Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Berisha: Masterplani për bregdetin e Jonit përfundon në dhjetor

    Kryeministri deklaroi se mbi 2/3 e projekteve infrastrukturore do të adresohen në zonën bregdetare

    Berisha: Masterplani për bregdetin e Jonit përfundon në dhjetor

    Kryeministri Berisha deklaroi dje se qeveria do të adresojë më shumë se 2/3 e projekteve të saj infrastrukturore në zonat bregdetare. Kreu i qeverisë shpjegoi se një gjë e tillë do të bëhet me qëllim zhvillimin e zonave turistike të vendit, të cilat përbajnë potencialin zhvillimor më të madh të vendit. "Zona bregdetare është një pasuri shumë më e madhe se çdo gjë tjetër dhe e ka jetike perspektivën e zhvillimit të qëndrueshëm", u shpreh kreu i qeverisë gjatë konferencës shkencore të zhvilluar në Durrës, ku u diskutua perspektiva urbane e plazhit Durrës-Kavajë. "Ne po përfundojmë masterplanin për Jonin, besoj deri në dhjetor. Për fat të keq masterplani për Adriatikun është shumë pjesor, por një studimi tërësor do t`i nënshtrohet dhe zona Durrës-Kavajë. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë theksoi se qeveria është e vendosur që të përfundojë studimin urbanistik të bregdetit, me qëllim që t'i hapet rruga zhvillimit afatgjatë të kësaj zone. "Vendosja e ligjit është po kaq e rëndësishme, prandaj ne jemi të vendosur të ndërmarrim masterplanin dhe planin e përgjithshëm të urbanizimit për të gjitha qytetet e vendit, dhe me përparësi kjo për zonat turistike", u shpreh Berisha. Lidhur me masterplanin, kryeministri deklaroi se në dhjetor do të përfundojë masterplani, por theksoi se, për fat të keq, masterplani për Adriatikun është shumë pjesor. Kreu i qeverisë siguroi se një studimi tërësor do t'i nënshtrohet edhe zona Durrës-Kavajë. Kryeministri Berisha u ndal edhe në çështjen e zhvillimit dhe urbanizimit të këtyre zonave, dhënies përgjigje të problemeve të mprehta të tyre, që kërkon një përballje shumëfaktoriale, dhe sipas tij, në këtë përballje roli i shoqërisë civile, roli i think-tank-eve të kësaj shoqërie është i pazëvendësueshëm, siç është i domosdoshëm studimi i të gjitha aspekteve sociale me të cilat përballen këto zona.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Ndonese statistikat zyrtare tregojne per rritje te konsiderueshme te numrit te turisteve ne Shqiperi, mendoj se shume pak eshte bere nga qeveria ne kete drejtim. Te pakten pjesa e bregdetit ranor Durres Kavaje eshte nje katrahure e vertete. Ndertimet pa plan e kane kthyer kete zone te plazhit ne nje xhungel te vertete, pa rruge dhe me groteskja pa kanalizime te hajrit. Buze hoteleve me "4 yje" qe kerkojne 50-60 euro per nje nate, lundronin per jave te tera pellgje ujerash te zeza. Diku lexova se i gjithe problemi i kanalizimit te kesaj zone ishte peng i nje investimi ne rendin e 10-15 milione eurove. Nje shifer qesharake dhe ne qofte e vertete, fakti qe nuk eshte kryer akoma te ben te mendosh se ka nje qellim dashakeq ne kete mes. Dhe ironia eshte se oferta e rradhes per kete vit ishte "24 ore drita e uje". Shpresedhenes eshte fakti qe nqs turizmi ka rritje dhe ne keto kushte pertoke qe kemi aktualisht, me pak pune me te mencur sektori mund te beje nje bum te vertete ne nje te ardhme te afert.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Mitro Çela, kujtime..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:26
  3. Berluskoni në 2 dhjetor viziton Shqipërinë
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 04-12-2008, 18:26
  4. Katalog shenjtorësh
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2004, 15:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •