Close
Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 108
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Me vjen shume keq qe ka akoma njerez te indoktrinuar nga media jone e qelbur dhe qe vazhdojne te bejne opozite ne vend qe te paraqesin realitetin ke populli. Megjithate fajin e kane pushtetaret e sotem qe akoma nuk kane nje konkurence mediatike dhe kjo per faktin se ato nuk mund te liēensojne disa plehra siē jane liēensuar ne kohen e Tos Qorrit me shoke. Ky eshte nje realitet i hidhur por i vertete.
    Per sa i perket temes mua me vjen te qesh me paftyresine e Sollakut qe sa vjet ne ate post nuk hapi asnje dosje per gjithe ato krime te bera perkundrazi ai e ndihmoi krimin e organizuar. Kur ato komunista (sot socialista ) ishin te bindur se lufta e 97 kishte ardhur nga demokratet athere pse nuk u hap asnje dosje dhe te denoheshin ata qe ishin gjoja shkaktaret e 97., por jo duhet te vinin perseri demokratet ne pushtet qe ato te hapen perseri. Sot ne gjendemi perballe nje investimi kolosal siē eshte ajo e rruges Durres - Morine qe do te lidhi Shqiperine me Kosoven per 2 ore dhe qe ka nje domethenje te madhe per ekonomine e vendit por ne vecanti per turizmin. Por keto gjera nuk i hyn shume ne pune Sollakut se ai e ka mendjen te posti dhe i konsultuar me te gjithe ato qe kane dhe dosje atje ne prokurori mundohet te nxjerri shkelje per rrugen sepse kjo eshte shpresa e fundit e nje njeriu fatkeq qe kaq e pati.

  2. #42
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Sollaku: Iki, po u kufizua mandati

    Komisioni i Ligjeve vendos pėr hetimin e Kryeprokurorit. Votojnė kundėr PDK e PBDNJ

    "Kėrkesa e 28 deputetėve pėr hetimin tim ėshtė antikushtetuese". Ky ka qenė thelbi i deklaratės sė bėrė dje nė Komisionin e Ligjeve nga Prokurori i Pėrgjithshėm Theodhori Sollaku. Nė njė fjalim prej dhjetė faqesh, Sollaku me njė qetėsi "olimpike" ka renditur njė nga njė, tė gjitha arsyet qė sipas tij kėrkesa e 28 deputetėve tė mazhorancės ėshtė nė kundėrshtim me Kushtetutėn dhe me parimet e rendit juridik nė njė shtet demokratik, por nė tė njėjtėn kohė pėrbėn edhe njė zhvillim tė rrezikshėm nė drejtim tė paralizimit tė plotė tė institucioneve kushtetutshmėrisht tė pavarura nė Shqipėri dhe vėnien e tyre pėrfundimisht nėn varėsinė e ekzekutivit. Sollaku theksoi se "e kam shprehur tashmė vullnetin tim pėr tė kontribuar pa asnjė rezervė nė reformimin e sistemit, edhe sikur ky reformim tė sjellė pashmangshmėrisht largimin tim nga detyra e Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Mbajtja e postit me ēdo ēmim nuk ėshtė pjesė e projekteve tė karrierės sime profesionale. "Kėrkesa e paraqitur, nė thelb ripėrsėrit nė formėn e njė stereotipie absurde, tė njėjtat argumente tė paraqitura njė vit mė parė, por tė parashtruara nė njė mėnyrė tjetėr. Si e tillė, ajo nuk sjell asgjė tė re qė tė meritojė vėmendje tė posaēme", tha Sollaku. Kryeprokurori i Republikės deklaroi gjithashtu se kėrkesa e re ėshtė parimisht jokushtetuese dhe nuk duhet tė merret nė shqyrtim pėr kėto arsye themelore: "Sė pari, nisma e ndėrmarrė nga 28 deputetėt e Kuvendit ėshtė jokushtetuese, sepse synon tė ndėrhyjė pėrsėri nė kompetencat e njė organi qė kushtetutshmėrish nuk ėshtė nė varėsinė e Kuvendit. Sė dyti, nisma e re vjen nė kundėrshtim edhe me njė nga parimet bazė tė sė drejtės, tė shprehur me sentencėn e njohur, qė nuk ka gjykim dy herė pėr tė njėjtėn ēėshtje. Tashmė, po paraqitet sėrish njė kėrkesė e re nė formė, por e njėjtė nė pėrmbajtje, pėr tė ripėrsėritur tė njėjtėn procedurė, e mbėshtetur nė arsyen e vetme se vendi ka njė President tė ri, me besimin e shumicės parlamentare se tashmė kėrkesa do tė pranohet.

    Sė treti, kėrkesa e re ėshtė e paligjshme edhe nė aspektin e lėndės qė ripropozon pėr tė filluar sėrish procedurat e shkarkimit. Sollaku ka kundėrshtuar tė katėr pikat mbi tė cilėn mazhoranca ka ngritur akuzėn, duke theksuar se sė pari, ėshtė pėr tė ardhur keq qė vazhdohet tė operohet me shifra statistikore jo vetėm tė pasakta. Sė treti, nė kėrkesė vėrehet se vetėm njė numėr i vogėl i vendimeve tė mosfillimit apo tė pushimit tė hetimeve ankimohen nė gjykatė dhe pasojė e saj qenkan ‘praktikat e gabuara qė kanė zėnė vend nėn drejtimin e Sollakut nė institucionin e prokurorisė...‘. Ky konstatim ėshtė krejt pa lidhje, sepse tė drejtėn e ankimit e kanė tė dėmtuarit. Vlerėsoj qė zotėrinjtė deputetė duhet t‘i studiojnė faktet qė u serviren. Sė katėrti, nė kėrkesėn e re pretendohet "trajtim i papėrgjegjshėm i marrėdhėnieve juridiksionale me shtetet e huaja" apo "uzurpim" i pushteteve tė ministrit tė Drejtėsisė. Asgjė tė vėrtetė nuk ka nė kėto parashtrime. Hartuesit e kėrkesės sė servirur deputetėve nuk mund tė gjejnė dot asnjė rast pėr tė ilustruar absurditetet qė shkruajnė. Praktika administrative dhe procedurale pėr kėrkimet ndėrkombėtare nga ana e prokurorisė, ka qenė nė zbatim tė ligjit dhe nuk ka pasur asnjė ankesė apo humbje besimi nga homologėt e huaj. Ēėshtja e urdhrave tė arresteve ndėrkombėtare ka gjetur tashmė pėrgjigje prej kohėsh dhe qėndrimi i Prokurorisė Shqiptare ėshtė i drejtė dhe i ligjshėm, mbėshtetur nė dispozitat procedurale. Pėr kaq sa ėshtė shkruar nė material mbetet tė ripėrsėrisim komentet e njohura mbi mohimin jo nga Prokuroria, jo nga Prokurori i Pėrgjithshėm, por nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit tė mundėsisė sė ekstradimit tė shtetasve shqiptarė, pėrveē rasteve kur ekziston njė marrėveshje qė mundėson sa mė lart. Njė marrėveshje tė tillė, Shqipėria e ka vetėm me SHBA-nė dhe ajo daton shumė vite mė parė. Sė katėrti, nuk kanė themel nė lėndėn e kėrkesės pėr shkarkim edhe rastet e pėrfolura tė lirimit me vendim gjyqėsor tė personave nga vuajtja e dėnimit me burgim pėr shkak sėmundjesh, tė konstatuara nga aktet pėrkatėse tė ekspertimit. Hetimet po kryhen me seriozitetin maksimal. Por, Prokuroria duhet tė respektojė tė gjitha procedurat qė garanton ēdo shtet i sė drejtės, kur pasoja e prezumuar vjen si rezultat i njė vendimi gjyqėsor. Vlerėsimi se kėrkesa pėr heqjen e imunitetit tė gjyqtarit duhet tė ishte kryer "... tė paktėn 4 muaj mė parė".


    Mazhoranca ēahet pėr Sollakun

    Ligjshmėria e kėrkesės sė 28 deputetėve tė PD-sė pėr ngritjen e komisionit hetimor pėr shkarkimin e Kryeprokurorit Sollaku ka pėrēarė mazhorancėn qeverisėse. Dy deputetė tė koalicionit tė djathtė: Tom Doshi i PDK-sė dhe Spiro Peēi i PBDNJ-sė kanė bashkuar votat e tyre kundėr, me opozitėn, duke mos qenė dakord me ngritjen e komisionit hetimor tė kėrkuar nga mazhoranca. Por pavarėsisht kėtyre votave kundėr, Komisioni i Ligjeve ka arritur tė miratojė kėrkesėn e 28 deputetėve me 11 vota pro dhe 9 kundėr, duke ia kaluar kėshtu pėr votim Kuvendit. Nė mbledhjen e djeshme tė Komisionit tė Ligjeve, ashtu siē e kėrkon edhe rregullorja e Kuvendit ka qenė i pranishėm edhe Kryeprokurori Theodhori Sollaku, i cili pasi ka dėgjuar nga deputeti i PD-sė, Sali Shehu, arsyen pse mazhoranca kėrkon shkarkimin e tij, ka mbrojtur veten duke kundėrshtuar tė katėr pikat e paraqitura nga mazhoranca si argument pėr shkarkimin e tij. Sipas Sollakut, kėrkesa e 28 deputetėve tė mazhorancės ėshtė antikushtetuese, sepse synon tė ndėrhyjė pėrsėri nė kompetencat e njė organi qė kushtetueshmėrisht nuk ėshtė nė varėsi tė Kuvendit dhe qė ka detyrimin qė funksionet e tij t‘i pėrmbushė ne respekt tė Kushtetutės. Sipas Sollakut, nė thelb, kėrkesa ripėrsėrit nė formėn e njė stereotipi absurd tė njėjtat argumentet tė paraqitura njė vit mė parė, por tė parashtruara nė njė mėnyrė tjetėr. Pas fjalės sė Kryeprokurorit Sollaku kanė nisur diskutimet mes deputetėve tė pozitės dhe opozitės, tė cilat ashtu si edhe njė vit mė parė kanė ndarė qėndrime tė kundėrta. Opozita ka vazhduar tė kėmbėngulė nė qėndrimin e saj se kėrkesa pėr ngritjen e njė komisioni hetimor pėr Kryeprokurorin Sollaku ėshtė antikushtetuese. Ndėrsa mazhoranca, nga ana e saj, ka theksuar sėrish se kėrkesa pėr shkarkimin e Sollakut ėshtė bazuar nė ligj dhe nė respekt me Kushtetutėn. Nėnkryetari i Komisionit tė Ligjeve, deputeti i PS-sė, Fatmir Xhafa, u ka bėrė disa pyetje kolegėve tė tij nė komision ku u ka kėrkuar tė pėrcaktojnė qartė se cilat janė nenet dhe ligjet e Kushtetutės mbi tė cilat mazhoranca ka ngritur kėrkesėn e saj qė Kryeprokurori nuk i ka respektuar gjatė ushtrimit tė detyrės sė tij. Kėsaj pyetjeje ėshtė munduar t‘i pėrgjigjet kryetari i Komisionit tė Ligjeve, Fatos Beja, i cili ka mbrojtur qėndrimin e 28 deputetėve qė Kryeprokurori ka shkelur ligjin, por ai nuk ka dashur tė japė shumė detaje me argumentin se puna e Komisionit tė Ligjeve nuk ėshtė tė bėjė njė analizė tė tillė, por tė vlerėsojė nėse kėrkesa ėshtė nė pėrputhje ose jo me ligjin dhe mė pas ėshtė komisioni hetimor ai qė do tė merret me detajet nėse Sollaku e ka shkelur ligjin apo jo. Pėrpjekje pėr t‘u mbushur mendjen deputetėve tė opozitės se nisma e mazhorancės ėshtė nė pėrputhje me Kushtetutėn kanė bėrė edhe deputetė tė tjerė tė PD-sė nė Komisionin e Ligjeve. Aldo Bumēi ka theksuar se vendimi i Gjykatės Kushtetuese tė dhjetorit 2006, tė cilin e pėrdorin si argument mbrojtės deputetėt e opozitės se nisma nuk ėshtė legjitime, "nuk bie ndesh me kėrkesėn e shumicės, pasi ky i fundit nuk shprehet pėr shfuqizim tė nismave tė Kuvendit pėr komisione hetimore, nė kėtė rast ndaj Kryeprokurorit, i cili, sipas ligjit, shkarkohet dhe me shumicė tė thjeshtė votash nga Parlamenti".


    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #43
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Imuniteti i Bashės shtyhet pėr javėn tjetėr.

    Kėshilli i Rregullores sė Kuvendit shqyrton shkresėn e Sollakut

    Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pas kthimit nga vizita e saj njėjavore nė Kanada, ka nisur punėn me shqyrtimin e kėrkesės sė prokurorit tė Pėrgjithshėm pėr heqjen e imunitetit tė deputetit tė PD-sė, Lulzim Basha. Dje Topalli ka mbledhur Kėshillin e Imunitetit, njė strukturė e cila ka pėrfaqėsim tė barabartė mes mazhorancės dhe opozitės. Kryetarja e Kuvendit u ka shpėrndarė tė gjithė anėtarėve tė kėshillit tė imunitetit pėr shqyrtim materialin e sjellė nga Prokuroria e Pėrgjithshme, si dhe letrėn e deputetit Basha. Gjithashtu, letra e Bashės drejtuar Sollakut u ėshtė shpėrndarė dje nė seancėn e pasdites edhe tė gjithė deputetėve tė Kuvendit. Anėtarėt e kėshillit tė imunitetit dhe mandatit janė njohur nė parim me kėrkesėn e Prokurorisė sė Pėrgjithshme pėr heqjen e imunitetit tė deputetit Basha dhe pritet qė nė fillim tė javės qė vjen tė bėhet njė tjetėr mbledhje pėr tė nisur shqyrtimin nė detaje tė kėsaj kėrkese. Sipas nenit 118, pika 3 e rregullores sė Kuvendit, "nė pėrfundim tė shqyrtimit, kėshilli, brenda 4 javėve, harton njė raport pėr nė seancė plenare, nė tė cilin rekomandon rrėzimin ose miratimin e dhėnies sė autorizimit pėr fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit". Para se tė bėjė raportin pėr Kuvendin, bazuar mbi dokumentacionin e Prokurorisė sė Pėrgjithshme, ky kėshill ėshtė i detyruar tė dėgjojė edhe shpjegimet e deputetit pėr tė cilin kėrkohet fillimi i ndjekjes penale. Nė bazė tė nenit 118 tė rregullores sė Kuvendit, deputeti, pėr tė cilin kėrkohet dhėnia e autorizimit, lajmėrohet pėr kėrkesėn e bėrė dhe dokumentet qė e shoqėrojnė atė, si dhe i bėhet e ditur koha nė tė cilėn Kėshilli pėr Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do tė fillojė shqyrtimin e kėrkesės. Deputeti ka tė drejtė tė paraqesė nė kėshill, me shkrim ose me gojė, shpjegimet dhe vėrejtjet e tij rreth ēėshtjes. Shqyrtimi i kėrkesės pėr dhėnien e autorizimit pėr fillimin e ndjekjes penale ose arrestimin e njė deputeti vendoset si pikė e parė e rendit tė ditės tė seancės sė dytė pasardhėse, pas paraqitjes sė raportit tė Kėshillit pėr Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Nė seancė plenare fjala i jepet nė fillim deputetit, ndaj tė cilit ėshtė paraqitur kėrkesa, pėr tė dhėnė shpjegime ose pėr t‘iu pėrgjigjur pyetjeve tė deputetėve. Raporti i kėshillit nuk ėshtė objekt diskutimi. Kuvendi vendos me votim tė fshehtė nėse do tė jepet ose do tė rrėzohet dhėnia e autorizimit pėr fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit. Nė rastin kur Kuvendi nuk merr vendim pėr dhėnien ose mosdhėnien e autorizimit pėr fillimin e ndjekjes penale, ose tė arrestimit tė njė deputeti brenda 3 muajve nga data e paraqitjes sė kėrkesės pėrkatėse, atėherė kėrkesa konsiderohet e rrėzuar nga Kuvendi. Pėrcaktimet e bėra nė kėtė nen zbatohen edhe nė rastet e dhėnies sė autorizimit pėr fillimin e ndjekjes penale ose pėr dhėnien e autorizimit pėr arrestimin e anėtarit tė Kėshillit tė Ministrave.


    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    te dh.je,fsha mu ne kushtetute qe ke bere o sabri godua i arben imamit..

    baza e nje shteti demokratik duhet te jete vota.. e nga vota duhet te rrjedhin gjith pushtetet..

    voton populli qeverri e parlament.. dhe nje m.ut prokurori eshte mbi te gjithe..
    atij ska ci ben as qeverria..as vota e popullit as parlamenti..as presidenti..
    nje kanibal vlore mbasi vrau e preu ke desh nja 10 vjet rresht.. i fut dhe nje plumb shoferit te prokurorit.. ne sy te femijes e gruas..dhe me ate kobure behet i plotfuqishmi i shqiperise me rezidenc ne bruksel.. dhe tjeret ata te votuarit nga populli .. lehin e vetem lehin..
    bravo altin arapi.. ti je mbi te gjithe..

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87
    Ca lidhje ka ky postimi mo Brari (t`emen sje lodhur akoma duke shkruar ne kete forum or taj!) me faktin qe i jane vjedhur miliona dollare shtetit dhe popullit shqiptar nga ca pisa qe jane kushedi sesa me keq se Altin Arapi e s`pyesin as prokurori as per shtet! Te dh`jefsha tipat si Lulka e Berishka qe votat i marrin Verdovarce!

    Ik or ti e ha ndonje kokoshke andej nga Tajlanda me ndonje pedofil si puna e Filip Cakullit!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga klevis2 : 24-10-2007 mė 04:13 Arsyeja: ort

  6. #46
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Komisioni “Sollaku 2”, Ndoka: Reforma ne drejtesi te mos fokusohet ne emra

    Sipas kreut te demokristianeve Nard Ndokes PDK nuk do shkoje me syte mbyllur per te votuar shkarkimin e Sollakut. Cdo vendim sipas tij do te vije pas nje analize

    Partia Demokratike duket se do shkoje e vetme ne votimin qe pas nje muaji do t;i beje konkluzionit te komisonit “Sollaku 2”, pra per shkarkimin e prokurorit te pergjithshem. Pas PBDNJ-se edhe Demokristianet jane kunder nje reforme ne drejtesi qe te fokusohet ne emra konkrete. Sipas Nard Ndokes nisur nga kjo PDK nuk do shkoje me syte mbyllur per te votuar shkarkimin e Sollakut. Cdo vendim sipas tij do te vije pas nje analize.

    Po keshtu Ndoka i ben thirrje maxhorances te mos shpenzoj energji per kete ceshtje duke kerkuar nje bashkepunim me opoziten per reformet kryesore. Gjithesesi vota kunder e PDK, rrezikon seriozisht shkarkimin e Sollakut ne perfundim te komisonit hetimor. Por nisur nga deklarata te peraferta, demokristianet kane edhe 1 muaj kohe per te vendosur padyshim ne favor te koalicionit qeverises.
    Sui generis

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    --------------------------------------------------------------------------------


    Majko zbulon nė Dibėr se duhet tė bashkohet me Edvinin
    (25.10.2007)
    Ish-kryeministri Pandeli Majko u ka dhėnė fund dilemave tė tij brendasocialiste gjatė njė mitingu, dje nė Dibėr, kur ka kuptuar se ėshtė bir ushtaraku e se duhet tė rreshtohet me Edvinin, sido qė tė vijnė punėt brenda partisė


    Afrimi i datės sė largimit tė Kryerprokurorit Theodhori Sollaku nga detyra qė ai mban prej 5 vitesh e ku misioni kryesor me sa ka rezultuar ka qenė jo zbardhja po mbulimi i dhjetėra aferave korruptive apo e ngjarjeve tė tjera kriminale qė implikojnė ish-zyrtarė socialistė apo edhe deputetė aktualė nė Kuvendin e Shqipėrisė, po tubon nė mėnyrė instiktive rreth kryesocialistit Rama qėe udhėheq kursin antireformėn e betejėn pėr mosshkarkimin e Sollakut, tė gjithė ata qė kanė llogari tė hapura nė drejtėsinė. Nėse javėt e fundit protagonizmi i theksuar i nėnkryetarit tė griupit parlamentar, Erion Braēe kundėr nismės sė shumicės pėr shkarkimin e Sollakut, e ka shpjegimin tek bashkėpunimi dhe lidhjet e ngushta qė ai ka pasur mė eksponentė tė bandės kriminale tė Aldo Bares, e vertetuar kjo katėrcipėrisht nga pėrgjimet telefonike tė realizuara nga drejtėsia italiane, ajo e Gramoz Ruēit, tek aferrat korruptive me tregtinė e hekurit apo mosndėshkimin e djalit tė tij pėr plagosje e armėmbajtje ma leje, rreshtimi surprizė i Pandeli Majkos, mund tė shpjegohet vetėm me pėrgjegjėsitė e rėnda qė ai ka patur nė rolin e Ministrit tė Mbrojtjes nė tragjedinė e janarit 2004, ku humbėn jetėn nė ujėrat e Adriatikut tė braktisur nga trafikantėt e drogės 26 shqiptarė. Fill pas kėsaj drame, fatkeqėsisht tė pėrsėritur njerėzore, familjarėt e viktimave kanė krijuar njė shoqatė ku prej afro 4 vjetėsh kėrkojnė qė drejtėsia tė vihet nė vend. Mjerisht edhe pėr kėtė rast, ku mjaftonte fakti qė me dijeninė e autoriteteve shqiptare, 26 fatkeqėt u lanė pėer mė shumė se 3 orė nė mėshirė tė detit tė egėrsuar, pėr tė ēelur njė megaproēes gjyqėsor qė sigurisht do tė fillonte nga titullarėt e institucioneve. Janė pikėrisht trazime tė tilla tė ndėrgjegjes dhe droja se dosja njė ditė do tė zhdylloset qė e ēoi dje Majkon nė Dibėr, krah kryetarit tė Asamblesė Kombėtare tė PS-sė, Ruēi, pėr t’u kėrkuar socialistėve dibranė tė mbėshtesin kryetarin aktual tė kėsaj partie, Edi Rama dhe njėkohėsisht tė shkurajojnė lėvizjen e “dezertorit Nano”. “Unė jam djalė ushtaraku, kam qenė Kryeministėr dhe Ministėr i Mbrojtjes dhe di njė gjė, morali i atyre qė bashkohen me kundėrshtarin ka vetėm njė emėr, quhen dezertorė. Mė mirė tė jesh ai qė je dhe tė shfaqesh ai qė je sesa tė vesh e tė lyesh flokėt dhe tė thuash qė jam ai qė nuk je nė tė vėrtetė” - deklaroi dje ish-numri 2 nė PS qė vetėm pak javė mė parė dha dorėheqje nga ky post pikėrisht nė formė proteste pėr mospranimin e njė rezolute ku kėrkohej legalizimi i mendimit ndryshe, thėnė shkurt akomodimit tė Fatos Nanos dhe mbėshtetėsve tė tij nė selinė rozė. Ndėrsa edhe Gramoz Ruēi me tone entuziaste do tė shprehej se “jam sot kėtu qė t'u bėj vetėm njė apel: le ta mbėshtesim tė gjithė kėtė njeri qė ashtu siē ka administruar nė kėto vite Tiranėn, ashtu tė administrojė nė vitet e ardhshme Partinė Socialiste, hallet , problemet e Dibrės dhe tė gjithė Shqipėrisė”. Vetė kryesocialisti Rama duke iu drejtuar tė pranishmėve do tė deklaronte se megjithė debatet, momentet e konflikteve apo ato tė vėshtira, gjen nė Dibėr “njė parti mė tė bashkuar se kurrė”. “Nė fund tė fundit, ēdo parti ka njė shtyllė kurrizore, pastaj pjesėt e tjera ripėrtėrihen. Ajo qė ėshtė e rėndėsishme, ėshtė qė jemi tė gjithė bashkė sot. Jemi tė gjithė bashkė kudo nė tė gjithė Shqipėrinė . Jemi tė gjithė bashkė nė njė pėrpjekje jo tė vogėl, nė njė pėrpjekje tė madhe, tė vėshtirė, tė mundimshme, pėr t'u fokusuar nė problemet reale tė qytetarėve tė kėtij vendi”, tha zoti Rama.


    Re.Po

    55


    --



    nje gje dika mire majko kapterri se kobures se altin arapit nuk i shpeton dot po dolle nga istikami kanibaleve ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 25-10-2007 mė 13:00

  8. #48
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Korrupsioni 2 i Lul Bashes

    Korrupsioni 2 i Lul Bashes

    • Genc Kondi

    70 milionė lekė tė reja, qė parashikohet tė shpenzohen nga Buxheti i Shtetit 2007 pėr rikonstruksionin e rrjetit informatik dhe elektronik tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, me njė firmė nga zėvendėsministrja Edith Harxhi, do tė jepen me njė formulė tė pastėr korruptive. Qė, zakonisht, pėrdoret nė rastin e blerjeve tė vogla. Mė datė 17 tetor, dy kompani shqiptare, qė operojnė nė fushėn e shėrbimeve informatike, kanė marrė nga zyra e zėvendėsministres Harxhi njė faks. Me anė tė kėtij faksi, ato informoheshin pėr faktin se Ministria e Punėve tė Jashtme ka planifikuar rikonstruksionin e rrjetit informatik dhe elektronik, me fond limit prej 70 milionė lekėsh, me TVSH, vėnė nė dispozicion nga Buxheti i Shtetit 2007. Fjala ėshtė pėr njė sistem informatik tė tipit DMS (Document Management System), tė pėrpunimit tė dokumentacionit, qė parashikon modernizimin e lidhjes aktuale tė Ministrisė me ambasadat dhe konsullatat e saj nė tė gjithė botėn. Nė kėtė sistem kėrkohet tė hyjnė nė lidhje 500 pėrdorues terminalė pėr shkėmbim informacioni tė karakterit dokumentar.
    Procedura
    Zėvendėsministrja u kėrkon dy firmave tė kontaktuara qė tė dėrgojnė, brenda datės 26 tetor, pra deri ditėn e sotme, tė menduar si afati i fundit, ofertat pėrkatėse lidhur me kėtė projekt. Zyra, qė do tė pranojė kėto oferta, ēuditėrisht, nuk do tė jetė ajo e ndonjė enti prokurues apo drejtori ekonomike e financiare, por Drejtoria e Shtypit dhe Diplomacisė Publike pranė MPJ. Qė, duket se do tė jetė pėrdoruesi i ardhshėm i kėtij sistemi. Por, qė vėshtirė se mund tė gėzojė tė drejtėn pėr tė mbledhur oferta, qė i takojnė njė Komisioni tė Vlerėsimit tė Ofertave.
    Fondi prej 70 milionė lekėsh tė reja (814 mijė dollarė amerikanė), sipas legjislacionit tė prokurimeve publike nė fuqi, do tė kėrkonte, pa dyshim, kryerjen e njė tenderimi publik. Gjė, qė pėrfshin detyrimisht shpalljen publikisht tė synimit, shifrės dhe shėrbimit tė kėrkuar nga dikasteri, qė investon. Nė kėtė rast, zėvendėsministrja pėrdor pėr njė fond tepėr tė madh procedura, qė zakonisht pėrdoren pėr blerje tė vogla administrative, tė tilla si letėr pėr kompjuter, tonera, kapse aktesh, lapsa, etj. Qė, edhe kėto, do t’u nėnshtroheshin tenderimeve, nė rast se tejkalohej njė shifėr e caktuar.
    Agjencia
    Nė asnjė nga publikimet elektronike tė Agjencisė sė Prokurimeve Publike nuk shpallet tender pas datės 25 tetor 2007 pėr blerje materiali dhe shėrbimi informatik nga Ministria e Punėve tė Jashtme. I vetmi tender nga ky dikaster aty figuron ai pėr blerjen e karburantit pėr qėllim ngrohjeje, me vlerė limit 1.600.000 lekė tė reja, qė duhet tė zhvillohet mė 1 nėntor tė kėtij viti. Ndėrkohė, nuk ekziston asnjė “gjurmė” qė tė vėrtetojė ekzistencėn e njė prokurimi publik, me vlerė 70 milionė lekė tė reja pėr qėllimin e sipėrpėrmėndur. Ndėrkohė qė nė Buletin nuk mungojnė edhe prokurime pėr dyer e dritare tė shkollave fillore tė komunave, me vlerė nga 600 mijė lekė e sipėr.
    Pra, APP nuk ėshtė vėnė nė dijeni tė kėtij prokurimi. Tė cilin, numri dy i kėtij dikasteri e ka gjetur tė udhės ta porositė nė njė rrugė tepėr “tė personalizuar”. Dokumenti ėshtė i konceptuar nė emėr tė ministrit, por nė mungesė dhe me porosi tė tij. Megjithatė, ėshtė e vėshtirė tė konceptohet qė titullari Basha, nė qendėr tė akuzave pėr njė aferė 770 milionė euroshe, tė ketė marrė edhe kėtė rradhė njė nismė tė tillė tė rrezikshme.

    EDITH HARXHI
    Fondi prej 70 milionė lekėsh tė reja (814 mijė dollarė amerikanė), sipas legjislacionit tė prokurimeve publike nė fuqi, do tė kėrkonte, pa dyshim, kryerjen e njė tenderimi publik. Gjė, qė pėrfshin detyrimisht shpalljen publikisht tė synimit, shifrės dhe shėrbimit tė kėrkuar nga dikasteri, qė investon. Mė datė 17 tetor, dy kompani shqiptare, qė operojnė nė fushėn e shėrbimeve informatike, kanė marrė nga zyra e zėvendėsministres Harxhi njė faks. Zėvendėsministrja u kėrkon dy firmave tė kontaktuara qė tė dėrgojnė, brenda datės 26 tetor, pra deri ditėn e sotme, tė menduar si afati i fundit, ofertat pėrkatėse lidhur me kėtė projekt

    LULZIM BASHA
    Numri dy i kėtij dikasteri e ka gjetur tė udhės ta porositė shėrbimin e kėrkuar nė njė rrugė tepėr “tė personalizuar”. Dokumenti ėshtė i konceptuar nė emėr tė ministrit, por nė mungesė dhe me porosi tė tij. Ėshtė tepėr e vėshtirė tė konceptohet qė titullari Lulzim Basha, nė qendėr tė akuzave pėr njė aferė 770 milionė euroshe, si ajo qė lidhet me segmentin Rrėshen-Kalimash, tė ketė marrė edhe kėtė rradhė njė nismė tė tillė tė rrezikshme, qė mund tė shtojė dyshimet pėr korrupsion. Pikėrisht nė kohėn kur pėr atė kėrkohet, madje, nga organi qendror i akuzės, heqja e imunitetit tė deputetit pėr vazhdimin e procedurave tė ndjekjes penale
    Liberté, égalité, fraternité

  9. #49
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    BB: Ēmimet pėr Durrės-Kukės, shumė tė larta

    Ish-presidenti Alfred Moisiu, ka rrėfyer detaje tė reja nė lidhje me aferat e rrugės Durrės-Kukės, pėr tė cilėn Prokuroria e Pėrgjithshme ka kėrkuar heqjen e imunitetit tė ish-ministrit tė Transporteve Lulėzim Basha. I ftuar nė emisionin “Top Show”, ish-kreu i shtetit shqiptar ka treguar detaje tė njė bisede me pėrfaqėsuesin e Bankės Botėrore nė Tiranė, Nadir Mohamed, zhvilluar nė zyrėn e tij nė kohėn qė ai ishte president. “Pėrfaqėsuesi i Bankės Botėrore ma tha se ēmimet pėr kėtė rrugė, janė mė tė larta se ato reale dhe ai ishte i shqetėsuar”, u shpreh Moisiu. “Ma tha Nadir Mohamed nė zyrėn time kėtė. Ishim duke biseduar pėr probleme tė ndryshme dhe ai mė shprehu shqetėsimin e tij edhe pėr rrugėn e re”, shtoi ai. Moisiu ka bėrė tė ditur gjithashtu se sapo ka dėgjuar pėr kėtė, ėshtė pėrpjekur tė marrė kontakte me personat pėrgjegjės, por jo me kryeministrin Berisha. “Indirekt, kuptohet, u lidha me ministrin, tė cilin e ftova dhe nė zyrė, por ai nuk erdhi”, deklaroi ish-presidenti i Shqipėrisė. Moisiu shfajėsoi gjithashtu Prokurorinė e Pėrgjithshme nė lidhje me kėrkesėn pėr imunitetin e ministrit akutal tė Punėve tė Jashtme. “Kėrkesa pėr heqjen e imunitetit tė Bashės ėshtė e vėrtetė qė u bė njė ditė pas kėrkesės pėr Komisionin “Sollaku 2”, por abuzimet me rrugėn kishin dalė nė shtyp, qė do tė thotė se Prokuroria punonte”, tha mė tej Moisiu.
    Tenderi
    Si rrallė ndonjėherė, gjatė historisė 17-vjeēare tė institucioneve demokratike nė vendin tonė, njė tender, i zhvilluar me nxitim dhe nė mungesė tė plotė tė respektit tė legjislacionit nė fushėn e tenderimeve dhe prokurimeve publike, ka “krisur” marrėdhėniet midis institucioneve kryesore shtetėrore. Prokuroria e Pėrgjithshme ka konstatuar se, gjatė miratimit tė fitueses sė tenderit ndėrkombėtar pėr ndėrtimin e rrugės Rrėshen-Kalimash dhe gjatė lidhjes sė kontratės midis shtetit shqiptar dhe konsorciumit Bechtel-Enka, ka patur shkelje tė rėnda ligjore. Duke filluar nga pranimi i fuqisė sė ligjit anglez mbi kontratėn, fillimi i punimeve pa depozitimin nga kontraktori tė shumės sė garancisė, klauzolat e ēmimit pėr njėsi, qė janė shumė mė tė larta nga ēmimet e tregut shqiptar pėr materialet dhe shėrbimet e ndėrtimit. E deri tek pranimi i penaliteteve tė njėanshme, tepėr tė rėnda pėr vonesat nga ana e shtetit shqiptar dhe mungesėn e tyre pėr vonesa tė shkaktuara nga kontraktorėt e huaj. Gjithashtu, Ministria e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, gjatė kohės qė titullar i saj ka qenė ministri aktual i Punėve tė Jashtme, Lulzim Basha, ka lejuar qė konsulente tė jetė njė firmė holandeze, vend, ku zoti Basha ka qenė resident dhe zotėron njė shtėpi banimi, e cila ėshtė nė marrėdhėnie ortakėrie indirekte me kompaninė qė ka fituar tenderin.
    Tė gjitha kėto shkelje kanė bėrė qė, si fillim, shifra e parashikuar pėr financimin e punimeve pėr ndėrtimin e kėtij segmenti, tė rritet nga 418 milionė euro nė 770 milionė euro. Nė rast se do tė dalin probleme teknike me tunelin, shifra do tė rezultojė edhe mė e lartė.
    Liberté, égalité, fraternité

  10. #50
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    dhe kolltuku ku ke hipur duke hequr nderen zvarr
    eshte trekembshi qe perdita varet kombi ne litar,
    mbasi dora e armikut ty me shok’ tė heq pėr hunde.
    Rroftė miku yt i huaj, qė pėr dita los e qesh ,
    koha dridhet e perdridhet do vij dita qe do zgjidhet
    dhe nga trasta pem e kalbur do e mos qe jasht dot hidhet.

    Koha dridhet e perdridhet prej gradimit kater shkall
    nuk dot mbetet gje ne dor veq se vul e zez ne ball.
    Mire po ju qe skeni patur as nevoj as gje te keqe,
    me perpara se te gjith I that te ligut peqe,
    qe te zini nje kolltuk aq u ulet u perkulet
    sa ne pragun e armikut vajtet si kopil u ngulet,
    as sju hahet as sju pihet vetem titullin e doni dihet.

    Tek sa fshati I varfer digjet
    krye kurva nis e krihet.
    Si do mos ju dredharak ju me zemra aq te nxira,
    ju dinak ju shushunja ju gjahtar ne erresira ,
    ohh ēna pa syri ēna pa syri hunda juaj ku nuk hyri
    te I miri te I ligu te spiuni me I ndyri,
    dallavera neper zyra dallavera ne Pazar,
    dallavera me te huaj dallavera me shqiptar,
    vetem vetem dallavera dhe ne dem te ketij vendi
    qe ju rriti qe ju ngriti qe ju ngopi qe ju tendi.

    A e dini qė fitimi brenda katėr vjet mizor
    nuk ėsht i yti, nuk ėsht’imi, ėshtė i kombit arbėror,
    Ėsht’ i syrit nė lot mekur, ėsht’ i vėndit djegur, pjekur.
    Ju do thoni si tė doni…po e drejta dėrmon hekur!

    Edhe kujtoni tash e tutje, me te tilla dallavera
    kukuvajka do pertype zog e zoga si perpara,
    por JOOO GRUSHTIII DO TE BJER
    PERMBI KRYET E ZUZAREVE
    KOHA ESHTE E MASKARAENJEVE
    POR ATDHEU ESHTE I SHQIPTAREVE”

    (Ali Asllani)

Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaēanikut, themelet e shtetit shqiptar nė Kosovė
    Nga SkyThinks nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  3. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  4. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  5. Lexo: "Marrėveshja Kornizė" - Ohėr 2001
    Nga StormAngel nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •