Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Eqrem Vlora: Historia e Kalasë së Kaninës

    Kalaja e Kaninës

    Nga Ekrem Vlora

    Gazeta TEMA boton monografinë e Ekrem Vlorës për Kalanë e Kaninës. Në një parathënie të tijën, Vlora shpjegon arsyet pse i ka hyrë kësaj pune, ndërsa më pas detajon nga pikëpamja historiko- arkitekturore këtë kala. Në numrin e nesërm jepen të dhëna për historinë saj. Materiali është botuar në Romë në vitin 1961


    Parathënie


    U mundova, me sa munda në rrethanat e mërgimit, të mbledh shënimet edhe kujtimet që i përkasin Kalás Kaninës, nga librat, nga dokumentat e ndryshëm edhe nga gojthanja e njerzvet, për të përpilluar monografin’ e vogël që vijon (1).

    E di, që nuk ësht plotsuar; por shpreson që pata fatin të shpëtoj nga harresa “diç’ka”, që mund t’i shërbej historisë të vëndit t’onë.

    Kjo historija ësht mjerisht shum e varfër; ka nevojë për shtime, për shqyrtime: Jo se p’se mungojn ngjarjet me rëndësi, por se p’se gjith’ata që kanë qenë në gjindje t’a shkrojnë e t’a ruajnë historinë e vëndit t’onë, - ja nuk janë kujdesuar t’a plotsojnë këtë detyrë, se p’se kujtonin që ngjarjet e dita ditshme mjaftonte t’i dinin vet, jo po, se p’se druanin të përmendnin diç’ka që u përkiste, e nuk donin të hasnin në kundërshtimet nakarlindse ose në përqeshjet tallse të shokvet tyre.

    Kështu mërritëm sot në gjindjen, që jo vetëm mbi historinë e së kaluarës, por mbi ngjarjet më të afërta të vëndit t’onë, lundrojm syra-mbyllas në errësinë e një Oqeanit të padijes ose në valat e kundërshtimevet historike, pa patur mundësinë të theksojm kuptimet, thënjet, kronollogjit edhe përgjithësisht historinë t’onë.

    Thonë: “që popujt e lumtur nuk paskan historië”. Sa për neve, kjo fjala nuk ësht e vërtetë!

    Neve nuk jemi e nuk kemi qënë kurr një popull i lumtur. Më duket prá, që më i përshtatshëm është parimi, që Shqiptari, për të harruar fatkeqsit e veta, ka shtrembëruar ngjarjet si mbas leverdis, ose ka kërkuar t’ju shlyej kujtimin. Individualist edhe krenar në kulm, aji shpresonte që ashtu do i mbetesh sheshi i lirë, për t’u mburrur simbas qejfit edhe për t’i mohuar të tjerve ç’do veçunië cilsuese: Shqiptari, historinë e fabrikonte vet.

    Me këto sjelljet kemi harritur sot me nji “Histori Shqiptare”, të çuditshme; një histori që fillon: nga përrallat e Lekës Math edhe të Pirros edhe mbaron, tue fluturuar mbi ngjarjet e 1000 vjetve pa i përmëndur në kohat e mjegulluara të “Principatavet (?) Shqiptare” dhe të Skënderbeut. Atjé mbyllet libri i historisë Shqiptare edhe riçelet, simbas shkrimtarit; më 1912, kurse shkruesi ësht nasjonalist; më 1924, nëse ësht Zogist edhe më 1944, nëse ësht komunist. Shqiprinë masandaj e ka liruar dhe organizuar, për demokratët “Radha e Mesme”, për Komunistët “Populli”; edhe gjith ata të “Radhës Parë” që janë vrarë e prerë e munduar që me 1839 e deri më 1914 për idealet kombëtare, nuk janë tjatër gjë veçse “gjakpirës, tradhtarë, ose shfrytzuesa të popullit”. Një histori e tillë qesharake, nuk mund të quhet ndryshe veçse me emnin “koha tragjike që luajn disa xhahila nakarmbëdhenj me diturinë kombtare!”.

    Dikush nga këta ësht i pafajshëm; me të vërtetë nuk e di historinë; dikush tjatër e mashtron qëllimisht. Por kurrkush nuk guxon t’e kundërshtoj as njërin as tjatrin, për mungesë interesimi, për mungesë dijenije ose provash. Edhe po u ndodh ndonjë i marrë që ka ngé “të hahet me të bardhën e laraskës”, ngec ngusht! Shqipoja ja ka gati përgjegjën: “Un nuk e kam digjuar” i thotë, “ergo, nuk ësht e vërtetë!”. Edhe halli ësht, që ndonjë herë s’ke se si ja provon gabimin!

    Historija e një popullit përbëhet nga gojëthanjet, nga këngat popullore, nga dokumentat e kohës, nga shënimet e historive të huaja, nga gërmadhat e monumentavet, nga mbeturinat e ndryshme, edhe nga gurët e varrevet. Neve, gjith këto, me dashje ose pa dashje, i kemi çdukur. Edhe përfundimi i kësaj luftës sistematike kundër “Çquanjsivet” ësht gjindja e sotme që paraqit historija e jonë.

    Më duket, se ka ardhur koha,- në duam me të vërtetë të hymë në radhën e popujve të qytetruar-, që ta ndryshojm sjelljen. “Kenga”, nuk duhet më t’i këndohet dikujt vetëm në gjallje, (sikundërse e uron dhe dëshron Shqiptari), por duhet t’i këndohet edhe mbas vdekjes. Ç’do ngjarje, ç’do provë historike, ç’do tregim, ka vlerën e vet. Duhet pra t’i mbledhim e t’i ruajm me kujdesje. Dhe ja p’se ju avita përpillimit të kësaj mongrafisë që mund të duket e parëndësishme.

    “Gurë gurë, bëhet murë”, thotë një fjalë e motshme. Para se të humbasin n’Oqeanin e harresës, duhet t’i mbledhim gurët e kujtimevet, për të ngrehur me ta godinën e shëndoshë të Historisë Shqiptare.


    Kaptin’ e Irë: Përshkrimi i Kalas

    Të rrënuara nga koha edhe nga dora e njeriut, qindrojn ende mbeturinat e gërmadhavet të Kalás Kaninës mbi një çukë që sundon anë-e-mbanë vendet rreth e rrotull.

    Pámja e kësaj Kalás të mbush zëmrën me brëngim. Mur’i rrethimit ësht shëmbur në shum vende, rrafsh me tokën; godinat që ngrëheshin dikur mbi tre sheshet e Kalás janë çdukur. Mirë po disa murishte e disa themele që kanë mbetur, dëshmojn ende madhështin’ e kohnave të kaluara, e të harruara, që ka jetuar kjo kështjella.

    Sa e sa kujtime janë vall varrosur nën gurin e nën zhurin që i mbulojn sipërfaqen? Kush mund t’a dij!

    Në tansin’ e saj, Kalaja e Kaninës paraqitet si një katërçipëse e paregullt, e ndarë në tre sheshe që qindrojn shkallas njëri mbi tjatrin. Në muret e rrethimit hapen tri dyer; dera e Fshatit nga Jugu, dera e Mbretit nga Veriu dhe dera e Beut nga Lindja. Deri pak vjet më para këto tri hyrjet ishin të paprishura; sot mjerisht të dy të parat janë të rrënuar edhe vetëm ajo që quhesh “dera e Beut” qindron pak a shum ashtu, sikundërse ka qënë në kohat e vjetra.

    Tue ju avitur kësaj derës na del majtasi përpara një murë rrethimi madhshtor, që përmban kandin Jug-lindor të Kalás edhe mbi të “bahçen e zorkadhevet”, që ësht një “tabj’ e gjërë” në sheshin e parë.

    Në hyrjen e derës të lartpërmendur shohim më të dy anët, rrënimet e dhomavet kuse banonin rojet edhe pak hapa më tutje shtrihet majtasi një sheshore kuse qindronte gjatë kohës të sundimit Otoman “Saraj’ i Gjejgju Sinan Pash (VLORËS)”. Banesa në fjalë ish një shtëpi e madhe me 4 kula, të tiparit të shtëpijavet të forta të Labrisë. Muret e saja qindronin deri më 1900 të gjysmuar, por ende në këmbë, nuk tregonin asnjë zbukurim. Mënyra e gaditjes tyre ish e thjeshtë, e palyerë nga jasht; dritoret ishin të vogla, pa xhame, mbyllur me qëpëne; shkallët ishin prej guri të palimuar; në hyrjen, në sofallek, kuse dilnin shkallët, nuk kish tavan, dukeshin trenjt edhe qoromidhet e çatis; divanet e shtëpisë ishin jashtzakonisht të mbëdhenj, por ishin të errët, pa dritore; këtu dilnin dyert e dhomavet. Këto ishin madhshtore, me “oxhakë sa një kasolle”, me “mahfile e musandërara” shum të gjëra. Por në dimër nuk ngroheshin dot; njerzit vinin rrotull në shtëpijë veshur me gëzofë, ose me xhoka. Një tuf me zonja e me shërbtore ndërlikonin jetën e përditshme që zhvillohesh në këtë shtëpi. Haja e pija ishin të bollshme, se të ardhurat e pasunisë toksore edhe blegtore të pronarëvet shpenxoheshin këtu në natyrë, pa rregull e pa kursim. Por me gjithse pamja e përgjithshme e banesës paraqitesh pa shije artistike, mënyra e jetesës në këtë shtëpi ish bujare. Godinën që përshkrova (2) e kish ringrehur më 1701 Zejnel Pash VLORA; mbasi banesa e të parvet tij, (me 1502 Kapudan i derja edhe Sanxhakbeu i Vlorës Gjejgju Sinan Pasha e kish gaditur po më këtë vend) u dogj gjat pushtimit të Kalás nga ana e Austrijakve edhe Venedikasve më 1690/3 (3).

    Nga banesa që kish ngrehur Zejnel Pasha kish mbetur në këmbë deri në vitin 1919, një kulë gjysëm e zhgatrruar, më 1891 u meremetua edhe u vendos në të sahati i katundit Kaninës. Ky sahati kish ardhur nga Jermanija edhe ish një aparat modern pa as një veçuni artistike. Por kumona e tij paraqiste një interes të veçanët. Kish qenë sikur Kumona e një qishës vjetër të Kaninës (më duket e Qishës të Shën Ounfrit) edhe në rrethin e saj mbante shënimin: “që asaj Qishës ja kish dhuruar Gjergj Aranitasi” (4). Themelet e godinës të lartpërmendur që u hapën e u stydjuan më 1918 nga Xhenjo Ushtarak Italjan, me qëllim që të ringrihesh Kalaja sikundërse ka qënë, na lejuan të kemi një pamje pak a shum të sakët mbi përbërjen e saj. Mund pra të themi pa frikë që fjala “Saraj” ish pak e tepruar si për godinën që nrehu Sinan Pasha, ashtu edhe për atë të Zejnel Pashës. Në të vërtetën ishin shtëpija të mbëdhaja, me 25-30 dhoma, mjaft të shëmtuara, që përdoreshin si “Hareme”; ndërsa “Selamlleket” e Sanxhakbeut të kohës Otomane qindronin mbi sheshin e tretë, më të lartë, rreth Kulës së Agajt. Hoborrin e “Sarajevet” e rrethonte një mur. Jashta tij ndodheshin hauret, magazitë, banesat e shërbtorvet, të ushtarvet edhe- simbas gojëthanjës- një Xhami, e ngrehur në kohën e Sulltan Mehmetit II. Mjerisht kurr nuk e cakton dot sot më, se kur qindronte kjo. Disa kalldrema të shtremta e të gremta përshkonin këtë sheshin e parë. Këtu edhe emni “shesh” nuk ësht fort i përshtashëm, se p’se nuk ish aspak i shtruarë, por plot brigje e gropa. A ka qënë ndryshe në kohën e parë; do me thënë deri në vitin 1693 kur u prish e u rrënua Kalaja? Unë, nuk e besoj.

    Midis derës Mbretit që ish hyrja kryesore dhe derës Fshatit shkonte një rrugë mjaft e gjërë edhe ndante pratikisht më dysh Kalán. Në midis kësaj rrugës qindronte dera e katërt “e Pashajt” që hapte “Iç- kalán”, ndarë edhe ajo në dy sheshe, që shtrihen 10-15 metra më lart edhe ndahen nga shesh’i parë me anë të një murit me disa kule të vogla katërçipshe.

    Ky muri paraqitet sot shum i ndryshuar. Ushtrija Italjane e rrënoi mjerisht gjatë punimevet edhe stydimevet që bëri më 1918/19. Mbeturinat e derës të lartpërmendur, të shkallve edhe të kalldremit vjetër u çdukën edhe në vënd të tyre Italjanët ngrehën një murë të that. Në bishtin jugor të këtij murit kalon sot një monopat edhe na shpje në sheshin e dytë.

    Ky sheshi nuk ka as një mbeturinë të ndonjë godine. Ndofta ka qënë për herë i zbrazët, shërbente për ushtrime ose mbledhje edhe sot nuk u paraqit, përveç një kutimit të çuditshëm, asgjë nuk mund të tërheqi vërejtjen e vizituesit. Gojthana- që ka qenë në Kaninë edhe 60 vjet më para- e gjall, na tregon që nga një “tabje” e vogël që qindron mbi murin e rrethimit edhe mbi një shpellë të madhe që hapet 50 metra më posht, “ësht heshur e Shoqja e herojt kombtar edhe prrallor Serb, Marko Kraljviçit, kur i erdhi mandat e vdekjes së Burrit të saj”. Nga pikpamja historike kjo gojthanja nuk ka asnjë mbështetje (5); por tregon sa famë të madhe ka patur kjo Kalaja edhe në rrethin e fëqinjvet t’anë, kurse pasardhsit e sundimit të vënitur Serb në Shqipri (1360-1396) e kanë ndjerë nevojën të lidhin trashgimin e kujtimevet heroike të tyre me muret e saja.

    Dy tre metra më lart nga ky sheshi ngrehesh “Iç- kalaja” e vërtetë, e vjetër, mbi një sheshore më të vogël, që ndahej me anë të një murit nga shesh’i dytë. “Iç- kalaja” nuk ka qënë një kështjel në kuptimin evropjan. Ka qënë një oborr, i mbrojtur nga gjith anët që kish në kandin verior një kulë madhshtore “Kulja e Agajt”. Në kohën e sundimit Otoman kjo ish selamlleku ose zyra e sundimtarit të vëndit, ndërsa në kohrat më të vjetra, ka qënë sigurisht edhe banesa e tij. Kulja ish një godinë katërçipshe, me 20 metra faqe edhe 3 ose 4 pate, me mure që kanë një gjërsi prej 3 metra. Ngjitur qemerin e një derës madhe, që disa vjet më para qindronte ngjitur me kulën, zbritej tre metra më posht me një tabje të vogël që shifte skelën, Vlorën, fushën e Nartës edhe Jallinë. Deri në vitin 1693 shtriheshin mbi këtë tabjen 4 topa viganë. Ishin të tiparit që turqisht quheshin “Balljemez”; italisht “Palla e mezza; jermanisht “Faule Mezze”. Me këta kish fituar namë në kohën e sundimit Otoman Kalaja e Kaninës; eni në se gjylen nuk e hidhnin dot as në buzën e detit, as edhe në Vlorë. Për të dhënë kuptimin e madhsisë tyre, mjafton të përmëndim këtu ato që tha më 1668 Evlija Xhelepiu në “Sejahatnamen’ e tij” kur vizitoi kalán: “Një dervish torollak e ka bërë njërin nga këta topat, banesë për vehte. Natën futet në grykën e topit me gjith dyshekun e me gjith orendit që i nevojiten, mbyll kapakun e topit dhe flë brenda”.

    Në midis sheshores të Iç- kalás gjindet një far soj bimci, veshur me tuvlla. Veçunit e gaditjes saja na lejojn të besojm që ësht bërë në kohën bizantine. Më vonë mund të jét përdorur si stern ose si baruthanë. Pak vjet më para (deri më 1919) qindronin në këtë sheshoren edhe rrënimet e 20 godinave të vogla për ushtarët; sot janë çdukur. Kalaja kish njëzet metra nën derën e Mbretit, një burim me uj pirës, që quhesh “çesma e Haremevet”. Edhe në rast rrethimi të Kalás ky burimi mund deri diku të përdoresh; njerzit e Kalás mund t’i aviteshin, se p’se vendi mbrohesh nga dera e përmëndur, nga kulja e Agajt edhe nga tabja “e djellit”.

    Muret e kësaj Kalás përfaqësojn sot historin mijvjeçare të saj. Në themelet e murit verior gjëjm gurë qikllopikë. Në mënyrën e gaditjes të murit që ndanë sheshin e parë nga shesh’ i dytë dhe i tretë, çquajn veçunit e mjeshtrisë bizantine. Në shumicën e mureve të tjerë çquan dora e pastërvitur e “ustallarve të kohës dekadente Tyrko- Shqiptare” (6).




    1. Ju avita kësaj punës, se p’se Kalaja e Kaninës ka lozur herë mbas here një rol në ngjarjet e rrethit saj. Por çuditrisht tregimi i historisë saja edhe përshkrimi ësht lënë mbas dore nga shkrimtarët e huaj që janë marrë me të kaluarën e vëndit t’onë edhe me përshtrkimin e godinavet të famshme.

    Kalát të Shkodrës, të Drishtit, të Durrsit, të Elbasanit, të Beratit, të Tepelenës kanë paur fatin e interesimit të shkrimtarve edhe të arkeollogve të famshëm, që quheshin Praschniker, Schobert, Patsch, Hahna, Leak, Pouqueville, Anthimos, Aravandinos etj, që na i kanë bërë të njohura me shum hollësira.

    Edhe Kalaja e Kaninës meritonte fatin e një vërejtjes më të kujdesëshme: ka qënë një kështjell’ e njohur në kohën e Bizantinvet, në kohën e sundimtarvet vendës, në kohën e Serbvët edhe të perandorisë Otomane. Edhe ne ata pak burime që po radhojm në këta shënimet ( se p’se flasin mbi Kalán e Kaninës) nuk gjëjm ndonjë stydim të thelluar, por vetëm ndonjë përmendje të rastit. Kujtimet edhe gojthënjet popullore janë harruar me kalimin e kohës edhe sot nuk dimë shum gjëra që i përkasin kësaj Kalás. Por ato që dimë, mjaftojn të na vënë në dukje rëndësinë që ka patur kjo qëndra, ushtarake edhe administrative.

    Prandaj mora guximin të shkroj në ketë mongrafi ato që kam dëgjuar ose kënduar mbi të, me qëllim që të ruhen për brezat e ardhshëm.

    2. Përshkrimin e Kalás edhe të banesavet që qindronin rreth vitit 1818 në të, e kam digjuar më 1900 nga goja e vajzës të Sheh Seitit të Teqes Kaninës. Kjo Zonja ish më at’kohë 92 vjeç; kish qënë mikesha e vajzavet të Sylejman Bej Vlorës (1760-1832), Zonjavet Nasip dhe Shehzade Hanemit që u bënë bashkshortët e Ismail Bej Vlorës (1786-1829) edhe të Beqir Bej Vlorës (1788-1832) e në shoqrinë e tyre kish kaluar në moshën foshnjore shum vjet në “Sarajet” e Kalás.

    Për këtë banesën shif edhe:

    - Qatipxhelepi Haxhi Kallfa: Rumeli ve Bosna- Istanbul- XVII Shek.

    - Georg von Hahn: Albanische Studien- Jena, 1952.

    - Panajot Aravandinos: Kronollogjia this Epiru- VII.II- Athinë 1857.

    - Franz Babinger: Rumelische Sreifen (Komentar zu den Reiseëegen Evlija Xhelepis in Albanien)- Berlin, 1938.

    - Ditar’i shënimevet të Hoxhës Armenit Salih Efendiut- 1757 (në ish bibliothekën e Familjes „VLORA“ në Vlorë: 1944).

    3. Mbi Sarajet e Sinan Pashës shif:

    - Përshkrimin e Evlija Xhelepiut në Sejahetnamen e tij- 1668.

    - Shënimet në: Cronaca degli avvenimenti durante la guerra Turco- Veneta, -1683-1699 (një libër shtypur në Venedik më 1736- në bibliothekën e Familjes “VLORA” në vitin 1944).

    4. Kumona në fjalë ish çdukur mbas bombardimit që pusoj Kalaja në vitin 1920 (qershor) nga ana e fllotës italjane. Thonë, që ësht ruajtur në shtëpin’ e Selman Delos në Kaninë.

    5. Marko Krajleviçi (bir mbreti) ësht bërë- nuk dihet mirë se p’se heroj kombtar i Serbvet, i Bullgarvet, i Kroatvet, i Sllovenvet në vjershtorin’e tyre epike. Veprat e tij nuk çquajn më asnjë mënyrë. Ndofta ka qënë një burr’i pashëm, trim, bujar edhe përfaqsonte nga kjo pikpamje idealin e prijsit të këtyre popujve Sllav. Ka lindur rreth vitit 1335 në Metohie (Kosovë) si djal i mbretit Serb Vukashinit. Më 1361 u ndodh në Raguzhë si përfaqësues’i mbretit Urosh. Më 1371 i vdiq i ati edhe u bë vet mbret. Por vëndi i tij ish rrethuar nga armiq të fort. Ju nënshtrua, pra, Sulltan Bajezidit I, u vendos nën mbrojën e tij në Perlep edhe kur Sulltani hapi luftë kundra Vojvodit Vllah Jan Mirçea, e shoqroi me njerzit e tij edhe u vra më 10-10-1394 në betejën e Rovinës. Emri i tij përmëndet (si armik i çquarë) edhe në eposin popullor Shqiptar; të “Mujos dhe të Halilit”.

    Me Kalán e Kaninës s’ka të bëjë as Marko Krajleviçi, as dhe e Shoqja që ka qënë vajza e një Princit (?) Sllav Maqedonas.

    6. Vizatimet që janë përdorur në këtë mongrafinë, kan dalë nga dora: 6a- 6b, të drejtorit të minjerës së Selenicës (Vlorë), Inxh. Barthelemy-ut në vitin 1884, ndersa 6c ësht një vizatim i Inxh. L. Beccalli, bërë në vitin 1906.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kalaja e Kaninës (II)

    Nga Ekrem Vlora


    Kaptin’e e IItë: Historija e saj


    a) Në Kohën e Lasht

    Besoj, se vendi sundues, kuse qindronte kjo Kalaja- 379 metra mbi faqen e detit- ka tërhequr për herë vërejtjen e njerzvet. Këtu janë vendosur probabilisht, që në kohat më të lashta të historisë banorët e parë të Kaninës. Këtu kan qenë të mbrojtur nga natyra e vendit: kishin ajr dhe uj të mirë. Syri ju pushtonte me nji shikim, një rreth toksor dhe detar aq të gjërë, sa që nevojiteshin dy ditë udhtim për t’ja mërritur fundit. S’kish mik ose armik që mund t’i avitesh Kalás, pa u parë nga rojet.

    Disa gurë qikllopikë që jan gjetur në themelet e “Kulës Agajt” e disa murishte nga koha e Ilirvet, që u zbuluan më 1918 në sheshin e vogël të “Sofallekut” (mbi Teqen) kuse qindronte dikur Qisha edhe Manastiri i Shëm-risë, dëshmojn që ky vendi ka qënë i banuarë edhe i forcuarë nga ster-stergjyshrit t’anë.

    Mjerisht këto mbeturinat e pakta që nuk mjaftojn për të na ndriçuar, mbi ç’ka qënë Kanina në kohat e lashta. Burimet Grek e Rromak heshtin mbi Kaninën. Nuk i përmendin as emnin. Ndofta të tre qytetet me rëndësi (Aulon- Orikum- Amanthia) që ndodheshin në rrethin e saj, nuk i lanë radhë edhe mundësië të zhvillohesh me një suazë aq të ngusht. Më anë tjatër edhe Kanina nuk kish as një cilsië natyrore për t’u bërë një qendër e banuar: nuk qindronte mbi buzën e detit ose mbi kryqzimin e rrugavet kryesore, - ish vetëm një vend i mbrojtur, me veçunitë që kan patur vendet kësodore në kohën e mesme. Prandaj nuk u zgjërua e nuk lulzoj dot në kohën e kullturës klasike; mbeti përherë nji katund i vogël dhe i mënjanuar.

    Emni i Kaninës ndihet vetëm mbasi u rrënuanë qytetet e lartpërmendur edhe rëndësia e tyre u çduk në dyndjet e para të kohës mesme.

    Kanina ësht pra pjellja e kësaj kohës edhe del në shesh mbas vitit 1000.


    b) Në Kohën e Mesme

    Lajmet e para mbi Kalan e Kaninës na i japin disa Shkrimtar Bizantin në shekullin e X pas Krishtit (7). Por në shekullin e XII, Kanina hynë me një herë në radhën e vendeve Shqiptare me rëndësië mbi buzdetin e Adriatikut. E përmendin dekretet e Perandorvet Bizantin, radhoret edhe përshkrimet e Ipeshkvivet edhe shum kronika Bizantine, Sllave, Napoletane edhe Raguzheje. E përmend edhe “eposi frëng” La Chanson de Roland, në rrokjet 3228/38, me emnin e çuditshëm “Kështjella e Kananit” (8).

    Kush e mblodhi vall rreth 800/900-dës njerzinë mbi ato çukat që përmbajn sot fshatin e Kaninës?

    Në radhën e parë- Halli!

    Që nga shekulli i VI e deri në shekullin e XI, fushat edhe buzdeti në këmb të këtyre malishtevet, ishin bërë sheshi i harakopjes të kusarvet të tokës edhe të ujit. Dyndjet e popujvet barbar, që përmbytnin ç’do dy tre vjet Shqiprinë, kishin rrënuar edhe çdukur njërin mbas tjatrin qytetet Aulon (Vlorën e vjetër që qindronte mbi gadishullat e Zvërnecit)- Orikum (në Pasha Liman) edhe kishin detyruar një pjesë të madhe të banorvet tyre të çpërndaheshin në të katër anët për të kërkuarë streh edhe shpëtim në vendet, kuse vet natyra e tokës përbënte një mbroje.

    Në këtë radhë hynte edhe Kanina, që strehoj shum të arratisur: nga Auloni, ndofta nga Orikumi, por sigurisht nga gjith ato shtëpijat bujqsore që qindronin të vetmuara në midis kopshtevet, ullishtevet edhe vneshtavet mbi kodrinat rreth Vlorës sotme (psh në Mesovune) edhe quheshin “vil-le” (9). Kujdesia e parë e njerzve që u mblodhën mbi kodrinat e Kaninës, të trembur nga mjerimet që pusuan, ka qen sigurisht pregaditja e një vendit të mbrojtur e të rrethuar me mure. Kështu lindi në kohën Bizantine pjesa e kalas që përmbledh (sheshin nr. 2 dhe nr. 3) Iç-kalan. Gojthanja e vendit na tregon që pak a shumë në ate kohë u gadit (në shekullin e VII?) mbi themelet e një Faltores vjetër, “në të cilën njerzija i lutesh Djellit hyenor”, Qisha edhe Manastiri i Shëm- risë (10). Kalaja u bë me kohë qendra ushtarake edhe administrative e një rrethit gjërë edhe Manastiri qendra fetare e Krahinës Vlorës. Fati i të dyjave mbeti ngushtësisht i lidhur gjat shum shekujve.

    Mjerisht nuk e dimë, se si u zhvillua Katundi i Kaninës në 2-3 shekujt e parë të jetës së tij; si e përballoj ose ç’pusoj nga turrimet e armiqve në të cilët hasi. Nuk kemi trashguar as një mbeturinë që mund të na ndriçoj në errësinë që mbulon këtë kohën fillestare të Katundit, të Kalás e të Qishës në fjalë. Por besoj se masat edhe sasitë e tyre do ken qen edhe në Kaninë, si kudo në Shqiprië, fort të kufizuara. Në Kala kish ndofta 50/60 shtëpia të vogla- përdhe-, edhe shum më të pakta do ken qen ato që grumbulloheshin rreth Qishës edhe Manastirit. Nën sundimin e Perandorisë së Bizansit, më një cep të harruar të asaj suazës gjërë, pëherë i kërcnuar qindronte ky katundi në hijen e një kalas pa ndonjë vlerë ushtarake, edhe ish strehu i disa të çpërngulurve fatkeq.

    Mirë po gadal nga dalë dolli edhe Kanina nga mjegulli i harrimit edhe i heshtjes historike: në vitin 1018 disa shkrime Qishtare e zenë në gojë: Kaninën, Kalan edhe Qishën e saj. Kuptohet kështu që, Qisha kish fituar ndërkohë një rëndësië të posatshme në rrethin e Ipeshkvisë të Orikumit: ish bërë selia e një Arkimandritit, kish një Epitrop edhe disa pasunira toksore.

    Gjat dy luftravet që bëri perandori i Bizansit Aleks’i I (1081-1118) kundra Normanvet të Siqilisë, kalaja e Kaninës përmendet në shum shkrime të kohës, si domos në lidhje me shkarkimin e ushtrisë të Beomondit në Vlorë (Prill 1081). Anna Komnena, vajza e Perandorit na thot, në jetshkrimin e të atit që ka përpilluar, (Aleksiade) që fuqit e Beomondit ishin një pararojë e ushtrisë Normane (12). Me gjith këtë kjo pararoja e vogël mundi të pushtoj brënda një muaj Vlorën, Kaninën, Orikumin, edhe mundi të shtyhet, tue kaluar nga Tepelena, nga lugina e lumit Kardhiqit, nga qafa e Skerficës, në fushën e Delvinës edhe të hedhi në dorë kalan e vogël të Vagalatit edhe qytetin e Butrintos.

    I ati i Beomondit, Robert Guiskardi, erdhi 6 javë më vonë në tokën Shqiptare. Bab e Bir u kujdesuan me një herë për fortsimin e Kalas Kaninës, shtruan vendin tue i dhënë datën njerzvet, me rrenime, me përdhunime, me plaçkitje të tmerrshme, por edhe me marrëveshje (në Kurvelesh p.sh), edhe krijuan në gjirin e Orikumit (Pasha Liman) bazën e parë detare. Kronisti i kohës Roberto Malaterra na thot: “pars classis applicat in portum qui Herico dicitur” (13).

    Ç’ka qen vall shkaku i vërtetë i kësaj fitorisë së shpejt Normane?

    Pikë së pari qindrimi i popullsisë të vendit kundrejt sundimit bizantin: Populli ish fort i mërzitur nga sipërmarsit e të dhjetavet, nga rëndimi i taksavet edhe i angarijevet arbitrare. Dëshronte verbasi si e si një ndryshim! Mbas andaj edhe besnikria e ushtrisë bizantine (fort e pakët në Vlorë, në Kaninë, në Orikum, në Butrinto) ish e tronditur që me kohë nga lojnet dredharakeqë kish bërë kundra Perandorit, Sebastosi, (kumandant’i ushtrisë) i Themes të Durrsit (Guvernatorit) Gjergje Monomakatos-i; ky kish qitur përherë kleçka për të mos ndihmuar Aleksin në përpjekjet e tija. Vërtetë ësht që perandori e zevëndsoj më së fundi këtë njerin’ e pabesueshëm me Gjergj Paleologun, Kunatin e vet; por krimbi i dyshimit kish hyrë si në ushtarët ashtu edhe në oficerët edhe ju kish prerë vullnetin e qindrimit edhe besimin në fatin e Perandorisë (14).

    Prova më e mirë për gjith këto që thamë, ësht fakti që në vitin e dytë të luftës (1082) ndryshoj, me qindrimin e popullit dhe të ushtrisë, që u penduan nga besimi që i dhanë pushtuesit, edhe fati i luftës: Robert Guiskardi dhe Beomondi hasën në vështirsina të mbëdhaja për zgjërimin e fushatës tyre luftarake.

    Sundimi i Normanvet mbi tokën Shqiptare nuk vazhdoj shum kohë. Si valat që përthyhen mbi buzdetin, që venë e vinë, ashtu erdhi dhe iku ky pushtim i huaj. Por në disa vende, si në Durrës, në Vlorë, në Kaninë, u zgjat pak më tepër edhe la në Mbretrin’ e Napolit, pasardhsve të Normanvet, trashgimin e interesimit për punët e Shqiprisë.

    Ndërkohë, ish- zotuesit e vendit, Bizantinët, u rikëthyenë në Shqiprië; edhe kur më 1204 kryqbartësit Evropjan e rrënuan Perandorinë edhe i pjestuan midis tyre tokat e saja Ballkanike, pjesa më e madhja e Shqiprisë i mbeti Dhespotatit të Epirit, që ndonse ish një shtet që përbëhesh në 75 %-ën e tij nga elementa etnikë dhe gjeografikë Shqiptare, ruajti nën drejtimin e dinastisë sunduesë gjith veçunitë bizantine në vëndin t’onë. Vlora dhe Kanina u bënë pasunia e këtij Dhespotatit. Por nevoja për miqsira edhe gjinira përkrahëse e detyroj Dhespotin Mihalin e II të martoj të bijën, Elenën, me Mbretin e Napolit dhe të Siqilisë, Manfred Hohenstaufenin (1258-1266). Vajzës tij Dhespoti i dha si pajë një pjesë të tokavet që kishin zotuar dikur Normanët: Durrsin, Vlorën dhe Kaninën. Në Kala u vendos prap një Kumandan (Kastellan) i ardhur nga Italia edhe prap u vërtetua parimi: që kurdoherë dobsohet fuqia përmbledhse qendrore në gadishullin Ballkanik, bje vet vetiu si pasojë, zgjërimin e fuqivet detare nga përtej Adriatikut.

    Mirë po edhe mbretrimi i Manfred Hohenstaufenit në këto viset e Shqiprisë nuk u zgjat. Sundues’i ri i Italisë Jugore Karl’i I Anzhu, mbasi i mori kryet Mafredit, i mori edhe trashgimin. Mirë po në Shqiprië hasi në fillim në disa vështirsina për të hedhur në dorë pikrisht Kalan’ e Kaninës.

    Në kala ish më at’kohë Kumandan (Kastellan), i emnuar nga Manfred Hohenstaufeni, Jacques De Baligny, që sundonte në Krahinën e Vlorës si në pasunin’ e vet. Në fillim ky nuk deshi t’i përungjet vrasësit të Mbretit të tij, edhe nuk i dorzoj Kalan. U detyrua pak kohë më vonë Karli të hy në marrëveshje me të edhe t’i lishoj “për gjat jetës tij” si pronë të jashtzakonshme edhe të privilegjuara “castrum Canine, Caninam et Avellonam” me shumë Arhondira të tjera në rrethin e Vlorës (15).

    Qindrimi i Jacques de Baligny-ut në Kaninë e në Vlorë nuk vazhdoj shum. Tre vjet mbas vërtetimit të dhuratës që i bëri Mbreti Karl, aji u largua nga Shqipria (1274). Nuk dihet nëse u largua për arsye vetjake ose politike. Fakti ësht, që ç’këmbeu me një Italjan në shërbimin e Anxhovinvet pasunit që kish në Shqiprië me disa toka në rrethin e Barit edhe në Basilikata, edhe iku (16).

    Në Kalan e Kaninës, Kastellani banonte probabilisht në “Kulen e Agajt”. Godinë, sikundër se thamë e thjesht e deri diku e ngusht, edhe për një zotnië të asaj kohës.

    Por çudië ësht fati i Shqiprisë! Normanët e si domos Anxhovinët që kan lën kudo që kan vajtur vepra madhështore, pallate, Kalara, Kështjella, Qisha, që edhe sot shkaktojn habin’e botës, në Shqiprië, kuse këta të fundit qindruan, me ndërprerje, mjaft kohë “në Durrës, që më 1271 e deri më 1372, në Vlorë- Kaninë, që më 1272 e deri më 1296”, nuk kan lën asnjë kujtim të sundimit tyre. Se p’se, disa meremetime në muret rrethuëse të Durrsit e të Kalasë të Kaninës mbas tërmetit math që ra në Mars të vitit 1273 (17), nuk mund të quhen shenjat e dejta të qindrimit tyre në Shqiprië. Vetëm Tabja e bardhë në Durrës kundrejt limanit, ngjitur në murin e qytetit “turris magistra”, dëshmon edhe sot që Anxhovinët dinin- kur donin- të ngrehnin vepra jo vetëm madhështore, por edhe të hijshme.

    Në Kalan’ e Kaninës u emnuan pas Jacques de Baligny-ut edhe 7 Kastellan të tjerë që qeverritën vëndin në namë të Anxhovinvet që në vitin 1284 (18). Mbas kësaj datës punët e Mbretit të Napolit në Vlorë e në rrethin e saj filluan të keqsohen, edhe nuk sundoj dot më zyrtarisht ndonjë Kastellan në Kaninë (19).





    7. Chronique des moines Grecs Proclos et Comnenos de Janina- Parthey: Notitae episcopatum- Dr. Konstatin Jireçek: Valona im Mittelalter: Illyrisch Albanische Forschungen, VII. I- Farlati: Illyricum sacrum- Venedig 1871.

    8. Ky emni i çuditshëm që tingllon si aji i krahinës në Palestinë, nuk qindron i vetmuar në shkrimet e Kohës Mesme. Vjerzhtori i panjohur i “Chanson de Rolandit” ndërlikoj edhe emnin e qytetit Oricum (Shqip: Erikua; Italisht: Porto Raguzeo; Sllavisht: Tyrqisht: Pasha Liman) me atë të një qytetit në Palestinë edhe e quajti “Jeriho”. Njerzit e asaj kohës të errësinës dijetare nuk i dallonin dot emnat e ri që digjonin me ata që kishin mbesuar nga Ungjilli, kurse ju përngjanin.

    9. Dr. Konstantin Jireçek: Valona im Mittelalter aus: Illyrisch Albanische Forschungen- Ludwig v. Thalloczy- B. I- 1916. – Evlija Xhelepi: Sejahatname- V. III- 1668.

    10. Georg v. Hahn: Albanische Studien- Jena 1852. – Hammer Burgstal: Geschichte des Osmanischen Reiches- Prof. Karl Patsch: Das Sandchak Berat in Albanien, Archeologische Studien- Wien 1896- Vëreni= (Djelli hynor) = (Sol invictus) përmënd kujtimin e “fesë zyrtare” nën perandorët Ilirjan të Rromës- 274 pas L. Kr.

    12. Ana Komnena: Aleksiade- 1140- Dott.sa Maria D’Aguanno: I primi due anni della spedizione di Roberto il Guiscardo in Albania – Universitá di Palermo 1953.

    13. Ç’kan qenë fuqitë Normane që pushtuan me një shpejtësi të çuditshme buzdetin e Shqiprisë? Në burimet e ndryshëm që trajtojn këtë ngjarjen mendimet kundërshtohen:

    Ana Komnena (në Aleksiade) shkron që ushtria Normane që u shkarkua në Shqiprië mërrinte në 30.000 vet; Kronisti i asaj kohës Pieter Diakono, në R.I.S III fletë 49, na thot që paskan qenë 15.000. Oderico Vitale kap. VII, fletë 170, kujton se kan qenë 10.000. gjith këtyre thënjevet i kundërshton Roberto Malaterra në: De rebus et gestis Rogeri Comitis, lib. III, fletë 24, që na jep hollsira më të besuëshme. Aji shkron që pararoja e Boemondit nuk kish më tepër nga 1500 vetave, ndërsa ushtria e Robert Guiskardit paska patur një fuqië kalorse Normane prej 1300 veta, të zgjedhur, edhe 5/6000 këmbësor, të përmbledhur nga paria luftarake e popullsisë të Italisë Jugore. Mirë po edhe këta do ken qenë luftar të radhës parë, se përndryshe nuk shpjegohen fitoritë Normane. Me gjith këtë, Ana Komnena shkron me përbuzje armiqsore (në Aleksiade: I-14-I) “... Kemi hasur në luftë në djem të rinj, në foshnje edhe në pleq të mjeruem, në njerz që nuk kishin parë as në ëndërr arm me sy, të mveshur e të shtërnguar në hekra....” Këto thënjet shkruar me frymë partijake na detyrojn të besojm më tepër fjalët e Roberto Malaterres.

    14. Më një kronik anonime të kohës “Breve cronaca Normanna” na e provon këtë: përpillues’i saj i panjohur tregon një ngjarje të tmerrshme që i përket pushtimit të Kalas Kaninës nga ana e Beomondit: “Kur shkarkoj në fillim të prillit 1081 pararoja Normane në buzdetin e Uj të Ftohtit (Krio-neró) edhe hyri pa hasur më ndonjë kundërshtim në Vlorë, në Kalan e Kaninës kumandonte një trim “Bizantin”. Nuk e dim në ish Grek, Shqiptar ose Kuco- Vllah. Dimë vetëm që e shoqja ish e bija e një Arhondit Grek nga Janina. Mirë po aji trimi nuk deshi ta dorëzoj Kalan, ndonse ushtrinë e kish fort të pakët edhe i mungonin ushqimet. Për ta shtërnguar, Boemondi e rrethoj që së largu edhe ndaloj popullin t’i jepte ndihma, tue e trëmbur me përdhunime të pa tregueshëm. Ndofta çoj brënda edhe njerz që ju tronditën rojevet edhe banorvet qëndrimin, me kërcënime edhe me premtime. Këta binden në radhën e parë të shoqen e Kumandantit edhe disa Oficer, që të mënjanonin Kumandantin edhe të dorëzonin Kalanë.

    Një natë kurse ishin dukur në Gjirin e Vlorës anijet e para të fllotës Normane, e tue parë që këmngulja e burrit po i vinte në rrezik jetën njerzisë, Gruaja dhe Oficerët e vranë Kumandantin dhe në mëngjes ja dorëzuan kokën, bashk me çelset e Kalas, Boemondit. Por dy tri ditë më vonë, kur mërriti i Ati, Robert Guiskardi, u neverit nga kjo poshtria, dha urdhër t’a burgosin Zonjën më një Manastir (ndofta në Manastirin e vogël, sot i rrënuar përanë Qishës Bizantine në Ishullin e Zvërnecit, në Liqenin e Nartës). Kështu thot edhe Dhimitri Kamatjanos-i Metropoliti i Ohrisë më 1230 në kronikën e tij.

    15. Acta Albaniae: I, fletë 236.

    - Arhondit në fjalë, ishin çifliqe të privilegjuar të asaj kohës. Në Krahinën e Vlorës kish: dy në Topallti (në kohën e Perandorisë otomane këto quheshin Timari i Mëkatit dhe Timari i Grabjanit); dy ose tre në Luginën e Shushicës; ndërsa gjith Krahina e Dukatit ish një Arhondi në të cilën banorët kishin marr tokat nga qeverria në Emfitenzis (me qira të perjetshme edhe të preme) edhe mvareshin pra nga qeverria e vëndit ose nga aji që e kish marr si pron të privilegjuar (“feudo” në kohën e Anxhovinvet edhe të Aragonezvet) (Arpallek- mukatea në kohën e Perandorisë Otomane).

    - Në at’kohë tokat e Myzeqesë vogël nuk ishin ende mbathur; arat mbaronin në fund të Bishanit që ish një Qefallohor (Katund’i lirë) edhe njëkohësisht liman detar në grykën e Vjosës; Narta nuk ekzistonte; liqen’i saj (Balta de Avallona) nuk ish ende formuar; në vëndet e lartpërmendura kish fort pak banor edhe as një çiflik. U krijuan më vonë nga sundimtarët e vëndit; në kohën e Principatavet Shqiptare (?) (1300- 1450) ose në kohën e Perandorisë Otomane.

    16. Acta Albaniae” I, fletë 93.

    17. Përshkrimi i tërmetit gjindet në shum dokumente të Napolit. Veçanrisht në librin e historieshkruesit Grek të asaj kohe “Pahimeres”.

    18. Për emnat edhe jetshkrimin e tyre: shif Prof. Kristopoulos: Chronologie Albanaise, Athenes.

    19. Disa përçapje që u bënë, me qëllimin të hidhnin Anxhovinët prap në dorë këto vendet, nuk dhanë ndonjë përfundim. Më 1328 dekretoj Filipi, Princi i Tarantos- Guvernatorin e Korfuzit- Raymond de Termes-in- Comes Belogradi, Avallone et Canine-, me urdhër që ti pushtonte këto qytetet, por edhe nga ky hovi i mbramë nuk dolli gjë.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kalaja e Kaninės (III)

    Nga Ekrem Vlora


    c) Nė Kohėn e Mesme


    Ndėrkohė punėt nė Shqipriė u koklavitėn edhe mė tepėr. Me ēdukjen e hijes perandorake tė Bizansit, me dobsimin e fuqisė vepruese tė disa Dhespotve nė Janinė, tokat e Shqiprisė u bėn sheshi i harakopjes tė gjith atyre, qė nė trubullimet kėrkonin nam, famė edhe fitoriė tė leht. Filloj kėshtu ajo koha e tmerrshme e sundimevet krahinore, qė me tė drejt cilsohet edhe sot nė gojėn e popullit “koha e zallamatahisė”, e qė vazhdoj deri ditėn e ardhjes sė Tyrqvet.

    Perandori i Bizansit, Mihal Paleollogu, luftar’i pa lodhur edhe rikriues’i njisisė perandorake e kish ngushtuar fort nė kėto rrethanat zotnimin e Anxhovinvet nė Shqipriė. Me 1274 ju mori Beratin, mė 1281 ju prishi nė afriė tė kėtij qytetit ushtrinė: Berati, Spinarēa, Vlora edhe Kanina ranė e mbetėn pra nė dorėn e Bizantinvet, qė hynė kėshtu me pushtimet e tyre tė reja si njė pylk, nė midis tokavet serbe edhe Anxhovine mė njė anė, edhe tė tokavet tė Dhespotatit tė Epirit, mė anė tjatėr; kėshtu u shtua hutimi i popullit tė shkret, qė nuk dinte mė nga t’ja mbante.

    Mė nė fund Perandori Androniku i III (1296- 1341) e siguroj kėtė sundimin bizantin edhe deri diku qetsinė, mbi buzdetin e Adriatikut me bashkimin e Dhespotatit tė Epirit me Perandorinė. Dokumentat e kėsaj kohės na thonė qė nė Kalan’e Kaninės atėherė kumandonte njė oficer bizantin; nė Vlorė qindronin disa nėnpunsa tė lart: njė Qefali (Kapedan), njė Prokathemenos (Kryetar gjyqi) edhe njė Protontinus (Drejtor policije) etj., ndėrsa Guvernatori i Themes banonte nė Kalan’ e Beratit. Fshati i Kaninės ish zgjėruar shum, ish bėr qytet; kish (simbas gojthanjes edhe simbas mbeturinavet qė janė zbuluar) 6/700 shtėpiė, qė shtriheshin mbi faqen e malit nė kėmb tė Shashicės edhe pėrmbi Ujin e Ftohtė (Krio- Nero); kish 6/7 Qisha pėrveē asaj tė Shėmrisė. Por ēuditrisht edhe atėherė nuk kish treg edhe dugaj. Njerzit zbrisnin nė Vlorė pėr shitblerjet e tyre. Kudo kish burime edhe kroje; se mal’i Shashicės ish mbuluarė anė e mbanė me pyll, ndėrsa mbi kodrinat rreth Kaninės lulzonin pemurinat edhe gjelbronin vneshtat. Mjerish kėsaj gjendjes tė lumnueshme i dha fund vėllavrasja qė plasi nė Bizans. Se p’se nga kėto trazirat pėrfituan me njė herė Serbrit edhe shpėrthyen njė sulm kundra zotimit Bizantin nė Shqipriė. Nė Qershor tė vitit 1345 Serbrit pushtuan Vlorėn (20). Me 1345 ose ’46, do me thėnė pak kohė mė vonė hodhėn nė dorė Beratin edhe Kaninė (21) dhe vendosėn nė kėto qendrat qeverrimin Serb. Kėtė na e provon edhe njė dokument me datė 17 Gusht 1347 me tė cilin Cari Shtefan Dushani vėrteton qė tre qytetar tė Raguzės: Nikolla Lukariēi, Marin Drziēi, edhe Domanja Galebiēi, qė kishin patur sipėrmarrjen e doganės Sqelės (Vlorės edhe Kaninės) gjat 2 vjetve, kan paguar tansisht qiranė (22).

    Car Shetfan Dushani emnoj Dhespot nė Berat, Vlorė edhe Kaninė vėllan’ e Carit tė Bullgarisė edhe tė Caricės Helena tė Serbisė, Jan Komnen Azenin; ky qindroj herė nė kalan e Beratit e herė nė atė tė Kaninės qė me 1350 e deri mė 1263 (23). Me 1353 priti nė Kalan e Kaninės, i rrethuar nga paria e vendit, njė dėrgatė tė Venedikut, qė i dorzoj “magnificus vir dominus Johannes Comninos Assanis, Romanie despotus” dekretin e “qytetarisė- nderit tė Republikės Shėn Markut”. Ky burr’i ēquar vdiq probabilisht nė Kaninė nga murtaja qė ra mė 1363.

    Parardhės’i tij (sigurisht ka qen far e fis me te, por ndofta ish edhe i biri) qė quhesh Leka u vendos nė Kaninė. Nė dokumenta qė kemi, pėrmendet si “Gospodin i Vlorė dhe i Kaninės”. Nė vitin 1368 dėrgoj nė Raguzhė njė besnikun e tij, Qir Dhimon edhe e luti atė bashkėsinė qytetare t’a pranoj “si vėlla”. Raguzha e pranoj kėtė kėrkesėn edhe ngarkoj pėrfaqėsuesin e saj nė Vlorė, Zotin Nikolla Kubuziēin t’i parrė Gospodinit betimin e besnikrisė (24).

    “Nė matkėn e kulės nė kalan’e Kaninės u mblodhėn tė parėt e Krahinės edhe tė qytetit. Segretari (Logofeti) Gjurica, hartoj “sllavisht”, aktin e betimit qė u fal e u nėnshkrua nga Leka (Aleksandėr Komnen Azeni); 15 dėshmues e vėrtetuan nėnshkrimin e tij”. Tue gjykuar si mbas emnavet tyre qė gjenden nė atė dokument, tė nėnshkruarit kan qenė Sllav, Shqiptar edhe Grek. Ndėr ta ēquajn emnat e Vojvodės Prodan, tė Qefalisė Vlorės Mikleush, tė Qefalisė Kaninės Branilo Kastriota, (sigurisht ish nga fisi i herojt t’onė kombtar, por ndofta edhe gjysh’i tij), etj (25). Vlora dhe Kanina kishin hyrė thellėsisht nė suazėn e botės sllave edhe nuk mund tė mohonet qė fuqija e saj tėrheqse po e shlyente mė kėtė kohė influencėn Greko- Bizantine si nė lamėn politike edhe nė atė kullturore.

    Nė vitin 1372 zotonte Vlorėn edhe Kaninės Ballsha Balēiēi; ish njeri nga tė tre vėllaznit e derės BALLSHENJVET. Dokumentat historike qė kemi mbi te (26) na e tregojn si i pakėt nga mendja, por trim me vulė. Vlorėn dhe Kaninės ja kish prur “si pajė” e shoqja Komnena, qė ish vajza e Dhespotit Janit tė Beratit e tė Vlorės. Nga dekretet e tij qė kemi nė dorė kuptohet qė aji ka shkruar sllavisht edhe i ka nėnshkruar nė Kaninė, nė Lesh, nė Tivar me njė titull tė vet-ēpikur “Duka Draēi”. Me 18 shtator 1385 u vra mė njė pėrpjekje kundra njė grupit kalorės tyrq nė fushėn e Frakullės (27). E veja e Ballshės Komnena mundi atėhere mezi ta shpėtoj vendin nga Tyrqit. Kėrkoj pra tė hy nė mbrojėn e Venedikut, por nuk mundi t’a realizoj kėtė qėllimin. Vetėm nė vitin 1389/90 mundi tė verė njė pjesė tė pasunisė saj (Sazanin edhe Kulėn Pirgos- nė kenetėn e Solit “Qisha e Laēenjve” afėr Grykės Semanit) nėn mbrojėn e Republikės tė Shėn Markut (28).

    Komnena kish njė vajzė tė vetme qė quhesh Rugjina, nan’e e bij jetonin nė Kalan’e Kaninės. Gojthanja e vendit tregon edhe sot qė rreth Kulės Agajt “kishin ngrehur njė pallat (?) madhshtor”. Mund qė banesa nė fjalė tė jet shtuar mė atė kohė me disa godina rreth e rrotull; por pėr “pallate”, as koha as edhe mundėsit e Komnenės nuk ishin tė pėrshtatshme.

    Dy tre qind trima ishin gjithsej fuqija e armatosur qė kishin kėto dy zonjat. Herė mbas here i kėrcnonin turrimet e Tyrqvet grabitės qė derdheshin nga Maqedonia mbi fushat e Myzeqesė; vazhdimisht i kėrcėnonte lakmija e far’e fisit tyre nė Berat qė donin, “pėr t’i mbrojtur” t’i transferonin n’atė qytet e t’ju rrėmbenin pasuninė. Duhesh, pra, njė “burr” pėr vajzėn, njė burr qė t’ju dilte pėr zot.

    E zgjodhėn me kujdesiė, nė midis far’e fisit edhe tė gjinisė tyre; mė sė fundi e gjetėn: vendosėn me 1391 t’a martojn Rugjinėn me Mrksha Zarkoviēin (29); ky ish djali i Kryetarit tė Krahinės Zetės nė Malin e Zi, Zharko Mrkshiēit (1356- 1357). Dokumentat e kohės nė Raguzhė e pėrmendin si “Sarcus, baro domini regis Raxie”. Ish nga njė der e parė, soj trimi; kish gjiniė me Mbretėr e me Princa Serb edhe me Perandoreshėn e Bizansit. Ish i pashėm e deri diku i pasur, por si njeri ju doli kallp. Ndofta, edhe barrat qė fati edhe rrethanet i ngarkuan, ishin tepėr tė rėnda.

    Mrksha ish njė njeri i shkathėt, llafė shum, kranr edhe ndonjė herė nopran; por nuk kish as zemrėn as edhe palcėn e trimit; kur binte ngusht i dridheshin leqet e trurit edhe tė krahut. Nė krahasim me tė, tė dy Zonjat, Komnena edhe Rugjina, ishin trimnesha. Mirė po, kėtė herė shtėrgata qė po ju avitesh, e kalonte fuqinė pėrballuese njerzore.

    Fitoret e Sulltan Bajezidit I (1389- 1403) nė suazėn ballkanike nuk lejonin mė asnjė dyshim, qė ndonjė ditė, edhe Kalas Kaninės, do i vinte radha t’i ēelte dyerėt pushtuesit ngadhnues Tyrk. Tue paraparė kėtė fatkeqsinė qė mund t’i ngjante, Komnena ngarkoj Ipeshin e Vlorės “quidam episcopus Albaniae” tė shkonte nė Venedik edhe t’i parashtronte Republikės Shėn Markut proponimin e shitjes tė vendevet qė ajo zotonte nė Shqipriė. Komnena theksonte nė letrėn qė i dėrgoj Senatit, qė vendet e saja “loca que sunt quator, silicet Avalona, Canina, Cimera (Himara) et turrit Pirgi” i jepnin njė tė ardhur vjetore prej 9000 dukata ari. Kėto ajo ish gati t’ja lėshonte Venedikut, po qe se i sigurohej njė e ardhur prej 7000 dukata nė Itali (30). Nė Venedik i dėrguari i Komnenės u prit edhe u pėrcoll vetėm me fjalė tė mira; misjon’i tij nuk dha asnjė pėrfundim. Kur vdiq Komnena mė 1396 nė Kalan’e Kaninės, i dhėndri “dominus Merxa” e pėrsėriti kėtė proponimin edhe shum herė tė tjera (31), deri sa, fitoria e Timur-it mbi ushtrinė e Sulltan Bajezidit (1402) nė betejėn e Ankaras, e largoj edhe e lehtėsoj pėrkohėsisht rrezikun Tyrk qė kėrcnonte Shqiprinė.

    Nė proponimet e shitjes qė i bėri Mrksha Venedikut pėrfshinte edhe Beratin (?), sa do qė nuk e kish aspak nė zotimin e vet; “por bujarisht” nuk kėrkoj ndonjė “shtesė pensjoni” pėr kėtė “tepricė”!

    Mrksha pėrmendet nė aktet qė i pėrkasin, si “Gospodin-Qir-ose Domunis Acellonae et Caninae”. Letrat e tija janė shkruar serbisht edhe janė nė shumicė datuar me mbishkrimin “u Kul Kaninskoj”. Segretarija e tij pėrbėhesh nga Protonatori Jani edhe nga Segretari Dhimitar. Mrksha ish qytetar nderi i Venedikut edhe i Raguzhės. Gjuha ndonjė zyrtare qė pėrdoresh nė kala edhe nė zyrat qeverritare ish serbishtja; ndonjė herė edhe greqishtja; fort rrall llatinishtja. Nė rrethin e tij pėrmenden si nėnpunės ose pariė: Davidi, Miralija, Gjergj Kavadeviēi, Kosta Bardhi, Jani Janjetiēi etj. Nuk e besoj qė Mrksha tė dinte Shqip, ndėrsa Zonjat (Komnena edhe Rugjina) e dinin sigurisht gjuhėn e vendit.

    Radhatori i tė huajvet nė bashkinė e Raguzhės na thot, qė Mrksha ka qindruar mė 1412 disa kohė nė at’qytet. Ka vdekur rreth vitit 1414, ndofta nė Italiė, se p’se nuk i pėlqente fort qindrimi nė Kalan’e Kaninės.

    Mė 1415/16 e veja e tij, Rugjina i proponoj prap Republikės Shėn Markut shitjen e pasunisė saja, por kėtė herė gjithsej pėr 10.000 dukata nė dorė, me konditė, qė nga kjo shitja tė pėrjashtoheshin Kulja e Pirgos edhe dy ēifliqe nė rrethin e saj qė i jepnin njė tė ardhur prej 1000 dukata nė vjet. Mirė po prap Venediku e pėrcolli Rugjinėn me fjalė tė kota (32).

    Mospranimi i kėtyre proponimeve kish arsye tė forta ekonomike, ushtarake edhe politike: Venediku druante nga shpenximet qė nevojiteshin pėr qeverrimin e kėtyre vendeve; limani i brendshėm i Vlorės (Bogazi) kish filluarė tė mbathesh edhe hyrja e tij nuk ishin mė e pėrdorshme pėr kalimin e anijevet tė rėnda; mė sė fundi Venediku nuk done mė atė kohė tė egėrsonte edhe mė tepėr Tyrqit tue ju dalė kudo pėrpara. Rugjina u dėshprua; u mbyll nė Kalan’e Kaninės; fuqit’e saja shpirtnore edhe lėndore i ishin prerė; parashifte fatkeqsinė qė e priste- edhe kjo, nuk vonoj- e gjeti!

    Mė 17 Qershor tė vitit 1417 njė ushtriė Tyrke nė kumandėn e Hamza bej Evrenozit hyri pa luftė e pa kundėrshtim nė Vlorė edhe dy ditė mė vonė pushtoj Kalan’e Kaninės (33).

    Ankthi i pritmėnisė u mbarua; filluan pėr Rugjinėn mundimet e arratisė edhe mjerimet e mėrgimit!

    Nė Duket e nė Himarė, gojėthanja e vendit tregon: qė Tyrqit paskan ardhur befasi nė Vlorė. Plaēkitėn pak, por nuk bėn pėrdhunime. Qyteti ju kish nxjerr pėrpara njė dėrgatė edhe u nėnshtrua. Tregtarėt edhe tregtia nuk u prekėn; sipėrmarrėsit Raguzhan tė kripės edhe tė doganės vazhduan qetsisht punėn e tyre. Nė lagjen e Ēerekēisė edhe tė Shėn Thodrit kuse ishin tregu edhe limani nuk ndryshoj gjė. Tyrqit ishin vendosur nė lagjen e Vrenezit (34), edhe nė fillim nuk u pėrzyenė aspak nė administratėn e vendit.

    Ndėrkohė nga Kalaja e Kaninės, Rugjina Dolli natėn edhe kėmb, e shoqėruar nga shėrbtoret e saja, nga disa trima edhe nga segretari besnik Nikolla Xhorka, me “hazinėn” edhe me ē’kish tjatėr tė vleftėshme, edhe nga rruga e malit Shashicės zbriti nė buzė tė detit edhe zuri Kalanė e Gjomoēarit. Atje ju mblodhėn nja 2/300 djem nga fshatrat rreth e rrotull. Shpresonte qė tue mbajtur kėtė kalan (pa asnjė vlerė ushtarake) do gjente rastin tė ikte me njė anijė nė Raguzhė ose nė Venedik. Mirė po koha ish e keqe, trimat qė kish me vehte nuk mjaftonin pėr mbrojtjen e “Shkallės Radhimės”. U detyrua prap tė largohet edhe kėndej, e shkoj nė Himarė e mė sė fundi nė Korfuz.

    Populli tgregon edhe sot nė qafėn e Llogora njė shkėmb tė vetmuar, “Shkemb’i Rugjinės”, kuse Zonja paska qindruar pak pėr t’ju hedhur njė shėkim tė mbram atyre vendeve qė pėrmblidhnin gjith kujtimet e lumtėrisė edhe tė fatkeqėsisė saja.

    Nė Himarė, para se tė nisesh pėr nė Korfuz, urdhroj qė tja shtronin hambarin edhe guvertėn e anijes me “tokėn e saj”: donte tė qindronte, tė jetonte e tė varrosesh nė dheun e vet. Kėto na i thot gojėthanja popullore, ndėrsa Dukatasit edhe Himarjotėt vajton nė rast kuje edhe sot kėtė ngjarjen:


    “Hedhur kryet shami pėr ziė,

    Po shkon zonja nė Nisiė.

    Ku ma ke ti at’mbretėriė?

    Mua muar Tyrku me grabiė,-

    Mbret Rugjina nė varfriė!

    (Zėr’i korit)

    Mjerė neve se ē’na gjet!

    Tė vobekėt mbem’ pėr jetė”.


    Historia na tregon se Rugjina u pėrpoq edhe nga Korfuzi tė kėthehesh mė ndonjė mėnyrė nė Vlorė. Venediku ndėrhyri mė 1418 me lutje pėranė Sulltanit, qė Zonjės nė fjalė t’i kėthehesh Vlora edhe Kanina, “se p’se ajo kish nėnshtetsinė e Republikės sė Shėn Markut”, por Baljozi i Venedikut nė Edirnė nuk pati sykses nė pėrēapjet e tija diplomatike. Mė 1421 Rugjina shkoj vetė nė Raguzhė, depozitoj atje “thesarin e saj” edhe u pėrpoq tė mblidhte ndihma edhe ushtar pėr t’a pushtuar Vlorėn, edhe me forcė (34). Por nuk realizoj dot shpresat e saja. Pas vitit 1422 nuk ndihet mė emni i Rugjinės.

    Nė Manastirin e zhgatrruar nė Pondikonizit nė Korfuz, njė Murgeshė plakė tregonte deri disa vjet mė para, me njė zė e mė njė folje metalike edhe mekanike, njė rras guri nė sheshin e njė birucės, mbi tė cilėn ish dalltuar njė kryq’i thjesht, edhe thosh: “Kėtu pushon nga vuajtjet e kėsaj jetės shėrbtorja e Zotit, Rugina, nė tokėn e vet”.

    “Sic transit gloria mundi!” (35).


    c) Nė Kohėn e Re


    Kur hynė Tyrqit me 19 qershr 1417 nė Kalanė e Kaninės, jo vetėm nuk hasėn mė ndonji kundėrshtim, por nuk gjetėn as edhe kurkush nė fshat. Mbrojtsit e Kalas ishin arratisur me Ruginėn, banorėt e katundit ishin ēpėrndarė.

    Njė garnizon tyrk (nja 4/500 veta) nėn kumandėn e njė Oficeri tė Jeniēerve- njė Agajt tė Artilerisė- u vendos nė Iē- Kalan (1421/22) (mbi sheshin e II. edhe tė III.) rreth kulės Agajt aty qindruan Tyrqit gjat njė shekullit qė vazhdoj pushtimi ushtarak i thjesht nė kėto vėnde. Nuk u pėrhapėn, as nė qytetin as edhe nė Krahinėn e Vlorės. Kalaja e Kaninės u bė mbroja edhe pararoja kufitare edhe detare e pushtimevet tyre mbi detin e Adriatikut; edhe e tilla mbeti, gjat kohės sė kryengritjeve tė ndryshme qė plasėn nė Labriė qė me 1460 e deri me 1517; por gjat lėvizjevet kombtare tė Gjergj Aranitasit (1434-1442) edhe tė Skėnderbeut (1444-1468).

    Kalaja e Kaninės u lirua edhe u ripushtua disa herė nga Tyrqit. Valavitja e sundimit Tyrk nė Vlorė e nė Kaninė mvaresh natyrisht nga syksesi qė kishin sulmet qė bėnin nė stinėn e Verės “Akėnxhit” (Kalorija grabitse) nga ana e tokės, ose fllota nga ana e detit. Mjerisht historija hesht mbi hollsit e kėtyre pėrpjekjevet. Por nga ngjarjet e mė pasme mund t’a kuptojm qė Kalaja pusoj mjaft dėme gjat kėtyre ndryshimevet, sado qė luftra tė vėrteta me rėndėsiė nuk u bėnė nė rrethin e Vlorės. Burimet historike Tyrke na thonė qė Kalaj ėsht ripushtuar definitivisht nė pranverėn e vitit 1467 nga deti, me anė tė fllotės, nėn kumandėn e Kapudan’i derja “Admiral’i math) Mahmut Pash Adni-ut.

    Influenca e Tyrqvet mbi qytetin edhe mbi “Top-Alltinė e Vlorės” ushtrohesh nga Kalaja e Kaninės: do me thėnė ushtrohesh nė ato vėndet qė theoretiqisht ndodheshin nė sundimin e shtimavet tė Kalas; ndonse gjylet e topavet mė at’kohė nuk mėrrinin mė largt se 2/300 metra. Krahinet e Lumit Vlorės, tė Mallakastrės, tė Himarės mbetėn edhe shumė vjet (deri mė 1485), tė pa mbarura, nėn sundimin e parisė tė fisevet vendas edhe tė ligjit zakonar. Nė Vlorė, tė Krishterėt gėzonin nji farė soj autonomie qytetare: ortodoksėt administroheshin nėn pėrgjegjėsinė e njė Arqimandritit me anė tė pleqve tė lagjavet (Protoieroj); disa katolik vendės edhe tė huaj (Llatin) rregulloheshin me anė tė Ēeribashit tyre; qisha edhe prifti katolik qė ishin nė lagjen e Ēerekēisė nuk kishin marrdhėnje, marveshje edhe njohe nga ana e autoritetevet Tyrke. Rreth vitit 1430 u vendos nė Kala njė “Dizdar” (Kumandant kėshtjelle), njė “Kadi” ushtarak, njė “Bagdar” (tagrambledhės pėr haraēin edhe taksat e tjera qė u ishin ngarkuar “rajas” popullsisė tė krishterė). Tue u zgjėruar e tue u fortcuar sundimi Otoman nė vėnd, u shtuan edhe nėnpunsit e administratrės, edhe u vendosėn (1489) mė para nė Vlorė, e masandej (1540) nė Kalan e sqelės: - Evlija Ēelepiu: Sejahatname- X vllime- Stamboll 1680- na thot, qe mė kėtė datė kish nė Kalan e sqelės: 1 Dizdar, 12 Agallar tė Artilerisė, 400 ushtar; njė zevėndės Qahja tė Spiahivet; njė serdar tė jeniēervet; njė Kadi me 300 Aspra rrogė, njė gjykatės- pajtues pėr Pazarin e Vlorės, njė Kryetagrambledhės tė Haraxhit, njė mbikėqyrės tė godinavet shtėnore; njė Kapidan tė limanit; njė kryetar bashkije (shehur- qahjasi).



    ___________

    20) Nga anėshkrimet e Psaltravet tė Branko Mladenoviēit.

    21) (Starinė: 4.29).

    22) (Spomenik: 11.29).

    23) Nė shėnimet qė na kan lėnė tė dy Murgjit Janjot, Proklas edhe Komnenos-i thonė, qė ish martuarė me tė ven’e fundit tė Dhespotit t’Epirit, para bashkimit tė Dhespotatit me qeverrinė qendrore tė Bizansit, me Dhespinėn Ana.

    Nga shkaku i kėsaj gjinisė pretendonte trashgimin e Dhespotatit.

    24) (Spomenik: 11.11).

    25) (Miklosiē: Mon. 178).

    26) (Miklosiē: Mon. 202).

    - Gjon Muzhaka: nė Dhjatėn – 1510.

    - Hopf: Chroniques: fl. 281-282-532.

    27) Llampros: ka botuar nė tė pėrmuajshmen “Neos Hellenomnemon” qė dilte n’Athinė (1910) disa shėnime mbi kėtė ngjarjen -7.145.

    28) Ljubiē: Listine 4.226, 263, 266.

    29) Hollsitė qė i pėrkasin kėti njeriut gjinden nė veprat e Ljubiēit, Jorges, Pupiēit edhe nė pėrmbledhjen Spomenik: tė Dr. Kostandin Jireēekut

    – Miklosiē edhe Mueller: Acta Graeca 2.230.

    30) Misti: vll. 43, fl. 89.

    31) Misti: vll. 43, fl. 150.

    32) Jorga: Notes et extraits, vll. 1 fl. 257.

    33) Republika e Raguzhės lajmėron me njė letėr me datė 26 Gusht 1417 Mbretin Sigismund tė Maxharisė mbi kėto ngjarjet. Teksti i letrės sė Spomenik: vll. 11, fl. 15, edhe te Jorga: Notes 2, 160.

    - Emni i lagjes Vrenez edhe i Xhamisė saj, pėrmendin edhe sot pushtuesin e parė Tyrk tė Vlorės.

    34) Puēiē: vll. 8, fl. 73.

    35) E zgjata pak tregimin e ngjarjeve qė i pėrkasin Rugjinės, se p’se ėsht sundimtarja e fundit vendse nė Vlorė, e se p’se kujtimi i saj ėsht edhe sot, pas 500 vjet ende i gjall nė Krahinat e Labrisė. Gojėthanjet mbi Rugjinėn i kam dėgjuar nė Kaninė: nga Osman Aga Bimo edhe nga Shehu; nė Dukat: Ymer Aga Ēelo, nga Pilo Andoni; nė Dhėrmie: nga Goreci; nė Himarė nga Bollano etj.

    36) Muret e rrėnuar tė kėsaj Kalasė tė mbuluar nga ferra edhe nga drethkat, qindronin nė kėmb nė vitin 1942.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 11-10-2007 më 00:00

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kalaja e Kaninës (IV)

    Nga Ekrem Vlora

    Ndërkohë fllota Tyrke (që filloj që me 1440 të vi në ç’do pranverë në ujrat e Adriatikut), rikrijoj në Gjirin e Erikuës bazën detare që kishin patur Normanët, Anxhovinët, Raguzenjt. Atje, në liqenin e sotëm të Pasha Limanit (se ‘pse lidhja e tij me detin nuk ish ende ndërprerë nga ledhi ranor që e ndan sot), qindronin anijet e tyre edhe kishin si qendër administrimi edhe meremetimi një kantjerë mjaft të gjërë mbi buzën jugë- perëndimore të liqenit, edhe pak më lart një kala të vogël (36) “Kulja e Pashajt”. Pyjet madhshtor të Karaburunit (ende nuk ishin djegur edhe xhveshur nga dora e malsorve të asaj Krahinës) si edhe sera e Selenicës, i siguronin fllotës lëndën e duhur për meremetimet. Kjo baza detare i dha kësaj pjesës të Gjirit Vlorës, emnin “Pasha Liman” që mban edhe sot (37).

    Mbi ngjarjet që kan ndodhur në shekullin e parë të sundimit tyrk në Kalan e Kaninës, nuk kemi dijeni të sakët. Jemi pra të detyruar të përdorim për plotsimin e historisë të asaj kohës jo vetëm disa ngjarje, por edhe historinë e disa personavet që kan të bëjn tërthorazi me Kalan’e Kaninës, e të flasim mbi disa gojthanje, disa shënime që kanë ndonjë herë ngjyrën e prrallavet.

    Gojthanja, për shembëll, por edhe radhori i “Aidatevet” (38) na tregojn, që rreth vitit 1428 në Kalan e Kaninës ka qenë “Dizdar” një Mehmet Bej bin Abdullah, (bër rishtazi Mysliman), që ish djali i një të quajturit Golem (?) që kish qenë dikur “Qefalie” në Kaninë (1408?).

    Disa shënime historike mbi “Oxhaket” e Shqiprisë që na kan lënë Azmi bej Arsllanpashalli- Janina na thonë (39), që i ndyeri ka kaluar me 1889 nga Napoli edhe atje ka parë në bibliothekën e Pallatit Colonna një librezë, shtypur me 1828 me mbishkrimin Storia della Nobilta Albanese përpilluar nga një Prift me emnin Abe Verdot.

    Kjo libreza thosh, që Gjedik Ahmed Pasha qe ka lozur një rol të math në historinë ottomane e në ngjarjet e Kalas, paska qenë nga “lindja” Italjan, djali i një shtëpisë fisnike nga Ferrara; tue ardhur bashk me motrën, me detë, në Leçe për dasmën e një far’e fisit tyre (nga dera e Orsinit?) u rrëmbyenë nga kusarët edhe u shitën në pazarin e Vlorës. Aty i paska blerë Dizdari i Kalasë Kaninës, Mehmet beu, edhe i paska bër Mysliman. Vajzës i vuri emnin Aishe edhe e mori për grua; djalin, që ish 20 vjeç, e quajti Ahmed edhe ja dërgoj si dhuratë Sadrazamit të asaj kohës, Is-hak Pashajt, që (40) ish djali me shpirt i Kumandantit famshem Kosovar Pasha-Jijit (+1426). Kështu Kalaja e Kaninës ësht bërë ndërmjetse për t’i dhënë Perandorisë Otomane Gjediq Ahmed Pashan një nga Sadrazamët edhe nga Kumandantët më të çquar të historisë saja.

    Edhe një tjatër kujtim lidh Kalan e Kaninës me historinë e derës perandorake të Osmanllijvet: Pas një jete, të kaluar në përpjekje edhe në mundime, vdiq në Kapua (afër Napolit) djali i dytë i Sulltan Mehmet Fatiut, Princi Xhem, vëllaj i Sulltanit mbretruës të asaj kohës Bajezidit II. Një malarje e keqe e kapi kur ndodhesh si mysafir (ose më mirë si rob) përanë Mbretit Napolit, edhe e rrëmbeu nga kjo jeta në pak ditë. I vëllai, Bajezidi e ndiqte, e vëzhgonte, pagonte 5000 Dukata në vit, ati që i jepte sigurimin që tue strehuar Princin Xhem do ta ndalonte të bënte ndonjë veprim kundra Sulltanit. Këto të hollat ja kish paguar më para Mbretit Franses, më vonë Papës e më së fundi Mbretit Napolit. Nga një dorë te tjatra kish kaluar ky Princi i shkret, shpirtlart, trim edhe bujar, në arratië, që nga dita që hipi i vëllaj në thronin e Osmanllivet.

    Kur vdiq në Kapua kish përanë dy shërbtor mysliman edhe Këshilltarin e tij besnik Said Benë. Për plotsimin e marrveshjes që kish Mbret’i Napolit me Sulltanin, dha urdhër t’a balzamosnin trupin e të vdekurit, t’a shoqrojn njerzit e tij edhe t’a shpjenë në Otrant. Atje e ngarkuan me një anije Napoletane edhe e prunë në Vlorë. Në Xhaminë e Sulltan Mehmetit II (që sot nuk dihet më ku qindronte në Kalanë e Kaninës) e vendosën arqivolin që përmbante kufomën e Princit Xhem, edhe mbas 3/4 ditë e shpunë në Brus kuse u kall në Tyrben e Sulltan Muratit III (1945).

    Gjat kohës të administratës ushtarake në shekullin e XV buzëdeti jugor të Shqiprisë përbënte “Sanxhakun e Vlorës” që mund të quhesh një far soj “Kolonie”, e mvarur nga marina perandorake. Kufitë toksore të këtij Sanxhakut nuk ishin shprehimisht të caktuara. Ndiqnin pak a shum, me një thellsië prej 15/30 qilometra vijën e buzdetit që nga Preveza e deri në Shkëmbin e Kavajës (41). Por qendra e këti Sanxhakut ka qenë Kalaja e Kaninës.

    Më 1479 detyra e Sanxharbejllekut të Vlorës, ju ngarkua ish Sadrazemit edhe Serdarit Gjedik Ahmed Pashës, me titullin Serasqer (Kryekumandant) edhe Kapudani- Derja (Kryeamiral). Emnimi i një personalitetit aq të çquar në Sanxhakun e Vlorës, kish qëllime të posatshem.

    Pas plotsimit të pushtimit të tokavet Shqiptare, Vlora mori një rëndësië të veçant; ish bërë dera perendimore e perandorisë mbi detin e Adriatikut. Që nga Vlora sulmohesh dot Italia, ose mbrohesh sot Shqipria, që ish vazhdimisht e kërcnuar nga ndonjë kundërveprim nga përtej detit.

    Nuk ka qenë pra vetëm lakmija për pushtime të reja që i shtynte Tyrqit të hidhnin në dorë Puljen, por ish edhe nevoja e vetmbrojtjes.

    Me të ardhur në Vlorë, Gjedik Ahmed Pasha filloj na pregaditjet ushtarake, edhe në pareverën e vitit 1480 kaloj në Otrant me një fuqië detare edhe toksore, të konsiderueshme për at’kohë (nja 30.000 veta), por kursesi të mjaftueshme për të pushtuarë e për të zotuar tokat e Puljas (42). U rrethua edhe u pushtua Otranti, ushtria Tyrko- Shqiptare u zgjërua që nga Brindisi e deri në Leçe për të plaçkitur, edhe bëri pa dyshim shumë mizorina (43); por me të ardhur vjeshta u kthye në Vlorë edhe la në tokën Italjane disa garnizione, që nuk mërrinin në 3/400 veta. Këto natyrisht nuk mjaftonin për të përballuar kundërsulmin që pritej të bëhesh nga ana e Mbretit Napolit. Në fillim të pareverës 1481 Otranti u ripushtua pra nga ushtria Napoletane edhe atje u përsëritën kundra Myslimanve ato përdhunimet gjaksore, që kish bërë Gjedik Ahmed Pasha kundra të Krishterve.

    Ndërkohë kish vdekur në Anadoll (në Gjejboz) Fatih Sulltan Mehmeti i II.

    Thronin e Perandorisë Otomane e zuri djal’i tij (i madhi), Sulltan Bajezid’i II. Çilsit Mbretnore që kishin lartsuar të parët e tij i mungonin këtij krejt. Aji ish nga trupi një burr i pashëm por nga shpirti i vogël, i plogët edhe pijanec. Me Gjedik Ahmed Pashën nuk kish shkuar mirë. Kur ish Princ trashgimtar, Pashaj e kish përbuzur shum herë. Kur u bë Mbret, nuk ja harroj këto përbuzjet; nuk mori parasysh shërbimet e panumërta që i kish bërë Pashaj perandorisë edhe përdori shkajthin e humbjes të Otrantit për ta pushuar e për ta ftuar në Edrinë që të çfajsohej.

    Ahmed Pasha u nis nga Kalaja e Kaninës, kuse banonte, në pareverën e vitit 1482; e shoqronte i biri Mehmet Pasha; shkuan me anije në Durrës për të marrë që andej rrugën e vjetër toksore të Stambollit (Via Egnatia). Mirë po “jashta qytetit” në çerdhen që kish ngrehur (44), ja mërriti “mandata” (Fermani i vrasjes). Xhelati e mbyti Pashan edhe të birin edhe trupet e tyre u groposën, më para në vendin e vrasjes edhe u shpunë më vonë (1540?) në varrezën ushtarake (Shyhedamezaristani) që gjindesh nën kazermën e vjetër Tyrke (deri me 1939) në Durrës; ndërsa kokat e tyre u dërguan në Edirne edhe u varrosën më një Tyrbe të posatshme (45).

    Në tre vjetët që pasuan ngjarjet e lartpërmendura nuk ka ndodhur ndonjë gjë me rëndësië në Kalan’e Kaninës; historija hesht mbi këtë kohën. Dimë vetëm, që krahinet e Labrisë valëviteshin më një kryengritje të vazhduëshme e që në afrië të Grykës Shkumbinit (në pyllin e Divjakës) edhe në Himarë, Napolitanët shkarkuan disa ushtar e disa armë për të ndihmuar kryengritsit (1484).

    Mirë po, Tyrqit nuk mund të lejonin që të vihej në rrezik sundimi i tyre mbi buzdetin lindor të Adriatikut me veprimtarina të tilla. Vendosën pra të dërgojn në Vlorë një Sanxhakbej të provuar, të zot e të rrepët, që ish në gjindje të përballonte situatën. Në vjesht të vitit 1485 Sulltan Bajezidi II emnoj dhëndrrin e vet, Gjejgju Sinan Pashën, Sanxhakbej në Vlorë. Njëkohësisht i fali Pashajt të ardhurat shtetnore të Sanxhakut si për “Arpallëk” (shpenzime personale ushqimore) edhe si “Has” (pasunië absolute) tokat e krahinës së Erikuës (Dukat, Tragjas dhe Radhimë), edhe disa toka në rrethin e Qish- Bardhës (Bejaz- Qilisa) (46). Pashaj bëri me një herë disa ekspedita ushtarake kundra kryengritsave në luginën e Shushicës edhe në Himarë, dogji edhe plaçkiti disa katunde në Mallakastër e në Çamrië, i ra Korfuzit edhe vendosi sundimin perandorak në rrethin edhe në Sanxhakun e vet; por nuk bëri dot gjë kundra Mbretrisë të Napolit. Në Kalan’e Kaninës filloj mbi sheshin e I, ngrehjen e një pallati, por edhe këtë nuk e plotsoj dot, se p’se më 1487 u ngarkua me detyrën “Bejlerbeu i Anadollit” edhe shkoj në Konjë. Në Himarë (kuptimi i emnit Himarë, nuk kufizohesh më at’kohë në 10 katundet e Bregdetit, por përfshinte 37 katunde të Labrisë) u emnua ndërkohë “Myteselim” (zëvënds’i tij) Koniano (Komnino) djali i Gjergj Aranitasit, që rrinte si i arratisur në Korfuz. Këtë emnimin e kërkoj popullsia e Labrisë (Lum’i Vlorës, Himara, Kurveleshi) (47). Mirë po, vlakthi i qeverrimit që kish ushtruar, me rreptësië por edhe me urtësië, Sinan Pasha, nuk vazhdoj shumë kohë. Popullsia e Labrisë, përhere rrebele, nuk hoqi dorë nga grabitjet, nga kryengritjet (48) deri sa u koklavit situata më një mënyrë që u pa nevoja të këthehet prap Sinan Pasha në Vlorë (49). Më 1491, në prill, ky u emnua Amiral’i math (Kapudan’i Derja) edhe Kryekumandant (Serdar) edhe me 300 anije lufte erdhi në Pasha Liman. Sinan Pasha shtroj me një herë vëndin, por kundrejt armiqve përtej Adriatikut mbajti një qëndrim mbrojtës. Në Kalan’e Kaninës plotsoj gaditjen e pallatit që kish filluar, zgjëroj me vendimin e disa njerzvet tij në lagjet Hoxhollaj edhe Karahysaj, e me ngrehjen e një teqes Bektashjane, Katundin e Kaninës, që ish mjaft i rrënuar më at’kohë. Kështu kaluan vjetët, më tepër në qetsië e me veprimtarina administrative, se me luftë, deri sa, më 26 qershor të vitit 1503 hynë në gjirin e Vlors disa anije (Napolitane? Raguzhane?) me të cilat fllota Tyrke pati një përpjekje. Në këtë ndeshje u vra Gjejgju Sinan Pasha edhe u varros në oborrin e teqes së lartpërmendur më një tyrbe të posatshme. La dy djem: Sulltanzade Mehmet benë edhe Ali benë. I pari nuk u emnua me një herë Sanxhakbej në Vlorë (1505); por duket se nuk u tregua i zoti në punët edhe u pushua nga detyra “për mungesë zotsije” sidomos mbas një ekspeditës kundra Himarjotve, që falimentoj. Në vëndin e Mehmet beut u emnua i vëllaj Ali beu (1517). Por ky u vra pak kohë më vonë në rrethimin e Kalas të Rodosit më 1522. At’here populli i Vlorës edhe i krahinavet kërkoj me një “Mahzar” (lutje kolektive) nga Mbreti riemnimin e Mehmet beut, “qe jeton tash më një çiflik të vogël, i quajtur Bejaz- Qilisa; se p’se ka qënë përherë i drejt, shpirtmirë edhe i dashur në popull e se p’se ësht djali i math i Gjejgju Sinan Pashës që ka vendosur në këto vise sundimin perandorak, pa derdhje gjaku” (50). Mehmet beu vdiq në Kaninë (1533) dhe ësht varrosur më të djatht të atit tij në tyrben e lartpërmendur. Më 1535 u emnua Sanxhakbeu i Vlorës i beri, Kara Sinan Pasha. Mbi këtë edhe kohën e tij kemi mjaft lajme në shënimet e “Ruznamexhinjvet” (Kronistët zyrtar) të Sulltan Sylejmanit Math “ligjruesit”. Tregojn këta kronistët që kur erdhi Mbreti në Shqiprië më 1538, Kara Sinan Pasha i dolli përpara në kufië të Sanxhakut tij (në Gurë të prerë?) edhe e kënaqi tue i paraqitur 100 vallzor Shqiptar edhe 100 kupa plot me flori. Në Vlorë Sulltan Sylejmani vizitoj Kalan’e Kaninës, fjeti një natë në shtëpinë e Sheih Jakupit në Vlorë, urdhroj, (mbi kërkesën e Shehut) të ngrehet në oborrin e shtëpisë një xhamië e një teqe, të meremetiset rrënjsisht Kalaja e Kaninës edhe të gaditet në hyrjen Bogazit një Kala të re (Kalaja e skelës) (51). Një rras mermeri, vendosur mbi derën e Mbretit të Kalas Kaninës përkujtonte deri në ditët t’ona me disa vargje në gjuhën turqishte, kujdesin’ e Sulltanit për këtë kalan.

    Mbas kësaj kohës, gjat të cilës përmendet në burimet e ndryshëm shpesh herë Kalaja e Kaninës pasojn nji qind e pesdhjet vjet në të cilët kurr kush nuk e zë më në gojë. Jeta e Kalas kalonte në heshtje e qetsië: pjestarët e familjes VLORA Sinanaj, edhe kur ndonjeri nga ta ish Sanxhakbej ose nuk ish, banonin në Kala në pallatin e stërgjyshvet. Kalaja në të vërtetën kish humbur at’here ç’do vleftë ushtarake. Kish një rëndësië vetëm se p’se ish selija e Sanxhakbejllëkut. 3/400 ushtar dhe topxhinj banonin në 20 shtëpija të vogla (kazerma) rreth kulës Agajt; ndo 100 Sejmen qindronin në disa kovusha rreth Haremevet mbi sheshin e I të Kalas. Jeta e njerzvet në Kala zhvillohesh e qet por mjaft e mërzitur, dhe të mos kishin qënë herë mbas here pregaditjet; nisjet dhe këthimi i ushtrisë të Sanxhakut në luftrat e perandorisë, mund të themi që Kalan’e Kaninës do ta kish mbuluar, jo vetëm gjumi në veprimet por edhe gjum’i math i harrimit.

    Mirë po, një ditë të ditës fati e vuri prap në dukje këtë Kalan me një ngjarje historike të rëndësishme.






    36) Muret e rrënuar të kësaj Kalasë, të mbuluar të mbuluar nga ferrat edhe nga dredhkat, qindronin në këmb në vitin 1942.

    37) Baza detare Tyrke e Pasha-Limanit vazhdoi të plotsoj detyrën e vet, deri sa, rreth vitit 1600 fllota Venecjane fitoj syperaninë e pabisedueshme në detin Adriatik. Mbas kësaj date u rralluan ardhjet e fllotës tyrke edhe me së fundi u prenë krejt, gjat luftravet që bëri Perandoria Otomane me Austrinë edhe me Venedikun (1686-1699).

    Mbas paqes të Belgradit (1737) Pasha Limani nuk përmendet më si bazë detare.

    Burimet tyrk, sidomos të kohës parë, heshtin mjerisht mbi këtë “bazën detare”. Diçka gjejm në veprat:

    - Mustafa bin Abdullah Haxhi Kalfa: Rumeli ve Bosna – edhe në 3 vllimet:

    - Piri Reis: Bahrije – (Udhëheqs’i Mrinës Tyrke në detin e Mesdheut): - 1521 – Veçanërisht në raportin e luftanijes austriake ”Aurora”:

    - Bericht des Komandanten der k. & k. Fregate “Aurora” uber eine Reise im Adriatichen Meer – 1743 – ( Marineministerium – Historiches Archiv – Wien ).

    38) Në arshivën e Ministrisë Financavet në Stamboll (1907) gjindeshin dosaret e pagesavet që u përkisnin rrogavet që merrnin nënpunsat ( edhe jashta Kryeqytetit, në Vilajetet), Civil dhe Ushtarak që mvareshin nga qendra “Adiat Kalemi”. Nepunsa të tillë ishin (në kohën e parë të administratës ushtarake) edhe “Dizdarët”.

    39) Dorëshkrimi i këtyre shënimevet ish në kasën n. 61 të teshavet të Familjes VLORA që u sekuestruan nga Komunistët në Tiranë në Dhjetor të vitit 1944.

    40) Shum libra të historisë Otomane si për shembëll:

    - Hammer: Geschichte des Osmanischen Reiches;

    - Hoxha Saadeddin efendi: Taxh-y-tevarih;

    - Lytfi Pasha: Hadikat-yl-Vyzera;

    - Nishanxhi Mehmet efendi: Mirât-yl-Qainat – (Ky thot që Gjedik Ahmed Pasha ka qenë Kroat nga lindja “Hirvati-yl- asell” etj. Këto që thamë i vërtetojn pak a shum edhe shum burime tyrk edhe të huaj, edhe shtojn që ky Vesiri i math u bë dhëndrri Shqiptarit (?) Ishak Pashajt.

    41) Shif: Stefano Magno c. 13 edhe 30: British Museum n. 8586; pl. CXXI. H. – Archiv. Correr (Cicogna?) n. 3533; Sathas VI fl. 235 viti 1485. “Havendo Baieset preditto constituidio fambulario a confini Durazzo...” “...Baieseto fato noviter fambulario a la Valona Sina Bassa suo Genero, al qual a dato si dominio del tuto, da Durazo a Arta...” Shif edhe: Hammer: Geschichte des Osmanlischen Reiches vl. X- Verwaltungseinteilung.

    42) Mbi fushatë luftarake të Gjedik Ahmed Pashës në Pulje edhe mbi rrethimin e Otrantit, shif:

    - Galateus (Antonio de Ferraris): De Bello Hydruntino, Botuar nga Muratori (Della cunquista di Otranto dai Tturchi 1480).

    - Prof. Salvatore Grande: Collona di opere scelte et inedite di scrittori di terra d’Otranto, 1867.

    - Archivio di State di Napoli.

    - Marcianio di Laverano e Domenico Tommaso Albanesse di Orio: Origini successi della Provincia di Otranto, Napoli 1655.

    43) Në Qishën e dëshmorëve (Chiesa dei Martiri) në Otrant shifen edhe sot kakfujt e kokavet të prera nga Tyrqit. Gojthanja e vendit na tregon, që të vrarët paskan qenë 40.000 (?). Në të vërtetën do ken qen ndofta 2.000.

    44) Probabilisht Gjetik Ahmed Pasha kish ngrehur çerdhen e tij në sheshin mbi Shkëmbin e Kavajës: se Durrsi ish më at’kohë ende në dorën e Venecjanëvet. Ju dorëzua Tyrqvet me 1501.

    45) Rrjedhimi i ngjarjes që tregova, ësht krejt në kundërshtim me ato që na thonë shkrimtarët më të famshëm të historisë Otomane. Ata pretendojn që Gjetik Ahmed Pasha mbërriti shëndoshë e mirë në Edirne edhe u prit miqsisht nga Mbreti. Por gjat një gostisë (në të cilën “pllocka” drejtonte ndjenjat edhe mendimet e Bajezidit) ky paska dhënë urdhër tue kujtuar mosshkuarjet me të edhe përbuzjet që kish pusuar t’a mbysin Pashan. Më të nesmen Mbreti qenka penduar edhe paska urdhëruar t’a varrosin me nderime më një Tyrbe të posatshme.

    Kundër gjith këtyre prrallavet, qindron fakti, që në qivurrin e larpërmëndur në Durrës kish dy gurë varri “Një fotografië të këtyre varreve edhe një deklaratë të Bashkisë Durrësit ishim me 1944 në bibliothekem e Familjes Vlora në Vlorë): Mbi të madhin, që mbaronte më një “Kavuk” Sadrazemi ish dalltuar tyrqisht shkrimi: “Këndoni (ju që shkoni këtej) për shpirtin e Sadrazemit të pushtuësit të botës, Sulltan Fatih Mehmetit, për Gjetik Ahmed Pashën, një Fatiha-Hixh. 887”, 1482.

    Mbi gurin e varrit më të vogël që mbaronte me një çallm Pashaj të gradës II “dy tugash”, çquante shkrimi: “Këndoni (ju që shkoni këtej) për shpirtin e Sadrazemit të pushtuësit të botës, Sulltan Fatih Mehmetit, për Gjetik Ahmed Pashën, një Fatiha-Hixh. 887”, 1482.

    Kjo ësht prova më e sakët, që bab e bir u vranë në Durrës më një ditë, në Verën e vitit 1482. Trup’i i tyre u varros provizorisht atje kurse u ekzekutuan, edhe më vonë (1540?) u transferuan në varrezën e lartpërmendur (këte e provon edhe stili i gurëvet edhe mënyra e dallimit të shkrimit “Talik”). Kokat e të vrarëvet u dërguan në Edirne edhe u varrosën në Tyrben e posatshme që përmendëm.

    46) Mbi Gjegju Sinan Pashën flasin shum burime tyrke edhe të huaj:

    a) Shemyseddin Sami Frashëri: Kamus-yl- Alam.

    b) Mahmut Syreja bej: Sixhit-li-Osmani.

    c) B. Minio s. C.; Sathas VI fl. 141.

    d) J. H. Motrmann në MSOS viti XXXII ndraje 2, Berlin 1929, fl. 40.

    e) Hoxha Sadeddin: Taxh-yttevarih, vll II, fl. 70.

    f) J. G. von Hahn: Albanische Stdien, vll. I, fl. 72.

    g) Stefano Magno, British museum n. 8586; pl. CXXI.X. N. 3533; Sathas fl. 236.

    h) - edhe n. C. 13 dhe 30 fl. 235.

    Shënimi c thotë: “il Magnifico Sina Bej protegero de la Grecia, deputato e zenero del Signor Turco a la partition da i confini ed i luogi de la Vostra Signoria, et com esso e venuto Ser Zuan Dario: il qual Sina Bej per quanto me ha notificato Ser Zuan Dario: le homo de gran reputation apprese il Signor Turco, et e sotto al Beiiarbei, il capi de la Grecia el sopra tutti flamburari”.

    Anno 1480. VI. 14

    Shënimi g thotë: “El ditto Signor Baiseto satui flambulario de la Valona Sina Bassa suo zenero (Ish martuar me vajzën e madhe të Sulltan Bajezitit, me Hadixhe Sulltanën + në Bursë) con agumento di provision et quello mando con ordine non lassi usir alcun corsare in colpho, et tutti quelli usciranno senza comandamento de la Porta i sin mandati ai confini di Durazzo; poi satuti flambulario Comniano fiolo fu di Sig. Araniti; per lettera da Corphu di 30 zener. Et 27 dicembre et 6 zener da Constaninopoli”.

    Anno 1485

    47) Nota: “Quali di Zimera, pouli Albanesi, etc. Non havendo dade obedientia al padre di questo Signor al dirli che mandi a scrivere il suo paexe che vol pagare “el charazo” (harsh), come i altri, pregandolo che vogli darli a suo governo il fiolo fu de Sig. Araniti , el quale era in la sua corte per esser stato suo padre signor di quel paexe, conteto, et quello per suo flambulario, vel furono quelli del paexe fu di suo padre ai confini di Durazzo”.

    Anno 1485.

    48) Nishanxhi Mehmet effendi: Mirat-yl-Qainat shkron: “Malsia e Vlorës (Avllonja dagi) strehu i kryengritsave të përhershëm foleja e rrebelavet të pabindur”.

    Tue folur mbi Labrit përgjithsisht dhe mbi banorët e krahinës të Erikuës veçanrisht thotë: “Jan njerz të egër, të dyshimt, që ditën atdhurojn Profitin t’onë, kurse natën i luten Krishtit. Por në të vërtetën ata nuk besojn as njerin as tjatrin, se i kan kushtue shpritin e tyre dreqit”.

    Viti 1572

    Shënimi h thotë: “Havendo Biaset preditto constituido flambulario a confini di Durazo… Conniano fiolo fu del Signor Areniti, Albanexi di quelli confini fin a la Cimera contro de quello se levo et taio quello del paexe, il qual se redusse al boscho et tinse per loro; per littere da Corphu il 27 Aprile, dise haver per alguni viene da Durazo”.

    Nota: “Constituido a flumbulario della Cimera, vel del paise a confini di Durazo, el ditto Araniti, quelli della Cimera, da poco andati, quello amazo et reduse, in libertade, segondo altre fureno, non volendo dar obedienta a Turchi; hebe forsi seguito di Altri Albanesi”.

    Anno 1486

    49) Mahmut Syreja bej: Sixhil-li-Osmani shkron: “… Më 1491 dolli me nderimet e posatshëm nga pallati perendorak, ju dha Sanxhakbejllëku i Gjelibollit “si Arapllëk”) edhe ju ngarkua detyra e një Amiralit math (Kapudan’i Derja). Me treqind anije shkoj edhe i ra buzdetit Vlorës…”

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kalaja e Kaninës (V)

    Nga Ekrem Vlora



    d) Në Kohën e Ré



    Dita e 26 shtatorit të vitit 1690 ka qënë e qet, e bukur, plot çkëlqim vjeshtarak, por mbaroj për Vlorën me një çqetsim të math.

    Në luftën që kish plasur që më 1683 midis Austrisë edhe perandorisë Otomane, kishin marrë pjesë, si aleat, më 1683 Polonja, më 1684 Venediku edhe më 1686 Rusija. Gjat shtat vjetve që po vazhdonte përpjekja, fati i kish përbuzur Tyrqit. Gadal nga dalë ata kishin humbur pothuaj krejt sundimin në Maxharië. Mbaheshin diç’ka mbi ballin e luftës të Polonjës, të Rusisë edhe mbi atë të Adriatikut; se p’se këtu çuditrisht nuk ish bërë ende ndonjë veprimtarië luftarake. Venediku ish zënë me fushatën ushtarake në ishullat e në Greqië. Shqiptaro- Tyrqit, jo vetëm nuk kishin treguar as një vullnet vepruës, por nuk kishin bërë as një pregaditje mbrojtse. Jetonin pak a shume midis frikës të vazhduëshme, “se diç’ka do ndothte” edhe shpresës, se “inshallah” nuk sulmonin Venedikasit. Mirë po, u gabuan!

    Kur hodhi djelli rezat e mbrame mbi kodrinat e Vlorës më 26 shtator, u panë nga rojet e Kalas Kaninës, midis gadishullit Zvërnecit edhe ishullit të Sazanit, radhuar, nja 30 anije lufte venecjane- nën kumandën e Amiralit Daniele Delfino- që qindronin nën hijen e Sazanit. Era që duhej t’i kish prurë në Vlorë, ish prerë papritmas (52).

    Me gjith këtë fulluka të armatosura hynë më të nesmen në Gjirin e Vlorës, erdhën para kalas Sqelës, filluan t’a bombardojn edhe qitën disa ushtar në tokë (guastatori).

    Ndërkohë fllota kish pushtuar Sazanin; në katundin Shën- Koll marinarët u pritën mirë nga banorët e ishullit, që çilsoheshin më at’kohë me mbiemnin “Kryezinj” (Mavro-qefali).

    Vonesa e ardhjes të fllotës Venecjane në Vlorë, ju dha Shqiptaro- Tyrqve mundësinë të bëjn disa pregaditje, që hynin në punë, më tepër për zbrazjen e Kalavet edhe për ikjen, se sa për mbrojtjen e tyre.

    Historit edhe kronikat Venecjane dhe Austriake që përmendin këtë ngjarjen, nuk tregojn gjë mbi dështimin e shkarkimit parë të ushtrisë, ndofta e konsiderojn si një përpjekje pregaditore, por rrëfejn gjat e gjërë veprimtarit e mapasme që përfunduan me pushtimin e Vlorës, të Kalas Kaninës dhe të asaj të Sqelës (53).

    Nga këto tregimet merret vesh që fuqit Shqiptaro- Tyrke ishin shum të pakta nga ato të armiqvet tyre. (2500/3000 kundër 7/8000 veta). Me gjith këtë, kalaj e Sqelës (që kish gati 500 topa edhe kulumbrina) duhej të kish një qëndresë më të vendosur e më të gjat. Nuk e bëri: në pak ditë u liruan të dy kalat nga mbrojtsit e tyre, pa i shkaktuar armikut më tepër nga 40/50 të vrarë edhe disa të plagosur. Se p’se, në kundërshtim me të vërtetën, të dy palët mburren në raportet e që i kan shkaktuar armikut dëme prej mijra të vrarë e të plagosur, kjo nuk ka asnjë rëndësië; janë mburrkat e zakonshme të kohës.

    Në Vlorë qindroj ushtria e huaj gati motmot. Nga fund’i parverës të vitit 1691 u pregadit kundërsulmi i Shqiptaro- Tyrqvet. Nën kumandën e Bejlerbeut të Rumelisë Xhafer Pash Vlorës edhe të vëllajt tij, Sanxhakbeut Kapllan Mehmet Pashës, 25.000 ushtar mësynë Vlorën; hynë në qytet pas pak orë përpjekje, plaçkitën pazarin edhe shtëpit e të Krishtervet që ishin bashkuar me Venedikasit, prenë nja 15 shpirt nga parija e të Krishtervet, dogjën lagjen e Shën Todrit. Dy ditë më vonë pushtuan Kalan e Kaninës edhe rrethuan atë të Sqelës. Mirë po ndër këto rrethanat edhe ushtrija e Venedikut bëri disa dëme; me furnella (mina) renoj muret e Kalas Kaninës, dogji gjith banesat që ishin në Kala, para se t’a zbraste (54), edhe u pregadit të mbroj kalan e Sqelës. Edhe në këtë nuk bëri dot një qëndrim të fort. Kundërfaqjes veriore të Kalas sulmuan Shqiptaro- Tyrqit edhe pushtuan në një javë brënda. U rivendos kështu sundimi Otoman në Vlorë, por selia e Sanxhakbejllëkut u transferua mbas kësaja në Kalan e Beratit (55).

    Kalaja e Kaninës mbeti 10 vjet e zbrazët edhe e zhgatrruar, deri sa djali i math i Kapllan Mehmet Pashës. Zejnel Pasha (56) u emnua Sanxhakbej në Vlorë (1699). Ky ka meremetisur Kalan e Kaninës edhe banesën e fëmisë që ish djegur edhe ka rigoditur kalan’e Sqelës. Mirë po në gjith këto meremetimet çquan dora e pastërvitur të mjeshtërve vëndës, çquan mungesa e mjetavet financjare, edhe të vullnetit për rindërtimin e dëmeve të luftës. Vërtet ësht, që ngjarjet e maparshme e kishin provuar që kto kalara nuk kishin më as një vlerë ushtarake, por rigaditja i çvleftësoi ndofta më tepër.

    Më 1703 vdiq Zejnel Pasha, që banonte mbas rindërtimit të shtëpisë familjare shpesh herë në Kalan’e e Kaninës edhe u varros më një tyrbe të posatshme përanë “mekamit” të Kuzu(m) Babajt (57). Vëndin e tij e zuri i vëllaj Hysejn Pashaj, që qindroj në Kalan e Beratit (1704), kuse vdiq më 1733; ndërsa djelmt e Zejnel Pashës: (Ali beu, banoj në Kalan e Kaninës; Kapllan Pasha edhe Islam Pasha ngrehën një banesë të re në lagjen Tophane) edhe qindruan në Vlorë.

    Për Kalan e Kaninës filloj mbas kësaja një kohë e gjat dërmitje edhe harrimi; që ndërpritet me disa ngjarje, disa gojthanje edhe kënga popullore me rastin e vrasjes të Ismail Pash (Velabishtit) Vlorë më 3 Gusht 1763 në shtëpin’e Ismail be Hallës (Taushani), që ish nga gjinija e Pashajt (58).

    Edhe një tjatër kujtim i trishtueshëm e i shëmtuar ësht lidhur me këto kalat: Sylejman beu, i biri i Mahmut beut, shkonte, si mbas zakonit të parisë Shqiptare, keq me gjin e tij, Sanxhakbeun e asaj kohës Ibrahim Pash Vlorën. Gojëthanja tregon që një natë të dimrit 1805 e gjetën Sylejman benë të mbytur në pusin’e Haremevet të shtëpisë Kapllan Pashës. Thanë, që “Beu kish ardhur nga Kalaja e Kaninës kuse banonte te e emtja, që ish e veja e Xhafer Pashës, për vizit. Nata paska qënë fort e errët; pusi i kopshtit nuk kish grykë edhe pra Beu paska rëshkitur edhe paska rënë brënda”. Mirë po ngjarjet e mapasme ngjallin shumë dyshime mbi vërtetshmërin’e kësaj thënjës. Më 1809, kurse u çfaq në Vlorë, në Berat edhe gjeti një lëvizje partiake kundra Ibrahim Pashajt (e nxitur nga Ali Pash Tepelena), Sanxhakbeu dërgoj disa njerz në Kalan e Kaninës për të mbytur të dy djemt e Sylejman beut. I madhi, Ali beu, ish 7 vjeç; e mbytën me jastëket e shtratit kuse flinte. Të voglin, Mahmut beun, e shpëtuan grat, ja dorëzuan Agajt të Kalas Sqelës. Mirë po edhe ky nuk e mbrojti dot. Pas pak ditë njerzit e Ibrahim Pashës e mbytën edhe këtë foshnjën 5 vjeçare (59).

    Kalaja e Kaninës përmëndet edhe një herë, në shkrimet e vëllajt të Kushmllës frënge në Janinë, Z. H Pouqueville-it, në lidhje me një bashkfjalim që pati me Ibrahim Pashën më 1807 për rindërtimin edhe fortsimin e kalas. Z. Pouqueville-i shkron, që at’herë muret e kalas Kaninës ishin rrënuar në shum vënde, edhe Pashaj i kish meremetisur, tue mbushur birat me popla guri edhe balte që mbaheshin më gardhe. Ibrahim Pasha lypte topa edhe municjone nga Franca edhe shpresonte që në rast nevoje do mbrohesh dot në këtë kala kundra ndonjë sulmit të Ali Pashës. Këto shpresa duallën të kota; më 1812 Kalaja ra në dorën e Ali Pashës. Disa ushtar të Myteselimit tij, të Velo Harizit nga Kudhsi, qindruan gjat disa vjetve në “pallatin” e Bejlervet në Kala; deri sa në Qershor të vitit 1820 erdhën nga Stambolli me fllotën Otomane, dy djemt e Ahmet beut, Ismail beu dhe Beqir beu, që ishin arratisur nga frika e Ali Pashës, për të filluar veprimtarin’e tyre kundra Pashajt, që ndodhesh i rrethuar në kalan e Janinës, se p’se ish “bërë fermanlli”. Mirë po Bejlerët e lartpërmendur nuk u vendosën më në sarajet e Kalas. Nuk vlente më barra qiran t’a meremetisnin. Banuan përkohësisht në shtëpin’e stërungjit tyre Kapllan Pashajt, derisa gaditën në lagjen Muradije një shtëpi të re (shif vizatimin (60).

    Prap mbetën “Sarajet e Kalas” të zbrazta: pa zot e pa kujdesin’e e kurrkujt u bënë pak nga pak vëndi, nga i cili banorët e Kaninës merrnin lëndën që ju nevojitesh për gaditjen e shtëpivet edhe të kalldrëmavet të katundit. Disa topa të ndryshkur qitnin ende grykat e tyre kërcnuesë nga frangjit e tabjavet, ndërsa nëpër sheshet edhe murishtet e Kalas kullotnin dhënt e dhit e fshatit.

    Në këtë gjëndje të mjeruëme e gjetën në Gusht të vitit 1848 ushtarët Tyrq kur erdhën për të shtruar kryengritjen kundra Tanzimatit. Këtë na e vërteton edhe kënga popullore:

    “Atje, në limën në Vlorë,

    Tre karadhe e dy pampor,

    Prunë nizam edhe tabor,

    Zunë kalan që ish bërë horr!”

    Me hyrjen edhe me qëndrimin e tyre deri më 1850, Kalaja u zhgatrrua edhe më tepër; se p’se kur duallën, muarën me vehte topat e fundit edhe prishën gjith godinat që ende qëndronin në këmb.

    Shtadhjet vjet mbeti kalaja mbas kësaj prap në dorë të Zotit e në mëshirë të njerzvet, deri sa e zuri më 1916 ushtrija italjane. Mbeturinat, që mund ende të pasqyronin diç’ka gjëndjen e maparshme, nuk e mbrojti kjo ushtrija: pa dashur, i çduki. Më së fundi, në korrik t’vitit 1919 e bombardoj Kalan edhe kot së koti edhe e rrënoj krejt.

    FUND



    _________

    52) Raporti zyrtar mbi ngjarjet në fjalë, dërguar nga Sanxhakbeu i Vlorës Kapllan Mehmet Pasha, gjindesh (deri më 1923) në Stamboll: “Babi-Ali Evrak kalemi- Hazinei evrak”. Kopja e këti dokumentit ësht botuar më 1909 në Stamboll në përmbledhjen e aktevet të komisjonit për historinë (Euxhymeni-tarih maxhumasi). Teksti thotë:

    “Dje mbas dreke pamë që fllota e “Qafirvet” (Armikut) po i avitesh gjirit (Vlorës). Me një herë u muarën disa masa të nevojshme për sigurimin e popullit. U vendosën grat edhe foshnjet prapa malit Kaninës në disa gropa, të mbrojtura edhe u bisedua pllani i veprimtarisë për të ardhmen. Kur ju qas pararoja e fllotës Kalas Sqelës, filloj nga të dy anët një bombardim i rrepët që vazhdoj një orë e gjysëm. Mbas kësaja nxori armiku një pjesë të ushtrisë tija në tokë. Por me qënë që kjo ushtrija ju shtrua me një herë prishjeve edhe grabitjeve, i dhamë urdhër trimavet t’anë (garnizioneve të dy kalavet edhe vullnetarvet nga populli) të sulmojn këta brashnjarët (ladruncoli). U ndez kështu një luftë e rrepët që vazhdoj tri orë. Para vullnetit t’onë burrnor “Qafirët” nuk qindruan dot edhe ikën të prishur, por morën me vehte armët edhe lëndën që kishin shkarkuar, si edhe ndihmsit e tyre vëndës (të Krishterët vlonjat që ishin bashkuar me ta). Në këtë përpjekje u vranë tre njerz nga populli edhe një grua dështoj nga frika.

    Por sa do që armiku iku i mundur e i turpruar, anijet e vogla me të cilat kish ardhur, qëndroj ende para kalas Sqelës, edhe fllota e madhe nuk ka luajtur nga Sazani. Parashifet pra, që nesër do sulmoj prap. Për këtë arsye vendosëm të largojm popullsinë myslimane e sidomos pleqët, grat edhe fëmijt nga qyteti, edhe t’i përndajm nëpër katundet rreth e rrotull. Njëkohësisht dhash urdhër, që nën udhëheqjen e vëllajt t’im, Çelepi Murad beut, të nisen për në Kalan e Beratit aktet zyrtar të gjykatores, të kadastros edhe të administratës, bashk me Hazinen”.

    Në Gurrë (15 i muajt) të raxhepit 1104, vula: Kapllan Mehmet.


    53) Në Arshivet e Senatomare-s- në bibliothekën shtetnore të Venedikut.

    Në librin: Cronaca derre guerre venete contro l’Impero turchesco, Stampa, Venezia 1738.

    Në Arshivin e Ministrisë luftës (k&k. Kriegsministerium) Vjenë.


    54) Copat e mureve të përhapura mbi faqen lindore të çukës ku qindron Kalaja e Kaninës paraqiten edhe sot si shkëmbënj, të lidhur me “horosan” që ka një fuqië ngjitse gati sa çimento.

    Ndër dëmet që bënë Venedikasit, mund të përmendim edhe marrjen e plumbit (disa dhjet mija qile) nga kubja e xhamisë (plumbit) në lagjen e Çerekçisë.


    55) Gërmadhat e pallati kuse u vendos mbas vitit 1693 selija e Sanxhakbejllëkut Vlorës në Berat, qindrojn mbi tabjen jugë- perendimore të Kalas.


    56) Kapllan Mehmet Pashaj u vra bashk me të vëllan Bejlerbeun e Rumelisë, Xhafer Pashën, në betejën e Zenta-s.


    57) Mekami i Kuzu(m) Babajt ka një gojthanje të çuditshme: Kuzu Babaj paska qënë një dervish Bektashi që ka ardhur në Vlorë në kohën e parë të sundimit Otoman. Mir po kur mërriti në Qafën e Koçiut, disa cuba e prenë. At’herë Babaj mori nën sqetull kokën e vet të preme edhe erdhi në kodrinën që quhet sot “Kuzu(m) Babaj”. Aty ra- edhe porositi shokët t’i bëjn varrin në at’ vënd. (në këtë gojëthanje përsëriten gjith trajtet që i përkasin legjendës të Sari-salltëkut edhe të Shën Spiridjonit). Mbi varrin e Kuzu Babajt u ngreh një tyrbe edhe më vonë u gadit atje afër një teqe bektashjane, që ka gëzuar përkrahjen e pjestarvet të familjes VLORA, deri sa këta kan qenë bektashinj të bindur. Mirë po rreth vitit 1803, kur filluan në Turqië përbuzjet kundra Bektashizmit dhe Sanxhakbeu i kohës Ibrahim Pash Vlora vendosi në teqen e stërgjyshvet tij (një rras mermeri mbi derën e hyrjes të teqes Kaninës, e përmënd këtë ngjarjen më një shkrim turqishte) në Kaninë, Sheij Seitin nga Berati, që ish nga Tarikati “Halveti”, u prish edhe teqeja e Kuzu Babajt në Vlorë.


    58) Mbi Vezirin Ismail Pash (Velabishti) VLORA ka shum shënime në libra të ndryshëm në gjyhën tyrqishte. Jetëshkrimin e tij na i tregon:

    Mahmut Syreja bej: Sixhil-li Osmani.

    Shemsyddin Sami Frashëri: Kamus yl- Alama.

    Disa ngjarje të jetës tija na i përshkrojn:

    Myfid bej Libohova: Ali Pasha Tepelen-tarihi.

    Vaka-nyvis Vasef efendi- Tarihi-.

    Disa hollsina mbi veprimtarin e tija na i japin:

    Arshivi i Myftinisë Beratit: Mahqemei sherije.

    Përmbledhja e kopjavet të letërçkëmbimit të Pashajt me njerzit më të çquar të perandorisë: në dorëshkrimet e Mehmet efendi Abdallit nga Gjinokastra (në bibliothekën VLORA më 1944).

    Por, tregimi më i gjall e më tërheqës që kam parë mbi Ismail Pashën janë shënimet që na ka lënë Hafëz Zejnel efendiu nga Armeni, të shkruar më një tyrqishte fort të keqe, në 9 fletët e fundit të një defterit më 1768 (në bilbiothekën VLORA sekuestruar nga komunistët më 1944). Teksti i këtyre shënimevet thosh shkurtimisht:

    “Vezir Ismail Pash (Velabishti) Vlora, (me përbuzje e quanin Beratasit “qeros’i Vlorës”) ka qënë i famshëm për përdhunimet që bënte, kudo që vente, sa do që ka qënë në kohën e tij, një njeri dijetar edhe fort i stërvitur. Nga Sanxhakbejllëku i Vlorës, i Janinës u pushua për këtë arsye. Mirë po edhe në Sanxhakun e Inebahtit (Lepanto) kuse sundonte më 1763 kish shkaktuar nga sjelljet e tija të rrepta prap zëmratën e Mbretit edhe ish bërë “Fermanlli” (dënuar me vdekje). Me ta mar vesh këtë Ismail Pasha u arratis nga Lepanto. Nuk ish njeri që t’i zgjaste si dele kokën xhelatit. Erdhi në Shqiprië, mblodhi (edhe me ndihmën e të dy kunetvet tij, Sylejman Pash Biçaku edhe Kurd Ahmed Pash Ngurza) “20.000 Gegë edhe Sulovar” edhe ne këta hyri në Vlorë, për të pushtuar të dy kalat e për t’i bërë qëndra të rebelizmit tij.

    Në Kalan e Kaninës banonte më at’kohë Humajun Hamni (e motra e Gazi Mehmet Pash Bushatit, që ish e bija e Kapllan Pash Vlorës) me djemt e saj ende të rinj, Xhafer Pashën edhe Ibrahim Pashën. Djalin e math Mahmut ben e mbante Ismail Pasha si peng në Berat. Vlora ish e përçarë; një pjes’e vogël e parisë, me në krye Ismail be Hallën, përkrahte Ismail Pashën; shumica ish në dyshim se si duhej të sillesh. Kalat kishin mbyllur dyerët edhe nuk donin të hynin më as një marveshje.

    Për të zgjidhur këtë lëmshin e koklavitur Pashaj mori një vendim të premë, por fort të rrezikshëm. I proponoj Humajun Hanmit, që ish gati ta merrte për grua (Pashaj ish i ve dhe nuk kish fëmië) po qe se i çelte derën e Kalas. Proponimi përfaqsonte një dhunë kundra zakonit; se p’se Humajun Hanmi ish e veja e kushririt parë të atit Ismail Pashës, të Mahmut Pashës. Zonja ra ngusht! Nuk mund të pranonte një proponim të till turpruës, edhe më anë tjatër nuk donte të shkaktonte një përpjekje që do përfundonte sigurisht shum keq për djemt e saj. Lajmroj Pashan që martesa nuk mund të bëhesh at’javë, se p’se ish e pamundur, edhe lypi dhjet ditë afat për t’u pregaditur.

    Ndërkohë ftoj në Kala parin’e Labrisë. Ju dorëzoj dy djemt e saj edhe ju tha që kish vendosur të lëftonte për të mbrojtur nderin e vet. Ky lajmi e trimroj pjesën e Vlonjatve që kish ruajtur një qëndrim të paanshëm. U morën vesh me Kadin e vëndit edhe me Agan e Jeniçervet në Kalan e Sqelës, (të dy këta ishin të autorizuar për zbatimin e Fermanit të vdekjes); u muarën vesh me parin’e katundevet rreth e rrotull, që më një natë të caktuarë t’ju dërgonin qindra kuaj të ngarkuar me drizë; shkuan te Ismail Pasha edhe u lutën që më at’natë të largonte nga rrugat e lagjevet Vlorës rojet, për të lehtësuar këthimin e gravet që ishin larguar nga frika, në shtëpijat e veta, edhe e bindën Pashan.

    Natën e caktuar erdhën nga jasht kuajt të ngarkuar me drizë; edhe u shkarkuan qetsisht në grykat e rrugvet që drejtoheshin për në lagjen e Tophanes. Kështu e ndanë Pashan nga ushtrija e tij edhe e mbyllën më një grack. Ndaj të gëdhirit jua avitën banesës kuse bujtonte Ismail Pasha. Kishin në krye Kadin edhe Agan e Jeniçervet. Kur ju afruan shtëpisë, trimat e Pashajt shtin mbi Ilausin që po vinte. U ndez një luftë e rrepët në midis dy palve. Pashaj u zgjua nga zhurma e papritur edhe u fut në oxhak për t’u mbrojtur nga plumbat që rrihnin mrin edhe qepenat e dritorejet si kokrrat e breshrit. Mirë po disa djem që kishin hetuar vëndin kuse ish fshehur Pashaj, hipën në çati, e që nga baxhaja e oxhakut e vranë me disa shtima edhe i prenë kokën. Ndërkohë ushtrija mori vesh ngjarjen; nuk bëri as një veprim, por u përnda edhe mori rrugën e Vjosës. Kënga popullore thotë:

    “Ismail Pash, o mjekër rosë,

    Ç’e bërë asqer o dosë?

    Ca t’u vranë në Elosë*

    Ca u mbytën në Vjosë”

    (*Elosë: ësht një grykë mali në Kaninë)

    600 veta, nën udhëheqjen e Kurd Ahmet Pash Ngurzës mundën të kalojn Vjosën e të shpëtojn, “gjith të tjerët- thotë gojëthanja- u vranë!?”.

    Edhe midis këtyre u prenë 300 veta që ishin fshehur në pyllin e Pishës. Me kokën e Ismail Pashës luajtën rrugaçët e Vlorës “topthi”. Por kur mori vesh Humajun Hanmi në Kalan e Kaninës këtë poshtrimin e të vdekurit, dërgoj me një herë njerz për t’i ndaluar. Trupin e Pashajt e varrosi me nderime në Xhamin e Shejh Jakupit edhe tha: “Koka e të vrarit ësht e Mbretit, por nder’i tij i përket shtëpisë!”.


    59) Përmëndja e kësaj shtëpisë ka një arsye historike: në këtë banesë ka lindur Ismail bej Vlora më 1844 dhe ka ngritur Flamurin kombtar më 1912. Godina ngrehur më 1821/23 u shit (Haremi, prefekturës edhe Selamllëku, Bashkisë) më 1919/21. Të dyja u shëmbën më 1925 për të krijuar kopshtin popullor.


    60) Për të lehtësuar kuptimin e emnavet që përmënden në pjesën e fundit të kësaj monografisë, ësht bashkangjitur një pasqyrë të rrjedhjes farore që i përket atyre emnavet.

Tema të Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Kalaja e Gjirokastres, nje perle e vertete :
    Nga Kryeplaku në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-10-2005, 15:06
  4. Kanina
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-05-2004, 00:51
  5. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 11:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •