Ne mergim, dashuria per atdheun eshte ne doza te medha dhe dashje pa dashje, deri ne nje fare pike, i peshoj me mire fragmentet e grimcuara te jetes personale, te nje te shkuare mbreselenese, jo shume te larget, te cilat kthehen nga nje vend i erret ne nje cep te kujteses, me nje force goditese te rrepte qe, ne nje fare menyre, per nje fare kohe, e zhubulojne jeten modeste e te vruget te dites se sotme. Ashtu si te tjera here, u bera edhe sot, pre e se kaluares sime dhe perjetova nje nga ditet e shumta te shkolles fillore. Hyra serish si me nje makine kohe ne vitin 1988, ne ate shkolle mjerane, ne mes te fshatit, qe dukej si fakire e nuseruar prej zerave te hareshem te vogelusheve. Tavanet i kishte te plasura si duart e babit tim, xhamat e dritareve te zevendesuar me celofan te rrjepur nga vitet, ēementoja e varfer dhe e ashper e dyshemese tashme e zverdhur ishte bere mbledhese e urines se urinuesve te rregullt te ēdo klase te pare qe ajo priste e percillte, bankat rrinin te privuara nga ngjyra e saj zanafillore ashtu si trupat tane foshnjore privuar here-here prej rrobave te ēngjyrosura e te mbytura nga shiu, te varura ne ndonje te skalitur muri ne menyre qe te thahen perpara asaj stufe qe veē tym qiste kur dru kishte. Arsyetisht nuk na bente pershtypje ajo gjendje qe linte per te deshiruar, bile, shpesh-here ishte si shembelltyre e nje jete te persosur, bere nga mbeshtetesit e zjarrte te sistemit qeverises te asaj kohe qe vetem qeverisje nuk ishte. Ate dite ndihesha me fatlum se shume prej prej shokeve te mi, pasi ne xhepin tim kisha nje karamele ngjyrekuqe, te pjekur mbi zjarr nga karrameleberesit amator prej hallit, por une kete as qe doja ta dija e veē krekosesha me gjoksin perpara si gjel, perpara syēkave lakmiqar te kolegeve te vegjel. Mesuesi vertitej perpara me nje sjedhje karakteristike te tij, nderkohe qe ne doren e tij lekundej nje thupur prej kauēuku qe kishte nje shkelqim rrezatues, por rrallekush e shikonte pa e urryer, ngaqe kishte vringelluar sa here mbi dockat tona te njoma. Viktima e dites ishte Markeli, qe qendronte perpara te gjitheve duke rrobuar neper shikimet tona per gjetur ate qe duhet te thoshte e qe nuk dinte, ose qe kishte harruar per shak te asaj thupre qe veē dridhej. Si thupra edhe ai dridhej tani, pasi e dinte ē'e priste. Nuk ishte hera e pare qe ai ose dikush nga ne keqtrajtohej ne kete menyre per nje mangesi formative. Une e dija se duhej thene "nenta" pas "tetes" por nuk arrija te gjeja menyren per t'ia thene Markelit, pasi syte e Cikllobit te frikshem gllaberonin ēdo gje qe merrte vrull ose lekundej ne ate pak hapesire ku vinte era tmerr. Edhe veshet e tij te shpifur te mbuluar nga qimet e thimosura ishin leshuar si rrjeta mbi ate cekine zanore ne kerkim te pershperitjes me te vogel. Veshtrimi i vaket i Markelit me kishte gerryer thelle pasi imagjinonte qe une mund ta dija prandaj me nuk mund durova e murmurova mes dhembeve "Nente". Lehtesim u ndje ne ajer ndoshta prej te gjithe nxenesve, edhe nga diktatori, edhe nga Markeli. E kuptova se me degjoi prandaj ora ime e poshterimit po afronte me hapat e mesuesit. Me rrembeu per krahi sikur donte te ma shkulte qe andej, nderkohe qe ne fytyren e tij te gjysme-shenderruar ne ujk mbante nje shikim me nje joshje prej mazokisti. Me terhoqi zvarre mbi ate truadh qe kuterbonte mykosje derisa arrita tek kembet e Markelit, ku dhe me leshoi siē leshonte vellai im i madh Nardi thaset e miellit ne punen e tij te re. Keqardhje e pashprehur ishte ne hapesiren mes meje e Markelit. Mesuesi i kenaqur prej arritjes se tij bemore u kthye drejt viktimave te tij te ardhshme e me krenari tha: "Ja biri i Kulakut qe kerkon te sabotoje sistemin tone te perkryer te arsimimit." Atyre fjaleve nuk ua dija domethenien ashtu si nje pjese e mire e nxenesve por sidoqofte e dija se nuk ishte gje e mire, pastaj shtoi "prandaj dhe duhet te ndeshkohet siē meriton!" Per nje moment heshti, sikur donte reagimin ose miratimin qe nuk do te kishte pasur nga 6-vjeēaret e frikesuar pastaj thirri: "Markel, ti duhet t'ia japesh kete mesim!" duke i drejtuar thupren qe linte nje eko si pasthirrme tek perkundej ne ajer. Markeli duhej ta merrte ate objekt qe ngjizte makthe dhe kjo gje dihej, por gjeja qe une nuk dija per Markelin ishte se; ai ishte vogelushi me trim dhe besnik qe une do te njihja, ndaj, dhe kundershtoi, duke shtrire te dyja duart e tij perpara si per te thene "Nese ai ka faj, atehere faj kam dhe une!" Dreqerit qe mesuesi mbarte me vete filluan te vershonin neper damaret e tij te fytyres si te ēmendur saqe dukej se edhe qielli jashte po zymtohej. Duart tona me nuk i mjaftonin. Donte te na shqyente por njekohesisht nuk mund te humbte kontrollin perpara gjithe piēirrukeve, per dy piēirruke, keshtu qe, na tha se do ishim te denuar pas mesimit duke shenuar me gisht bankat tona. Nuk e di a kishim arritur akoma ne vendet tona kur zilja, si pika ra per veshet tane dhe mesimi mbaroi. Te gjithe u nguten te dilnin jashte asaj atmosfere kercenuese, megjithese me nje qetesi marramendese. Vetem une e Markeli duhej te qendronim me Kollozin e egersuar si pak here me pare. Nje te shkrepur dera, pas hapava te nxituar, grabitqari u hedh mbi ne, fturimthi si "kulshedra" ne perrallat e gjyshes. Dora e tij nuk kufizohej se vershuari egersisht mbi trupat tone njomake dhe duke lene vrage e varre pa hezituar. Te qyrrosur e te perlotur dolem gjalle, por sakatosur prej atij holukausti qe dukej sikur do mbaronte veē me ne. Nuk mendoj ta kem pershendetur Markelin kur u ndame por duhet ta kisha bere. Qava gjithe rruges por ngushellim nuk pata derisa arrita tek krahet e permalluar te nenes sime, nenes me te mire ne bote. Ajo e kish pare veshtrimin tim te braktisur, fytyren time te plagosur dhe lotet qe me nuk dija ti ndaloja ne mes atij shiu qe papritmas kish rifilluar. Ajo ishte akoma e qyer me aromen e punes ne trup, nderkohe qe fort me shtrengonte mes kraheve te saj paqesore. Qante me mua nderkohe qe kerkoja te padisja mesuesin, mes lemzash zemrake e ēirrjesh, meqe deshperimi kish arritur kulmin. Ma fshiu fytyren embelsisht me ruben qe mbante ne koke duke peshperitur ne vazhdimesi "ēdo gje do te rregullohet...ēdo gje do te rregullohet", por kjo nuk ndalonte dot dihatjet e mia. Dihatesha, ndersa nena ime zhvishte kembet e mia nga ato ēizme te shqyera e ato ēorape te leckosura. Me ledhatonte fytyren e me thoshte te mos qaja, nderkohe qe ajo e ndizte dhe me shume vajin tim, me te qarat e saj e lotet e zjarrte qe binin mbi kembet e mia te ngrira nga te ftohtit. Kembet kuterbonin ere te regjuri por nena nuk ndalej se puthuri nderkohe qe mes gjinjeve te saj te ngrohte m'i kishte strehuar. Ashtu i illnuar dhe i ngushelluar siē isha tashme, u genjeva nga gjumi. Kur u zgjova vereva se nena mi kishte hequr petkat e qullura e te gjakosura dhe me kishte futur ne shtratin ku flija (naten) me dy vellezerit e mi Nardin e Tonin. Jashte ishte gati nate e vellai im i vogel Luli po qante ne djep, pa u pajtuar nga askush, pasi askush nuk ishte ne shtepi, sepse te gjithe punonin. Punonte edhe nena ime por qe kishte leje nga "sistemi" te kthehej veē ne mesdite per aq kohe sa mjaftonte, per te ushqyer me qumesht gjiri Lulin. Uria Lulin duhet ta kete marre ashtu si dhe mua ndaj qan, mendova, e u ēova i ēorientuar prej krevatit duke duke shpartalluar neper sirtare, por me kot, ushqim nuk kishte. Kjo nuk ishte hera e pare qe ndodhte, ne te kundert, ndodhte teper shpesh. E qara e Lulit ishte e paduruar dhe ndihesha disi i detyruar te gjeja nje zgjdhje sa me pare qe ta beja te pushoje. Kerceja mes dhimbjesh perpara tij duke qeshur e levizur si goridhe, ose te pakten si goridha qe une kisha ne mendje, pasi ne te vertete nuk kisha pare kurre nje, por sidoqofte, ai njelloj nuk rreshte se qari. Vaji me mori prap dhe mua, ngaqe nuk po gjeja nje menyre ose ushqim qe ta ushqeja. M'u kujtua se kisha pasur ate karramelen e shquar te kuqe ne xhepin e pantollonave dhe nxitova i frymezuar te shikoja se mos me kishte rene nga xhepi ose, se mos mamaja do e kishte hedhur ne legenin poshte trumes me gjithe pantallona e keshtu do ishte shuar. Per fatin tim, mamaja veē sa i kishte ndare ne nje qoshe brenda nje legeni bosh, pantallonat e mi te rreckosur. Vrapova ti marr dhe me ngut futa doren ne ate xhep enderrpjelles, por tashme ishin dy copa, si per magji. Vetem me vone arrita te kuptoj se ajo e ndare ishte shkak i thupres se profesorit. E mora vrullshem ate karramele te ndare ne dy copa dhe ju drejtova Lulit me buzeqeshje. Buzeqeshja me pak mburrje, si per ti thene qe tani "te gjitha deshirat e tua me te thella do te ishin misheruar". Ai me shikonte e ndoshta e dallonte ate qeshje nen buze e cila disi e turbullonte ndaj rrinte ashtu i hutuar derisa si per surprize "Ja zgjedhja!" bertita i eksituar, por ai as qe donte t'ia dinte, filloi te bertiste dhe me fort. E ngrita djepin rreth 140° prej tokes dhe u zotova qe ta ushqeja me gjysmen e karrameles. U habita kur hyri Toni brenda ne shtepi dhe si i marrosur me bertiti duke me akuzuar -"Kerkon te vrasesh vellane, budalla?!- tha ai dhe u turr duke flakur tutje zgjedhjen e perkohshme te te ushqyerit (Zymbylin me ushqime) qe mbarte ne krah, per te verifikuar se mos, Luli kishte ndonje cope prej asaj karramele "per mua aq te shtrejte" ne fytin e tij apo ne gojen e tij te vogel qumeshtore. Atehere nuk e kuptova pse Toni nuk donte qe une ti jepja karramelen Lulit edhe pse u mundua te ma shpjegonte. Sidoqofte nuk vonuan shume dhe e gjithe familja u bashkua me naten e bujshme ne konakun e varfer. I pane vragat e mia me keqardhje por i injoruan me lote ne sy sepse ishin te pafuqishem perballe atij sistemi te "mallkuar", siē kuptova me vone. Duhej kurajoja e "Markeleve" qe e gjithe ajo ajo orgji ēmendurish te mbaronte.
(E shkruar qe me kohe.)
Krijoni Kontakt