Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2005
    Postime
    137

    A kuptojnë muslimanët këtë.....?

    A e dinë muslimanët se cila është e verteta nga kto apo ksajë i thonë kunderthënje.

    Karakteristikë e librave semite është dhe numri i konsiderueshëm i kontradiktave dhe absurditeteve që përmbajnë. Është ai çasti kur botuesi pasi e kalon një herë në dorë librin që sapo ka dalë nga shtypi, brengoset që e botoi pa redaktor...



    Nga çfarë e prej ku e krijoi allahu njeriun?


    Nga balta?


    Citim:
    15.Suretu El-Hixhr
    26. Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prihsur (me erë të keqe)? (të formuar-të trajtuar-mesnun).


    32.Suretu Es-Sexhde
    6. Ai është njohës i të (gjitha) fshehtës dhe të dukshmes, i gjithëfuqishmi, Mëshirëbërësi.
    7. Ai që përsosi krijimin e çdo sendi, e krijimin e njeriut e filloi nga balta.


    38.Suretu Sad
    71. Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoi një njeri nga balta,
    72. dhe kur ta kem përsosur atë dhe t’i kem dhënë nga ana Ime shpirt, ju menjëherë përuljunju atij (në sexhde)”.


    55.Suretu Er Rrahman
    13. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)?
    14. Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte) e pjekur.



    Apo nga uji?


    Citim:
    24.Suretu En Nur
    45. All-llahu krijoi secilën gjallesë prej uji, e prej tyre ka që ecin rrëshqitas në barkun e vet, ka që ecin në të dy këmbët e edhe asosh që ecin në të katër këmbët. All-llahu krijon çka të dojë, pse vërtet All-llahu ka mundësi për çdo gjë.


    25 Suretu El Furkan

    54. Dhe Ai nga uji krijoi njeriun, dhe e bëri atë të ketë fis dhe të ketë miqësi. Zoti yt ka mundësi të jashtëzakonshme.


    Apo nga dheu?


    Citim:
    30.Suretu Er Rrum
    20. Nga faktet (e fuqisë) e Tij është edhe ajo, se Ai ju krijoi prej dheu, e mandej ju (u zhvilluat në) njerëz që veproni të shpërndarë.


    35.Suretu Fatir
    11. All-llahu ju krijoi prej dheu, mandej prej një pike uji, e pastaj ju bëri çift. E asnjë femër nuk bart e as nuk lind ndryshe, vetëm se me dijen e Tij, dhe nuk i jepet kujt të jetojë gjatë ose t’i shkurtohet jeta e tij, vetëm se ajo është e shënuar në Libër (Lehvi mahvudh), e kjo për All-llahun është e lehtë.


    Apo nga "gjaku i ngjizur"?


    Citim:
    96.Suretu El 'Alak
    1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi.
    2. Krijoi njeriun prej gjakut të ngjizur.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2005
    Postime
    137

    A kuptojnë muslimanët këtë.....?

    Allahu krijoi yjet si plumba kundër djajve?!



    Sura 67:5

    Ne, qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriquese) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër djajve, të cilëve u kemi përgatitur dënim me zjarr shumë të madh.

    !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •