluzionet e kerkeses, qe jane edhe objekti i punes se Komisionit Hetimor, nuk bejne asgje tjeter por vleresojne veprimtarine e punes se prokurorise ne lidhje me ceshtjet, dhe, jashte cdo kompetence ligjore e kushtetuese e ne menyre totalisht te papergjegjshme e gjejne kete veprimtari te pavullnetshme, jo profesionale e madje edhe korruptive” shkruan ne kerkesen e tij Sollaku.

    Ne vijim ai e cileson nismen e re edhe ne kundershtim me parimin baze te se drejtes per mosgjykim dy here per te njejten ēeshtje. “Parimet shekullore te se drejtes ndalojne kategorikisht rigjykimin e ēeshtjeve me te njejtin objekt, per shkakun e vetem se ka ndryshuar gjyqtari. Kjo eshte nje ēeshtje e zgjidhur dhe Gjykata Kushtetuese ka sanksionuar vullnetin e Presidentit te Republikes duke konstatuar paligjshmerine kushtetuese te objektit te marre ne shqyrtim nga Komisioni i meparshem. Ringritja e kesaj ēeshtje per here te dyte sjell si pasoje cenimin e perseritur te dokumentit themeltar te shtetit dhe kjo eshte e palejueshme dhe e pamoralshme ne nje shtet te se drejtes. Per me teper kjo vjen ndesh edhe me rregulloren e Kuvendit, neni 114/2 ku percaktohet se ne rast se raporti dhe propozimi i paraqitur nga komisioni hetimor rrezohet, Kuvendi per te njejtin motiv nuk mund te vendose perseri edhe nese kerkesa paraqitet nga nje grup tjeter deputetesh” shkruhet ne kerkesen qe kryeprokurori i ka derguar Gjykates Kushtetuese.

    Me tej kryeprokurori e quan komisionin te njeanshme dhe te varur, “qe padrejtesisht i lejon vetes te marre kompetenca kontrolli e vleresimi mbi ceshtjet konkrete te prokurorise”. “...kontrolli parlamentar duhet zhvilluar ne menyre te atille, qe te mos nderhyje pa kufizim ne veprimtarine e pushteteve te tjera. Nje hetim i inicuar qe nuk lidhet me qellimet dhe qe nuk i perket veprimtarise se legjislativit, nuk konsiderohet ne perputhje me parimet kushtetuese.
    Ky instrument i rendesishem nuk mund te perdoret ne menyre abuzive dhe tej hapesires kontrolluese qe Kushtetuta i njeh Kuvendit" shkruhet ne letren drejtuar Kushtetueses.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaēanikut, themelet e shtetit shqiptar nė Kosovė
    Nga SkyThinks nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  3. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  4. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  5. Lexo: "Marrėveshja Kornizė" - Ohėr 2001
    Nga StormAngel nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •