Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    72 profesionet e rrezikshme me ligj ne vendin tone

    Jo pak, por 72 ėshtė numri i profesioneve nė vendin tonė tė konsideruara si tė rrezikshme apo tė dėmshme. Mes tė cilave pėrfshihen edhe profesioni i balerinit apo valltarit tė ansambleve, akrobatit dhe gjimnastit tė cirkut, solistit tė operės, muzikantit tė veglave frymore, tė orkestrave dhe bandave. Jashtė listės nuk mund tė qėndrojnė profesione tė tilla si punonjės nėntoke (minator), punonjės tė industrive tė ndryshme kimike, metalurgjike, elektrike, si dhe tė gjitha punėt nė ndėrmarrjet ushtarake.
    Gazeta “Tirana Observer” boton sot listėn e plotė tė tė gjitha profesioneve tė konsideruara me ligj si tė dėmshme/rrezikshme sipas kategorive pėrkatėse.
    Pėrfitimet
    Lista me tė gjithė profesionet e lartpėrmendura ka mbėrritur tanimė nė Ministrinė e Punėve e Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta, atė tė Shėndetėsisė dhe Financave. Kjo me qėllimin e vetėm lehtėsimin pėr tė gjitha kėto kategori nė shėrbime tė ndryshme spitalore, nė pėrfshirjen e tyre nė vendime tė veēanta qeverie pėr shtesa pagash, pensionesh, si dhe trajtimin e tyre nė mėnyrė suplementare edhe nga Ministria e Financave. Sipas tė dhėnave, tė gjitha profesionet e vėshtira pėrfshihen nė kategorinė e parė tė punėmarrėsve dhe rritja e pagave tė tyre ėshtė e pėrvitshme nga qeveria, pėrpos kėsaj, ata gėzojnė tė drejtėn e pensioneve tė posaēme tė cilat merren pėr vėshtirėsi pune.
    Profesionet
    Veē pėrfitimeve tė sanksionuara me ligj, pėr kėta punonjės tė 72 profesioneve tė dėmshme/rrezikshme ka edhe njė sėrė kushtesh tė vendosura nga shteti pėr punėdhėnėsit. Ata janė tė detyruar tė marrin nė kėto punė vetėm punėmarrės tė pajisur me dėshmi profesionale dhe me certifikatėn e aftėsisė mjekėsore. Punėdhėnėsit dhe punėmarrėsit duhet tė parashikojnė kushtet e pėrshtatshme tė punės nė mbrojtje tė shėndetit. Nga ana e tyre punėdhėnėsit janė tė detyruar tė garantojnė kushte tė larta sigurie dhe higjiene. Ndėrkohė qė udhėzimet pėr sigurimin teknik apo mbrojtjen e tė punėsuarve i nxjerrin pėrkatėsisht Ministria e Punės, ajo e Shėndetėsisė, e Mbrojtjes dhe Financave.


    VENDIM

    Nr. 207, datė 9.5.2002


    PĖR PĖRCAKTIMIN E PUNĖVE TĖ VĖSHTIRA OSE TĖ RREZIKSHME

    Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė pikės 1 tė nenit 100 tė ligjit nr.7961, datė 12.7.1995 "Kodi i Punės i Republikės sė Shqipėrisė", ndryshuar me ligjin nr.8085, datė 13.3.1996, me propozimin e Zėvendėskryeministrit dhe Ministėr i Punės dhe Ēėshtjeve Sociale,
    Kėshilli i Ministrave

    V E N D O S I:

    1. Pėrcaktimin e punėve tė vėshtira ose tė rrezikshme pėr jetėn dhe shėndetin e njeriut, si mė poshtė vijon:
    a) Punėt nė miniera, nė nėntokė, dhe nė punimet e tjera, nė nėntokė, qė kryhen nga:- minatori, armatori, zjarrmėtari dhe ndihmėsit e tyre;
    - drejtuesi teknik (personeli inxhiniero-teknik);
    - punėtori i transportit dhe i ngarkimit;
    - punėtori i shėrbimit tė ajrimit dhe ai elektromekanik;
    -personeli shpėtues dhe inspektues, nė miniera, dhe personeli i repartit tė inspektim-shpėtimit, miniera, Tiranė.
    b) Punėt nė aviacionin civil, qė kryhen nga:- komandanti i aviacionit,
    - piloti,
    - navigatori,
    - mekaniku,
    - radiotelegrafisti,
    - radiotelefonisti.
    c) Punėt nė fabrikat e pasurimit tė minierave tė bakrit, kromit, qymyrgurit, nė fonderitė dhe nė impiantin e pasurimit tė rėrave bregdetare dhe nė fabrikat e pasurimit tė kuarcit, ku pėrfshihen:

    - punėt nė fonderi;
    - punėt nė farkėtari;
    - punėt nė kaldaja dhe nė enėt nėn trysni;
    - saldimi me hark elektrik dhe puna e operatorėve tė automatėve tė saldimit;
    - saldimi me oksiacetilen.
    ē) Punėt e tilla tė:- polumbarit;
    - saldatorit, elektrosaldatorit nė rezervuare, kulla dhe cisterna;
    - punonjės tė pastrimit tė brendshėm tė rezervuarėve;
    - punonjėsit qė punon me solucione aerosole, radioaktive;
    - punonjėsit qė punon me rreze radioaktive dhe nė mjedise radioaktive;
    - makinistit dhe ndihmėsmakinistit.
    d) Punėt nė fushat e arsimit dhe tė kulturės, si ato tė:
    - balerinit dhe valltarit tė ansambleve;
    - akrobatit dhe gjimnastit tė cirkut;
    - solistit tė operas;
    - muzikantit tė veglave frymore, tė orkestrave dhe tė bandave.
    dh) Punėt nė fushėn e shėndetėsisė:- me rrezatime jonizuese (kobaltoterapia, imazheria, radiotologjia klasike, skaneri, rezonanca magnetike);
    - nė laboratorėt mikrobike;
    - nė shėrbimin infektiv, nė kirurgji dhe anestezi nė sallat e operacionit me gazra.
    e) Punėt nė industrinė e bakrit.
    ė) Punėt nė industrinė kimike dhe atė pėrpunuese si:
    - nė prodhimin e baterive;
    - nė pėrpunimin e lėkurėve dhe tė peliēeve;
    - nė fabrikat e letrės.
    f) Punėt nė industrinė metalurgjike, tė naftės dhe prodhimit tė nėnprodukteve tė saj, si:
    - nė metalurgjinė e zezė tė ferrokromit;
    - nė uzinat e petėzimit;
    - nė uzinat e gizės;
    - nė repartet e furrnaltės;
    - nė prodhimin e substancave sintetike, polisterolit, polietilenit etj.
    g) Punėt nė industrinė elektrike:- nė lartėsi mbi 5 metra nga sipėrfaqja e tokės;
    - nė shėrbimet operative, nė nėnstacionet 110 kv e lartė;
    - nė shėrbimet e pajisjeve, qė lėshojnė rreze monokromatike koherente (rreze lazer), rreze elektromagnetike, me frekuencė tė lartė, shumė tė lartė, tė ulėt dhe shumė tė ulėt;
    - nė shėrbimet me elektrovinēa, me kulla tė lėvizshme;
    - nė shėrbimet operative nė filialet elektrike, shpėrndarėse.
    gj) Punėt nė prodhimin e tullave e tė tjegullave dhe tė artikujve prej qeramike, si:
    - nė prodhimin e ēimentos;
    - nė prodhimin e xhamit, qelqit dhe tė llampave elektrike;
    - nė industrinė e lėkurėve;
    - nė industrinė e drurit, tė letrės dhe tė pllakave tė zdrukthit.
    h) Punėt nė industrinė e fermentimit tė duhanit dhe nė industrinė e prodhimit tė cigareve.
    i) Punėt nė ndėrtim tė:
    - punėtorit tė asfaltit dhe tė punėtorit tė prodhimit tė asfaltit;
    - punėtorit qė pėrgatit betonin;
    - punėtorit qė ngre oxhaqe industriale;
    - punėtorit qė monton shtyllat e tensionit tė lartė;
    - sondistit;
    - eskavatoristit;
    - minatorit nė gurore;
    - rulistit;
    - minatorit nė karrierat e argjilave;
    - punėtorit tė poligrafisė.
    j) Punėt nė ndėrmarrjet ushtarake:
    - nė ēmontimin e municioneve;
    - nė nxjerrjen e eksplozivit nga predhat e ēmontuara;
    - nė nxjerrjen e barutit nga gėzhojat e municioneve tė ēmontuara;
    - nė transportimin e municioneve, baruteve dhe eksplozivėve;
    - nė manipulimin e enėve nėn presion;
    - nė poligonet e provave tė fishekėve dhe shtimjeve;
    - nė prodhimin e baterive tė thata (pėrgatitja e elektrolitit dhe pėrzierja e aglomeratit);
    - nė linjat e prodhimit nė tunel;
    - nė proceset galvanike;
    - nė prodhimin e fishekzjarrėve;
    - nė prodhimin e gomave (pėrgatitja e brumit);
    - nė saldimet me kallaj;
    - nė proceset e pastrimit me rėrė dhe shkėlqim detalesh;
    - nė prodhimin e kapsollave;
    - nė linjat e pėrpunimit dhe prodhimit tė baruteve dhe eksplozivėve;
    - nė prodhimin dhe manipulimin e lėndėve shpėrthyese, iniciale, barute, eksplozive.


    Shėnim:
    1. Punėdhėnėsit janė tė detyruar tė marrin nė kėto punė punėmarrės, tė pajisur me dėshmi profesionale dhe me certifikatėn e aftėsisė mjekėsore.
    2. Punėdhėnėsit dhe punėmarrėsit, me marrėveshje dypalėshe, parashikojnė kushtet e pėrshtatshme pėr kėto vende pune, pėrherė nė mbrojtje tė shėndetit dhe tė personalitetit tė punėmarrėsve.
    3. Punėdhėnėsit janė tė detyruar tė krijojnė kushte tė larta sigurie dhe higjiene nė kėto vende pune.
    4. Ngarkohen ministritė pėrkatėse tė nxjerrin udhėzimet pėr sigurimin teknik dhe mbrojtjen e kėtyre punėmarrėsve, nė fushat e veprimtarisė qė mbulojnė.

    Tirana.
    Sui generis

  2. #2
    TR1920A Maska e Oni_11111
    Anėtarėsuar
    12-11-2006
    Vendndodhja
    Toscana
    Postime
    143
    Kan harru Arbitrin

    edhe Arbitri ka profesion te rrezikshem

    http://www.youtube.com/watch?v=DGIvyTic9Ug


    Po Boksierin e kan shkrujt??? se nuk e vuna re .....
    L'AMORE, L'UNICA COSA PER CUI VALE LA PENA SOFFRIRE !!!

Tema tė Ngjashme

  1. E pėrbashkėta midis Islamit dhe Krishtėrimit
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 25-11-2013, 09:24
  2. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 07:24
  3. E huaj nė vendin tėnd!
    Nga DI_ANA nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 05-04-2008, 00:51
  4. Kamila i zė vendin princeshės Diana
    Nga Shijaksi-London nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 07:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •