Europa nen drejtimin e te djathteve.
Termi i huaj do te perdoret ne kete shkrim rregullisht si pershkrim i qytetareve jo eurpiane.
Natyrisht qe eshte pakez shume te pretendosh se gjith europa drejtohet tashme nga parti te djathta pasi nuk eshte teresisht e vertete, gjithsesi vihet re se ne shume shtete nderkohe qe flitet per nje unifikim europian fitojne gjithmone e me shume parti me drejtime nacionaliste. Te djathtet perfitojne nga nje kohe e mire per ekonomine botrore duke lene keshtu pershtypjen se meritat jane te tyre, nderkohe qe ishin qeverite e meparshme me reformat e tyre te cilen arriten te sillnin kthimin e kursit te ekonomise botrore drejt rritjes.
Gjithsesi shtete dominuese europiane si Gjermania dhe Franca drejtohen tashme nga parti te djathta. Dhe pse Gjermania konkretisht drejtohet nga nje koalicion i te djathte me te majten, vihet re se ne saj te te zhvillimit ekonomik e djathta merr gjithmone e me shume mbeshtetje nga populli dhe ne saje te ketij zhvillimi behet dhe me e pafytyre, dhe me kerkuese, dhe me impenjuese ndaj politikes se majte.
Problemi i partive te djathta ne europe per momentin nuk jane planet apo qellimet e tyre ekonomike, por menyra se si mendojne te zgjidhin probleme te ndryshme si ai i migrimit. Ne partite e djathta vihet re nje tendence per te akuzuar te huajt per cdo zhvillim qe rendon ekonomine vendase. Keshtu ne Gjermani dhe tani se fundmi dhe ne France. Te huajt gjenden tashme nen shenjestren e politikes nacionaliste dhe etjes per votat e gjithkujt ne europ. Pas ligjeve teper te perfolura ne gjermani per kontrollin e te huajve, dhe tashme debatet per sigurine e brendshme dhe ligjeve te reja qe vene ne shenjester te perqendruar perseri te huajt dhe me specifikisht te huajt me prejardhje nga vende me besimin Islam, vjen diskutimi per bankat gjenetike te te huajve ne Franc.
Franca eshte ne procesin e ndryshimit te kodit te migrimit. Tashme nuk mund te kerkosh nje bashkim familiar nqs nuk ke rrogen e duhur, njesoj si ne Gjermani. Rroge e cila gjendet shume me larte se niveli mesatar i rroges faktike ne keto vende. NE gjermani kjo shume duhet te jete ne vleren 1580€ ndersa ne france 1400-1600 netto. Faktiksiht rrogat mesatare per njerez pa kualifikim te larte ne keto vende gjendet rreth 500-600 € poshte ketij niveli. Pra bashkimi familiar kthehet ne nje te drejte te asaj pjese te te huajve qe nuk kane faktikisht nevoje per te migruar ose me sakte nuk do te duhej te migronin. ( Kjo ne lidhje me thirjen e presidentint polak per rikthimin e qytetareve polak drejt vendit te tyre)
Por me kaq nuk mjaftohet qeveria Sarkozin. Pervec ketij niveli te rroges kerkohet gjithashtu nje analize gjenetike per te konfirmuar lidhjet familjare.(analize e cila ne rastin e ndarjes se kurores per konfirmimin e atesise eshte vetem e lejuar me miratimin e nenes per qytetaret frnceze, behet detyrim per te huajt pa pare ndonje prblem kushtetues ne kete trajtim te kundert) Keto te dhena "premtohet" se nuk do te futen ne bankat e te dhenave te sigurmit te brendshem dhe pse garanci per nje mbrojtje te tille nuk mund te jepet. Neqoftese do te mendonim se kaq mjafton per te qene nje ligj i ekzagjeruar atehere jemi gabim, pasi qeveria Sarkozin vete akoma me tej me imagjinaten e tyre te krijuar nga ideja se per cdo zhvillim te renede ekonomik fajin e kane te huajt. Pervec ligjeve te cilat percaktojne se njeriu i perthithur ne saje te bashkimit familiar duhet te kete qe ne fillim njohurite e duhura te gjuhes ne shtetin ne te cilin po shkon shteti francez kerkon nje premtim ( ne saje te nje kontrate) integrimi. Pra terheqesi duht te garantoj se gruaja dhe femijet e tij do te integrohen ne france. Nqs integrimi nuk ndodh ne masen e deshiruar atehere shteti francez i ruan vetes te drejten per te prere meshtetjet sociale financiare te garantuara me ligj per cdo qytetar francez dhe per me teper i lejon ketij shteti dhe masat larguese ndaj qytetareve te paintegruar. Ligje te tilla pervec bankave te te dhenave jane aprovuar me kohe dhe ne Gjermanine fqinje, duke rriturr irritimin e te huajve dhe per me teper shtuar ndjenjen tek populli i shtetit ( Staatsvolk- term nazist i ringjallur nga politika e sotme) se te huajt mbartin fajet kryesore per zhvillimin e dobet ekonmik te fillimit te ketij shekulli. Pervec ketyre ligjeve fillojne tashme dhe ligjet mbi mbrojtjen e brendshme te cilat kthjene nje te huaj ne te dyshuar vetem prej faktit se ai eshte i huaj. Politika e Republikaneve Amerikane dhe akuzat e tyre groteske per mungese patriotizmi ne rast se nje kundershtar politik perpiqej te mbronte te drejtat themelore te njeriut ka arriturr tashme dhe europen. Ligjet kane marre forma te buta te cilat quhen ose nuk quhen per raste te caktuara. Kshu pershembull denohet qendrimi kushtetues i sekretares se SPD ne gjermani (qendirm te cilin ajo ndryshoi teresisht pas akuzave dhe kritikave) ne lidhje me penalitetin e vizites se nje kampi pakistanez. Deri tashme pergatitja per nje krim ka qene ne Gjermani pa konsekuenca ligjore. Keshtu pershembull pergatitja per shqyerjen e nje dere. Natyristh qe pergatitja eshte vetem atehere e padenueshme nese nuk nderpritet nga policia, ose eshte ne nje lidhje te ngushte kohore midis vendit dhe ores se kryerjes te krimit sipas planeve te te dyshuarit. Tashme mjafton vizita ne kampet e pakistanit per te vertetuar qe je kriminel. Krimi ne kete rast do te ishte pergatitja per te kryer krime. A nuk ekziston mundesia e te moskryerit te krimeve dhe pse njeru ka dijenite per te kryer nje te tille? Sipas kesaj llogjike eshte vizita ne cfaredo lloj kursi per sporte "vetembrojtese" nje pergatitje per kryerjen e vepres penale te dhunimit fizik. Ligji gjithsesi nuk eshte miratuar akoma, por e cuditshme eshte se zeri i kundershtareve ligjor te ketyre projekteve shuhen shume shpejt nen presionin e "patrioteve".
Ne te njejten kohe zhvillohen debate politike ne te gjithe europen per rritjen e masave te sigurise se brendshme. Dhe pse nuk thuhet qarte se keto ligje jane ne rradhe te pare te drejtuara kunder pakicave kombtare apo dhe migranteve, eshte mese e qarte se te qenit i huaj tashme ne europe eshte e njevlefshme me te qenit jude gjate viteve 33-39 ne austri dhe gjermani.
Jester
Ps: Ky eshte mendimi im per kete zhvillim, nese keni nje mendim te kundert apo keni shembuj qe provojne padrejtesine e ketij mendimi jeni te lutur ti shkurnai keto natyrisht dhe me shembujt konkret ne lidhje me ligjet ne fuqi dhe ligjet apo projektligjet ndryshuese ne favor te emigranteve.
Krijoni Kontakt