Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Si shfaqet diabeti tip 1 te fëmijët

    Predispozicioni gjenetik dhe obeziteti janë ndër faktorët që ndikojnë në shfaqjen e diabetit tip 1 te fëmijët dhe të rinjtë.


    Statistikat flasin për një përhapje të gjerë të problemit, dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ka konsideruar si epidemi globale. Në një intervistë për “Panorama”, prof. dr. Petrit Hoxha, shef i shërbimit të Diabetologjisë në Pediatrinë e QSUT-së, shpjegon se si shfaqet diabeti i sheqerit tip 1, çfarë pasojash sjell në shëndetin e fëmijës dhe si mund të trajtohet kjo sëmundje:
    Doktor, cila formë e diabetit është më i përhapur te fëmijët?
    Deri në dekadën e fundit diabeti tip 1 ishte diagnoza që vihej re më shpesh para moshës 18 vjeç si fillim i diabetit, por tashmë forma tjetër, ai tip 2 po shihet gjithmonë e më shpesh dhe është duke iu afruar shpeshtësisë së diabetit tip 1 në adoleshentët e rinj.
    Pse ndodh ky fenomen?
    Dy janë faktorët që ndikojnë në shtimin e këtij tip diabeti: mbipesha dhe dhjamosja, që vitet e fundit kanë marrë përmasat të mëdha, aq sa konsiderohet si epidemia më e re e shekullit.
    Si shfaqet diabeti tip 1 te fëmijët dhe të rinjtë?
    Diabeti tip 1 është një gjendje e mungesës së insulinës, e cila mjekohet vetëm me insulinë dhe kjo situatë nuk mund të trajtohet me medikamente nga goja. Mungesa e insulinës shkakton një dëmtim të metabolizmit për arsye të pakësimit të futjes së glukozës në shumë lloje qelizash si ato: muskulare dhe indin dhjamor, duke krijuar dëmtime të njëpasnjëshme të aktivitetit qelizor. Qelizat janë në situatë urie, dhe në proces të dëmtimit të yndyrnave dhe proteinave. Hormonet rregullatore, nxisin prodhimin e sheqerit duke rritur akoma më shumë gliceminë.
    Ku shfaqet më tepër diabeti tip 1 dhe nga se shkaktohet?
    Diabeti i sheqerit tip 1 është një çrregullim autoimun, që ndodh në individë me predispozitë gjenetikë që i nënshtrohen një stresi ambiental duke shkaktuar zhvillimin e sëmundjes. Ky tip diabeti ndodh në gjysmën e rasteve, në moshën fëminore krahasuar me të rriturit. Faktorët ambientalë janë të rëndësishëm në bashkëveprim me faktorët gjenetikë. Fillimi i sëmundjes është më i shpeshtë në vjeshtë dhe në dimër (kjo sugjeron për lidhjen e tij me infeksionet virale). Shumë faktorë ambientalë mendohet se luajnë rol në fillimin e diabetit të sheqerit tip 1, por mekanizmi me të cilin ata veprojnë nuk është gjithmonë i qartë. Përveç infeksioneve virale, faktorë të tjerë si: substancat kimike ambientale, mendohet se shpërthejnë shkatërrimin e qelizave â të pankreasit në individët e dyshuar.
    Çfarë shenjash klinike ankon i vogli?
    Me kalimin e një kohe prej disa muajsh, kur funksioni i qelizave â reduktohet në 20% të nivelit normal, grada e dëmtimit çon në shfaqjen e shenjave klinike. Shtimi i numrit të antitrupave ndaj qelizave të pankreasit që prodhojnë insulinë, paraprin fillimin klinik të sëmundjes për muaj ose vite. Rreth 90% e individëve me diabet tip 1 kanë të bashkëshoqëruar numrin e këtyre antitrupave dhe hipergliceminë (rritjen e glicemisë). Etja e shtuar, urinimi i shpeshtë, rënia në peshë, janë shenjat klinike, të cilat janë prezente një apo më shumë javë përpara zbulimit të sëmundjes. Përsa i përket nivelit të glicemisë, në përputhje me të dhënat e Shoqatës Amerikane të Diabetit, diagnoza vendoset duke gjetur gliceminë esëll më shumë se 126mg/dl ose një glicemi të një kohe të çfarëdoshme më shumë se 200mg/dl, me praninë e simptomave të përmendura më sipër.
    Çfarë ndërlikimesh mund të shfaqen?
    Shumë pacientë me diabet sheqeri të tipit 1 zhvillojnë atë që njihet si ketoacidoza diabetike, që shkaktohet nga mungesa e theksuar e insulinës. Përveç simptomave të zakonshme, humbja në peshë e pacientit, përshpejtohet nga urinimi i shpeshtë dhe të vjellat që shkaktojnë humbje të theksuara të lëngjeve të trupit. Fëmija ankon edhe për dhimbje barku, e cila çon ndonjëherë në diagnozën e gabuar për problem kirurgjikal.
    Si mund të matet glicemia nga i sëmuri?
    Eshtë ë rëndësishme edukimi i pacientit dhe familjes lidhur me matjen e glicemisë me glukometër, administrimin e insulinës dhe planifikimin dietetik menjëherë pas kalimit të ketoacidoza diabetike. Fakti që në jetën e përditshme pacienti do të jetë më shumë aktiv se në spital, vlerat e glicemive do të rezultojnë më të ulëta se ato spitalore për të njëjtat doza të insulinës dhe të njëjta skemë dietetike. Në të gjitha regjimet, glicemia duhet matur e pakta 4 herë në dite dhe dozat e insulinës duhen rregulluar në lidhje me këto vlera të matura të glicemisë. Insulina zakonisht nuk duhet të jepet jashtë skemës kohore me përjashtim të rastit kur vlerat e glicemisë janë shumë të larta (më shumë se 350mg/dl) ose kur janë shfaqur trupat ketonik në urinë. Insulina injektohet nën lëkurë dhe jo intramuskulare. Vendi i injektimit duhet të ndryshohet rregullisht, dhe insulina injektohet zakonisht në zonën e krahut, në kofshë, në bark shpinë, vithe. Flakonet e insulinës duhet ruajtur në temperaturë të dhomës ku mund të qëndrojë stabil për rreth 30 ditë.
    Po në drejtim të dietës çfarë rekomandohet?
    Rekomandohet që dieta duhet të konsistojë në 45-60% të totalit të kalorive në karbohidrate; 30% në yndyrna (më pak se 10% të tyre yndyrna të ngopura); dhe 10-20% të kalorive në proteina. Totali i kalorive ditore të rekomanduara varion në varësi të moshës dhe të përmasave të fëmijës.

    STUDIMI
    Artriti reumatoid: Kujdes zemrën dhe mbipeshën

    Pacientët me artrit reumatoid, duhet të tregohen të kujdesshëm ndaj zemrës dhe mbipeshës. Sëmundja dëmton jo vetëm artikulacionet, por edhe koronaret. Shtimi i peshës shton rrezikun kardiovaskular dhe ul efektin e terapisë anti-artrit. Kjo është arsyeja pse “nevojitet bashkëpunim me mjekun për të minimizuar rrezikun për zemrën dhe artritin”, dhe “të kuptuarit e rëndësisë së dietës së balancuar dhe aktivitetit fizik”, për të sëmurët me artritin reumatoid. Ky ka qenë apeli i mjekëve reumatologë, gjatë vjetor të “American College of Rheumatology” (Acr), që sapo ka përfunduar në Boston. Një studim i prezantuar në “Acr”, kujton “Arthritis Foundation” ka konfirmuar se personat me artrit reumatoid janë më të riskuar të shfaqin probleme kardiovaskulare, për shkak të inflamacionit kronik që “sulmon” edhe koronaret. Përdorimi i ilaçeve biologjikë inibitori të Tnf (faktorit tumoral) së bashku me tradicionalen metotrexateduket ul deri 80% rrezikun për atak në zemër te të sëmurët me artrit reumatoid. Nga ana tjetër, një studim i mëparshëm ka evidentuar se si substancat pro-inflamatore që lëshohen në indin dhjamor ndikojnë në ushqimin e riskut kardiovaskular te këta pacientë. Në përfundim, shton “Arthritis Foundation” studime të tjera kanë evidentuar se të sëmurët me artrit reumatoidë obezë apo mbipeshë nuk arrijnë të shohin përmirësim të pathologjisë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shpirt Njeriu : 26-11-2007 më 22:34
    You are the master of your fate...You are the captain of your soul...

Tema të Ngjashme

  1. Gjendja e fëmijëve jetimë shqiptarë
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-11-2010, 17:19
  2. Një epidemi e rrezikshme
    Nga Apolloni31 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 16:08
  3. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  4. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  5. Të mësosh aktrimin njëherësh me abetaren
    Nga TiLoNcE në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 09:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •