Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    “ Nė ato ditė, ata do tė agjėrojnė “!



    Ai u pėrgjigj atyre: "A mund t'i bėni dasmorėt tė agjėrojnė, derisa dhėndri ėshtė me ta? Por do tė vijnė ditėt kur do t'ua heqin dhėndrin dhe atėherė, nė ato ditė, ata do tė agjėrojnė".

    Jemi tė grishur nė agjerim; fjala ėshtė pėr t’u ēliruar nga ngarkesat qė na shkaktojnė gjėrat e krijuara, gjėra kto tė cilat mund ta rrezikojnė njeriun deri nė izolim, tė mbyllet nė vetvete. Ndėrsa pėr tė krishterin dėshira mistike nuk ėshtė kurrė zbritje nė fundet e vetvetes, por zbritje nė thellėsitė e besimit, ku takohet me Zotin.

    Tash tet dit, tė mėrkuren e pėrhime hymė nė kreshme - kohė e pendesės, e cila zgjat deri tė Shtunden e Madhe. Shtat javė kohė e kreshmeve (quhet edhe mot i lidhur) ndėrsa dyzet dit kreshmet duhet tė jenė njė kohė pendese dhe agjerimi.

    Sipas Shkrimit tė Shenjėt,- Bibla na meson mbi shumė raste tė tilla – dit agjerimi dhe pendese, shkrimet biblike tregojnė per raste dhe kohra te ndryshme, raste individuale dhe tė pėrbashkėta.


    Rasti i pare ( dyzet ditėsht) qė e njohim nė Bibel ėshtė ai i Moisiut, kur Moisiu shkoi nė malin Sinai pėr t'i marrė rrasat e beslidhjes (dalja 34,28). Shkrimet tregojnė se Moisiu atje qėndroi i vequar nga tė tjerėt, bashk me Zotin, pėr dyzet dit e dyzet net.

    Poashtu Bibla tregon per agjerimi i parė i pėrbashkėt ishte kur biet e Izraelit (gjitė populli) u penduan pėr luftėn qė bėnė kundėr bijėv tė Beniaminit dhe agjeruan (gjygjtarėt 20,26). Agjerimi nė pėrgjithėsi ėshtė shenjė e tė perulurit. Mirpo, rasti i Elisė, ashtu si edhe i Moisiut, nėnkupton tė qentė i vequar nga jeta e rėndomtė, pėr tė qenė bashk me Zotin ( 1 i Mbretėrve 19,8). Ka edhe shumėe shumė raste tė tjera pendese e agjerime nė Belsidhjen e Vjetėr.

    Shembullimin tipik tė agjeruesit Nė Beslidhjen e Re e gjejmė nė Gjon Pagėzuesin. Ai jetonte i vequar dhe agjeronte (Mateu 3,4). Sipas shkrimeve Gjon Pagėzuesi i mesonte edhe nxėnėsit e tij qė tė agjerojnė; “Nxėnėsit e Gjonit agjėrojnė shpesh dhe luten” (Lk 5; 33). Tė gjithė e dime se edhe Jezusi agjeroi dyzet ditė e dyzet netė nė shkretėtirė, kur tundua nga djalli, “Jezusi, plot me Shpirtin Shenjt, u kthye prej Jordanit dhe Shpirti e ēoi nė shkretėtirė, ku, pėr dyzet ditė e tundoi djalli. Ndėr ato ditė nuk hėngri asgjė” (Lk 4; 1). Mbi agjerimin e Jezusit duhet tė shtojmė kėtu se Ai nuk kishte nevojė pėr pendesė sepse ishte plotėsisht i pa mėkat. Shėn Pali shkruan pėr tė se ishte i ngjajshėm me ne, pėrveq mekatit. Jezusi thot se edhe nxėnėsit e tij do tė agjerojnė, por pasi Ai tė mos jet nė mesin e tyre. Jezusi na thėrret edhe na tė agjerojmė e t'ia pėrngjajmė atij pėr nga karakteri dhe tė qėndrojmė nė tundim qė na vjen nga ana e djallit dhe bashkpunėtorėve tė tij.

    Sipas Shkrimit Shenjėt edhe apostujt e Jezusit agjeronin. (vap 13, 2-3; 14, 23; 2, kor. 11,27). Pastaj shumė tė krishterė, tė nxituar nga Kisha, bėnė pendesė dhe agjerime. Sipas Shkrimeve rrezullton se agjerimi – pendesa gjithnjė ėshtė praktikuar gjatė tė kalueres, duhet tė ketė pėr qėllim tė na nxisė tė mos jetojmė pėr vetveten, por t’ia hapim zemrėn Zotit e tė afėrmit.

    E sot ē'po ndodhė nė kohėn tonė? A jemi duke agjeruar apo jo? Vėrtetė a jemi duke agjeruar? A ka kohė pendese sot? A ka ditė apo kohė qe na duhet te ndalemi dhe e pysim vetveten per mendimet dhe veprat tona? Apo gjithēka ėshtė nė “rregull”?! Bibla na meson ndryshe. Sh Pali thotė se “nėse mendojmė se jemi pa mėkat gabojmė”. Zoti Jezus thot se ‘askush nuk ėshtė I mire pos Atit”.

    Kisha, pėr sa i pėrket mundėsisė pėr pendesen, len ēdo besimtar tė vėndosė sipas vullnetit tė tij tė lirė. Ne si nxėnėsit e Krishtit duhet tė na nxitin mėsimet e Tij. Kėto mėsime I ndigjojmė pėr dit nė Kishė. Kėto mėsime mund ti lexojmė per dit nė Bibel, ku Bibla na meson se njeriu duhet pėr dit tė pendohet. Na meson gjithmonė se ka qenė prezente pendesa, agjerimi dhe kthimii ka Zoti. Pos asajė, ne nuk duhet tė ndalemi vetėm te pendesa dhe agjerime; por ne duhet tė bėjmė vepra tė mira, jemi tė thirrur pėr vepra nė vullnet tė Krishtit tone. tė kujdesemi pėr tė varfėrit, tė ndihmojmė ndonji skamnor, ndonji tė sėmuar, tė gjitha kėto qė janė njė shprehje e dashurisė vėllazėrore dhe cilėsi e tė krishterit. Nė qoftė se nuk tregojmė kujdes dhe dashuri ndaj tė varfėrve, tė sėmurėve, pleqėve dhe jetimėve, tė afėrmit tanė, (ata janė njerėzit me tė cilėt kemi kontakt tė pėrditshme) atėherė si mundemi ta duam Hyjin? Si mund ta dojmė Krishtin tė cilin nuk e shohim nėse nuk e dojmė atė qe e shohim per dit? Vetėm duke bėrė mirė mund tė dėshmojmė se jemi tė bit dhe bijat e Hyjit nė Krisht. "Gjithqka dėshiron tė j'u bėjnė juve njerėzit, bėni edhe ju atyre!" - thot Jezusi (Mat 7, 12).


    Krishti thot se “ju jeni kripa e botes” qe do tė thotė jemi qė tė japim botes shije. Dėshira e Jezusit ėshtė tė jetojmė ashtu qė duke i parė veprat tona tė mira, pergujdesje ndaj tė sėmurve, skamnorėve tė mund ta lavdojmė Atin tonė qiellorė.

    T’I perngjajmė Jezusit, ėshtė mirė qysh tash tė pėrpiqemi t'i pėrngjajmė Atij I cili ėshtė e vetmja rrugė e Jetes.Tė ndjekim shembullin e tij dhe t'i zbatojmė mėsimet e tij. Disa njerėz nuk janė duke menduar seriozisht pėr kėtė dhe gjejnė arsyetime tė ndryshme, shumė her edhe thojnė se; “Unė nuk kam nevojė per pendesė, nuk I kam bė askujt asgjė”! Disa thojnė se “janė gjėra tė pa vlerė”! Ka edhe asi qe thojnė "Mė vonė, kur tė vijė pleqėria". Ka edhe raste se disa njerėz agjerimin e perdorė pėr arsye fizike, apo mė mire tė themi “dijetė” pėr “estetikė”! Jo, Kisha na fton nė kėtė kohė tė kreshmeve pėr agjerim dhe pendesė, nuk ka tė bėjė me arsye fizike ose estetike.


    Agjerimi lidhet ngusht me pastrimin e shpirtit tė njeriut, agjerimi duhet tė na sherbejė pė ēlirimi dhe pastrami I ndergjegjes dhe nė pendesė tė forte nga mėkati e nga e keqja; e edukon njeriun tė ēlirohet nga skllavėria e vetvetes, e bėn mė tė vėmendshėm nė dėgjimin e zėrit tė Zotit e nė shėrbim tė vėllezėrve.
    Pėr kėtė arsye agjėrimi dhe praktikat e tjera krezhmore, tradita e krishterė i konsideron si ‘armė’ shpirtėrore pėr tė luftuar tė keqen, pasionet e mbrapshta e veset.


    Si perfundim, kėto veti tė kėqija, shprehje dhe qendrime negative ndaj agjerimit nuk duhet tė gjejnė vend te njė njeri i krishterė dhe tė ndėrgjegjėshėm. Kur ėshtė fjala pėr Zotin, nuk guxojmė tė mendojmė ndryshe pos atyre qe janė tė shkruara, nuk guxojmė tė mendojmė se jemi tė pa mekat, nuk goxojmė tė agjerojmė pėr arsye fizike por agjerimi duhej tė na ēliroj nga skllaveria e vetvetes, e mbi tė gjitha nuk guxojmė ta lėjmė pėr mė vonė. Sepse Zoti Krisht na fton; "Kthehuni se Mbretėria qiellore ėshtė afėr" (Mt 4, 17).


    toni77
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  2. #12
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    "Kthehuni e besoni Ungjillit "


    “Edhe kur tė agjėroni, mos u mėrrolni porsi shtiracakėt, tė cilėt marrin njė hije tė rėndė nė fytyrė pėr t’u treguar njerėzve se agjėrojnė: pėrnjėmend po ju them: u ndanė veē me atė shpėrblim! Ti, pėrkundrazi, kur tė agjėrosh, pėreroje kokėn tėnde dhe laje fytyrėn tėnde, qė tė mos e vėnė re njerėzit se po agjėron, por Ati yt, qė ėshtė nė fshehtėsi. Ati yt qė sheh nė fshehtėsi, do tė tė shpėrblejė.” (Mt 6; 16-18)

    Kemi filluar njė kohė tė shenjt liturgjike, e cila nė terminologjinė kishtare quhet “Koha e Kreshmeve”. Pra jemi nė kohen e kreshmeve, kohė pendese dhe agjerimi posaqėrisht e pėrshtatur, pėr tu hapur ne brendi, qė ėshtė burimi i mėshirės. Ėshtė njė shtegtim nė tė cilin na shoqėron.

    Agjerimi ėshtė njė ushtrim, qė trupin dhe shpirtin e ripėrtėrijnė pėr t“na sjellur ma afėr Zotit. Me kėtė qėllim ne dėshirojmė qė tė lejojmė nė vetvete qė tė jemi njerėz tė lirė, e jo ndoshta si njerėt tė robėruar. Joeli profet na grishė pėr pendesė:
    “Qysh tash- ėshtė fjala e Zotit - kthehuni me gjithė zemėr kah unė, me agjėrim, me vaj e dėnesje! Shqyeni zemrat e jo petkat, kthehuni kah Zoti Hyji i juaj, sepse ėshtė i butė e edhe i mėshirshėm, i durueshėm e shumė i dhimbshėm, ndjen keqardhje pėr fatkeqėsi” (Jl 2,12-13).

    Nė kėtė kohė (nė mėnyrė tė veqantė) i pėrkujtojmė mundimet e Krishtit dhe pėrgatitemi shpirtėrisht pėr tė kremtuar ngjalljen e Krishtit, neper tė cilen n“a mundėson qė ta ringjallim jetėn tonė, ndėrgjegjėn tonė tė mbrendshme krishtere. Nė kėtė kohė besimtarėt e Krishtit vetėn krejtėsisht ia kushtojnė Krishtit dhe kėshtu mundohen tė jenė gjithmonė nė lidhje intime me Krishtin Jezus. Nevojat e veta shpirtėrore i ngrisin dhe mundohen, qė sa mė mirė t“i pėrshtaten Zotit, tė thellohen nė kėtė mister tė mundimeve tė Krishtit.

    Ne i filluam ditėt e pendesės, atėherė ēka janė kto ditė tė nevojshme pėr jetėn tonė krishtere?

    Kur lexojmė shkrimet kuptojmė se Bibla spjegon tri elemente shumė tė rendėsishme kur njė njeri apo bashkėsi agjero,: pra;


    kur agjerojmė - pėrvujtėria para Zotit;
    kur lutemi – shpresa nė Zotin;
    Ndersa nė lėmoshė – dashuria humane pėr Zotin.


    Kėto tė tria nga ana e jashtme na e paraqėsin njė dėvotshmėri. Mirpor, kėto tė tria nuk janė nė asgjė tė vlevshme, nėse njeriu mė qėllim dhe me zemėr tė pastėr nuk e kėrkon Zotin.

    Nė ditėn e parė tė kreshmeve bėhet edhe pluhuritja me hi, apo kryqi me hi nė ballė tė besimtarit. Kryqi me hi nė bashkėsitė e krishtera simbolizon pendesėn dhe pastrimin. Tė ky gjest meshtari i flete fjalėt ne heshtje: "Mendo o njeri se hi ke qenė dhe se ne hi do tė kthehesh" ose "Kthehuni e besoni Ungjillit".

    Siē e kemi cekur mė lartė koha e Kreshmeve apo 40-ditėshi ėshtė kohė, e cila na mundėson tė kthehemi.

    Ky kthim e ka njė dualizėm nė vetvete! Tė kthehemi prej vdekjes nė jetė, prej madhėshtisė nė pėrvujtėri, prej koprracisė nė dorėdhani, prej flligėshtisė nė pastri, prej idhnimit nė durim, prej gjelozisė nė dashuri ndaj tė afėrmit, pra nė vepra tė mėshirshme tė shpirtit dhe nė ato tė trupit, prej pritese nė hiti, prej mallkimit nė bekim...! Tė kthehemi kah Dekalogu i Zotit, kah Sakramentet, si burimi dhe shenjtėrim i jetės sonė.


    Numėri 40 ėshtė njė ndėr numrat ma simbolik tė Biblės dhe shėnon njė periudhė tė gjatė kohore (Krhs. Zan 7,4.12; Nr 13,25; Mt 4,2+):

    - 40 vite populli i BV ėshtė ngre nė shkreti qė tė mund tė hyn i pastruar mėkatesh (i dėlirė) nė Tokėn e Premtuar (sh. Libri i Daljes).

    - 40 ditė ishte Mojsiu nė malin Sinai. Kėtu ngjau Besėlidhja e tij me Zotin dhe Dekalogu apo Dhjetė Urdhėrimet e Zotit (sh. Dalja).

    - 40 ditė Elia profet shtegtoi nėpėr shkreti deri nė malin Horeb duke agjeruar dhe duke u lutur, ku Zotin e pėrjetoi nė mėnyrė misterioze (1 Mbr 19,8).

    Jona kaloi nėpėr qytet … Predikoi kėshtu: “Edhe 40 ditė e Niniva do tė rroposet” (Jon 3,4).

    - 40 ditė Jezusi agjeroi nė shkreti, ku qe tunduar prej djallit dhe atje predikonte Ungjillin e Hyut: “Koha u plotėsua e Mbretėria e Hyut ėshtė ngjat! Kthehuni e besoni Ungjillit”! (Mt 4,2; Mk 1,13; Lk 4,17).

    - 40 ditė pėrēdo vitė ne pėrgatitemi pėr festėn e madhe tė kremtimit tė Misterit tė Pashkėve, pėr ta kremtuar atė sa mė tė denjė vdekjen dhe ringjalljen e Zotit tonė Jezu Krishtit.

    Duke filluar kohėn liturgjike tė Ardhjes, Kisha na thotė: “Zoti po vjen; ėshtė koha tė zgjohemi”. Kėtė kohė tė shenjt liturgjike tė Kreshmeve besoj, qė secili prej nesh e kalon dhe do ta kalon nė lutje, nė uratė, nė agjerime tė ndryshme, nė heqje dore nga shumė sende tė cilat na kanė pėlqyer. Nė lėmoshė qė tė jemi dhe tė jetojmė si njerėz tė tė lirė, tė jemi njerėz pėr tė tjerėt dhe me tė tjerėt. Lėmosha do tė thotė tė dhurosh pa shpresuar, qė do t“a pėrfitosh, pra “mos ta dinė dora e majta se ēka bėnė e djathta” thot Krishti. Tė zgjohemi pra nė kthim kah Zoti Krisht, pėr tu hapur ne brendi, tė kthehemi prej vdekjes nė jetė, tė korigjohemi dhe tė ecim nė pajtim me Jezus Krishtin - Zotin tone. Kėtė mėsė miri mund ta shprehim me vėllan njeri. Amen

    toni77
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 01-03-2009 mė 19:07
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  3. #13
    “U bėftė vullneti yt” Maska e zef malsia
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    83
    Citim Postuar mė parė nga toni77_toni Lexo Postimin
    "Kthehuni e besoni Ungjillit "


    toni77[/I][/B]

    “Gjithėher ėshtė fjala e Zotit - Kthehuni e besoni Ungjillit - kthehuni me gjithė zemėr. Kjo ėshtė thirrje e perjetshme.

    "Kthehuni e besoni Ungjillit"
    "..ju do tė vdisni nė mėkatet tuaja, po tė mos besoni se UNĖ JAM".

  4. #14
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Jezus Krishti ėshtė Shpetimtari, Ai ėshtė pėrmbledhja e tė gjithave.


    Nė Kishen katolike, kemi rregulla dhe ligje tė ndryshme tė cilat besohet se janė tė udhėhequra nga Shpirti I Shenjt. Realisht ashtu thuhet dhe ashtu besohet.

    Secili I krishter – anėtar I Kishes katolike, ėshtė I pagėzuar dhe ka marrė tė gjitha apo pjesėrisht sakramentet e Krishtit varėsisht sipas moshes dhe kohes.


    Secili I krishter duhet tė dij se tė gjitha sakramentet apo gjėrat shpirtrore gjenden nė Krisht. Bibla thotė se Ati ynė qiellor e dha Atė pėr ne qė Ai tė jetė Rruga, Jeta dhe e Verteta dhe; tė gjitha kėto gjėra janė vetėm nė Jezukrishtin. Kjo ėshtė pika mė thelbėsore e tė kuptuarit nė jetėn tonė.

    Secili I krishter duhet ta pyesim veten; ėshtė pėrvoja jonė fetare thjesht pėrvojė apo ėshtė Krisht? Apo ėshtė sherbimi I jonė fetar thjesht sherbim apo ėshtė Krisht? Ėshtė ky rregull I jonė thjesht rregull apo ėshtė Krisht? Ėshtė drejtėsia jonė thjesht drejtėsi apo ėshtė Krisht? Apo ēka ėshtė mė e rendėsishmja nė jetėn tone duhet tė pyesim veten; ėshtė shenjtėrimi ynė vetėm shenjtėrim apo ėshtė Krisht?

    Flasim shpesh pėr rregulla dhe ligje, janė tė nevojshme nė jetėn e njeriut, por, nuk duhet harruar se ajo mund tė jetė dhe ndonjiher mund tė mos jetė vetė Krishti. Poashtu flasim shumher per drejtėsi, por ajo mund tė mos jetė Krisht. Nė tė njėjtėn mėnyrė ne mund tė flasim pėr rrugen tė vėrtetėn dhe pėr jetėn dhe jo domosdoshmėrisht tė kemi folur pėr Krishtin. Poashtu flasim shumėher pėr tradita dhe deri diku edhe mburremi, por harrojmė se ajo mund tė mos jetė Krisht. Me pak fjalė, mund tė kemi shumė gjėra jashtė Krishtit pa e kuptuar kėtė. Kjo mund tė pėrbėn njė problem serioz nė jetėn e krishtere nėse nė secilen nga ato gjėra nuk analizojmė se a ėshtė Krishti!

    Nė shumė raste kemi degjaur duke thėnė se; Krishti ėshtė ne shumė gjėra, apo ne mund tė rrėfejmė me gojėn tonė se Krishti ėshtė qendra e gjithēkaje, megjithatė kemi shumė gjėra nė jetė qė nuk janė Krisht. Tė gjitha ato dhe kėto gjėra qe I kemi, sikur kėto tė na ndihmonin tė jemi tė krishterė?....! Mendoj dhe them me plotė gojen se sa nevojė kemi tė pėrtėrihemi nė mendjet tona pėr tė kuptuar se pėrveē Krishtit Ati nuk ka asnjė qėllim qė ne tė kemi shumė tė ashtuquajtura gjėra shpirtrore.

    Ėshtė e rendėsishme tė lexojmė Biblen, kur lexojmė mund tė kuptojmė saktesisht se ku ėshtė Shpetimi ynė?

    Bibla thotė se:
    "vepra shėlbimtare e Hyjit me anė tė fesė nė Jezu Krishtin pėr tė gjithė ata qė besojnė pa farė dallimi..”

    Njėkohsisht thotė se:

    "A ka, pra, arsye pėr t’u krenuar?

    Kurrsesi!

    Nė saje tė cilit Ligj? Nė saje tė veprave?


    Jo, por vetėm nė saje tė fesė!

    Sepse ne mendojmė se njeriu shfajėsohet me anė tė fesė, pa veprat e Ligjit". (Romakeve 3;21-28)


    Besimi pra ėshtė Shpetimi,- besimi nė Jezusin ZOT. Privilegji mė i madh pėr njeriun ėshtė nga Ati I ynė qiellorė, Ai vendosi Birin e Tij tė jetojė brenda nesh. Ne duhet tė mesojmė qė tė udhehiqemi prej ketij Zoti qė banon brenda nesh e jo nga gjėra dhe sende. Duhet te kuptojmė se nuk ėshtė rregulli, ligji, gjėrat apo edhe jeta njerezore, e rene, ajo qė na bėn tė jetojmė, por jeta e Zoti sepse thotė se; "vepra shėlbimtare e Hyjit me anė tė fesė nė Jezu Krishtin". Ne duhet tė jemi tė vetdieshem se jetojme nga Jeta e Zotit Krisht qė ėshtė vet Jeta.

    Ka raste se I krishteri nganiher frigohet nga e kaluara e tij, apo edhe e frigojnė tė tjerėt duke i shpeguar gjėra dhe sende tė ndryshme, por qe Bibla na meson qe mos tė kemi frikė sepse Jezus Krishti ėshtė Shpetimtari. Nuk ka tė drejt askush tė frigohet apo edhe mė pak tė drejt ka dikush ta frigoj tė tjeterin, Zoti na siguron duke na thėnė:

    "Mos ki frikė"!

    Pjetri apostull, ishte nė peshkim dhe aty erdhi Jezusi, kur Pjetri e pau fuqinė dhe mrekullinė e Jezusit, vetėm atėher ai Jezusit i tha; "largohu prej meje Zot, se unė jam njeri mėkatar". Pjetri e kuptoj ēfarė ekzistonte ndėrmjet shenjtėrisė sė Zotit dhe njeriut, atij Zoti ja zbuloj dhe Pjetri pau mėkatin e njeriut. Ēka i tha Jezusi nė kėtė rast Pjetrit: "Mos ki frikė"! Andaj gjithmonė tė jemi tė sigurtė se Zoti na thotė qė mos tė kemi frikė, por, kjo vetėm pasi tė pranojmė sikurse Pjetri se e pranoj duke thėnė se; "unė jam njeri mėkatar".

    Pastaj i tha asaj: "Mėkatet e tua tė janė falur". Ata (farisenjtė) qė ishin nė tryezė bashkė me tė filluan tė thonin me vete: "Po kush qenka ky qė po falka edhe mėkatet?". Por Jezusi i tha asaj gruaje; "besimi yt tė shpėtoi; shko nė paqe"! (Lk 7, 47-50)

    Atėherė Jezusi i tha: "As unė nuk tė dėnoj; shko dhe mos mėkato mė".(Gj 8;11)

    Vėllezėr dhe motra, ndėrsa udhėtojmė pėrgjatė rrugės sė Zotit, gjithmonė e mė tepėr do zbulojmė se nga i gjithė ajo qe na dha Ati ynė qiellor ėshtė Krisht. Sepse Bibla thotė: Atė Hyji e caktoi tė jetė, nė saje tė fesė, fli pajtuese me anė tė gjakut tė vet. Tė jemi tė sigurtė se nga tė gjitha dhuratat e Zotit ka vetėm njė dhuratė, kjo dhuratė ėshtė Krishti. Lavdi Zotit qė ditė pas dite Ai na tregon se nė Krisht pėrmblidhet ēdo gjė. Sa mė shumė qe na zbulohet Krishtin si Shpėtimtar I jonė, aq mė shumė do tė zbulojmė se Jezusi nuk ėshtė vetėm Shpėtimtari ynė, por edhe shpėtimi ynė. Mendoj se nuk mund tė jetė e ēuditshme? Sigurishtse jo, ėshtė fakt I gjallė. Sepse gjithmonė e mė tepėr ne zbulojmė se Krishti ėshtė Zot.

    Sa mė shumė qe na zbulohet Zoti, aq mė shumė do tė kuptojmė nėse bėjmė gabimin duke dalluar nė mes asaj qė Zoti I ynė Jezukrishti jep dhe asaj qė Ai ėshtė, mes dhuratės dhe dhuruesit. Njėkohsisht do vuajmė shumė nė jetėn tone nėse mendojmė dhe shpresojmė vetem nė vepra, ligje, rregulla dhe gjėra tė ndryshme, nuk perjashtohen tė gjitha kėto nė jetėn shpirtėrore dhe janė tė nevojshme, por tė gjitha janė tė pa vlera nėse nuk ka Krisht. Tė kemi gjithmonė nė mendjen tone kėta rreshta biblik:


    "A ka, pra, arsye pėr t’u krenuar?

    Kurrsesi!

    Nė saje tė cilit Ligj?

    Nė saje tė veprave?

    Jo, por vetėm nė saje tė fesė!


    Sepse ne mendojmė se njeriu shfajėsohet me anė tė fesė, pa veprat e Ligjit". (Romakeve 3;21-28)

    Tė perfundojmė kėtė shkrim duke e falėnderuar Atin tonė qiellor qė Jezusi ėshtė nė jetėn tonė dhe qė Ai kurrė nuk do tė largohet prej nesh. Sipas premtimit tė Tij, mund tė dime secili nga ne se Jezusi jeton nė ty dhe mua. Krishti na dha jetėn e pėrjetshme nė ēastin kur e kemi ftuar Atė nė jetėn tonė. Ai ėshtė Zot - shpėtimi ynė. AMEN

    Lavdi ZOTIT

    toni77
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •