ABytyqi i dashtun!
Ashtu siç bana Marrshin e UCK dhe kanget e tjera per deshmoret e Kosoves Martire, te premtoj qe do ta baj nje hymn per ACK-ne. e cila do te kendohet prej Ilir Shaqirit teMe shume respekt per ju
ABytyqi i dashtun!
Ashtu siç bana Marrshin e UCK dhe kanget e tjera per deshmoret e Kosoves Martire, te premtoj qe do ta baj nje hymn per ACK-ne. e cila do te kendohet prej Ilir Shaqirit teMe shume respekt per ju
Ju rrefej kengen e plakut Duk per nje ciganke
O shpirt i çmendur,mё i çmendur se era
Bёmё njё me shpirtin tёnd bredharak.
Se s’ёsht’ e thёnё tё ndihem kёshtu ngahera,
Pёr njё grimё lumturie jeta ёshtё kaq pak.
Si te duket kjo Agim?E ngjashme me poezine time?Pervec se ke hequr/shtuar dy fjale?Mos abuzo ne kurriz te krijuesve te tjere.Fatmiresisht kjo poezi dhe ajo me poshte,jane ne librin tim te botuar nga shb Dora d'Istria,ndaj besoj se nuk do perfshihet kjo strofe ne kengen tende.Eshte krim.Kjo poezi eshte postuar ketu ne forum nga une para tre javesh pothuajse,e ke te qarte besoj.
Agim,mbaje pak veten te lutem.Eshte e dyta here brenda dy javeve qe shoh se ke tendencen per te sakatosur ndonje poezi.Kete here e ke tepruar..
E para ishte me nje poezi "tenden" te cilen e postove keto dite ne nje teme qe po e kerkoj por nuk e gjej dot temen.Me gervishte shpirtin he burre.Me poshte eshte poezia ime(te cilen e kishe bere cope-cope)dhe do te kujtohet fort mire.Agim,nuk eshte mire keshtu.
Kёrkomё tek ndonjё varg
Nёse pik’ e lotit mbi letёr s’ёshtё tharё,
Dhe gёrmat pёrmbi tё ,vijnё e zbehen
Puthi fjalёt e shkruara,sa mё parё,
Se nё ujёvarё malli, loti kthehet.
Nёse mundohesh tё gjesh gishtat delikatё,
Mbi gjurmё dridhjesh letrёs sё shkruar,
Shiko si pёrkulen tё pabindurat,fjalёt
Si degёt e lisit prej bore rёnduar.
Nёse diku ndonjё varg vjen pёrgjysmё,
Pikё a presje diku nё s’kam vёnё,
Tё lutem, shpirt, mos i lodh sytё
Do ket’ qёnё mesnatё, gdhinte e Hёnё.
Nёse i lexon dikur, ti malli im i largёt,
Vargjet e mi rebelё nёn njё rimё,
Mёso se rrija netёve nёn dritёn e pakёt,
E kёrrusur mbi letёr, gёrvishja vetminё...
Ku ta gjesh te drejten Agim,a mund te me thuash?Dhe me e bukura qendron ketu(thua t ejete koincidence?),se ate poezi qe kerkon ti t'ja japesh E.Zhulalit,une e kam derguar pikerisht (te njejten) per kenge,emrin e komp. nuk dua ta permend,ndaj veri gishtin kokes te lutem.Mundet qe jetojme jashte,por mos mendo se nuk jemi ne kontakt se c'ndodh,c'shkruhet e c'kendohet.
Te me falin fansat e Agimit,por eshte e drejta ime kjo.
E si te mos zemerohesh me "poetet"?
Ndryshuar për herë të fundit nga Ard : 17-10-2007 më 03:21
Agim!!Nje kenge me kte titull nga ty e dua ne festival!
E pashmangshmja!!!
U kushtohet dy personave qe jane dashur ne rini,dhe kane kerkuar dhe ritakuar njeri-tjetrin pas 15 vjetesh...Por,perseri e pashmangshmja u eshte bere pengese te ribashkohen!Nje kenge kushtuar ketyre personave qe jetojne ne vende te ndryshme te botes me kte titull,sdo ish keq ne festival!Titullin verja ndac E pashmangshmja,ndac Anisela!
Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.
Si reagohet ne keto raste? Ky eshte forum publik e lexojne dhe njerez qe nuk shkruajne, edhe poete nga ata qe i lexojme vetem te shkruajne neper revista e te publikojne libra e ndoshta lexohet dhe kjo, por festivali per dy muaj organizohet e nese do te realizosh gjesend Ard, nuk besoj se do te mundesh vetem permes ketij reagimi tend ketu ne forum. Ti protesten duhet t'ia drejtosh festivalit, t'ia besh me dije kompozitorit, te cilit ia ke derguar e ta publikosh dhe ne ndonje gazete.
Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 17-10-2007 më 06:47
si u be kjo pune keshtu
nuk funksionojne te drejtat e autorit ne kete forum?
ARD I DASHTUN
Me vjen keq per gjithshka keni shkruar. Keni shume te drejte qe 4 vargjet e mija "ngjajne" me ato te tuat. Ke harruar miku im i sinqerte qe krijuesi AKUMULON. Kjo do te thote qe nuk eshte çudi qe une te kem rene ne reminishence ap[o plagjiature me vargjet e tua. Por nese i lexon edhe nje here 4 vargjet e mija, do nxjerresh konkluzion tjeter. Megjithate TE KERKOJ NDJESE qe shpirti im me tendin JANE BINJAK ne vjerrsherim. Une do bej kthese. Nuk do "te kopjoj".
Tani per poezine KERKOME TEK NDONJI VARG as nuk e kam lexuar dhe ndonse me pelqeu shume e te uroj TE LUMTE, nuk e di qe te kem sakatosur kete. Si perfundim po te nis dhe nje poezi timen me kete temeillimisht me boje te kuqe po shkruaj vargjet e tua dhe me poshte REAGIMIN TIM POETIK!!!!!!!
Pra i dashtun ARD duke mos qene te CITUARA - pra te futura ne thonjeza apo me ngjyre tjeter, ti ke GABUAR duke akuzuar padrejtesisht mua se te kam sakatosur poezite. Ja konkretisht POEZIJA JOTE (pjeserisht) dhe me poshte reagimi im i sinqerte - po ne vargje. Te uroj me zemer frymezim dhe sukses. Mbetemi miq dhe shoke!!!
Nese pike e lotit mbi leter akoma s’eshte thare
E germat permbi te kane filluar te zbehen
Puthi fjalet e shkruara ne te sa me pare
Para se loti ne ujvare malli te kthehet
Nese mundohesh te kerkosh gishtat e mij delikat
Per gjurme dridhjesh kur letren e shkruaja
Shiko fjalet ku plasen vijave, te shtremberuara
si nota muzikore hedhur pa shije ne pentagram
Nese diku ndonje varg eshte pergjysem i lene
dhe pike a presje kam harruar pa vene
te lutem mos u lodh se kerkuari ne to ditet
Ishte e djele mesnate atehere ne te gdhire e hene
I rëndë sa globi loti i burrit
Që me vetminë qëndron përballë
Veç kjo dritare e Forumit
Të bën të mirë dhe vjerrshëtarë.
Unë nuk e di nga rjedhin fjalët
Dhe vargjet dritë që më dërgon
Por ndjej në shpirt që mall i largët
Të djeg, të tret, se ...dashuron
E krrusur netëve dritëpakët
Gërrvishtje ti me thonj vetminë
Dhe zemrës seç i hapje plagët
Në varg të thyer, apo me rimë
Por hiç mos vër shenja piksimi!
Pikpresje, pikë apo dy pika!
Poetin kur e zë frymzimi
Është më i madh se Galaktika.
Dhe galaktika ku ne jetojmë
Ka satelitë dhe shumë planetë
Në kët Forum plot njerëz takojmë
Me NICK, dhe emër të vërtetë
Ndaj pse të lodhemi nga shenjat
Kur duam mallin ta shpalosim?!
I shkapërxeva të gjitha vjeshtat
Se marr nga ty veç paradoksin!...
Dhe paradoks është e gjithë jeta.
Por ti në shpirt ke poezinë!
Më duket një motiv e gjeta:
Ti fal të gjitha! Më jep rininë!
Me eshte bera koka dhalle me bla bla bla.Leri kthesat dhe prologun Agim,dhe mos u merr me vjershat e forumit.Keto qe thua me lart kaq "sjellshem" nuk te justifikojne karshi meje dhe nuk me prekin fare,perkundrazi.Cdo krijues akumulon,po,por akumulimi ka dhe ndergjegje brenda krijuesit(gje qe sigurisht pothuajse nuk ekziston).
Une nuk dua te konsumoj fjale ne ere ndaj po le lexuesin te gjykoje sepse Agim,eshte rasti i dyte flagrant ,nese mban mend ,me poezine e Indritit .
Ki kujdes me tekstet,ndryshe nese marre vesh qe kete kater vargesh e publikon,atehere do veproj ndryshe.
Ne poezine time,ke harruar te vendosesh dhe strofen e fundit dhe e tere poezia me te kuqe qe ke sjelle, eshte versioni i virgjer,i sapo hedhur(atehere).Shihe ate me lart,eshte e perpunuar.:
Nёse i lexon dikur, ti malli im i largёt,
Vargjet e mi rebelё nёn njё rimё,
Mёso se rrija netёve nёn dritёn e pakёt,
E kёrrusur mbi letёr, gёrvishja vetminё...
akumulimi yt:
................................
............................................
E krrusur netëve dritëpakët
Gërrvishtje ti me thonj vetminë
etj etj.... qe po me merr kohen tani.
Ndryshuar për herë të fundit nga Ard : 17-10-2007 më 08:31
ARD
Qenke i semure. Te uroj te sherohesh sa me pare dhe mos me dil anash, se nuk kam nevoje per vargjet e tua or piçiruk i pandreqshem. Une nuk marr kthesa or i paedukate!!!!
Ard nuk eshte piciruk por nje zonje flokeverdhe,teper e embel, autore e dy vellimeve poetike...
???
Une mund te jem e semure por jo semundje e bute. Agim,pse sillesh si adoleshent!? Ti mendon se njerezia jane budallenj.
Nuk marr mundimin me te dialogoj.Ka menyra te tjera.
Krijoni Kontakt