Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6

Tema: Numra ***

  1. #1
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Numra ***

    * ajo - sa vjec je ti te keqen teta ?
    ai - Tlietetle teta !

    * shpejtesia e lejuar e dashurise : 68
    - kur arrin 69 duhet nderruar krah.


    * ka 3 lloj njerzish :
    ata qe dine te numerojne ,
    dhe ata qe nuk dine te numerojne.


    cfare quhet kur nje djale i flet nje vajze fjale te pista ?
    - ngacmim seksual
    Po kur nje vajze i flet nje djali me te tilla fjale ?
    - 3, 99 dollare minuti !!!!! (hot lines )


    Gjithmone jep 100 % ne pune :

    12 % te henen
    23 % te marten
    40 % te merkuren
    20 % te premten
    5 % te shtunen

    dhe nqs dikush ju qorton , kujtoni qe duhen 42 muskuj per te rrudhur vetullat me inat , dhe ... vetem 4 muskuj per te levizur gishtin e mesit.



    *Grate

    e moshes 16 - 18 vjec jane si Afrika : te virgjera e te paeksploruara (nje pjese )

    e moshes 19 - 35 jane si Azia : joshese dhe magjepse .

    e moshes 36 - 45 jane si Amerika : krejtesisht te eksploruara , perseri te bukura , dhe te pasura me burime e rezerva ...

    e moshes 45 - 56 jane si Europa : te lodhura , por qe kane disa zona (pika) me interes.

    e moshes mbi 56 vjec jane si Australia : te gjithe e dine se jane diku andej poshte globit po asnje s'e can koken per te shkuar atje.

  2. #2
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Exclamation Rikthehen numrat

    ... por kete rradhe po sjell nje pjese te shkrimeve qe un paraqita ne Padogane qe sic ishte paralajmeruar u fshine. ( + dhe ca te forta te disa anetareve te tjere)
    Besoj se humori i perdorur mund te kete vend ketu.


    Ngacmim kunjik/miqesor me ata qe kerkojne pergjigje per problemet e tyre ....

    Anetaret pyesin:


    Pse me eshte ulur numri i postimeve?
    (pergjigja) - se te kemi hequr ca, duh !

    pse nuk degjoj dot muzike ne albasoul?
    (pergjigja) - provo e ngriji volumin a ndizi spikerat nqs ke.

    Kush ja nderron titullin temes?
    (pergjigja) - ata qe shkruajne e ta degjenerojne temen.

    Kur do me beni moderator?
    (pergjigja) - Kur te nderrosh nofken (nickname).

    Pse perdorni dialektet?
    - Sepse nuk kemi lindur te gjithe afer nderteses ku u be kongresi i gjuhes shqipe.

    Pse nuk jam i autorizuar te lexoj nje teme?
    - Se nuk ke autorizim.

    Kush i ndryshon firmat?
    - ata qe nuk kuptojne se pse tregohesh kaq doktor kur shkruan ate firme.

    Ku mund te gjej ca maska?
    - Dil njehere nga rruget e periferise po naten dhe me makine te mire vec.

    Si mund te hyj ne chat?
    - Po mos u fut o trim !

    Pse te huajt nuk flasin shqip?
    - Hm, e thelle kjo po as ne nuk e dime.

    Pse nuk postoj dot nje sondazh?
    - Se na e ke shpifur me ato qe ke postuar me pare

    Ku te postoj kuriozitete?
    - Ne Forum si shoket.

    A mund te reklamoj ne Forum?
    - Po, kalo nga zyra e finances te shohim c'mall je.

    Kam harruar fjalekalimin, si ta gjej?
    - kujto njehere emrat e dashnoreve apo kafsheve qe ke ne shpi.

    Nuk me lene prinderit ne Forum, si tia bej?
    - Merri dhe ata me vete and Get a life !




    Anetaret pyesin dhe stafi i shkrete pergjigjet:

    Dikush me futet ne kompjuter, cfare te bej?
    - Sigurohu pastaj leviz. Mbyll gjithe dyert dhe kontrollo se c'te kane vjedhur. Pastaj njofto policine por mos na permend per deshmitare se s'dime gje.


    Ne Padogane kane filluar te me shajne, pse vetem mua?
    - Mos u bej paranoik, aty shahen te gjithe ata qe behen tabela qitjeje. Nqs ta kane bere me pa te drejte mos u nevrikos por thjesht shkruaj: Perkthime !


    Pse me kane dhene 3 pike paralajmerim?
    - Se ke qene djal i keq me siguri, por me kaq sa paske shkruar ti habitem pse te paskan dhene kaq pak !


    A lejohet qe une dhe 2 vellezerit te perdorim te njeten llogari( emer) ne Forum?
    - Po perdoeni o burre se s'po ju sheh njeri, vetem mos e abuzoni llogarine me shpi e me komshinj.


    Pse nuk marr mesazhe private?
    -Se nuk te shkruan njeri prandaj !


    Nje anetare e Padoganes ankohet se i jane fshire 3 postime.
    - E moj se 3 zgerdhierje, 4 lol-a dhe ca hahaha te hoqem !



    Ja edhe disa nga pyetjet qe i drejtohen psikologut:

    Nje catist pyet se si ta kuptoje se ajo ne ekranin tjeter e do me te vertete
    - Shiko nese i dridhet dora, dmth nese ben gabime ne te shkruar. Nqs po atehere nuk i punon mire truri dhe ka rene brenda por mund te jete edhe analfabete prandaj nuk te garantojme deri sa t'ja shtrengosh doren personalisht.


    Dua te vras veten, c'menyre te zgjedh?
    - Behu moderator tek Forumi i ankesave. E garantuar !


    Me ka lene dashnorja, si t'ia bej?
    - Shko o gjej ndonje tjeter pse pak ka vajza forumeve !


    Si ta le duhanin?
    - Fillo duke lene dyqanin ku i blen dhe shko tek kjoska ngjitur e blij lepirese !

    Ma dredh gruaja me duket, c'mendon ti?
    - Dridhja edhe ti ose ma jep mua adresen se ia dredh une asaj !





    Ja disa te shpejta nga Forumi i besimtareve megjithse nuk ben me u marre me keshtu gjerash:


    Pyet nje : Pse u bete synet ?
    - Isha foshnje e nuk dija gje, me mashtruan prinderit.

    Njeri pyet se c'eshte syri i keq ?
    - Eshte syri qe te zhduk kete teme nga forumi i fetareve.


    A kemi te konvertuar ketu?
    - Po thote nje emigrant. Ne Greqi me bene ortodoks me zor po megjithate edhe kur konvertoja dhrahmi me te futur ma benin ate pazar.


    Si te pergatitemi per vdekje?
    - Hall te paska zene edhe ty o byrazer po edhe kendej shum shtrenjte jane keto funeralet. Po kostumet e xhenazes c'ne me xhepa he?


    Ja dhe nje etikete ne fund:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

  3. #3
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    Ja dhe pyetje - pergjigjet e tjera qe shtoi anetari i dalluar WOLF POWER:

    - Pse me eshte fshire nje postim i imi me rendesi ?
    - Ka qene me me rendesi per personin qe e fshiu.....

    - Si mund te me shtohen Yjet ?
    - Mjafton qe te blesh nje teleskop te fuqishem dhe te garantoj qe yjet do shtohen me teper se c,shikon ti tani.....biles do zmadhohen

    - Ku mund te postoj tema me me rendesi dhe me diskutim te pasur mendimesh ?
    - Normalisht qe vetem ne padogane....

    - Pse ma fshine temen e pershendetjes ?
    - Se ka filluar ti zeje lemza antaret ore e minut

    - Si mund ta bej qe te jem i padukshem ne forum ?
    - Te keshillojme te hash gastare...

    - Mund ta nderroj dot nickun tim ne forum ?
    - Edhe mundesh edhe s,mundesh....ehuuuu shume pyetje paske sonte..loool


    =================================================

    Ja si paraqitet njeri tek Forumi i Prezantimeve:

    Me ne fund po tregoj dhe une kush jam. Ne fakt as vete s'e di nese informacioni per veten do jete i sakte por te pakten po ju jap ca variante. lol Certifikata qe mora per kampin e azilanteve ne Londer thote se kam lindur ne Mitrovice, por ne fakt jam nga jugu, dmth veriu i Shqiperise se mesme.

    Mosha me ka ndryshuar ne dokumente te ndryshme duke filluar qe ne vend ku e zvogelova ca per te mos shkuar ushtar, pastaj e zmadhova per te ikur ne Kanada, kurse per vizen e Australise nuk gjenim dot origjinalin se edhe une doja ta dija se kur kam lindur vertet. Ne fakt nuk duhet te jem me shume se 41 - 46 vjec por ndihem akoma adoleshent.
    Ne Forum kam disa nofka ( nickname) biles njeri prej tyre mu be moderator, nje tjeter e kisha kandidat per supermoderator por nuk luftova sa duhej se do e kisha nxjerre edhe ate ne drite. Biles ca here me eshte dashur te debatoj me nofkat e mia dhe ka dale muhabet i bukur ne fakt megjithese psikologu i nenforumit tha se mund te jete semundja e shume-personaliteteve. dava doktoresh se ata te nxjerrin je semundje edhe pa patur gje.

    Me pelqejne njerezit e sinqerte sidomos ata qe te genjejne sy per sy por meqe nuk shihemi tani duhet tu besojme c'ju shkruajne duart. Edhe punen e kam ne te zeze megjithese kam marre ca karta fallco dhe jam bere pjesetar i ekonomise gri. Me pelqen te dal me shoket me kallashe andej nga stepat e Sidneit dhe gjuajme per kangure apo per aborigjene qe na pengojne ne hobin tone zbavites.
    Birra Foster ze gjysmen e frigoriferit biles edhe femijte e pijne kur s'gjejne qumesht, po te pakten te dehen ne shtepi e jo rrugeve me makina.
    nejse se po ve nje foto te koheve te fundit
    faleminderit dhe mire e kalofshim, - thote anetari duke na lene kete foto ku duket qarte se perdorimi i krahut te djathte e ka bere punen e vet ne muskuj.
    hmmm
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    Ndryshimet ne forumin Fjale pa Dogane sollen edhe nje lloj levizje te shqetesuar per te rigjetur veten ne ate pjese dinamike qe u ndodh e befasuar nga lenia jashte kontrollit.

    Ja edhe vargjet qe u krijuan me kete rast.


    Postuar nga R2T nė 16-09-2003 23:25:

    Padogana paraqet mikpritje publike
    me antare te paafte per zgjidhje diplomatike
    pakenaqeiste e thella nderthurje kimike
    Pa moderatore kaluam ne demokraci cmendurike

    E perdorim te shkreten per argetim momenti
    Po kthehet ne galeri ku shkrihet talenti
    u therem me thika si me qene pirate deti
    shyrja e kohes u kthye ne azgjesim pe verteti

    nuk hane pyke ca cuna zonja
    qe s'arriten ti kuptojne kto qellimet tona
    jemi fut me shty kto netet e vona
    s'ja kemi ngene me agresioneve te kota

    Na leni mu.tin ne paqen qe kemi
    po na rendoni shume, si me qene top.e demi
    Kurre se konceptuat ate cka ju themi
    O rrob shqiptar, perkohesisht ktu jemi

    ================================================

    Postuar nga Sokoli nė 17-09-2003 10:57:

    Mjeda per Padoganen:

    Oj rini rini
    qe nga by** nxjerr shkendi
    n'dogan je tue e gdhi
    tue postue e tue zgerdhi.


    Lazgushi per padoganen:

    Lule t'bukura ne padogane kan celur
    mjalten e tyre kudo kane hedhur
    gumezhijne blet-njomat ne koshere
    te kenaqin shpirtin dhe kur bejn sherre.


    ...............................

    Padogane oj Padogane
    kush t'ka shkly portat e t'ka ba han?
    Ti ke pas kan i zoj e rande
    antart e forumit t'thirrshin nane.

    ................................


    Kur ka shkrep fjala si me shkrep moti
    zogu i Padoganes gjithmone i zoti
    plot shaka e fjale me ba
    deri sa me marr dhe ban.

    ..................................


    Padogan bre m'nigju mue
    ulu perdhe hic mos me u cue
    rri ne heshtje e mos ban za
    c'ka me ndodh bre ki me pa.
    Prindi ty nevojen t'ka
    do te marre shpejt me te mire
    hopa do te ngreje ne krah
    se t'ka nevojen bre padogan.

    ================================================

    Postuar nga Henri nė 17-09-2003 12:18:

    O yllat e padoganes, e ju o della te gjalle
    poete e llafazane, te gjithe per te bere pallė
    Ju tema te larmishme, e forumiste te sakatuar
    bukurira e pallavra, mjaft te mos rrihet pa shkruar

    Do t'kendoj per pasionin, qe mbani ju e ushqeni
    doganiste te parruar, mendjen ju ma defreni.


    ================================================


    Postuar nga WOLF POWER nė 18-09-2003 13:02:

    O Bobat e padoganes dhe ju o vajza simpatike
    Temat e lezetshme krejt kripe dhe ato postime fantastike

    Ato avatare te vecante dhe ato firma gjithe ironi
    cuna , goca e tranvestite qe shume mua me bejne cudi

    Kur hap wolfi forumin qysh shko direkt ne padogane
    shef e lexon nja dy tri here dhe qesh sa terbon dunjane

    Do i shkruaj padoganes qe ju te gjithe e pasuroni
    per hundesh me dalte qumshti i nanes nese s,ju bej qe prape ta doni

    Ps...Keshtu do i kendonte Naimi Padoganes tone


    ================================================== =======

    Si perfundim ja dhe frymezimi im rrebel:

    T'pa ''zhdoganuarve''

    Simas venit dhe kuvenin
    simas emnit dhe miemnin
    pa dogan kan vu forumin
    po s'po dim me notu lumin.

    Shkrujn rinia qeshin fmia
    chat hare fjale batall
    dun me qit ca kan ne shpirta/shpia
    halle gaze qejfe - skandal.

    Do kan koh, do se cajn kryt
    punt marojn shpejt a per neser shtyjn
    do me minuta do me ore
    jane harrua fort,
    hyne si tu lujt po shtire se dalin mot.

    Doganieri a merzit, se shum veta jan avite
    shtyji, folu, preki n'tela auditorin me rrebela
    jan rini dun zallahi, tana gjanat dun me i dite
    prej dhomet n'ajr me i qite me ju nis neper parcela ...


    ............................

    I kan vra i kan ba Ban
    i kan lodhe me taksa t'rand
    i kan lidhe me fjal te ulta
    per me i zbut gjelat e pulat.

    Fort i majtme me zinxhira
    kullojses me i myll ato bira
    etiketat shpejt ja vun
    po u lodhne dhe ma n'fun gardhin ja lshun.

    A habit tan padogana
    kaq liri s'kish pa as zhargona(i)
    dulen trimat me majt rregull
    se nuk lehet tregu i zhegut.

    Do per qef e do per hall
    padogana ka dhe vlere
    se germon malin per ar
    gje dhe hekur krom mangan.

    Shpite (nenforumet) e mira fort krenohen
    po n'dogan edhe argtohen
    disa knaqen do turpnohen
    n'kyt kasolle shum harrohen.

    Por dicka duhet ma ba
    padogane s'lihet n'hava
    bashk me emnin rubrika shtese
    i ORE t'madhe me ja vu krese.

    Thon vegjlia don harem
    buke e shfaqje si t'pelqen
    po mir asht dhe me u rrit
    se dhe qefi ka kufite.


    ...................................


    Ah padogan qyr si t'kan lan
    ne vend t'funit e tash pa nan
    po ti fort mos u ligshto
    se n'bisht t'synit dikush t'shiqon

    Ka ardh koha me ec vete
    per kujdes nuk ke nevoje
    shum u rrite nder kto vite
    me krah t'tuja niqe kyt loje

  5. #5
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Exclamation Numer i ri informativ !

    Ndihme per emigracionin
    (1)
    Nga burime te mireinformuara njoftohet se ka dale nje gazete e re 2-faqeshe e cila informon shqiptaret per te rejat e fundit mbi ikjen e pa/organizuar drejt perendimit a lindjes.

    Kryeartikulli i kushtohet leshimeve me te fundit qe Kanadaja po ben per shqiptaret qe duhet te nxitojne per te bere dokumentat sa me shpejt se po fillon edhe dimri tani. Autori keshillon sidomos banoret e zonave malore e kodrinore qe jane me te pershtatshmit per klimen e atjeshme por edhe per punet qe i presin ...

    Keshtu ne faqen e dyte bie ne sy hapja e nje stacioni te ri skafesh supersonike ne Bishtin e Balles qe do konkuroje fuqishem ate te Karaburunit por edhe duke permbushur me mire kerkesat e banoreve te zones e me gjere.
    Flet per veshtiresite e disa skafisteve te Semanit, Shkumbinit e Vjoses te cileve u eshte dashur te levizin vazhdimisht ne pika te ndryshme ne menyre qe te mos zbulohen nga policet e korruptuar qe e kane rritur me teper shumen e rryshfeteve qe kerkojne ...

    Me tej lexojme mbi emrat e matrapazeve me te njohur e te besueshem te qyteteve kryesore dhe kush prej tyre blen/shet e ben viza e dokumente me te mira/besueshme.

    Po ashtu kendshem jepen edhe keshilla per shtigjet me te fundit drejt Greqise, per iteneraret e reja drejt Anglise dhe cfare dokumentash a letrash pijne uje per fitimin e statusit politik...

    Per Ameriken ka nje kend te vecante njoftimesh martese, mashtrimesh, terheqjesh, cmime vizash, kosto divorcosh ... e deri tek hilete per marrjen e nje avokati dhe shtyrjen e koheqendrimit.

    Ne pjeset e poshtme te faqeve shikon reklama me foto te bizneseve e firmave qe ndihmojne me shume per emigracionin duke paraqitur me shkronja te medha ULJE cmimesh per sherbimet e tyre kontrabandiste.


    -------------------------------------------------------------------------------

    Per ata qe duan te dine me teper per gazeten e re po jap edhe ca sqarime te tjera.
    Gazeta ka emrin ''Shpetimi'' dhe shperndahet dorazi si traktet ne kohe te luftes. Te terheq vemendjen edhe CMIMI i gazetes dhe ne cepin e siperm ne te djathte shkruhet: Cmimi varet nga zona ku shitet gazeta, nga numri i kopjeve qe i ka mbetur shitesit por edhe nga menyra se si ti je veshur dhe se sa kerkon qe ta blesh gazeten.
    Pak me te futme por ... kjo eshte edhe ekonomia e tregut te zi. Thuhet se tirazhi po ia kalon edhe numrit te regjistruar te Rilindjes Demokratike ne 1991-n.... duke treguar interesimin e madh qe ka gjetur tek shtresa te caktuara te shoqerise.

    Ne nje tjeter gazete ishte botuar kerkesa e nja 2 shefash policie qe kerkonin adresen e botuaesit dhe jo per gje tjeter po per ti derguar atij nje artikull perforcimi pasi emrat e tyre ishin permendur pa shtuar ata te shefave te tyre te cilet merrnin edhe % me te madhe te fitimeve ...
    Thuhet se botuesi eshte nje ish-mafioz i dale se fundi nga burgjet italiane ku edhe pesoi ca demtime trupore/morale te cilat nuk e lene te zhvilloje biznesin sic e bente me pare dhe per kete e gjeti veten ne kete aktivitet ne ndihme te atyre qe duan te largohen me cdo kusht ...

    Ne faqen e mesit jepen edhe informata mbi tregjet e droges, cmimet e tyre ne vende te ndryshme, pazaret me te leverdisshme dhe menyra se si mund te rritesh fitimet ne maksimum permes nje strategjie profesionistash ...


    ============================================

    Ne cep te gazetes ndodhet edhe rubrika e ndodhive personale ku nje mashtrues nga Detroiti shkruan:
    Pata ca probleme per te terhequr ''te fejuaren'' se kishte frike se mos e nxirrja trotuareve. I cova pergjigje duke i thene: Po nuk ka Detroiti trotuare moj se vetem rruge makine ka. Pastaj ben edhe ftohte e po pat ndonje trotuar te mbetur periferive vetem veres do punosh se edhe ca pare na duhen. Me naze po iu mbush mendja dhe tani kemi hapur nje firme tonen qe nderton trotuare ...


    =============================================
    --Nje lexuese e rregullt pyet nese ka adrese kjo gazete.

    -- E ka edhe adresen po i ndryshon vazhdimisht.
    Here shtypet e redaktohet ne ''bodrumin'' e ndonje shtepie 3-4 kateshe, here ne ndonje autobus te zakonshem qe ka te shkruar anash emrin e partise qe i perket, here ne hambarin e ndonje anijeje qe cuditerisht qendron me teper ne breg sesa lundron e here ne magazinen e ndonje restoranti qe s'ka xhiro fare.

    Ju e kuptoni se gjithkush po perpiqet te gjeje adresen e burimit sidomos disa qe po perpiqen te bejne ate shtetin e shkrete ligjor.
    Por kur zoteron nje gazete te tille qe kerkohet me shume se politika kuptohet qe edhe do ruhesh pak se jo te gjitheve u pelqen qe dikush behet i pasur duke ndihmuar te tjeret.

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

  6. #6
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    Ndihme per emigracionin
    (2)

    Me terhoqi vemendjen nje artikull qe fliste mbi vendin tone.
    Ja si e fillon autori reportazhin e tij-

    Nen rrjedhen e Matit bashke me token e gerryer me ne veri notojne edhe mbeturinat e konsumit te perditshem.
    Nuk mund te kutpohet jeta shqiptare pa tregjet natyrore, pa tezgat me mallra te fresket qe na sjellin aromen e fshatrave te aferm. Ne perpjekje per te njohur me teper mbi menyren se si tregtojne njerezit tane shkuam para ca ditesh ne tregun me nam te Milotit. Ishte e shtune dhe dukej sikur cadrat e cirkut ishin shtrire gjithandej megjithese jo te gjithe shikuesit ishin bleres por edhe kurioze, sehirxhinj, te pavendosur por edhe ndonje hajdut i vogel xhepash.

    Nqs nuk te pelqejne kafshet do e kesh problem me eren tipike te stallave te hapura ashtu sic edhe te kenaqet syri me cilesine e lopeve, vicave e bagetive qe nderrojne dore pronari.
    Shetitjen ne treg na e nderpret nje bresheri jo shume e larget por nje pensionist me disa keca te lidhur pas nje huri na thote te mos shqetsohemi se ishin ata tregtart e armeve pak me tutje.

    Te vendosur ne pjesen verilindore te pazarit, te rrethuar nga nje koder artificiale dheu ngritur nga ndonje traktorist i paguar, shtrihet tregu i vogel dhe ilegal i armeve shqiptare.
    Nuk mund ta besonim larmine e pistoletave qe ishin per shitje dhe syte na mbeten tek nja pese anti-tankse qe ishin vendosur mbi ca mushama ushtrie. Nqs do te shkosh te blesh arme aty te krijojne mundesine edhe te provosh armen qe ke qejf por eshte mire qe ne fund te blesh dicka se tregtareve nuk u pelqen qe te harxhojne kohe e plumba me ty.

    Me pak kusur xhepi bleme nja 2 granata te cilat i hodhem ne fushen e hapur te rezervuar per kete qellim pak me tutje. Gropat e tjera tregonin se nuk ishim te paret po as te fundit dhe zhurma e shperthimit na tronditi disi.
    Eh kujtimet e vjetra po edhe sikur kish lezet.
    Xhema na thote se per pistoleta ka me shume kerkesa dhe na tregon pak histori. Dikur flitej me nenkuptim per to, keshtu p.sh. nqs doje nje revole me mulli duhej te kerkoje per ''pulen me zogj - ose kllocken me t'vegjl''. Nqs doje nje me karikator permendje ''pulen me veze ne by*the''.
    Per kallashnikovin thuhej thjesht - ''nje nga ai i zakonshmi'', ndersa nqs e doje me qyte te perkulshme pyesje per ''cizme burrash''
    Nje malesor aty bleu dy cifte e nje mitraloz dhe ne e uruam ''Ti gezosh'', por ai u ngrys pak e na tha: Jo or mik se me e gzua pushken a si me t'thane t'rafte ballit. Duhet me than: E majsh me shnet !
    I kerkuam ndjese malsorit dhe i tham se nuk merremi dhe aq shum me matrapazlliqe por ai kishte qellu burr i mire dhe na ftoi edhe per nje dreke ne lokalin aty prane te ndertuar me fleta celiku antiplumb...



    ================================================

    Tek gazeta ''Shpetimi'' ndodhej nje tjeter shkrim me nota humoristike por edhe realiste kushtuar prinderve emigrante qe rrisin femije ne boten anglishtfolese.

    Ja historia e shkurter:

    Prinderit shpesh nuk jane te kujdesshem me fjalet qe femijet e tyre mesojne ne shkolle por ata prinder qe kane kaluar me shume kohe ne tokat shqiptare e kane me te veshtire se femijet e tyre te mesojne/thithin me shume anglishten.

    Mire eshte qe te mesoni edhe fjalet e sherrit/turpit sepse mund te perfundoni si Shkelzeni i vogel me familjen e tij ne nje shtet amerikan.
    Ne nje ore mesimi mesuesja vendos qe ti kerkoje nxenesve te saj ( klasa e pare) qe te thone ndonje poezi a varg te gezueshem nga gjuha e tyre. Pas disa vargjesh e cjerrjesh ne kinezce, kubanshe e bullgarshe i vjen rralla Shkelzenit tone qe pak i turperuar reciton disa vargje qe gjyshja e tij i pat mesuar kur ish femije:

    Biq biq katiq, njata ven e njata hiq ...

    por nje ze i trembur i uleret qe te ndaloje. Mesuesja nuk mund ta besoje qe nxenesi i saj kish mesuar fjalen bitch (bic) dhe e keshilloje te mos sillte keshtu gjerash me ne klase.
    Shkelzeni u turperua pasi e dinte se nuk kish thene gje te keqe por nuk kishte c'te bente. Por mesuesja kish qelluar grua e mire dhe filloi te interesohej me teper per djalin e vogel shqiptar dhe sidomos gjuhen e tij. Mesoi se babai i tij kishte nje dyqan ku shiste mallra ushqimore ballkanike. Bukur -tha mesuesja dhe nje dite bashke me klasen vendosen te shkojne ne biznesin qe zoteronte babai i Shkelzenit per te mesuar me teper mbi kulturen e rajonit ballkanik ...
    Pasi i zbriten metrose dhe ecen per pak minuta grupi i shkollareve me mesuesen ne krye udhehiqeshin nga djali shqiptar qe me gezim bertiti: Ja dhe dyqani i babit !

    Siper deres ish shkruar me shkronja te medha: SHITORE - Balkan General Store.

    Holly crap - tha mesuesja me vete dhe ju drejtua Shkelzenit: I didnt know your dad had a shit store ! (nuk e dija qe yt ate kish nje dyqan mu*i )
    shkelzeni - Yeah teacher he sells all kinds of shit in it, thats why ! (po mesuese ai shet lloj-lloj gjerash aty)

    - No wonder this kids language is screwed up ( jo me kot gjuha e ktij femije eshte e bere lemsh) - mendonte mesuesja ndersa po futej bashke me nxenesit ne dyqan ...



    ===============================================

    Perseri me nje tjeter.
    Kete rralle artikulli flet per shqetesimin e prinderve ndaj helmeve.


    Nje droge e re ka filluar te qarkulloje ne gjakun e shqiptareve, sidomos po perdoret fuqishem nga brezi i ri . Thuhet se edhe moshat e mesme apo te vjetra nuk jane me te mbojtur dhe te prekurit po shtohen dita dites. Emrin e ka te huaj pasi ata shpikin keshtu gjerash dhe na i sjellin edhe ne. Virusi quhet internet.

    Shume eksploratore te tij po perpiqen ti gjejne fundin por sa me shume toka te reja zbulojne aq me shume dalin te reja sidomos disa te tipit pop-up dhe me toka pornografike a me viagra qe nuk pertojne te shfaqen edhe kur ke njerez per vizite qe i hedhin nje sy sondes zbuluese ( kompjuterit). Thuhet se rreth 2 milione faqe te reja formati i shtohen rrjetit CDO DITE dhe ne zyren e informacionit boteror na permendin faktin krenar se per kete nje ndihmese te vogel po japin edhe shqiptaret.

    Ne shkuam ne dy shtepi e u morem pershtypjet 2 prinderve qe jetojne ne 2 krahet e kundert te Atlantkut a Paqesorit.
    Zonja nga Nju Jorku na tha keto fjale per vajzen e saj te prekur nga kjo semundje.
    - I kam vene edhe fjalekalim atij kompjuteri po me duket ajo ia ka mesuar hilet e parape me futet on-line. Nje dite i kontrollova historine se cfare shihte pasi me tha se po lexonte mbi shtepine e Bardhe e presidentin. Po bukur se edhe faqja titullohej www.whitehouse.com po ama u lebetita kur me dualen ca lakuriqe dhe nga inati icova edhe nje leter Administrates qe ti heqe ato kucka prej shtepise presidenciale se edhe Klintoni nuk eshte me aty ... Po edhe pergjigje nuk vonuan te me conin edhe me Bulk Mail biles dhe te mbushur me lloj-lloj emrash e femrash pa karakter. Si duket ato kuckat do kene marre ne dore posten e presidentit mendova dhe qe nga ajo dite nuk e hap me e-mailin tim se me siguri do jete duke shperthyer nga pislleqet !


    Zonja tjeter ishte nga periferia e Tirones, Nazmije e qushin se dhe ajo kishte hall. Ja c'na rrefeu:

    Lene lene se qysh kur u hap ajo kafje e interrnimit(internetit) mu arratis ene cuni vallahi. Dikur na merrte ka 5-6 mije leke ne jave me harxhu me shoket se e pi ene dahonin icik e mduket e perzite edhe me kabanis ka i her, kurse tashi aq leke i harxho m'dite!
    Po kur cohet noten e flet ca emna gocash biles i nate i jati ja rrasi ne me shpulle se na zgjoi 4-5 here kopili.
    M'ka thone se o tu studiu edhe ca kurse ekonomie se do me u bo doganier masi i pelqete shum edhe i Ndermarrje e qujtme ''Padogana''.
    Hajt mo ta mori i zanat te mir ne ai se neve na shkoi jeta me televizur.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •