Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Rebelohen rezervistët që luftuan në Kosovë

    Beograd/ Qindra pjesëtarë të forcave jo të rregullta të ushtrisë së Millosheviçit kërkojnë rrogat e papaguara



    Ish-paramilitarët pushtojnë sheshin para ndërtesës së qeverisë


    Ish-ushtarët jo të rregullt të Serbisë në luftën e Kosovës, në vitin 1999 kanë nisur protestat në qendër të Beogradit, duke kërkuar rrogat e papaguara nga qeveria serbe. Sipas raportimeve të mediave serbe, kanë qenë rreth 300 veta që kanë kërcënuar me bllokimin e rrugëve nacionale, nëse qeveria e Koshtunicës nuk u paguan një për një të gjitha paratë që u takojnë. Rebelimi i djeshëm ka dhënë një tjetër panoramë që rikthen Serbinë në kohën e errët të Millosheviçit. Në vitin 1999, diktatori i Beogradit ka përdorur jo vetëm policinë, ushtrinë e rregullt, por edhe trupa rezerviste kundër popullit shqiptar të Kosovës. Dje në rrugët e kryeqytetit serb ka dalë vetëm një grup ish-rezervistësh nga dy zona të Serbisë, pikërisht Kurshumlia dhe Prokupla, dhe kanë protestuar përpara selisë së qeverisë së Beogradit. Rezervistët erdhën në Beograd në mënyrë të organizuar, me autobusë, të veshur me uniforma ushtarake dhe kërkuan takim me Kryeministrin e Serbisë, Vosjillav Koshtunica.

    Të gjithë rezervistët janë banorë të dy rajoneve që ndodhen në kufi me Kosovën. Në deklaratat e tyre ata treguan se u thirrën nga qeveria e atëhershme e Beogradit për të luftuar kundër shqiptarëve, duke iu premtuar pagesa të majme. Rezervistët bënë të ditur se janë të gatshëm të hyjnë në grevë urie dhe të bllokojnë rrugët kyçe të vendit. "Jemi gati të protestojmë për ditë me radhë nëse është e nevojshme", deklaroi lideri i tyre, Dejan Miloseviç. Shumica e rezervistëve nga jugu i Serbisë kanë qenë pjesë e korparmatës famëkeqe, "Prishtina", e cila ishte përgjegjëse për luftën kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Siç duket, Millosheviçi ka përdorur rezervistë me pagesë, ngaqë i druhej një proteste brenda forcave të armatosura, ushtarakë të rëndësishëm të së cilës e kanë kundërshtuar pjesëmarrjen në luftë. Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, me anë të një deklarate, theksoi se shumica e rezervistëve kanë marrë më shumë se dy rroga. Kreu i protestuesve, Miloseviç, deklaroi se "ne erdhëm t‘u tregojmë zyrtarëve të lartë mbi mashtrimin në lidhje me paratë tona të gjakut dhe djersës. Ne kemi ardhur t‘i tregojmë se jemi gati t‘i rrëzojmë ata". Këtë muaj, policia arrestoi një oficer ushtrie, i cili ishte përgjegjës për shpërndarjen e kontributit financiar të rezervistëve dhe e akuzoi atë për abuzim me detyrën dhe përvetësim të fondeve publike.
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-07-2007
    Postime
    128
    Ne dreq te mallkuar keta dhe ata qe i shtyne.

  3. #3
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    As qe duhet te diskutohen, jan probleme te atyne keto, ne kemi mjaft probleme tona
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

Tema të Ngjashme

  1. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Mësimet e nxjerra nga dhuna në Kosovë
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 13:20
  4. Dëshmitë e të huajve për luftën në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •