Precedenti i SHBA dhe reagimi i Papes
Pedofilia nuk do te ishte aq "e frikshme", nese ne te nuk do te perfshiheshin edhe kleriket muajt e fundit. Si per ironi te fatit, rastet e pedofilise, pasuan disa syresh ne Amerike, ne muajt e kaluar. Ishin kaq te shumta, sa per to nuk mund te heshtej me. Ato ishin nje vazhdim i asaj qe kujtesa amerikane kishte rregjistruar prej dhjetra vitesh me kleriket e vendit te saj. Kulmi ishte sepse kjo vuri ne dyshim edhe autoritetin e larte katolik, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, perpara auditorit. Dhe shifrat qe jane dhene nga nje grup studimor me statistikat e abuzimeve fetare ishin te frikshme. Ne 50 vitet e fundit thuhet se ishin rreth 3000 prifterinj qe ishin te implikuar, nga nje komunitet prifterinjsh, qe shkonin ne rreth 49.288 anetaresh. Dhe vetem ne dioqezen e Bostonit, ne keto 50 vitet e fundit, eshte deklaruar per rreth 3000 anetare klerike, qe kane abuzuar seksualisht, nje shifer gati ne 2 perqind e totalit te tyre. Ndersa, ne dioqezen e Filadelfias eshte dhene nje shifer prej 35 klerikesh qe kane abuzuar. Ndersa me e frikshmja eshte ajo qe eshte dhene nga dioqeza e Cikagos ku ne 40 vitet e fundit nga 2200 prifterinj ne sherbimin fetar jane akuzuar rreth 40 prej tyre, per abuzime seksuale. Letra qe beri pastaj Papa Gjon Pali i Dyte duket se e konfirmoi kete skandal, qe ne Amerike eshte denoncuar nga media dhe nga shume te demtuar. Vete Papa ka udhehequr ne Rome, me pas, nje bashkim te kardinaleve amerikane per te ripare kete situate. "Mekati, ne fakt, gjithmone ka sjelle skandale serioze qe ngrihen dhe qe rrjedhimisht hedhin vellon e dyshimit per ate prifterinj qe meritojne respekt... Kisha shpreh hidherimin e saj per viktimat, por ruan besimin ne forcen e madhe te Drites hyjnore", ka thene Papa.
Krijoni Kontakt