MIREDITA TE GJITHEVE!
VENDOSA TA HAP KETE TEME EDHE SI FESTE: SONTE ASHT NATA E MIRE E BAJRAMIT! GEZUAR TE GJITHEVE DHE PAJTOHUNI TE GJITHE. PER KETE POEZI PO HEDH DISA VARGJE (qe vlejne edhe per "poetet" dhe "poeteshat" katolike)
PER SHUME MOT BAJRAMI
Kur ulem shkruaj vjerrshërime
Ndjehem i tëri tjetër njeri...
Burojnë vargjet nga zemra ime
dhe u fal njerëzve Dashuri!
I zgjoj mëngjezet me varg në buzë
Dhe netët ngrys me këngë malli.
Më digjet shpirti më bëhet shpuzë
mbetur si peshk në mes një zalli...
Se Lum i Njerzve më ka shterruar
në një shtrat tjetër ka marrë drejtim.
Ndaj shpirtin tim e kam ngarkuar
me vargje zemre për Dashurin!
Ndaj asnjeri nuk ka të drejtë
tu marrë poetëve inatë...
Ata shpërthejnë në varg e fletë
se jane të gjithë dashnorë të zjarrtë!
Krijoni Kontakt