Close

Rezultati i Sondazhit: Cila nga Partite Politike mendoni se do ti fitoj Zgjedhjet Legjislative ne shqiperi ?

Votues
102. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Partia Socialiste(Koalicioni i Majte)

    56 54.90%
  • Partia Demokratike (Mazhoranca Aktuale ne pushtet prej 3 Korrik 2005)

    39 38.24%
  • LZHK

    5 4.90%
  • Partia Komuniste Shqiptare

    2 1.96%
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 83
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar mė parė nga [Perla] Lexo Postimin
    Juve e keni marre si nje lufte pushtetesh "KUPTOJENI NUK ESHTE E TILLE" eshte lufta jone per nje Shqiperi me te mire.KUPTOJENI O NJERES jemi ne vend numero,mos u kapni pas budallalliqeve,por shifni ne ca terri kemi rene.Une nuk dua qe kete dimer te gdhihem e te ngrysem me qiri.Dhe kulmiiiii kjo te vazhdoje per 8 vite.Te bejne cfare te duan,te marrin ca do lloj masash te duan,A premtuar Drita uji(endrra) urdheroni ku i kane?Pse kapeni pas Kryeprokurorve ato jane ceshtje te tjera qe i perdorin ne dobi te tyre kete 'mashtruese' Jemi qytetare,te kerkojme te drejtat tone.Urdhero ti DAJA mu prgj pak per ate cka une kam permend me lart per njeres qe hiqen kot se koti nga puna.Urdhero e fol si e mendon te duket e drejte??Keto jane hallet tona jo Lorjat politike,me gjithe respektin por qe as qe dua tja di.Shifni mundimin e shqipetareve,c'duhet te bejne ata per te mbajtur frymen gjalle?Keto gjykoni te dashur miq dhe do ta kuptoni sa gabim qe jeni!!!
    -----------------------------------------------------------------------------------------------------

    Prokurorin dhe me pase presidentin permende ti para meje.Une vetam sa u mundova te shpjegoj se PS sa ishte ne pushtet per 8 vite me rradhe Shqiperia ishte shume me keq.Nuk e thash se tani jemi mire.Nuk e thash se nuk ka me mire ku shkon.Thash vetem se PD eshte vetem 2 vite ne pushtet,dhe ka pune me probleme te grumbulluara tash e 50 vjet me rradhe,probleme te cilat kerkojne pak me shume kohe per tu zgjidhur.
    Situata neper te cilen po kalon Shqiperia eshte ne rend te pare nje situat e veshtire neper te cilen po kalon e tere Europa.Dhe ne kete kontest duhet shiquar problemet.Kriza energjetika ka kapluar tere boten.Dhe kjo krize do thellohet edhe me shume.Le te vije ne pushtet kush te doje,sepse edhe per nje kohe te gjate do te kete probleme duke u bazuar ne qmimin e larte te energjise ne tregun boteror.
    Dua ta marrnje shembull me shprese se nuk do te merzis shume.
    Ne Gjermani ka ndodhe kjo ne 3 vitet e fundit:
    2005--shtrejtim i rrymes dhe gasit 25%
    2006--shtrejtim i rrymes dhe gasit20%
    2007(ne fillim te vitit)shtrejtimi rrymes dhe gasit20%
    dhe tani nga nentori do te kete edhe nje shtrejtim te rrymes dhe gasit per 9%
    Nga fillimi i tetorit jan shtrejtuar te gjithe artikujt elemntar prej20%(makaronat)deri ne 70%(produktet e qumeshtit)
    Me keto pak te dhena(qe nuk jan te gjitha)desha vetem te tregoj se si qendron puna edhe ne Europe.
    Thuaja se nuk ka amvisni ne Gjermani qe nuk ka zevendesuar pocat elektrik klasik na ata kursyes.Ka 24 ore drita,por qytetaret bejne maksimumin per ta kursyer ate.
    Edhe nje shembull.
    Kete vit isha per pushime ne Vlore.Dhe ne banesen qe morra me qera,qysh ne mbremjen e pare me rane kjo gje ne sy:
    Dhoma e dites ndriqohej me 12 poca elektrik,kuzhina me 8,koridori me 4dhe dy dhomat e fjetjes me nga 6.Te gjithe kishin nga 80wat.Jan keto 3280 wat vetem per ndriqim brenda baneses.Harrova edhe ballkonin.
    E njejta gje ndodhte edhe me ujin e pishem,i cili pa nderpre rridhte para shitoreve qe sherbente per te "freskuar" asfaltin.
    Shtetin nuk e nderton nje njeri as nje qeveri por qytetaret e tije.


    Pershendetje

  2. #32
    i larguar :-)) Maska e albunkers
    Anėtarėsuar
    10-04-2007
    Vendndodhja
    .............
    Postime
    139

    Thumbs down

    Citim Postuar mė parė nga sandokani Lexo Postimin
    Jeni te lutur qe ne kete teme te mos beni postime te pa vlera qe nuk kane te bejne me thelbin e sondazhit pasi rezultatet e ketij sondazhi do te bejne te mundur nje botim ne nje artikull gazete. Flm
    te cila gazete do dalin keto sondazhet te Z.P??!
    ti mire qe e ke hap sondazhin po pse ben avokatin e njeres force,,, duhet ta dish se kjo nuk eshte aspak profesionale,,,
    p.s lum si ne per shtypin e pavarur qe kemi?!!
    .....................................

  3. #33
    I qete Maska e BEHARI
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Partia Demokratike duhet te fitoje!!!
    te pakten dhe nje legjilacion!!!

  4. #34
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar mė parė nga Daja-GONI Lexo Postimin
    E kam thene edhe njehre diku se,nese shqiptaret kan pritur qe qeveria e djathte do te beje mrekullira brenda nate, dhe keto mrekullira tani mungojne,jan te deshpruar.Por nuk u ka askush faj se jan te deshpruar.Sepse kan pritur te pamunduren.
    Kaosin ne te cilin PS dhe aleatet e saje lan vendin ishte aq i madh sa qe do duhet me shume se 2 vjet per te rregulluar diqka.Dhe ne keto 2 vite mendoj se eshte arrit diqka.Ne rend te pare dhe ajo qka per Shqiperine ka qene me e rendesishmja,eshte puna e sigurise.Sot jo vetem shqiptaret(e te gjitha trojeve)ndjehen 100% te sigurte,por edhe te huajt qe vizitojne vendin tone.Dhe keto vizita sa vijne e shtohen mu per ketet aspekt.
    Eshte kjo thuani merite e PS-se? Jo ne asnje menyre.Derisa PS udhehiqte vendin,gjithandej Shqiperise operonin "maskat"qe u fusnin te gjitheve frigen ne palce.Shume shqiptare te Kosoves dhe Maqedonise detyroheshin qe nga Italia te kalonin ne Greqi e pastaj te vazhdonin rrugen per ne shtepite e tyre.Llogaritni ketu edhe humbjet materiale te Shqiperise.
    A ndodhe sot kjo?Jo.Perse?Sepse ka siguri.Dhe kjo siguri eshte shprehur edhe nga shumica e shteteve anetare te BE-se.
    Bandat famekeqe qe vepronin jo vetem ne shqiperi por edhe neper Europe nen "patronatin"e PS-se sot jan te shkaterruara dhe shume nag keta kriminele gjenden neper burgje.
    Se PS ka qene kriminale,e korruptuar deri ne palce dhe plotesisht antikombetare,deshmojne edhe analizat e shumta nga Europa.
    Dhe sot kur ne Shqiperi mungojne dritat e uji,shqiptaret akuzojne qeverine ne pushtet.
    Problemet ne Shqiperi jan 50 vjet te vjetra,dhe jan te shumta.Ato po luftohen dhe do te luftohen,por nuk ka mundesi qe brenda nate te perfundojne.
    Ata qe besuan se qeveria e djathte do ti zgjedh problemet brenda nate,sot besojne perseri ne nje te pa mundur tjeter.Se PS-ja ka ndryshuar.Sepse Rama thot:"Ne jemi me te mire,jemi modern,jemi kombetare,mundohemi per popullin", bla bla bla.
    Nuk ka qeveri ne bote pa korrupcion.Dhe korrupcioni duhet te luftohet,eshte e kjarte.Por dalloni ate cfare e beri PS-ja ne 8 vite udheheqje,dhe cfare bene PD-ja,pa anuar nga snjera pale.Pa anuar, se ne funde do te jeni vet ju qe do te vuani.



    Me respekt-Daja
    O daje qafsh mu nga i nxorre keto perfundime? Sidomos keto perfundimet mbi sigurine e brndshme m interesojne. Nese ke pare pak statistikat atehere do te duhej te dije se numri i vrasjve eshte rriturr qe nga ndryshimi i pushteteve. Po ashtu eshte rriturr dhe numri i krimit te vogel, si vjedhje grabitje etj. Numri i vrasjeve te zgjidhura eshte ulur per mos folur fare per grabitje etj etj etj.

    Ne keto vite Pd nuk eshte bere asgje tjeter pervecse shkaterrimi i asaj pak qe ishte ndertuar. DHe ketu nuk po flas per ate qe ndertoi Ps sepse ps si pd te njejtin surrat korruptiv e kriminel pati, por po flas per ato qe kishte ndertuar sektori privat. I cili tashme eshte komplet i paralizuar nga mungesa e energjise elektrike.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e resina
    Anėtarėsuar
    19-05-2007
    Vendndodhja
    ne nje vend te bukur,ku cdo stine ka bukurine e vet
    Postime
    286
    Citim Postuar mė parė nga sandokani Lexo Postimin
    Cila parti mendoni se do ti fitoje zgjedhjet e vitit 2009 ne Shiqperi? Jepni mendimin tuaj per kete teme...me pas rezultat e Sondazhet do publikohen !
    Une mendoj se edhe ne vitin 2009 zgjedhjet parlamentare do t`i fitoje
    Partia Demokratike.
    Partia Socialiste eshte ne krize per vete ,jo me te marre pushtetin.
    JETEN TA JETOSH PA E VRARE

  6. #36
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811

    Post

    Citim Postuar mė parė nga heathcliff Lexo Postimin
    te cila gazete do dalin keto sondazhet te Z.P??!
    ti mire qe e ke hap sondazhin po pse ben avokatin e njeres force,,, duhet ta dish se kjo nuk eshte aspak profesionale,,,
    p.s lum si ne per shtypin e pavarur qe kemi?!!

    I dashur forumist...cdo njeri eshte i lire te mendoje dhe te flasi si te doje...
    Sa per avokatin mund te te them se kuptohet nga cila force anoj )duke lexuar postimet e mia)

    Pastaj sa per Botimin ne gazete ne sondazh nuk eshte shkruat emri i gazetes.
    Ndersa sa per profesionalitetin e kesaj teme...eshte thjeshte nje shtyse per nje ide me shume ne artikull dhe per te pare se si mendojne qytetaret!

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar mė parė nga [Perla] Lexo Postimin
    2043 si i behet sipas jush per te dal ne breg?!Nuk po flas per nje prokuror (me thene te drejten as qe dua tja di nqs eshte z.Sollaku apo nje tjeter) thjesht kjo qeveri po e perdor postin e prokurorit per te mbuluar te tjerat dhe per te krijuar trazire ne politike dhe ne mendjet e njerezve,sikur qeveria po ben te pamunduren per te luftuar krimin e organizuar qe sipas tyre z.Sollaku mbulon.Si i behet sipas jush?Me heqjen e Theodhori Sollakut do dalim ne drite apo do fundosemi me shume?Sepse nje tjeter do ta zevendesoje(SIGURISHT I ZGJEDHUR NDER RADHET E DJATHTA DHE DO TE JETE NJE KUKULL)dhe gjithe pushteti do te kontrollohet nga Pd,kur do te jete dikush qe do te ngreje kryet,do ta shtypin...apo jo?Presidenti duhet te ishte i opozites,,,nuk eshte,tani dhe kryeprokurori i larte i shtetit duhet te jete nen zoterim te pushtetit qe ta perdore sipas interesit?Seriozisht nuk e di sesi e mendoni,apo se cfare prisni nga drejtesia kur hapur po shkelet kushtetuta dhe nga vete ata qe e vendosin ligjin ne shtetin tone!!!


    Pa dashur te fyej kend dhe te bej polemike boshe, me duhet perseri te te replikoj:
    Nuk mendoj se heqja e kryeprokurorit, do i zgjidhe tere problemet e ketij vendi. Sic e thane edhe me lart kriza eshte e pergjitheshme ne Evrope, Dhe tek ne edhe me e ndjeshme se tek te tjeret per aresye te nivelit te ulet dhe te ndjeshem ekonomik.
    Por une besoj se lufta e filluar kunder korupsionit do te shkoje ne brazde te qarte dhe se shpejti do te shohim edhe fryte.
    Nuk mund te lihet ky vend nen thundren e Mafias. Perndryshe sic kam thene me lart kete vend e mori lumi. Nese nuk je e implikuar nuk duhet te te vije keq per ata qe do procedohen. Ky vend nuk do ndertohet ndonjehere me borxhe , apo me para te pista. Por me investime te medha dhe me perspektive ne te gjithe sektoret ku Shqiperia ka prioritete.
    Por investitoret nuk mund te hedhin para ne preherin e Mafias , pasi ato do te humbisnin si kripa ne uje(sic kane humbur jo rralle)
    Keshtu qe e dashur "Perla" , mos u genje nga demagogjia, por duaje Atdheun tend ashtu sic eshte ne te vertete dhe pa pasione partiake. Nuk e di se c`moshe ke por nga postimet mendoj se ke mjaft pjekuri. Perpiqu ti besh nje analize pasurimit te atyre qe diskutojne sot shtepite e Argites , apo te Lul Bashes.
    Ne kohe te socialisteve edhe doganieri me i thjeshte kishte shume me teper se ata. Por kjo na solli aty ku jemi sot.
    Respekte
    2043
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  8. #38
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    u befshit doganier

    Citim Postuar mė parė nga 2043 Lexo Postimin
    Pa dashur te fyej kend dhe te bej polemike boshe, me duhet perseri te te replikoj:
    Nuk mendoj se heqja e kryeprokurorit, do i zgjidhe tere problemet e ketij vendi. Sic e thane edhe me lart kriza eshte e pergjitheshme ne Evrope, Dhe tek ne edhe me e ndjeshme se tek te tjeret per aresye te nivelit te ulet dhe te ndjeshem ekonomik.
    Por une besoj se lufta e filluar kunder korupsionit do te shkoje ne brazde te qarte dhe se shpejti do te shohim edhe fryte.
    Nuk mund te lihet ky vend nen thundren e Mafias. Perndryshe sic kam thene me lart kete vend e mori lumi. Nese nuk je e implikuar nuk duhet te te vije keq per ata qe do procedohen. Ky vend nuk do ndertohet ndonjehere me borxhe , apo me para te pista. Por me investime te medha dhe me perspektive ne te gjithe sektoret ku Shqiperia ka prioritete.
    Por investitoret nuk mund te hedhin para ne preherin e Mafias , pasi ato do te humbisnin si kripa ne uje(sic kane humbur jo rralle)
    Keshtu qe e dashur "Perla" , mos u genje nga demagogjia, por duaje Atdheun tend ashtu sic eshte ne te vertete dhe pa pasione partiake. Nuk e di se c`moshe ke por nga postimet mendoj se ke mjaft pjekuri. Perpiqu ti besh nje analize pasurimit te atyre qe diskutojne sot shtepite e Argites , apo te Lul Bashes.
    Ne kohe te socialisteve edhe doganieri me i thjeshte kishte shume me teper se ata. Por kjo na solli aty ku jemi sot.
    Respekte
    2043

    I dikeni mire te ardhurat e zonjes Argita dhe te nje Dogabieri gjithashtu...LOL Se e dua atdheun tim ndaj ngre zerin dhe jo se dua te perfaqesoj nje mendin politik,me vjen keq qe e mendoni keshtu.Une dua me te miren per Shqiperine,per familjen time,per qytetin time dhe...per veten time.Argita Berisha ua siguroj se me nje vend pune ne UMNIK ne Kosove nuk mund te ishte aq aq aq e pasur "sepse nje pasuri e tille nuk vihet me djerse" ua siguroj,Nqs nuk do te ishte vajza e te nderuarit Berisha.
    Secili eshte i lire te mendoje si te doje,por prapse une bie ne shume kundershime me ju i/e nderuari/a 2043.Nuk e kuptoj kur i prisni ju keto ndryshime apo perparime,nuk e kuptoj vertet?!
    2 vjet u duken pakkkk?Cfare eshte bere ne keto 2 vite nje gje e mire me thoni vetem nje.....Une shof vetem presione politike per nje karrige pushtetari,afere dhe vetem afere asgje me shume.Ne nuk jemi ne nje nivel me vendet e tjera,nuk eshte e drejte te krahasohemi me ata,por qe te kerkojme me shume eshte e drejte.Me vjen nje qeshje e hidhur kur ju lexoje ofinionin(pa dashur tju ofendoj)kerkoj ndjese por ju flisni si ne ajer,me teorira dhe iluzjoni.URDHERONI FLISNI ME FAKTE.KU I KENI REFORMAT???ANET E TYRE POZITIVE DHE NEGATIVE?ME THONI KU JANE?Jetojme ketu cdo dite te jetes sone dhe me keqardhje e them se nuk shof asnje gje 'pa futur fare idete e mia personale'.PYESNI TE RINJTE...SA PREJ TYRE DUAN TE JETOJNE NE ATDHE...SA DUAN TE IKIN SA ME LARG...SA........TE ISHIN MIRE NUK DO E KERKONIN UA SIGUROJ.NUk jane te gjithe budallej i/e nderuar qe te rrine me duar nga qielli e te presin qe politikes sone ti vijne mende....
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  9. #39
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar mė parė nga resina Lexo Postimin
    Une mendoj se edhe ne vitin 2009 zgjedhjet parlamentare do t`i fitoje
    Partia Demokratike.
    Partia Socialiste eshte ne krize per vete ,jo me te marre pushtetin.


    ahir tu behte deshira.Te shofim sesa do e mendojne si ju,nqs te gjithe jane te verbuar nga mashtrimet atehere mjere ne.

    Ps po perpiqet te shmange e te lere pas kraheve politikat e vjetra te mashtrimit dhe ua siguroj se kjo eshte nje gje e veshtire,sepse duam,sduam ne ajo eshte mbizoteruese,ta bente kete dhe pd sa mire do te ishte.Do linte pas shume shume elemente te deshuar te saj perfshire ketu te Nderuarin Berisha.

    Ps po kerkon nje rruge te re zhvillimi ku une dhe ti te flasim e dikush te na degjoje e te na ndihmoje sepse nje shtet i fuqishem ndertohet nga shoqeria,kur ajo eshte e shtypur dhe e shperfillur askush nuk e merr parasysh dhe kerkojne perfitim vetjak pushtetaret e vone,sepse une dhe ti nuk mund te ngrihemi tu kerkojme llogari ne kete sistem te tanishem.Neve na kerkohet vetem vota asgje me shume Me pak perpjekte PS do tja ndale mbane,mjafton vullneti nqs do nje gje.Mendojini me thelle gjerat sepse asnje gje nuk eshte ashtu sic duket!!!
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-10-2007
    Postime
    6
    Sa Me Shume Ta Genjesh Kete Popull Aq Me Shume E Han Sapunin Per Djathe .sikur Cdo Kandidat Do Te Zgjidhej Nga Banoret E Ketyre Zonave Dhe Te Mbeshtetej Nga Ta Sa Mire Do Ishte Po Shqiperia Ka Nevoje Per1991.keta Politikanet Tane Jane Ortak Ne Nje Biznes Qe E Ka Emrin Politik ,per Sa Kohe Ne Nuk Do Ta Kuptojme Ata Kane Te Drejte Te Kercejne Dhe Kendojne .une Jam E Pavarurrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr
    Por Jam Mire Me Vehten Time

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Koha pėr tė formuar tė majtėn reale
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 04:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •